Volkswagen redukton investimet me një miliard euro në vit

13 Tetor 2015, 13:35Bota TEMA

Prodhuesi gjerman i automobilave, Volkswagen , i goditur nga skandali i motorëve diesel të trukuar që mund t’i kushtojë dhjetëra miliardë euro, njoftoi sot një reduktim me një miliard euro në vit të investimeve.

Shefi i ri i markës VW, Herbert Diess, njoftoi në një komunikatë se “programi i kursimit do të aplikohet më shpejtë nga ç’parashikohej dhe se investimet do të reduktohen me një miliardë euro në vit”.

Grupi Volkswagen kishte njoftuar gjithashtu javën e kaluar se investimet do të rishikoheshin dhe një numër i madh i tyre do të ngrihen ose do të shtyhen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje