Brenda muajit nëntor, Bashkia e Tiranës do të përfundojë një nga investimet e saj më të
rëndësishme siç është rikonstruksioni i rrugës së Dajtit. Gjatë inspektimit të ndërhyrjeve që
po zhvillohen në këtë rrugë, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, tha se ky investim
mbyllet përpara afatit të parashikuar, si dhe do të shihet mundësia e ndërtimit të një piste
vrapimi për qytetarët që vizitojnë parkun e Malit të Dajtit.
“Më vjen mirë që investimin në këtë rrugë po e përfundojmë përpara afatit dhe dua shumë që
të shoh edhe se si do ta zgjerojmë infrastrukturën, për një shtesë të caktuar në trotuar për
pistën e vrapimit, si dhe gjithë infrastrukturën tjetër mbështetëse, e cila është absolutisht e
nevojshme në këtë territor”, deklaroi Veliaj. Projekti përfunduar do të përfshijë parmakët
metalikë, vendqëdnrimet e autobusëve, bankinat dhe sinjalistikë.
“Këto janë rrugë që bëhen me taksat e qytetarëve të Tiranës, ndaj i ftojmë gjithë qytetarët që
t’i ruajnë investimet, që rrugët të mos vandalizohen e të mos ndoten”, tha Veliaj. Sipas tij,
është shumë e rëndësishme që çdo element sigurie, elementet e ndriçimit, elementet e
kullimit, vendet ku do të mblidhen mbeturinat, stacionet e autobusit, që do të jenë në shërbim
të qytetarëve, të ruhen nga ata vetë. “Më vjen mirë që me kompaninë kemi pasur një
marrëdhënie të shkëlqyer dhe në këto tre muaj është punuar sa tre vitet e fundit, për të ecur
para me këtë rrugë”, theksoi Veliaj.
Kryebashkiaku i Tiranës tha se kjo rrugë i shërben mbi 20 mijë banorëve të lagjes së re të
Tiranës, në zonën e “Freskut” dhe zonën e poshtme të komunës “Dajt”. “Kjo është një rrugë,
e cila ishte kthyer në makth për banorët e zonës dhe qytetarët e Tiranës, që duan të shijojnë
bukurinë e parkut të ‘Dajtit’ dhe që janë penguar nga një rrugë totalisht e amortizuar, jashtë
çdo standardi urbanistik në qytet”, tha ai.
Bashkia e Tiranës do të vijojë bashkëpunimin me Fondin Shqiptar të Zhvillimit për zonat
rurale të Tiranës, lidhur me problemet e infrastrukturës rrugore, ujore apo dhe për
rehabilitimin e parqeve.
Fillimi i mbare gjysma e punes ,por kur thua eshte bere pune sa per 3 vjet sikur e ekzagjeron pak,te njejten gje the dhe dje tek zgjatimi i bulevardit tek ish stacioni trenit. Njerazit jane ne gjendje te shohin ç’fare behet dhe te bejne vleresimet e tyre. Gjithesesi mbaresi.
na tregoni foto
O Veliaj, mos bej krahasime me kohen e Lulit se do mbetesh ne vend numoro por shiko ojektivat qe ke maarre ne kohen e fushates. Luli aq dinte aq bente, nuk kishte faj se kohen e kishte te kufizuar bile dhe te ardhurat familjare paten renje.