Krisje mes Assad dhe Putin: Ai është një vegël në duart e presidentit rus

22 Tetor 2015, 13:58Politika TEMA

Gazeta amerikane New York Times ka zbuluar një prapaskenë nga takimi i Assad me Putin në Moskë.

Sipas gazetës “Putin nuk është dhe aq i merakosur për fatin e Assad”.

E përditshmja amerikane shkruan se mes dy liderëve nuk ka pasur asnjëherë afrimitet, madje janë takuar vetëm një herë, në vitin 2005. Marrëdhënia e tyre është karakterizuar nga skepticizmi dhe distanca. Putin madje është shprehur i irrituar nga rezistenca e Assad për nisjen e bisedimeve të paqes në Moskë dhe kundërshtimi i Assad për të liruar disa pjesëtarë të opozitës për të marrë pjesë në bisedime.

Për Putin “Assad nuk është një lopë e shenjtë”, tha Dmitri Trenin, një person i afërt me Putin.

I vetmi interes i presidentit rus është “shpëtimi i shtetit sirian dhe shmangia e një historie si e Libisë apo Jemenit”. Për sa i përket Assadit, Putin shpesh ka treguar se është i gatshëm për largimin e Assadit pavarësisht se po mbështet regjimin e tij.

Sipas NY Times interesi i Rusisë është mbajtja e bazës së Tarusit dhe mbajtja në këmbë e marrëveshjeve ushtarake.

Baza e Tartusit i forcon pozitat e Rusisë në Mesdhe dhe është një ndër objektivat madhorë të Putin.

Assad dhe Putin kanë rënë dakord në disa çështje, si nevoja për asgjësimin e xhihadistëve, para nisjes së një dialogu politik. Por ngelet ende mister fakti se sa i gatshëm do të jetë Assad të pranojë kushtet e Putin, që mund të sjellin edhe kërkesën për largimin e Assad nga skena.

“Influenca e Putin mbiu Assad është e njëjtë me atë të Obamës me Njetanjahun”, tha një diplomat sirian.

Assad nuk u prit në Moskë si një president dhe kjo tregon se sa i izoluar është ai.

Assad u “thirr” në Moskë dhe nuk u ftua si president, madje nuk kishte asnjë nga stafi i regjimit të tij./a.l

7 komente në “Krisje mes Assad dhe Putin: Ai është një vegël në duart e presidentit rus”

  1. Jungelrule says:

    Interesi i xha.Samit eshte, black gold dhe ne te sames me te tjeret.

  2. Bekimi says:

    Hajde analizë, hajde!

  3. Socialisti says:

    Sigurisht qe interesi i vetem i Putin pra i Rusise eshte baza ushtarake ne Tartusit pasi me dislokimin ne kete baze Rusia ka prezence detare dhe ajrore mbi nje pjese kryesore te detit mesdhe, por njekohesisht edhe influenca ne rrajonin e brishte (ose me sakte te shkaterruar) te Afrikes Veriore, ku dominimi dhe prezenca e USA eshte dobesuar ndjeshem ose ne dia pjese eshte bere inekzistente… Kjo zone si zone e pasur eshte kthyer ne nje pike nvralgjike si per interesat ekonomike qe perfaqeson ne vetvete por edhe si nje udherefyes per ecurine e rrjedhen e interesaveve me thelle ne kontinentin Afrikan… Perplasjet strategjike perfshIjne shume interesa si ato te Rusise, USA, por nuk do lene pa perfshire ketu edhe interesa te bastione te hershme te Frances dhe Italise.

    Gjithsesi nuk do lene pa permendur faktin se faktori kryesor i kesaj situate jane USA me politiken shume te dobet te jashtme te ekzekutuar keto 5 vitet e funsit. Hapja e fronteve dhe minimi e rrezimi i sistemeve ekzistuese ne fuqi (ndonse ne shume raste diktatoriale e te krtikueshme ne drejtim te te drejtave te njeriut) dhe paaftesia/pamundesia per te instaluar qeveri “demokratike” ne cdo rast pro USA, solli kaosin dhe amulline ne keto vende si dhe krijoi hapsirat si per lindjen e ISIS ashtu dhe per hyrjen e Rusise ne loje.

    Kjo loje do te vazhdoje gjate dhe koston po e paguajn si popujt e zones ashtu dhe Europa Qendrore me faturat dhe dyndjen e emigranteve nga keto zona… Per sa kohe USA eshte larg zones me perjashtim te aeroplanmbajteseve askush tjeter nga USA nuk eshte ne zone…

  4. analist says:

    Analize pa lidhje.”Infleunca e Putin mbi Assad eshte e njejte me ate te Obames mbi Netanjahun???!!!!”.
    Obama (dhe asnje president amerikan) nuk ka asnje lloj infleunce mbi Netanjahun (dhe kryeministrat e tjere te Izraelit), por e kunderta ndodh, dmth Netanjahu (dhe cdo kryeminister i Izraelit) urdheron Obamen (dhe cdo president amerikan). Psh para disa muajsh, Netanjahu erdhi dhe mbajti fjalimin ne Kongresin Amerikan pa pyetur fare Obamen dhe kunder vullnetit te tij.
    Kjo ka arsyet e veta dhe lidhet me faktin se cifutet kane pushtetin e dijes (shekncetaret me te medhenj jane cifute: Ajnshtajn, Frojd, Shumpeter, Marks etj.) dhe te parase (familjet/individet me te pasur ne bote jane cifute: Rothshild, Soros; Rokfeller, Zukemberg etj), te cilat perkthehen ne menyre automatike ne pushtet/influence politike direkte (Obama me nene cifute, shumica e kongresmeneve amerikane; Ollbrijt; Sakrozi etj) ose te fshehur (politikane kriptocifute) dhe ushtarake (Izraeli eshte nje nga shtet me armatimin me te sofistikuar ne bote, i afte per t’i bere balle ushtrise se te gjitha shteteve arabe). Izraeli ka edhe pushtetin e 4-et ate mediatik (kanalet dhe mediat boterore dominohen nga cifutet: CNN, Fox News, NYT, etj). Psh.keni degjuar ju per ndonje skandal seksual te ndonje rabini cifut ne ndonje media? Jo. Jo se nuk ka por media nuk i publikon sespse kontrollohet prej tyre. Nga ana tjeter e keni vene re se me cfare zelli mediat boterore te kontrolluara nga cifutet i percjellin menjehere skandalet e prifterinjeve katolik?
    Ne nje dokument te vjeter shkruhet se Zoti ndau bukurite, zgjuarsine dhe vuajtjet e botes ne 10 pjese dhe cifuteve u dha 9/10 e seciles prej tyre, dmth 9/10 e zgjuarsise, bukurise dhe vuajtjeve te botes. Kjo mund te tjete dhe spekullim, por ne fakt realiteti e konfirmon.

  5. temujin says:

    Pjese nga libri “flas me veten” dhe “bota:si do te doja te ishte”…nje psazh ngjan edhe me pjesen teatrale “the minimalist” qe u be dhe film i sukseshem…

  6. anticensurë says:

    është mëse normale!
    thënja proverbiale e theçer “se nuk ka miq të përjetshëm(lopë të shënjta),por ka interesa të përjetëshme(interesa të shënjta)”,vepron dhe në këtë rast!!
    nëse përputhen interesat je i shnjënjtë për mua!nëse përputhen ose si përmbush interesat e mija nuk je askush!nëse vihesh kundër interesave të mija je armiku tim!!
    ky është një nga parimet universale të njeriut!!
    ne mund të tregojmë përralla,mund të tregojmë legjenda,mund të shkruajmë rromane dhe poema,POR në fund të fundit përfundojmë në parimet tona universale!në ato më të thjeshtat!
    në emocionet!!

  7. Jungescience says:

    Nese ka qenie me tiparet e njeriut ne ndonje planet tjeter, universi iku per lesh bubi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje