FOTOT/ Pamjet e dhimbshme të eksodit dhe frika nga “skafistët” shqiptarë

26 Tetor 2015, 12:11Bota TEMA
FOTOT/ Pamjet e dhimbshme të eksodit dhe frika nga

Këto fotografi tregojnë pamjet e dhimbshme të eksodit të emigrantëve nga Siria, Iraku dhe Afganistani.

Pavarësisht se tashmë temperaturat kanë rënë dhe po përballen me shira, erëra të forta dhe baltë, emigrantët nuk ndalen për të arritur në Perëndim.

Fotot janë bërë në fushat e Sllovenisë nga sipër dhe të krijohet përshtypja sikur është një vargan me milingona.

Ndërkohë, Bashkimi Europian është i shqetësuar se emigrantët do të hapin një tjetër kanal kalimi për në Perëndimi, duke kaluar nga Shqipërië drejt Italisë nëpërmjet detit.

“La Repubblica” shkruan se tashmë mund të rikthehen skafistët shqiptarë.

Sipas gazetës italiane, nëse kjo do të ndodhë, “atëherë historia e 20 viteve më parë do të përsëritet, ku 50 miljet midis Shqipërisë dhe Italisë do të mbushen me skafe..”

 

7 komente në “FOTOT/ Pamjet e dhimbshme të eksodit dhe frika nga “skafistët” shqiptarë”

  1. Zig Zag Man says:

    Nuk e kuptoj ku duhan te ikin

    1. papuli says:

      Te mbijetojne, idiot.

      Jane te deshperuar.

      Te shikojme se si do sillesh ti, po te kapi ai hall.

  2. Hanxhiu says:

    Shumë “bukur”…! Është “bukuria” që kanë krijuar SHBA dhe NATO-ja, si bastione të “demokracisë, lirisë dhe stabilitetit”, nëpër botë…(?!)

  3. permet says:

    Po ç’ne skafistat ne shqiperi ku ja dalin me Ramen ai u kerkon kuponin tatimor.

  4. E po kjo pune! says:

    te mjeret njerez, duan nje jete me te mire… nuk i ve dot faj kush per kete, faj sistemi njerezor qe kemi ne kete planet ku cdo shtet eshte per hesap te tijin dhe OKB eshte demagogji boshe. I vetmi faj qe kane eshte se nuk ndalen ne vendin me te pare te sigurte (nga Turqia, Greqia, Italia etj) por duan me “lart”! duke rrezikuar jeten dhe shendetin e te vegjelve dhe te moshuarve. Pra jo vetem “o burra te shpetojme koken” por dhe “o burra cfare te kapim, te kapim” DHe kjo e dyta nuk justifikohet. Nderkohe perendimi qe u krijoi problemin, duhet ta zgjidhe dmth investoje ne keto vende dhe jo ti shtrydhe deri ne palce.

  5. papuli says:

    Po ka pare, ka per te ndodhur.

    Shteti jone ka marre fund dhe ska kapacitete.

    Ose te aktivizoje ligjin e ndalimit te perdorimit te skafeve.

    Po Europa pak si vone po kujtohet, pasi emigrantet kane gjete tashme rruget e kalimit me thjeshte.

    Nga shqiperia smund te kalojne 5000-10000 veta ne dite me skafe.

    Se i bie me vajt minimumi 100 skafe super te medhnje.

    I bie flote ushtarake. E cila nuk mund te ushqehet vetem nga skafiste

    shqiptare po nga nje rrejt mafioz super i konsoliduar, qe jo vetem

    shperfill shtetin po merr atributet e saj, kjo do te thote rrenim.

  6. Shqip says:

    Pushtimi i barbareve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje