Bombardimet ruse në Siri kanë vënë në arrati 130 mijë civilë sirianë.
Sulmet e avionëve rusë të mbështetur nga Irani dhe sirianët besnikë të Assad kanë shkaktuar panik mes popullsisë.
130 mijë sirianë janë nisur drejt emigrimit për shkak të bombardimeve, raportojnë 47 shoqata joqeveritare që ndodhen në kufirin me Turqinë.
Forumi i njohur nga OKB është mbledhur në Gaziantep të Turqisë ku ka bërë publike shifrat.
“Ka një rritje të ndjeshme të sulmeve ruse dhe bombardimet po kryhen në zona me përqendrim të madh të civilëve”, raportojnë ato.
“Shkollat, spitalet dhe tregjet janë në rrezik bombardimi. Ditët e shkuara u godit një spital fushor dhe humbën jetën 13 civilë të pafajshëm. Luftimet në terren kanë krijuar rreziqe të reja për civilët duke destabilizuar zona që ishin relativisht të sigurta, Ky realitet i ri ka bërë që 130 mijë civilë të largohen nga qytetet e Aleppos, Idlib dhe Hama”, raportojnë organizatat.
Kremlini megjithatë ka përgënjeshtruar raportin e Observatorit Sirian sipas të cilit janë vrarë 59 civilë midis të cilëve 33 fëmijë, nga sulmet ruse./a.l