Bushati: Janë dy alternativa për zgjidhjen e kufijve detarë me Greqinë

28 Tetor 2015, 17:48Politika TEMA

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati thotë se do të ketë rinegocim me Greqinë në lidhje me vendosjen e kufijve detarë midis dy vendeve.

Në të kundërt-shprehet kryediplomati- do të shkohet në arbitrazh ndërkombëtar. Bushati tha se këto janë dy alternativat që qeveria shqiptare ka në tavolinë.

“Ose do të ketë një rinegocim të një marrëveshje të re në objektin e saj, sepse në gjykimin tonë por duke ju referuar dhe Gjykatës Kushtetuese, gabimi i palës shqiptare fillon që nga objekti i marrëveshjes që ka qenë në negocim me Greqinë. Dhe rruga tjetër është arbitrazhi ndërkombëtar”, theksoi ai.

Ministri tha se dy vendet kanë hyrë në një fazë të re gjatë së cilës po hartohet një dokument i ri për të adresuar problemet e mbartura.

Gjatë një leksioni të hapur tek Fakulteti i Shkencave Sociale, Bushati foli edhe për krizën politike në Kosovës, duke theksuar se pavarësisht se shqetësimet e opozitës atje janë legjitime, rruga e ndjekur është e gabuar.

“Natyrisht që shqetësimi është legjitim, sepse ne kemi parë në Ballkan shtete jofunksionale. Ndonëse mund të festojë përvjetorin e 10 apo 20-të Marrëveshjes së Dejtonit, nuk është ndonjë sekret të thuhet që funksionaliteti sot për sot i Bosnjës vijon të jetë një temë kryesore e ditës. Dhe tek rasti i Kosovës unë mirëkuptoj shqetësimin që ngrihet për sa i përket funksionalitetit të shtetit të ardhshëm të Kosovës. Në këtë pikëpamje gjykoj që rruga më e mirë është rruga e dialogut”, theksoi ai.

3 komente në “Bushati: Janë dy alternativa për zgjidhjen e kufijve detarë me Greqinë”

  1. aty ,mos leshoni pe !

    deti shqiptar i ka kufijne ne Preveze[kete e tha edhe……mender Saliu ] !

  2. Lelegu says:

    Asnje cm leshim turqeve ortodokse!

  3. Bond says:

    Bushati s’tha asgje konkrete por thjesht foli ne menyre evazive qe te le shijen e nje dezertori apo pazarxhiu ndaj fateve te vendit!
    Greku, Serbi dhe Malazezi po marrin nga shqiptaret territore ne TAVOLINE, pra me negociata! Jane aktuale tashme pazaret dhe leshimet ne Kosove…

    Mirepo palet qe ulen ne tavoline per ‘negociata’ nuk jane njelloj te afta: disa jane te fuqishme ekonomikisht disa jo, disa pale jane te pergatitura dhe te afta teknikisht ndersa te tjeret si puna jone jo (ju kujtohet Gjunkshi nga malet e Dibres qe negocion detin e Sarandes), disa kane moral dhe ligje te forta dhe ca te tjera jo…dhe ne dihet ne ç’kategori futemi!
    Keshtu qe shancet tona per te perftuar diçka me ‘negociata’ ne kushte te tilla paaftesie dhe imoraliteti nuk kane prodhuar asgje te mire per shqiptaret.
    Nderkohe te mos harrojme se per keto territore te paret tane por dhe komshinjte ‘e dashur’ kane luftuar dhe derdhur gjak ne shekuj per çdo meter katror…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje