De Biasi i përgjigjet FSHF-së: Isha një “hiç” që drejtoja Roberto Baxhon. Më ofruan 3 milion euro, por s’pranova

22 Tetor 2015, 09:18Sport TEMA

Ditët post-kualifikim në Europian kanë ndezur një duel të heshtur mes Federatës Shqiptare të Futbollit dhe trajnerit të përfaqësueses Gianni de Biasi në lidhje me rikonfirmimin e tij për të vazhduar në krye të pankinës kuqezi.

Por është vetë trajneri italian i cili hedh dritë mbi prapaskenat e kësaj tymnaje kontraktuale apo ndarjes së meritave mes tij dhe institucionit të futbollit shqiptar, në një intervistë për Top Albania Radio, në emisionin “Sokol Balla Live”.

Nuk kam pasur kurrë asnjë problem me zotin Duka në këto thuajse 4 vite që bashkëpunojmë. Jam shumë i kënaqur, në radhë të parë për të, pasi e di se sa e ka kërkuar këtë kualifikim. Si tifozi i parë i përfaqësueses mendoj që edhe sot është i pari që gëzon. Ky është një gëzim i madh që fillon nga ai, pasi ai më zgjodhi mua dhe të gjitha strategjitë rreth kësaj lidhen me emrin e tij”, tha De Biasi.
E megjithatë, ofertat për trajnerin De Biasi gjithmonë kanë qarkulluar nën zë, por këtë herë, vetë ai vendos të bëjë publike dy të fundit: “Po, unë kam patur oferta dhe po ju them një prej tyre: ka qenë Olimpiakosi i Pireut, një ofertë që më ka ardhur shtatorin e shkuar. Unë iu përgjigja negativisht, pasi doja t’i çoja përpara këta djem deri në fund të kësaj aventure europiane. Më pas, mund të them se kam patur edhe të tjera oferta nga federata shumë më të pasura se ajo e Shqipërisë. Këtë dimër i kam treguar presidentit një mesazh me një ofertë për 1.5 milionë euro në vit, për një kontratë 2-vjeçare, pra, refuzova 3 milionë euro nga Emiratet e Bashkuara Arabe, duke mos e marrë fare në konsideratë ofertën”.

Sa i përket diskutimit të fundit, ku një prej anëtarëve të komitetit të FSHF-së, në një nga deklaratë publike, ka theksuar faktin se De Biasi u bë i njohur prej Shqipërisë, italiani nuk e ka kapërdirë dot, duke nxituar menjëherë të bëjë një reagim.

Dikush mendon se unë jam i mbivlerësuar dhe se më bëri të madh Shqipëria, ndërsa më parë kur drejtoja Torinon, çova në Serinë A Modenën, apo kur stërvisja Roberto Baxhon, isha një hiç”, thotë tekniku italian i përfaqësueses sonë.

44 komente në “De Biasi i përgjigjet FSHF-së: Isha një “hiç” që drejtoja Roberto Baxhon. Më ofruan 3 milion euro, por s’pranova”

  1. Hanxhiu says:

    Më duket se ky ka marrë (ose e kishte), karakteristikën shqiptare: “pordhac”…(?!)

    1. nacionalisti says:

      Tipari kryesor i karakteristikes se shqiptareve zoti Hanxhiu, eshte fakti qe shqiptaret ngatarrojne shume shpesh KRENARINE ME KRYENECESINE.

      Fiks kjo kuptohet te komenti jot

      1. anticensurë says:

        lali
        si duket dhe de blazi është infektuar nga virusi i të qënit periferi!i të menduarit katunaresk!!i të menduarit me emocione primordiale!!
        normalisht në të tërë botën e qytetruar ka një pazar për kontratën!!
        në këtë pazar rënditen të mirat dhe të metat e punë marrësit(trainerit të kombëtares në këtë rast),kërkesat që duhet të përmbushë ai gjat veprimtarisë së tij dhe vlera monetare që mendohet ti jepet për punën e tij!!
        në krahun tjetër është punë marrësi që duke ditur vlerat e tij kërkon dhe shpërblimin për punën e që ai do të bëjë në të ardhmen!!
        në të dy këto raste bëhet pazarllëk!!
        punëdhënësi për të paguar minimumin e mundëshëm!
        punë marrësi për të marrë pagesën maksimale!!
        mund të arihet në një kompromis,por dhe mund të mos arihet!!
        o fillon punën o shikon diku tjetër!!
        fare e thjeshtë!!përse duhet denigruar,poshtëruar,shpifur o ngrënë mut,kot së koti!!
        është i shtrënjtë?!
        kërko një më të lirë,një që mund ta paguash!!
        mos vallë duke e ofenduar duke e poshtëruar duke e pështyrë në surrat do të arish që të bësh një kontratë??
        dhe po të arihet një gjë e tillë,gjë që është e vështirë,mos vallë mund të pranohet nga të gjithë se”ai i pavleri,deri para se të firmosej kontrata!?na qëngka bërë i zoti sepse firmosi kontratën që deshëm ne?”
        jo lali jo
        nëse paska qënë kaq debil para se të vinte në stolin e kombëtares shqiptare!?përse ju zotërin i hodhët paret në një llotari??kur ky nuk paska qënë askush!?përse e vendosët në drejtimin e përfaqsueses shqiptare?
        xhani i shkretë ka filluar të mbrohet me këtë apo atë!jo po kam qënë jo po më kanë ofruar!
        mos u infekto o gani!!jep çmimin tënd dhe mos diskuto për të lagurën a të palagurën!!nëse e ke më të ulët se ta kanë dhënë të tjerët!?shko atje ku është paraja!këtë bëjnë të gjithë!këtë bëjnë dhe futbollistët tanë!!
        unë si sportdashës,nuk të kam vlersuar asnjeherë për ndonjë çoç!!
        asnjëherë smë ke bindur me lojën e ekipit tënd!pat/patëm fatin të arijmë në këtë nivel dhe asgjë më tepër!!
        në këtë rënditje që kemi,këtë nivel që kemi aritur,unë shoh vetëm një mundësi të vogël për invesitme në sportin shqiptar!!e them të vogël sepse kupola mafioze e sportit shqiptar ka për i vjedhur ato para!!diçka,deri në pothuajse asgjë ka për tu investuar në sport e pjesa tjetër do të jetë për të zbukuruar jetën e trashë të DUKËS armando!!
        ne po fluturojmë me euforinë e rastit!!
        asgjë më tepër!!

    2. Tironci says:

      arnautet jane fare m..i nuk kane as piken me elementare te mirenjohjes. varu k…

      1. albaniafirst says:

        ti ku e fut veten ke v. k..et apo tek arrnautet

    3. w t f says:

      @ Hanxhiu

      Jo mo shoku do leket qe i takojne… po ne si legena qe jemi, dhe me parimin “hodha lumin te dhj..sha kalin” tani qe duhet ti japim pagesen qe i takon, pas kualifikimit i themi: ik se s’te njof kush je ti.

      Kjo fatkeqsisht tregon nje karakteristik tonen shume te keqe qe nuk para na pelqen ta analizojme: “mosmirenjohjen”…

      1. Argita_B says:

        Nuk kam ndonje simpaati per Duken, biles jam kundra matrapazlliqeve qe fliten shpesh per te, po mu duk i qarte ne intervisten televizive qe dha para c ditesh ne lidhje me kete teme. Duka shprehu mirenjohjen dhe respekt per punen e De Biazi dhe ne te njeten kohe tha se ndoshta De Biazi ishte bere teper i shtrenjte per kombetaren shqiptare me pretedimet financiare qe ka per kontraten e re.
        Gjerat jane te thjeshta per tu kuptuar, De Biazi ndofta kerkon page me te larte se sa mund te ofroje nje Federate si ajo e Shqiperise.

    4. post-gazetaria says:

      post-kualifikim
      post-skualifikim
      post-derbi
      post-komunizem
      post-dreke
      post-arratisje
      post-debat
      post-gazetari
      post-universitet
      post-ndeshje
      post-te luajtur nga trute

    5. Miku says:

      Pordhaceve u duket se jane te gjithe njelloj, prandaj ju jeni ne kategorine e pordhes dhe nuk keni aftesine mendore per te vleresuar De Biasi

      1. MIkeli says:

        Plotesish e drejte

    6. Akrepi says:

      Nese ne Shqiperi do zbatohej shprehja e famshme e Jezusit qe ndau politiken nga realiteti me shprehjen jepini cezarit ate qe i takon cezarit
      ky vend do ishte me mire se zvicra sot e kesaj dite
      por ngaqe shprehjen e birit te zotit e kane kthyer si u do qejfi, per se mbrapshti, jemi katandis ketu ku jemi
      E kemi bere jepini cezarit te gjitha ckeni
      ne kete rast ia japim Dukes
      jepini de biasit ca i takon de biasit, fiks per nje italian
      dhe po te isha une kreu i federates nuk do ia lija rrogen nen 1,5 milione euro
      trefishim dhe e meriton
      ashtu sic ishte suksesi i kombetares trefish
      por ne shqiptaret nuk dime tjeter vetem te ta fusim pas shpine pasi hedhim hallin
      Te merr malli per histori reale si ajo e kadarese te prilli i thyer per besen dhe gjakmarrjen
      babai i atij djalit te vrare qe strehoi vrasesin e te birit ne shtepi se po e ndiqte hasmi, pra vete ai qe e strehoi
      edhe pse e mori vesh se po strehonte vrasesin e te birit, i dha buke ne bese dhe e percolli te sigurt deri ne banesen e tij, duke i thene se gjaku mbetej per here tjeter
      ska me shqiptare, por maskarenj
      si puna e dukes dhe ca inteletucareve apo gazecareve apo opiniocareve dhe seksisteve
      shqiperia ka marre fund qe prej vitit 1992 kur solli nje komunist te UDB=se per tranzicionin
      mugosha solli enverin, milloshevici saliun
      dhe truri shqiptar ka mbetur mes aksit greqi-serbi
      nuk shkon dot me tej
      une jam i mendimit qe duka te behet trajner
      bushi te behet hanxhi
      komiteti ekzekutiv te behet qehaja
      kurse de biasi te behet Sakua (dasma e sakos)
      Duka ta martoje de biasin me nje mashkull nuse si tek libri i paarritshem
      kursene populli te behemi dasmoret qe gajasen si budallenjte per kete humor pa kripe

      1. Zekthi says:

        Shprehja “Jepini Qezarit, cfare eshte e Qezarit” nuk e ka thene Jezu Krishti, por vete Qezari. Kur doni te permendni citate historike, per ti dhene me shume vlere postimit tuaj, informohuni perpara.

        1. Akrepi says:

          Mire zektho e leme sic thua ti lale
          e ka thene cezari

        2. bato says:

          Akrep!
          Cezari e ka thene kete shprehje dhe madje ne senat kur po i thurnin lavde me shume se c’duhej. Po ti mos u ofendo nga verejtja miqesore e Zekthit, se ai ndihme po te jep, me qe e ke fututur Krishtin kot me kot dhe ngaterron epokat, sepse kur Krishti ishte kryqezuar,( rreth vitit 33 te eres se re ), Cezari kishte 77 vjet qe ishte vrare ne mes te senatit. ?

    7. Na bashkoj kenga popullore says:

      bravo

    8. andi says:

      Nuk e ka pase e nuk e ka karekteristike P..dhen De Biazi, por vicat injorante te FSHF se qe jane me grupazhe e interesa pislleku aty ku jane, njerez te peshtire e injorante me brire qe mendojne vetem si te fitojne pare permes mashtrimeve e presioneve, permes ryshfetit e interesit te xhepit, ta shpifin kur i degjon keto lloj vemjes.

    9. bato says:

      Djemte e kombetares sone kane meriten e tyre ne kualifikim, por meriten kryesore e ka traineri, i cili diti te zgjedhe elementet, te percaktoj strategjine ne cdo ndeshje. Por ne shqiptaret jemi tmerresisht mosmirenjohes, denglaxhinj, mendjemedhenjte me te pakarahasueshem ne bote. Mjafton sikur te mos kualifikoheshim, dhe De Biazin do e quanim fdashist, Duken hajdut, ekipin alabake e maskarenj. Por kemi edhe nje tufe gazetaresh deshtake, qe bejne karroiere me skupe, me trillime e shpifje, duke harruar qe demtojne rende marrdheniet mes ketij traineri qe per here te pare na beri te luajme ne evropian, publikut sportdashes dhe federates.

    10. l'ala says:

      Gani duhet nje shpulle edhe nga faqja tjeter ,se te besh skuader nuk shihen individet por vetem rezultati i kupes Gjermania e vulosi si rezultat ne historin e futbollit boteror.Shqiperia shpresoi ta rivendosi ne France.

  2. 1 says:

    QE NE SHQIPTARET JEMI BUKSHKALE KISHA NJE LLOJ DYSHIMI.
    POR DUKE LEXUAR DEKLARATEN E FSHF ME TE VERTETE NDJEJ PESHTIRESI.
    MBASE DUAN TA HEQIN DE BIASIN PER TE PASUR DORE TE LIRE PER TRUKIM NDESHJESH.

  3. greku u pabesë me garuzhde në brez says:

    FSHF’ja duhet ta mbyllë halenë, ti fusi shqelmin ne bythë Dukë derrit e të paguajë De Biasin !
    Por, duke ditur se FSHF është nje hale kusaresh e hajdutesh, gjasat janë që do bëjnë siç kanë bërë gjithmonë

  4. Klimax says:

    De Biasi nuk eshte “hic”, por eshte dikush qe mblodhi disa “hic-a” dhe i beri “vic-a”!
    Ka te drejt dhe per ate qe shprehu per gjuhen shqipe se “eshte nje miks i gjuhes shqipe, turke e serbe”. Vetem “hic-et” ne kete shkrim te numerojme, do e kuptojme se ku “lundrojme”!

  5. MIkeli says:

    Nuk je i denje per te vleresuar te ndershmit, o perdhac

  6. niku says:

    Nuk me duket hiç podhac Z.De Biazi…thjesht po ju jep pergjigje pordhaceve shqiptare…madje po e ben ne menyre te kulturuar duke ju dhene leksionin e duhur.Por ne Shqiptaret per fat te keq kemi dhe shprehje popullore jo te kendshme si:-Kalova lumin ,te dhjevsha kalin.Nuk e di nese Z.De Biazi eshte ndeshur me kete shprehje,por Federata jone kete po ben me rastin ne fjale.Do me pelqente te ishim me shume MIRENJOHES!!!!!

  7. nardi says:

    Traineri Italian ka meriten kryesore per kualifikimin e Shqiperise.Kush I bie me qafe atij eshte idiot.

  8. bush says:

    duhet pak seriozitet se ne te shesim lire

  9. faikonica says:

    Nuk eshte thjesht problem parash,por edhe dinjiteti.Kombinimi i te dyjave ben qe DeBiasi te qendroje

  10. Skerdi says:

    Ne jo vetem duhet ta mbajme si trajner po a ka mundesi ta zevendesojme dhe Duken me kete ne krye te federates? Keshtu ben me kampionatin shqiptar ate qe beri me kombetaren.

  11. Dallga says:

    Duhet te kuptojme nje gje i dashur lexues ! Dhe te kthjejme koken e te pyesim sa paguhen trajneret e kombetareve qe jane kualifikuar per France . Te vleresojme arritjet e ekipit kombetar para Debiazit , te vleresojme punen e tij dhe rezultatet e tanishme te kombetares ! Debiazit i takon cdo gje qe e meriton dhe duhe ti jepet duke e stimuluar per te ardhmen !

  12. A.Guri says:

    ky bebino mashtrues i ka teper ato para,nuk e njihte njeri me perpara
    Shqiperia e beri te njohur,tani te veje ku te doje,ne duam tranier shqipo
    qylaxhijte te pa afte nuk na duhen,jo me para per D.Biazin

    1. armand says:

      Ua ua ua c’po na degjojne veshet.
      Debil/e po flasim per Shkiperine dhe jo per Brazilin. Zdrypi gamorit kur shkruan ne gallap defter.

  13. Viscont says:

    Ku eshte nje rast pozitiv ku qeveria shqiptare mund te kerkoje doreheqjen e Dukes, te behen zgjedhje te parakohshme, te zgjidhet nje person modern pa uri katunareske per lek, te mbeshtetet DeBiasi duke pasur parasysh interesin kombetar dhe ekspozimin qe iu be futbollit shqiptar.
    Se po na dalin hajdutet heronj dhe per pak.

  14. joel shkodra says:

    Mund te kete edhe nje prapaskene tjeter: De Biazi e kreu detyren e vet, beri realitet ate enderr qe kishte çdo tifoz shqiptar, na çoi ne kampionatin europian: Por … De Biazi, ndoshta, e sheh se atje, ne kampionatin europian, nuk do te kete asnje rezultat pozitiv e prandaj, luan lojen e kerkeses per para e t’ia lere “dobiçin” ne dere federates.

    1. e verteta says:

      Jam 100% dakord me ty joel.

  15. Illyrian says:

    Duhet presion nga TKZ, ndaj FSHF. Duhet te mbeshtesin De Biasin.

  16. Majmuni says:

    Ne kemi federaten me te dhjere ne europe!! Tani qe moren 12 milione Euro plasi sherri!!
    De Biazi ska qene Guardiola por ka qene nje trajner i nivelit te dyte ne Italia!! Ka nje cmim, o paguje o lere te ike.. Jo po hajd ta shajme e ti tregojme se sa pavlere eshte!!
    Ne kemi lujt menç si komb!!

  17. Para Laci says:

    Un nuk besoj se De Biasi don te iki nga kombetarja jone. Ai po deshi qe te veje me shum emer per veten e tij, duhet te qendroj me shqiperine sepse po arriti te psh dali nga grupi ne ndeshjet e para te europjanit, ai do merrte me shum emer me shqiperine sesa po te arrinte kte gje si trainer I kroacise, greqise, apo cdo lloj ekipi tjeter mesatar.

    ketu tek ne De Biasi ndihet e mirepritur nga shumica e tifozave. Ai gjithashtu e din se jemi te bashkuar si tifoza dhe lojtare (gje qe esht shume e veshtire te gjeje ne ndonje vend tjeter) dhe kjo gje do e beje skuadren te japi maksimumin ne fushe… Duke lexuar nje shkrim te botuar ktu ne gazeten tema per korrupsionin e futbollit ne Ballkan dhe per tifozat e ktyre vendeve qe jane te pakenaqur, De Biasi nuk do gjeje me shum perkrahje si trainer ne kto vende sesa gjen ne shqiperi.

    Ndoshta jam gabim dhe koha do ta tregoje por une them se po iku De Biasi, skuadres sone do ti shkeputet nje pjese e zinxhirit me te cilin ishim te gjith te lidhur, si lojtare, trainer dhe tifoza. Te gjith ndihmuam ne kualifikim e shqiperise dhe te gjith bashke duhet te shkojme ne europjan sepse ndihemi te bashkuar (dhe mos gjykoni cilesite e De Biasit sepse ne te gjith e dijme se ai nuk eshte Carlo Anceloti) dhe them se esht kjo gje qe do mbaje De Biasin me ekipin tone, te pakten deri ne perfundimin e europjanit sepse edhe ai ndihet si pjese e kesaj euforie, gje qe jo shume trainere kombetareje e kane perjetuar ne karrieren e tyre.

  18. ANTIKORUPSIONI says:

    Qente le te lehin.

  19. liku says:

    Bravo Gani , paske marre oferta nga Emiratet e bashkuara arabe dhe Olimpiakosi ?

    Shume lart paske shkuar !
    Po mire , nuk e kuptoj pse do te rrish ne Shqiperi qe te paguajne shume pak dhe nuk shkon atje ku te paskan kerkuar ?
    Kualifikimin e Shiperise e more si e more e dine te gjithe , me lojera te merzitshme , me mbrojtje 90% te ndeshjes , me pike gjykate , me ndeshje me fat e me ndeshje te dyshimta si ajo e Armenise.
    Te gjithe keta faktore u bene bashke dhe sollen kualifikimin. Nje gje e tille 1 here ndodh . Keshtu qe ti medaljet I more , emrin do e kesh tek pllaka e arte ne stadiumin e ri , “honoris Causa e more” , cfare kerkon tjeter ketu ne Shqiperi ?
    Ne kena pas xha Enverin per 50 vjet , dhe ai medalje dhe dekorata jepte , jo para.

    Nisu o Gani ne Arabi , se do jesh rehat me leke atje. Ketu nuk ke me asnje shans ta cosh Shqiperine me lart se c’eshte.

  20. MH says:

    Si do qe te sillen shqiptarucet qofshin dhe ne FSHF.Ti je i madh dhe mbetesh ne histori flori i sportit Shqiptare.Une qe shkruaj jam nji humbes i lojes se futbollit sepse ne kryesin e sportit te futbollit ne Shkoder benin pjese element jo te sincerte.Si i ndjeri F.F.Ndersa i ndjeri,i madhi M.Dibra ne nji rast qe ndiqte nji loje voliboli ne parkun sportiv te qytetit perball Ambulances ngriti zenin qe ne shkoder nuk behet sport sepse ne sport hyne krapi qe perjashton talentin.Origjinal si parodia.Keti ne Shkoder i thon krap une i them harap.Ma shume se 2 muaj me kerkonin te rifilloja stervitjen me rrezervat e vllazenise F.F.dhe M.Dibra e nuk pranoja.Per kete te fundit me vinte keq se vertet ishte njeri i shkelqyer qe ka dite ti japin sportit lojen e vet si lojtar.Por dhe sportit te futbollit ngritje cilesore.Per sinceritetin ne pune te te ndjerit Dibra.Megjithse aktivizonte te 2 djemt e vet ne ekip mbante ato ma cilesoret.

  21. mustafa says:

    kemi 70 vjet qe vijme verdalle si pordha neper breke ,ndersa de biasi ishte i pari dhe ndoshta i fundit qe na coi ne nje eveniment kontinental sic eshte kampionati europian .
    mirenjohje per de biazin ,fjalet e tjera jane pa kuptim .
    edhe sikur te deshtojme ne europian ,kjo nuk ja zbeh vlerat atij .

  22. leshi,,,,, says:

    O DE BIAZI, JEPI PERQINDJEN DUKES DHE FIRMOS KONTRATEN,,,KAQ GJE NUK E KUPTON,,,EDHE TE TJERET KESHTU KAN BERE,,,,JETON NE SHQIPERI,, KAQ GJE NUK E KE KUPTUAR

  23. zonja Milo. says:

    Kaq e ka shqipua ,dhe pastaj hedh vickla. I pari nder ta eshte Duka ,se vlerson vet veten dhe jo te tjeret .Perse nuk i pati edhe me pare keto SUKSESE ,apo sa trajner kane ardhur ,perse nuk kane avancuar?Tani qe De Biassi ja doli me taktiken e tij ,Duka hedh shkelma ,se i vjen keq per parat qe duhet te paguaj.Cdo fitore shperblehet ,prandaj Duka ti bej mire logarit e mos ta shkaterroj ate qe eshte ndertuar !

  24. enter''" says:

    Kthe pashaporten shqiptare, nuk e shikon se si jane shqiptaret???? Thiken pas kurrizit, eshte tipar shekullor ky

  25. l'ala says:

    Komentues adolishent qe nuk njihni familjen e madhe te Shqiptarise.Famile nuk do te thote qe te martohesh 40 here ,kjo duhet ngulur ne koke.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje