PROFIL/ Aleksandër Frangaj: metamorfoza e lezhianit që u pasurua nga politika

28 Tetor 2015, 21:53Politika TEMA

Emri i Aleksandër Frangajt është më i përfoluri këto ditë. Vërtet për shkak të “Lagunës blu”, por duhet thënë se dhe më gjerë, ai është një histori më vete me të cilën identifikohet i gjithë tranzicioni absurd shqiptar këto 25 vite, ku siç në fillimet e komunizmit, parveny-izimi ka qenë prijëtar i sistemit të ri: individë të “prodhuar” në fabrikën e boshësisë së vlerave dhe idealeve, pengje të kompleksit të “valixhes së drunjtë” që fati i çon në zemër të kryeqytetit, mu tek ish-shatërvani në qendër ku pozohej me në sfond 15-katëshin ose kalin me Skënderbe sipër, ata arrijnë që me thonj të kacaviren pushteteve për të arritur atje ku as ëndrrat më të çakërdisura të adoleshencës plot delire, nuk i kanë çuar ndonjëherë.

Miqtë të afërt të tij përmendin rastin e një krenarie të Sandrit para viteve `90 që mbushi Lezhën duke thënë se gjatë qëndrimit në Tiranë kishte arritur të takohej me Tefta Radin, një episod tejet kuptimplotë ky për ta kuptuar metamorfozën e tij në kohë.

I shkolluar për muzikë në të mesme dhe menaxher vatrash kulture në Akademinë Artave (po të ishim ende nën komunizëm, ndoshta do ishte njeriu kryesor që do udhëhiqte grupin e Lezhës për në Festivalin Folklorik të Gjirokastrës), Aleksandër Frangaj u kthye në njeriun më të fuqishëm të medias audiovizive në vend, praktikisht një pushtetar që nuk bie nga froni.

Djali me origjinë nga Malësia e Madhe, njësoj si një “grumbull” bashkëpatriotësh iu sul Tiranës njësoj si pionerët e Amerikës dikur Perëndimit të egër në SHBA.

Nga gazetar i një periodikes shpërthyese që botohej në Lezhë, “Koha Jonë”, Aleksandër Frangaj u bë kryeredaktor i saj pas një spostimi të një grupi gazetarësh që nuk e pëlqenin linjën e kritikave ndaj pushtetit të Partisë Demokratike, në fillimet e viteve `90.

Bashkë me Nikollë Lesin, Frangaj u kthye në çiftin drejtues të së përditshmes që u shndërrua në dritaren më të fortë të mendimit kritik dhe akuzues ndaj PD-së.

Por realisht, popullaritetin e fitoi kur u burgos dy herë nga pushteti i Sali Berishës, me akuzën se ka hapur lajme që “prekin sigurinë kombëtare”.

Dhe gjyqtar i njërit prej proceseve ka qenë pikërisht Arben Ristani, numri dy i PD-së sot, i cili dhe ky më pas u burgos me akuzën e korrupsionit.

Dalja nga burgu e riktheu kryeredaktorin e atëhershëm të “Koha Jonë”, në një emër mjaft të famshëm, megjithëse nuk firmoste shumë shkrime me emrin e tij.

Ishte i heshtur, nuk fliste kurrë, por sapo nxirrte zë nga goja e kishte me shkrepëtima dhe seriozitet maksimal.

Pas burgosjes, Nikollë Lesi e bëri Frangajn jo vetëm bashkëpunëtor por edhe bashkëpronar, duke i dhënë 40% të aksioneve. Nuk kaloi shumë dhe Frangaj u përplas me Lesin duke bërë një gazetë paralele. Kjo solli një sherr aq të madh sa provokoi një “paralizë” në ambjentet e mendimit dhe shtypit opozitar asokohe.

Me ndërmjetësimin e Soros-it, Frangaj dhe Lesi u pajtuan, duke hyrë në dorën e kryeredaktorit një shumë prej 120 mijë dollarësh.

Pas një pauze të shkurtër, në vitin 1996, Aleksandër Frangaj me një shumë të konsiderueshme për kohën në xhep, formoi një shoqëri të përbashkët mediatike, Media 6, me dy biznesmenë të fuqishëm të kohës: një francez dhe një shqiptar, përkatësisht Juliene Roche dhe Marsel Skëndo.

Së bashku me ta hapi revistën Klan ku mori disa firma të Koha Jonë: Armand Shkullakun, Andi Bushatin, Sokol Ballën dhe Blendi Fevziun.

Një vit më pas, në një kënd te rruga “Myslym Shyri”, hapën televizionin me të njëjtën emër Klan, i cili u kthye në një media “anti-Berishë”.

Frangaj ishte drejtori i televizionit dhe diçka më shumë, një menaxher që zotëronte dhe administronte të mirat materiale të atyshme. Ndërkaq, duke pasur një marrëdhënie të ngushtë me qeveritë socialiste të kohës, ai u zgjodh anëtar i Këshillit Drejtues të RTSH-së, nga ku arriti të marrë pasurinë e madhe arkivore mbi 40-vjeçare, të cilën e transferoi lehtësisht në Klan-in e tij, ku punonin thuajse të gjithë regjizorët, montazhierët, por edhe shumë teknikë të RTSH-së, që vetëm rrogën merrnin në gjigandin mediatik.

Por në vitin 2002, pas një afrimi të kryeministrit të atëhershëm Fatos Nano me bosat realë të Klan-it, francezin Roche dhe Marsel Skëndon, Aleksandër Frangaj bëri dy manovra të mëdha: nuk i la bashkëpronarët e tij t’i afrohen televizioni të tyre dhe u afrua ngushtë me Sali Berishën, liderin e opozitës, që e kishte sulmuar pa fund.

U afrua aq shumë sa Klan u kthye në portën e hapur për Partinë Demokratike. Në zgjedhjet e vitit 2005, televizioni Klan shpalli fitoren e PD-së ende pa u mbyllur kutitë e votimit, duke përdorur emrin e “Gani Bobit”.

Në vitin 2005, Aleksandër Frangaj u bë paradhoma e pushtetit të Sali Berishës dhe manovra e parë e tij ishte nxjerrja jashtë nga prona e tyre e dy bashkëpronarëve Skëndo e Roche, të cilëve u mori edhe televizionin e parë shqiptar me pagesë Sat Plus, duke iu dërguar një lezhian si administrator dhe një çetë të armatosur pushteti.

Me largimin e bashkëpronarëve, Aleksandër Frangaj u kthye në bosin e vërtetë të medias në vend ku emëronte anëtarët e KKRT-së, drejtorët e televizionit publik dhe çdo enti tjetër rregullator.

Menaxhoi miliona të reklamave të qeverisë duke u bërë distributori dhe prodhuesi i imazhit të qeverisë “Berisha”. Në mjediset e PD-së, Aleksandër Frangaj konsiderohej si zv.kryeministri real i vendit që emëronte dhe shkarkonte këdo.

Kulmin e arriti në 21 janar 2011 ku fshehu e kërcënoi edhe gazetarin e tij të televizionit të dytë që krijoi, ABC, pikërisht Fatos Mahumtajn, i cili u plagos në bulevard. Sajoi sikur 4 qytetarët i vrau dikush nga larg dhe mbrojti Berishën në ditën më të keqe të tij.

Por me largimin e tij të pashmangshëm iu afrua dalëngadalë Edi Ramës, të cilit gjatë kohës në opozitë i dërgonte të fala me anë të Sonila Meços.

Ky afrim u bë aq i fortë, sa ai tashmë urdhëron eskavatorët e qeverisë për të prishur ndërtimet e disa privatëve që nuk i pëlqente të kishin fusha pranë vilës së tij në Qerret…/tesheshi.com/

34 komente në “PROFIL/ Aleksandër Frangaj: metamorfoza e lezhianit që u pasurua nga politika”

  1. Nje leshjan says:

    Bythelepiresiiiii!
    Per tu bere mik me EDIN ka futur ne aksion edhe gruan..!
    Shikoni gjer ku arrin maskarai!

    1. DIELLI mbi KORAB says:

      Aleksander Frangajn kinja inat por jepjani hakun.
      Esht shum i zoti me bo miq kur te tjeret i bojn armiq dhe me i bo armiq kur te tjeret i bojn miq.
      Ky quhet peli-frangizem dhe shperblehet me milliona dollar.

      1. Aleksander says:

        O Tema ,ka mbaruar per pikture e jo per muzike.Kjo eshte diçka qe e bashkon me Ramen por si duket edhe te tjera gjera pas kesaj.Sidoqofte bravo,sepse eshte aftesi e jashte zakonshme te kalosh nga Tefta Radi te kryeministri i vendit dhe,nga fshirja e qurrave me menge(kur ishte konviktor ne Durres)te bos i mediave kombetare.

    2. The king says:

      Sandri i hani karin t gjith se po t doj ai ju qi ropt t hjithve ju varros

  2. eee says:

    ia ka qire edi gruan sandrit ore, e dini apo jo?? Ne rome kur ishin bashke

  3. alba says:

    po motren e sandrit ne vatikan ne amabsade ku ia coi ?? e palloi ministri i jashtem ore

  4. tosi says:

    sandri nje pis dhe masakra dhe mendjen e ka si tw vjedhe e plackise.
    e rrahi marsel skendenon e francezin e u mori pronen se ata kishin 66 perqind pornesi te tv klan., i rrahi e ua mori tev klan atyre

  5. msh says:

    Keto jane te gjithe pjella te Sigurimit te Shtetit.

  6. Toni says:

    sander mafishja eshte nje shpellar i ndyre, kafshe fare dhe vetem frrok cupi mund t’ja kaloje.

  7. ndermema says:

    Bash dreqi i merr vesh maloket.zoterojne 8% te rrjetit te prostitucionit dhe droges ne Europe.Jane te papam.Vetem plumbi e rrezon nga kali Frang malokun,ashtu si Berrishen. Per mendimin tim fajin e ka populli shqiptar axhami dhe dembel.Kujtoi se do shpetonte me Sali malokun,o burra,la kembet dhe koken pas malokut,;kujtoi se do pasurohej me Suden,;o burra shit shtepine gruan dhe femine dhe hidhi tek Firmat.Me kete popull edhe kaubojsi prej manatie Ndocaj do beje estrade.

    1. Xeni says:

      Ligji I xhungles me I forti reziston te tjeret thjesht jetojn

  8. Berisha dhe kelyshet says:

    O Tema, mos nxirrni fytyra legenash imorale ne gazete si puna e ketij Sander katnarit se na keq edukohet brezi i ri!

  9. kika says:

    Tani eshte lidhur me Ramen qe te jetoje kjo qeveri dhe 8 vite te tjera .Qeveria me korrupte ne bote. Votat e popullit jane vetem per keta politikane qe te behen miliardera. Tre partite e kane kapur per fyti kete shtet ,kete popull dhe nuk do ta leshojne kurre ,fale injorances qe ka ky popull .

  10. Qytetari says:

    Ah marsel skendo. Me shkollë të mesme bënte tregtarin per Shqiperine sepse ishte nga familja Kapo

  11. visi says:

    Rasti i Tij me ngjan si personazhi i Dritero Agollit te ”Shkeliqimi dhe Renia e shokut Zylo”. Fundi i Tij do te jete si i gjithe te tjereve qe kane bere pasuri pa djrse. Irlandezet kane nje shprehej te bukur ”Ne doni ta dini se sa respekt ka ZOTI per parat ,shikon ne dore te kujt kane rene”.

  12. visi says:

    Rasti i Tij me ngjan si personazhi i Dritero Agollit te ”Shkelqimi dhe Renia e shokut Zylo”. Fundi i Tij do te jete si i gjithe te tjereve qe kane bere pasuri pa djerse. Irlandezet kane nje shprehje te bukur ”Ne doni ta dini se sa respekt ka ZOTI per parat ,shikon ne dore te kujt kane rene”.

  13. topi says:

    Pse e paskan kaq inot Sandrin?

    1. The king says:

      Se jan ropqira

  14. ilir says:

    O tema perse beheni xheloze.keni bere artikull te gjate dhe nuk jepni ndonje detaj per korrupsion.sandri ne 96 ka pasur 400000$ kur rrogat ishin 70$. Natyrisht qe do zhvilloje biznes tjetri.ai fillimet e tij i ka me pune te ndershme deri ne 04 te mengjesit.shikoni nganjehere punet tuaja jo te tjereve

    1. The king says:

      Ja nje rob tamom

  15. A says:

    ALEKSANDER FRANGAJ, po ta shifesh ne fotografirat e para, para viteve 1990 dhe ne vazhdim, jo ne Tirane qe nuk diskutohej, por ne LEZHE dhe ne fshatrat e saj, NGA PAMJA e JASHTME eshte nje BARBON, nje derr katanari dhe maloku i pjerdh.
    Tani ben edhe te fortin, duke i bere fresk kush eshte ne pushtet, kush eshte ne pozite duke filluar nga SALI BERISHA, FATOS NANO dhe EDI RAMA.
    Sepse po te mos ti beje fresk dhe lepirje prej maloku e rrasin prap ne biruce si e rrasin perpara disa vjetesh.
    Kuptohet ALEKSANDER FRANGAJ, nuk eshte asgje me shume nje GJEL ne MAJ te PLEHUT qe kakaris gjithe diten dhe vetem glasa leshon duke ndotur ambjentin dhe mjedisin. Ky lloj tipi me sqepin e e gjelit han edhe mut. Do te ishte mire qe ALEKSANDER FRANGAJ te ishte PULE, sepse duke kakarisur na bente ndonje veze te vogel. Tung.

    1. sigurisht ne kete faqe te kesaj gazete jane ata lloj njerezish qe kane kane ndjenja diskriminuese ndaj vellezerve shqiptare te veriut. Ne qofte se ne shqiptaret lejome akoma keto lloj komente per njeri tjetrin si shqiptare qe te gjithe jemi, atehere keto lloj media si kjo gazeta tema do ta mbajne te gjalle kete lloj ndjenje per brezat e ardhshem dhe shqiperia asnjehere nuk dot e jete shpirterisht e bashkuar.

  16. Bureto says:

    Te gjitha punet e pista te Frangajt jane kosto e tij dhe sigurisht e sponsorizuar nga llagemet e politikes dhe biznesit. Po kush ia dha atij arkivin e TVSH, kur dihet qe ka qene prone publike dhe e vene me parate e tij? A ka nje pergjegjes per kete. Kush? A ka patur atehere drejtues kaq etrim sa te bente nje gje te tile. ia kane falur apo shitur dhe si e sa e kane bere kete pazar. Dikush duhet ta zhbiriloje kete, por askush deri tani nuk e ka hapur si problem. Ç’na duhen ne pazaret e birbos nga lezha me ca birbo te tjere qofshin keta leser, roshe, skendo etj. Dhe se fundi kush ka qene kryeministri dhe drejtori i Pergjithshem i RTVSH kur eshte bere ky veprim? pa urhderin e tyre nuk mund te levizte askush as gishtin jo me te jepte gjithe ate pasuri kombetare. Ku ka qene dhe eshte KLSh dhe prokurorija?

  17. sokol says:

    nuk harroj shkrimet e koha jone nga lezha ku Frangaj e Lesi mbronin enverin socializmin ramiz aline etj.ika ne kurbet qe atehere dhe nga larg kam ndjekur metamorfozen e ketyre 2 maskarenjve sidomos Frangajt.

  18. Bambi says:

    Krimba te tille majmen dhe gjallojne ne kufomen e nje shoqerie dhe shtrese politike te kalbur e te degraduar i kjo jona

  19. V.1912 says:

    Mero zakonisht ka nuhatje per keto lloj kthesash me bytheperdorje te kesaj klasa super biznesmenash me shume pushtete te atashuar. Per te vertetuar disponimin e tij antiPD dhe proRame, para pak ditesh ai perdori dhe ekranin e Klanit te tij, tek I bente jehone qendrimit kunder te PD, per ndertimet e Frangaj mbi terenet sportive te LagunaBlue. Mbase Rama nuk e pa dot nga HongKong sa rende e sulmonte PD Frangajn, por me siguri qe do ti veje në vesh dhe do mesoje se me sa sakrifica (qe natyrisht duhen kompesuar) po e realizon marreveshjen e re me PS, frangaj ishpd.
    U shofte rraca e perversve dhe ndyresirave qe i kane zene frymen ketij vendi!!!!!

  20. Pelasgian says:

    Sillu e perdridhu gjithmon ne mes gjendet cifuti Soros Sorra!

  21. TAIPI says:

    JU LUTEM SAKTESOJENI ORIGJINEN E KTIJ TIPIT, ESHTE KATUNAR 24 KARATESH LEZHE..SKA DY SI AI NE LLOJIN E VET

  22. deli says:

    Fytyre hajduti dhe mashtruesi.

  23. dulla says:

    eshte modeli i njeriut postkomunist,pas njeriut te ri qe krijoi partia e punes, ky vend prodhon vetem antivlera dhe skllever,njerezit normal emigrojne me cdo kusht

  24. kingu. says:

    Ky eshte me i keq se burdellot..Po heret a vone do te kete nje fund Te hidhur..Edi Rama boll kosto ka me lirken, nuk i duhen edhe kostot e ketij baxhelle….BEN MIRE TE MBAJ PREMTIMET QE TE DENOJHE KRIMIN DHE KRIMINELET DHE BASHKE ME TA TE SHKATEROJ DHE KLANIN ME TE KEQ DHE TE FUQISHEM TE KETIJ HAJDUTI ME DAMKE…NJE MANJAK I PAPARE PRONASH..NESE JO NESER DO TA KENI MBRETIN E SHQIPERISE DO TE HAJ EDHE SALKEN EDHE LALKEN..

  25. artan kola says:

    Cfare faji ka Sandri…deri dje I dergoheshin “te fala”,tani behen miq.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje