Presidenti amerikan, Barack Obama duke theksuar se policia amerikane ka përdorur forcë të tepruar dhe është sjellë me paragjykime kundrejt afro-amerikanëve, tha se “kjo është një çështje legjitime që duhet ta shqyrtojmë me seriozitet”, raporton Anadolu Agency.
Presidenti Obama në një forum të mbajtur në Shtëpinë e Bardhë në lidhje me sistemin e drejtësisë ka bërë deklarata në lidhje me kritikat ndaj diskriminimit të afro-amerikanëve nga forcat e sigurisë.
“Është një e vërtetë se Policia e SHBA-së ka përdorur forcë të tepruar ndaj afro-amerikanëve. Kjo është një çështje legjitime që duhet ta shqyrtojmë me seriozitet. Këtu po flasim për një çështje të vërtetë që duhet ta shqyrtojmë me seriozitet pa e vendosur atë si një material të diskutimit politik”, tha Obama.
eee
tamam sic sillen policit perndimore me shqiptaret dhe askush s bzan
shqiptaret e shkret jan ne shenjester te policive kudo sikurse zezaket ne amerik
s ka drejtsi
ka vetem interes, miqsi