Konflikti në Siri po shndërrohet gjithmonë e më shumë në një luftë mes Rusisë dhe SHBA-ve që kanë nisur të armatosin rebelët anti-Assad.
Siç mësohet së fundmi Obama ka dërguar më shumë se 50 tonelata me municione dhe armë të rënda për rebelët antiregjim.
Fluksi i armëve të Uashingtonit kalon nëpërmet Riadit dhe është bërë më i madh që prej nisjes së sulmeve ruse në Siri.
“Kemi marrë gjithçka kemi kërkuar”, shprehet lideri i rebelëve Ahmad al-Sud duke konfirmuar furnizimet me armë nga SHBA-ja.
SHBA-të po furnizojnë me kundërtanke dhe predha të rënda kundër avionëve rusë rebelët sirianë që luftojnë Assadin.
New York Times flet për predha të tipit Tow, prodhim amerikan.
Furnizimet nuk kanë nisur tani, por që në 2013 dhe po bëhen gjithmonë e më intensive.
Në ndihmë të amerikanëve kanë ardhur edhe sauditët që po lehtësojnë transportine tyre.
Iniciativa e furnizimit të rebelëve po mbështetet fuqishëm nga CIA.
Fillimisht ishte Pentagoni që furnizonte rebelet me qëllimin për të lufutar ISIS por që kur hyri në lojë CIA objektivi është tjetër, është Bashar Al Assad dhe aleati i tij i madh: Rusia./a.l
Kaq e patet me kombetaren, filluat me putinin?
pse jo “Te gjithe kunder amerikes?”
Sepsr dhe ti do doje te jetoje ne Amerike dhe jo rusi
A, nuk me kishte shkuar mendja