Me 68,5 përqind të votave konservatori Jimmy Morales ka fituar zgjedhjet presidenciale në Guatemala.
Aktori komik ka mposhtur ish-zonjën e parë Sandra Torres në zgjedhje e cila ka pranuar humbjen.
“Guatemala ka treguar se problemet e saj mund të zgjidhen pa pushkë, pa plumba dhe me ligje që respektohen”, tha aktori-president.
Ai u bë mjaft popullor pasi përfitoi nga kriza politike në vend pas disa skandaleve korrupsioni që përfshinë qeverinë.
Morales ka deklaruar se “do ta shndërrojë Guatemalën në një komb me përgjegjësi dhe të drejta”./a.l