Vendet e Europës Lindore janë bërë bashkë kundër Gjermanisë dhe Austrisë.
Serbia, Rumania dhe Bullgaria paralajmërojnë se do të mbyllin kufijtë nëse Gjermania me Austrinë nuk do të ndryshojnë politikën e pritjes së refugjatëve.
Kryeministri bullgar Boiko Korisov ka shprehur mendimin e të tre vendeve duke deklaruar se nuk mund të mbajnë peshën e gjithë refugjatëve që vijnë nga Azia.
Ditën e nesërme Komisioni Europian do të mblidhet për të shqyrtuar masat e reja për krizën e refugjatëve dhe Korisov tha se duhet të ketë parasysh që Serbia, Rumani dhe Bullgaria nuk mund të luajnë rolin e kuzhinetës së Europës./a.l