Demokratëve duket se nuk iu ka dalë ende inati me ish-ambasadorin amerikan në Tiranë, Xhon Uidhers.
Ky i fundit është rikthyer sërish në Tiranë, por këtë radhë për të marrë titullin “Qytetar nderi”.
Vlerësimi atij i është dhënë nga kryebashkiaku Erion Veliaj.
Në ceremoni kanë marrë pjesë diplomat dhe politikanë të ndryshëm.
Por, ajo që ran ë sy, ishte fakti se këshilltarët demokratë në Bashkinë e Tiranës e kanë bojkotuar nderimin e Uidhers.
Kjo, për faktin se Uidhers ka qenë shumë i ashpër me qeverisjen e demokratëve dhe veçanërisht me Berishën.
Uidhers ndërkohë tha gjatë fjalës së tij se ndjehet shumë i nderuar për këtë vlerësim, pasi Tirana për të është një qytet shumë i dashur.
Ish-ambasadori i USA ne vendin tone …E M E R I T O N nderimin.
Keqardhje per keshilltaret demokrat.U mungon njerzilliku.
… edhe une dua te behem “Qytetar Nderi”! Kujt i takon “nderi” te me beje “Qyteta Nderi”? Vend gallate & tallava’ …
Eshte nje ambasador i nderuar me i miri qe ka qene ne Shqiperi.
Te tjeret ne pergjithesi, perjashto Limpreht kane qene agjente te CIA-s, ndermjetes te bisneseve te pastra dhe te pista, jo dinjitoze qe te perfaqesojne Ameriken ashtu si e mendojme ne Ameriken.
Rame ,o bir!Propozoji Uidhersit te punoje me ty!