Klubi i Skënderbeut ka vijuar edhe sot me një reagim zyrtar, duke mbështetur akuzat e një dite më parë për gjykimin e ndeshjes ndaj Partizanit, për pjesëtarë të FSHF-së, jo tërë institucionin, sqarojnë korçarët.
Ata kanë akuzuar anësorin Rejdi Avdo si pjesë e “Guerrilsave”.
Pra, kësaj here akuzat ndaj arbitrave janë lokalizuar në një emër konkret.
Konkretisht, anësori i FIFA-s, Rejdi Avdo, konsiderohet si “Guerrils” paradite dhe “bluzë e zezë” mbasdite.
“Duke ndjekur me vëmendje shkrimet e ndryshme në media, ku përgjithësisht reagimi zyrtar i klubit tonë ditën e djeshme është konsideruar si “lajthitje”, dëshirojmë të ndalemi edhe njëherë në dy pikat e evidentuara nga ne. Së pari, nga mediat e shkruara është keqinterpretuar qëllimisht një pjesë e shkrimit për të rritur tirazhin. Në reagimin zyrtar nuk ishte “vendosur gishti” mbi Federatën Shqiptare të Futbollit, si institucion, por te disa zyrtarë të federatës, që punojnë kundër klubit tonë dhe në mbështetje të rivalëve tanë. Për të përforcuar këtë mendim me fakte konkrete kalojmë te pika e dytë. Klubi ynë prej ditësh kishte bërë një kërkesë për të mos përsëritur gabimet e sezonit të kaluar. Kërkuam që kjo ndeshje mjaft e rëndësishme të mos gjykohej nga një treshe arbitrash nga kryeqyteti, por kjo nuk u mor aspak parasysh.
“Lajthitje” nuk është të reagosh, “lajthitje” është të vendosësh gjyqtar anësor (Avdo) një njeri që paradite lëviz me bluzën e “Guerrilsave” dhe pasdite vesh “xhaketën e zezë”. Partizanit iu lejua të përcaktonte orarin dhe datën e ndeshjes, iu lejua të zgjidhte gjyqtarët dhe rezultatin e ndeshjes. Reagimet tona vijnë mbi baza dhe fakte konkrete, jo nga “mërzitja” që humbëm ndeshjen, pasi kampionati është i gjatë dhe, sigurisht, duke parë kontigjentin që kemi në dispozicion, në maj do të jenë korçarët, ata që do të festojnë titullin e 6-të kampion radhazi. Me respekt, Klubi i Futbollit ‘Skënderbeu’”, – shkruhet në reagimin e radhës të kampionëve në fuqi të Shqipërisë.
Të konsideruar dje si “llum” nga klubi korçar, në emër të tifozëve të kuq ka reaguar tifo-grupi “Ultras Guerrils”:
“Një deklaratë zyrtare, e shkruajtur plot gabime drejtshkrimore, nuk meriton të quhet e tillë, pa marrë parasysh logjikën e përdorur dhe pretendimet idiote, të shprehura me një çjerrje fëminore.
Një deklaratë e tillë nuk meriton asnjë lloj reagimi nga ana jonë, megjithatë nuk mund të lëmë pa përgjigje ekipin “kampion” të dallavereve, pasi Ardiani mund të çirret për mungesë respekti.
Na kanë cilësuar si “llum”, na akuzon me deklaratë ekipi 5-vjeçar, i zhytur kokë e këmbë në llumin e mbijetesës së çuditshme nëpërmjet bodizimit, kampionateve të vjedhura, basteve, hetimeve për trukim, favorizimeve të FSHF-së etj.
Nëse ju jeni e kundërta e “llumit”, pranojmë me kënaqësi të jemi “llumi”, por me diferencë se ne jemi ai i pastri!”
Te rrime shtrember e te flasim drejt :
-Goli I dyte I Partizanit eshte 100% I pavlefshem. Ne momentin e goditjes 3 lojtare te PArtizanit jane ne pozicion jashte loje pasiv por ne rrezen e gjuajtjes. Me rregullat e reja kjo konsiderohet prozicion jashte loje.
– Por Skenderbeu eshte vertet nje nga pislliqet e futbollit shqiptar. Skenderbeu + Ministri Bode ishin autoret e shkaterrimit te nje prej klubeve me te suskseshem te futbollit shqiptar Dinamo. Skenderbeu u ngrit mbi kurriz te Dinamos.
-Futbolli ne Shqiperi ka marre fund. Qe nga klubet deri tek kombetarja , cdo gje eshte e piset. Pazare , intriga , shit-blerje ndeshjesh , drejtues qe kane qellim vetem te mbushin xhepat e tyre ne kurriz te futbollit. Respekte per futbollistet para viteve 90. Lojtare te medhenj , qe nuk merrnin asnje shperblim dhe kishin synim vetem te kenaqnin shikuesit qe mbushnin shkallet e stadiumeve.
Cili ka qene futboll i ndershem se nuk e di une?Ai i para 90-es?Aaaaa…Pooooo..!Atehere kur Ministria e Mbrojtjes dhe Ministria e Brendeshme,pasi u merrnin rretheve lojtaret me te mire,merreshin vesh se kush do dilte kampion,Partizani apo Dinamo dhe kujt do i linin Kupen e Republikes?
Turp nuk kini qe kerkoni te mbureni me Kampionatet e Komunizmit qe ka marre Partizani?Dhe nuk ka kaluar asnje tur te vetem ne kupat e Evropes,megjithese merrte ne ato ndeshje edhe ata pak lojtare te mire qe kish lene neper Shqiperi.
Edhe Panajot Panon qe ish nje yll,Partizani ja grabiti 17 Nentorit(Tiranes).
Sa me vjen te qesh kur me thoni per Partizanin “Legjende”,kete trashegimi fiktive, te Komunizmi.
Ti dukesh qe je tifoz i ekipit te selvise qe 25 vjet demokraci jeni ekipi qe jeni favorizuar me shume bashke me Korcaret ne keto 5-6 vitet e vundit…
Lexo njehere cfare kam shkruar , pastaj komento. Kam thene ” Respekte per futbollistet para viteve 90″.
Dhe mos harro se Pano ka dale ne 50-teshen e futbollisteve te shekullit ne Evrope.
Kur Beckenbauer erdhi si trajner ne tirane per nje ndeshje te kupave te Evropes ne vitet 90 , gjeja e pare qe tha ne interviste ishte ” si eshte Pano”.
Asnjeri nga te tre smori pjese ne aksion dhe i penguan rezen portierit. Lexo regulloren pastaj bej kompetentin.
Kurse ti shiko njehere kroniken dhe pastaj kundershto.
Ata ishin ne rrezen e gjuajtjes prandaj quhet ” Pozicion jashte loje pasiv”. Nese do kishin marre pjese ne aksion do ishte tjeter gje,
Madje po te shikosh kroniken , njeri nga ata kur vjen topi drejt tij , terhiqet mbrapa qe te mos e preke.
Ky quhet offside pasiv.
Goli I parregullt.
( p.s nuk jam tifoz as me Skenderbeun as me Partizanin )
Shihni kete video ku ze fill historia e zeze dhe TITJUT E TRUKUAR te klubit kriminal te kryemafiozit te futbollit shqiptar Armando Duka, hajdutit Ridvan Bode dhe evazionisteve fiskale e ortake te tyre Agim Zeqo e Ardian Takaj.
https://www.youtube.com/watch?v=Qn3vpjb80Ds
Skenderbeu ka nje skuader per tu respektuar me elemente qe bejne diferencen ne kampionatin shqiptar,deri ketu ndoshta cdo sportedashes asnjanjes mund te kete te njejtin perceptim,por klubi sportiv i ketij ekipi qenka komplet jashte llogjikes se futbollit,te besh deklarata te tilla te tipit se meqe skenderbeu humbi takimin e kane fajin gjyqtaret,apo se anesori qenka Guerrils para dite,dhe arbiter mbasdite,kjo eshte thjesht nje lajthitje!Te thuash se ne Maj Skenderbeu do i gezohet fitimit te kampionatit te 6 rradhazi,kjo eshte me teper se vetekenaqesi,dhe i ben dem vetes,pasi c’motivon lojtaret e tu,duke i thene se ju jeni me te miret edhe pse u mundet,ne vend qe te ndodhe e kunderta duke bere analize se ku caloi loja e tyre,pasi te gjithe e pame qe partizani pervec se ishte shume i motivuar,kishte nje grinde dhe shpirt gare si asnjehere tjeter.Edhe Reali apo Barca qe jane klube te fuqishme nuk bejne te tilla deklarata idiote ku te garantojne fitoren e Primera Division ne mes te gares.
Me zuri syri dhe nje shkrim te dikujt qe kritikon Partizanin dhe Dinamon se nuk paskan kalu ture kur fitonin kampionatin ne kohen e komunizmit!por ky tipi nuk di ti ndaje periudhat,se ne ato kohera shorti te perballte qysh ne turin e pare me Celltikun bie fjala,ose me Austrine e Vienes,apo Aberdinin,por dhe me Bayernin dhe Malmoen!dhe nuk kishe shume shanse te fitoje,apo te krahasoje kushtet dhe pagesat ne ato vite me tani,ndryshe me kualifikimin historik te Skenderbeut ku kaloi disa ekipe te Irlandes se Veriut,apo Moldavise!pa i heq aspak meritat e kesaj ecurie pozitive ne arritjen e grupeve te Europa League,ne turet e para skuadrat nuk jane te ndonje niveli te larte,fati Skenderbeut ishte se te tria skuadrat rastisen te nje niveli te dobet.
O england !Partizanit nuk i ka rene shorti vetem me Bajernin,Selltikun,apo Austrine.Sa per statistike,Partizani ka luajtur 8 here ne Champions liga.4 here ne UEFA dhe 3 here ne Kupen e Kupave.
Ka vetem 1 fitore me Torinon 1-0 dhe humbje 1-3.Nuk ka kaluar asnje tur te vetem dhe po te hapesh historine ka humbur me rezultate 2-0,apo 3-0 me ekipe fare te pa degjuara Qipriote,islandeze,Norvegjeze,Rumune,Bullgare e tj,e tj.
Pra ne arenen nderkombetare nuk ka qullosur gje,qe deshmon nje nivel shume te ulet cilesor.Atehere ku e gjejne tifozet dhe administratoret e Partizanit kete fodullek qe ta quajne kete klub “LEGJENDE”?Apo me kampionatet e dallaverave te Min.Mbrojtjes se PPSH-se?
Sa per Skenderbeun,eshte krijuar ne vitin 1909!
Deri para clirimit ka qene 2 here kampion kombetar,dhe kampionatet ne rang kombetar ishin te ralle.
Skenderbeu ka qene funizues i rregullt i ekipit kombetar dhe vazhdon te jete edhe sot.
Klubi i Skenderbeut sot eshte i vetmi klub qe funksinon ne menyre moderne me struktura moderne dhe lojtaret jane te lumtur te luajne me Skenderbeun.
Skuadra e Skenderbeut ka bere epoke ne futbollin shqiptarjo vetem per rezultatin e arritur,por per here te pare ne histori,ky klub tregoi se si fitohen pare me futbollin.E jo si Demi,Halili,Bizhdili e kompani qe i mbajne skuadrat jo per te ngritur cilesine dhe dale me fitim nga futbolli,por per ti patur si licenca per te abuzuar me bisneset qe kane jashte futbollit.
Ne bankinen e Skenderbeut nuk ka shans te ulet nje pianec si Starova qe edhe ne 2 oret e ndeshjes vjen tape!
Tifozeria Korcare nuk shan kurre ne kor nga motrat e nenat lojtaret kundershtare dhe tifozerine tjeter,ashtu si alabaket e Partizanit.
Ne klubin e Skenderbeut nuk ndodh qe lojtaret te mos paguhen sic ndodh tek Partizani qe u ka borxhe pa fund lojtareve te larguar.
Abientet e stervitjes se Skenderbeut jane pa fund.Me anekse sportive,rezort,e tj e tj,ndersa Partizani yt fushat i beri pallate me dallaverazhinjte qe ka patur e ka brenda.
Te gjitha keto e shume te tjera e cojne Skenderbeun vite drite lart nga skuadra e Ushtrise Popullore e quajtur Partizani.Prandaj lojtaret thone pa u dredhur qerpiku se do dalin KAMPION!Edhe vjet Skenderbeut i bene dallavera per te nxjere kampion Kukesin,meqe Gjici donte te behej Kryetar Bashkie,por minarja -thote populli-nuk futet dot ne thes.Lojtaret i thane Gjicit se ne fund kampionet do jemi ne dhe ashtu doli.Kete deklarate ata ja bejne dhe Demit dhe Staroves me goten e rakise dhe tasin e gjizes perpara.Dhe ashtu do dale 4 java para fundit england.
Me vjen shume çudi qe vertet ky llum ka filluar te derdellise qe ne kohen e komunizmit sepse ishin skuadrat kryeqytetase qe duhet te ishin me doemos kampione te vendit si nuk reagojne te moshuarit qe i dine shume mire keto gjera pastaj mos harojne se pa futbolliste korçare shkodrane e vlonjate nuk kishte ne ate kohe kombetare mund te flasin keta tifoza te rinj sepse jane xheloza se ishin mesuar vetem skuadrat e kryeqytetit kampione tani nuk ka me dhe besoj qe per 50 vjet me radhe nuk do kete skuader kampione nga kryeqyteti kujt nuk i vjen mire ler te pije uthull
Po por meqe ju korcaret e urreni kohen e komunizmit kur kampionatet I fitonin skuadrat e kryeqytetit “pa merite” sipas jush , pse u gezuat kur Skenderbeu filloi te ngrihej ne kurrizin e nje skuadre tjeter , Dinamos e cila nuk kishte asnje lidhje pervec emrit me Dinamon e para 90-tes.
Me vjen per te qeshur por edhe per te qare kur kujtoj nje ndeshje “Dinamo-Skenderbeu” ne Qemal stafa para 5 vitesh.
Dinamo I vene ne presion duhet t’ia linte ndeshjen patjeter Skenderbeut. Ne zonen korcare kishte nje rast per Dinamon. Futbollisti argjentinas (Martinera me duket nuk e kujtoj mire ) , ishte I kthyer me shpine nga porta e Skenderbeut , dhe I shkreti po mundohej ta dergonte topin jo ne porte ( sic duhet te beje nje sulmues ) por jashte zones. E gjuan topin me force , topi prek kembet e nje futbollisti tjeter dhe drejtohet drejt portes , dhe per fat godet shtylle dhe del jashte. Atij argjentinasit I ngriu gjaku se desh beri gol !!!!!!!!
Me vjen shume çudi qe vertet ky llum ka filluar te derdellise qe ne kohen e komunizmit sepse ishin skuadrat kryeqytetase qe duhet te ishin me doemos kampione te vendit si nuk reagojne te moshuarit qe i dine shume mire keto gjera pastaj mos harojne se pa futbolliste korçare shkodrane e vlonjate nuk kishte ne ate kohe kombetare mund te flasin keta tifoza te rinj sepse jane xheloza se ishin mesuar vetem skuadrat e kryeqytetit kampione tani nuk ka me dhe besoj qe per 50 vjet me radhe nuk do kete skuader kampione nga kryeqyteti kujt nuk i vjen mire ler te pije uthull
O Mero plera pse nuk e pranon kete koment o shkerdhate ku e pe qe ishte me pare o badakçi
Ti i moralit ose lexon ato qe ke ne mendjen tende,dhe qe une kurre nuk i kam shkruajtur,ose si shumica je tifoz i verber!Ku e pe ti qe une jam tifoz i Partizanit?kush tha qe partizani nuk ka lujt me Torinon apo me ekipet qe ti ke rreshtuar?Une u mundova ti bie shkurt dhe tregova se Partizani dhe Dinamo kane luajtur pervec te tjerave dhe me skuadrat qe une kam permendur.Une e kam ndjekur shume futbollin perpara viteve 90,por nuk me rezulton se Skenderbeu na paska furnizuar ekipin kombetar,sic dhe ti pretendon!kush jane keta lojtare korcare ne keto vite pervec legjendes Jani Kacit qe kane luajtur me kombetaren?se me sa mbaj mend une ne ato vite Skenderbeu luante “falas-djegas” nje here ne te paren dhe vitin tjeter ne te dyten,ti qe qenke ndoshta tifoz i skenderbeut do beje mire te na i rreshtoje lojtaret korcare qe kane luajtur me kombetaren.Te kritikosh klubin korcar per deklaratat idiote nuk behesh automatikisht tifoz me kundershtarin qe luajti Skenderbeu kete te Diele!
Po une nuk te ve faj ty se ti je si shumica qe sportin e fusni ne thesin e politikes,dhe kur pas 5 vitesh qe skenderbeu ka fituar me merite kampionatin ne Shqiperi,filloni nga teorite konspirative se medemek kete vit do luftojne te gjithe kunder Skenderbeut,nuk besoj se ke harruar se si Skenderbeu nuk ra nga kategoria para 5 vitesh?sikur se nuk mund te harrosh se si e fitoi titullin e pare kampion kundrejt Flamurtarit fill pasi i shpetoi renies nga kategoria,ju qe e shikoni sportin me syzet e tifozit te semure nuk shifni pisllekun e oborrit te shtepise suaj,por duke i hedhur plehrat ne oborrin e komshiut e akuzoni ate se sa te piset jane!
Dhe ne fund jo domosdoshmerisht je perkrahes i nje skuadre kur flet me superlativa per ate skuader,ne momentin me te mire qe kalon ajo,partizani ndoshta nuk eshte ne nivelet e Skenderbeut te socem,por te Dielen i dha leksion korcareve.