13 vjet më parë Lorik Cana zgjodhi të përfaqësonte ngjyrat kuqezi.
Për një djalosh që luante te PSG në Francë dhe kërkohej nga dy kombëtare të mëdha, Zvicra dhe Franca, kjo ishte një çështje zemre.
Kuqezinjtë kurrë nuk kishin qenë pjesë të një kompeticioni të rëndësishëm asnjëherë.
Ndeshja e parë dhe pse një miqësore e panjohur nga Fifa, ishte një ndeshje zemre ashtu si zgjedhja e tij, me Lorikun që luajti përballë Kosovës me Shqipërinë.
Në krye të skuadrës ishte një trajner italian, Beppe Dossena.
Gjithsesi për herë të parë në fushë në një ndeshje zyrtare do ta shikonim ndaj Zvicrës, vendit ku luajti në rininë e tij.
Që nga ai moment, Cana nuk do të ndalej më duke thyer dhe rekordin e futbollistit me më shumë ndeshje në kombëtare.
13 vjet më parë, ëndrra e tij ishte të çonte Shqipërinë në Europian, dhe në moshën 32-vjeçare arriti ta bëjë ëndrrën realitet.
Ai përqafim në fund të ndeshjes me Armeninë me presidentin e FSHF, Armand Duka, ishte një shpërthim lumturie, për një dëshirë që Loriku e besonte se mund të realizohej dhe atëherë kur të gjithëve i dukej e pamundur.
Dhe nuk është çudi që në Shqipërinë e sotme, fëmijët një ditë duan të bëhen pikërisht si ai.
Qershorin e ardhshëm, Loriku do të udhëheqë përfaqësuesen shqiptare në fushën e lojës në Francë.
Dhe për një futbollist, që ka qenë kapiten te Olimpik Marsejë apo Sandërland në Premierligë, ajo do të mbetet padyshim arritja më e madhe në karrierën e tij, një arritje që ai e ëndërroi 13 vjet më parë./ SS
Lorik Faleminderit…ty, gjithe djemve te kombetares, De Biasit, dhe gjithe tifozave Kuq e Zi…
Thank you Albania!
Edhe une lotoj neper xhirime por nuk
kam qare, Pse te qaj, se marr para?
U jepni mundesi shqiptareve te punojne jashte dhe do te shihni sa patriota jane
Une punoj jasht dhe jam patriot.
Nuk ve asnje vend para Shqiperise. Do te vija me shume deshire te jetoja aty nese do kishte pune per te gjithe. Fatkeqesisht do te duhen shume vjet qe te krijohet kjo munudesi dhe urojme qe te krijohen keto mundesi nje dite.
Hajde loz per Partizanin nese je patriot
Futbollist klas, shqiptar i vertet.Bravo o gjigant, lart e me larte SHQIPERIA.
respekte simboli i shqiptarizmes i urtesise dhe i profesionalizmit. Vetem nje shqiptar i madh do te derdhte ato lote gezimi dhe krenarie por edhe arritje te madhe per kombin tone ku padyshim ti lorik je shembull per t’u ndjekur nga brezat e rinj dhe lojtaret shqiptare qe luajne kudo ne bote. Edhe nje here RESPEKT kapiteni dhe shqiptari madh
Per Shqiperi te ka lind nana, o bir i Shqipes.
Ta bofte zoti hallall, ty dhe te gjithe cunave.
Jemi me ju deri ne vdekje, dhe sa per ndeshjet ne france, ska problem se sa do ecni ne kualifikimet, rendesi ka qe Himni Shqiptar do kendohet, dhe e gjithe bota do ta degjoje ate fale punes suaj.
Urime dhe nje pershendetje plot respekt edhe per Trainierin , ” Ganiun” se tani pak nga pak po i pelqen muzika jone e bukur popullore.
Rrofte Kombetarja Jone.
FALEMINDERIT LORIK….FLM DE BIASI…FLM TE GJITHEVE QE KONTRIBUAN PER KETE DITE HISTORIKE
Nuk po shoh te lehin gjekundi minorikaret grekqira, i ka pare njeri, ku jane?
Të qëndrojmë mëtej krenarë,ballëlart si një komb ilashtë i pjekur dhe pa politizime.
Nje dite e bukur per gjithe shqiptaret. Faleminderit Kapiten dhe gjithe ekipi qe na bete te ndiehemi krenar. Me ka mallengjyer pa mase kjo foto
Ky kualifikim i mbyll deren te gjitha hamendesimeve dashakeqe, realisht edhe me skeptikeve ua ka mbyllur gojen. Rruga e ndjekur kaloi pa dyshim permes gezimeve dhe zhgenjimeve, sukseseve dhe deshtimeve, por me ne fund ja dolem. Suksese te gjithe djemve, stafit, Federates, por ne vecanti De Biazit pa harruar te pafjalin Tramexani dhe pergatitesin atletik. Ne bashkekohesit e kesaj ngjarje te madhe do kujtojme se ishim deshmitare edhe ne ne kete ngjarje te madhe historike per futbollin shqiptar. Personalisht shpresojme shume per te ardhmen, por fatkeqsisht them se nuk do te shohim me nje kualifikim te tille per shume e shume vite, prandaj na bie qe ta festojme ne menyren me madheshtore kete kulifikim hisorik.Forca SHQIPE!!!!!!!!!!
Hallall djema!Faleminderit Lorik!
bashk kisha pas qe pse nuk po shenojn qat qe e kritikjshin canen
te lum LORIL CANA.
TE LUMT LORIK CANA
Lorik, Ty duhet te ngrihet monoment perse gjalli.
Tash 15 vjet qe lot e njihet ky lojtar i ka dhane shqiptarve dinjitet kudo ku i ka shkel kamba. Sjellja, vlerat, krenaria dhe thjeshtesia e tij jane nje model per t’u ndjek nga çdo shqiptar. Ashte e vertet qe ky meriton nje statuje te madhe jo vetem ne Tirane per ne çdo qytet te shqiperise etnike. Ka 2-3 vjet qe nuk eshte ne nivelet e tij ma te mira por ama ka dite me udheheq dhe kompensu difektet e moshes ne menyren ma te mire. Ne rolin e tij futbollistet mund te luajne deri ne 35 apo 38 vjeç. Sikur politikanet te kishin 1% te shpirtit patriotik dhe dinjitetit te ketij personi shqiperia do kishte tjeter reputacion. Bravo Lorik Cana! E kalofsh jeten me te mira! Zoti t’a prifte mbare! Çdo shqiptar i vertet ashte ne borxh me ty. Zoti te bekofte!
Lorik ti ke hyre ne historine e kombit tone si nje patriot i madh dhe si nje lojtar i madh. Na ke bere gjithmone te ndihemi krenare qe jemi shqiptare. Cdo pjestar i familjes sime ka nje bluze te kombetares me numrin 5 dhe me emrin tend.
Rrofsh e qofsh dhe vazhdo ne rrugen tende.
Nuk mundesh te jesh nje lojtar fitues nese nuk ke shpirt.
Kjo foto flet aq shume sa nuk ka shqiptar te vertet qe te mos perlotet kur e sheh. Loriku por jo vetem jane bere vertet symbol I shpirtit te shqiptarit ,simbol I ndjeshmerise dhe I krenarise per ngjyrat e kombit , por dhe symbol I dhimbjes per kete Shqiperi te keqadministruar skajshmerisht per te cilen le te shpresojme e besojme se brezat do marrin shembull nga shpirti I ketyre njerezve si Loriku e shoket e tij per te bere me mire punet ne sherbim te kombit e flamurit , ne sherbim te njerezve qe me keto lloj gezimesh harrojne per ca caste edhe varferine edhe talljen e pushtetareve te pangopur e matrapaze.
Zoti ju shperblefte ne jeten tuaj djema se njerezit e mire kurre nuk do ju harrojne…
Edhe nje gje ;;; Eshte e vertete se humbja me Serbine na la shije te hidhur dhe per nja pese vjete nuk do ta harrojme por…. POR , te jemi realist; Ata nuk do ta harrojne kunderpergjigjen tone SPONTANE ne Beograd per 105 vjet, ndaj mos u merzisni per ate humje se loja loje eshte dhe fati na ndeshkoi edhe pse lojen po e dominonim. Paci fat ne france se do vijme tju mbeshtesim me gjithe shpirt…
Lorik jemi krenar me ty dhe me gjithe djemte e kombetares.Na bere te perlotemi te gjitheve ,te tille lote do kisha pas deshire te shoh me shpesh te te gjithe shqiptaret.
Lote gezimi dhe krenarie.
“Ne france nuk shkojme si Shqipni e vogel por si SHQIPNI E MADHE” keshtu tha LORIKU…FLM dhe hallall hero jon kombtare se shpirtin na knaqe…