Fluturimet direkte mes Rusisë dhe Ukrainës do të ndalohen të dielën, pasi Kievi publikoi sanksionet e reja.
Këtë vendim Moska e quajti një “çmenduri”, ndërsa fluturimet e fundit do të jenë deri mesnatën e së shtunës.
Sipas raportimeve të BBC mbi 70.000 pasagjerë në muaj do të preken nga ky vendim.
Rusia ka argumentuar se Ukraina po i bën gropën vetes me këtë lëvizje, pasi shumica e pasagjerëve janë ukrainas që udhëtojnë për punë në Rusi se për të vizituar të afërmit e tyre.
Gjithsesi dy të tretat e gjithë pasagjerëve udhëtojnë me Russian airlines./j.h