Moska zyrtare ka përgënjeshtruar lajmin e NY Times sipas të cilit Putin nuk e mbështet Assadin dhe së shpejti mund ta largojë atë nga drejtimi i Sirisë.
“Rusia nuk ka ndryshuar kurrë pozicionin e saj në çështjen siriane. Qoftë më parë, por edhe sot ne mbështesim pushtetin zyrtar”, ka thënë kryeministri Dmitri Medvedev.
Kryeministri rus ka rikonfirmuar lidhjen e fortë të Moskës me Damaskun si dhe besimin ndaj Assad.
“Pavarësisht marrëdhënieve të viteve të fundit, duhet të nënvizoj se presidenti Assad ishte shumë i qetë gjatë vizitës së tij në Moskë, ashtu si pesë vjet më parë.”, tha Medvedev i cili ka takuar pesë vjet më parë në Siri presidentin sirian.
“Rusia shkoi të ndihmojë regjimin sirian pas kërkesës së Assad, por fati i Sirisë ngelet në duart e popullit sirian”, tha Medvedev.
Gjithashtu Medvedev theksoi se sulmet ajrore të Rusisë në Siri kanë si objektiv vetëm mbrojtjen e interesave kombëtare siriane./a.l