Më në fund kancelarja gjermane Angela Merkel ka folur pa dorashka duke shprehur atë që të gjithë mendonin: ajo nuk është aq dashamirëse sa duket ndaj çështjes së refugjatëve.
Merkel ka thënë në një intervistë për gjermanen BILD se nuk është e gatshme që të presë refugjatë në shtëpinë e saj.
Pasi i hapi dyert e Bashkimit Europian qindra mijëra emigrantëve, kancelarja tha hapur se nuk është e gatshme që të presë refugjatë në shtëpinë e saj.
“Me gjtihë respektin për atë që bëjnë, është një gjë që për momentin nuk mund ta imagjinoj”, tha Merkel, e cila gjithsesi u shpreh e vendosur për pritjen e emigrantëve, megjithëse kjo gjë mund të kompromentojë marrëdhëniet me anëtarët e partisë së saj.
Kohët e fundit ka pasur shumë pakënaqësira në Bashkimin Kristian-Demokrate për shkak të vendimeve solidare të Merkel.
Politika e mikpritjes ndaj emigrantëve po i kushton shumë kancelares gjermane.
Popullariteti i saj ka rënë ndjeshëm dhe marrëdhëniet brenda partisë janë shumë të ftohta.
Gjithashtu presidenti i landit të Bavarisë Seehofer i ka dalë disa herë hapur kundër.
Vendimi i Merkel për të pritur emigrantët u mbështet nga 39 përqind e gjermanëve ndërsa u kundërshtua nga 48 përqind e tyre.
Ajo po vepron kundër dëshirës së popullit, gjë që mund t’i kushtojë shtrenjtë në zgjedhjet e ardhshme, por ndoshta edhe më herët.
E vetëdijshme për sondazhet dhe mbështetjen në rënie, Merkel deklaroi se kostot për mikpritjen e refugjatëve nuk do të rëndojnë në xhepat e taksapaguesve gjermanë.
“Për fat kemi qenë të kujdesshëm financiarisht dhe për shumë vite ekonomia jonë ka qenë e fortë. Nuk do të fusim taksa të reja për të përballuar shpenzimet. Gjermanët nuk do të paguajnë asnjë qindarkë për pritjen e refugjatëve”, u shpreh Merkel në intervistën e dhënë për BILD./Përshtati në shqip Amarildo Lumani.
Merr ndonje shpellar nga ketej qe
tere historine dhe arritjen ti zeron brenda ores
Po shpenzimet për vargun e shqiptarëve që kërkojnë azil, kush i paguan…???!!!
Gjermania, qe po plaket, ka vertet nevoje per gjak te ri, por jo gjak kanakësh & fixhi. Ka per gjak europian, që dinë të rrespektojnë “die Deutsche Leitkultur”-ën.
Ka te drejte evgjiterit sirian vijne era..
Kishe per tu rinuar zonja Merkel, po ta merrje nje refugjat! Sepse ai do cohet ne pese te mengjezit te bej faljen dhe do te te zgjoje edhe ty! Pastaj do te te mbushi mendjen, se kjo te ben mire dhe ty! E keshtu do fillosh gjimnastiken e mengjesit! Ne fund te fundit, edhe nje shami ne koke te shkon, apo s’ka lloj-lloj copash dhe modelesh tani! Dhe sa te lodhesh duke shkuar ne zyre cdo mengjez, kthehesh shpejt tek imami qe e ke afer dhe te jep ai nje dore mendje, sepse ai njef fjalet e Zotit, dhe ti e di, si familje pastoresh qe jini, Zoti ka menduar per gjithshka se cfar duhet te bej njeriu.