Shoqata për mbrojtjen e të larguarve nga administrata i ka dërguar një letër të hapur kryeministrit Edi Rama, duke i kërkuar që të zbresë në terren për të parë situatën e vështirë në të cilën, sipas saj, ndodhet populli, raporton TCH.
“Zoti Kryeministër, sot po ju drejtohemi ju në emër të mijëra familjeve shqiptare që sot po jetojnë në mjerim të thellë.
Kërkojmë nga ju që për një çast të zbrisni në terren, të largoni kompleksin e madhështisë që ju ofron karrigia e kryeministrit, të shihni situatën e vështirë se ku është katandisur nga ju ky vend dhe propaganda që sot po përpiqeni t’ja ofroni këtij populli”, lexohet në letrën e kësaj shoqate.
“Tregu i punës nuk ofron punësim për të papunët që ju i hodhët në rrugë, pasi bizneset nga reformat e kësaj qeverie dita-ditës po mbyllin qepenat.
Zyrat e punës që ju na i shitët si dallëndyshet e para të pranverës së “Rilindjes”, që do të sillnin një stinë të re në punësimin e të papunëve, nuk ofrojnë mundësi punësimi.
Në emër të mijëra punëkërkuesve të papunë ju bëjmë thirrje se vendi është në emergjencë kombëtare, se kjo varfëri nuk durohet dot më, se lakun shqiptarëve po ja shtrëngoni aq fort sa nuk po munden më as të besojnë se në këtë vend ka qeverisje”, shton letra.
shoqata e murrizeve me shoke . ata jane nje kategori qe ne kohen e pd ishin te gjithe drejtora te emeruar nga strukturat, qe vinin nga shkarkime me shkelje ,mitmarrje etjjjj. ketyre te shoqates le tu shtohet dhe numeri i atyre qe u hoqen nga puna ne kohen e pd dhe nuk arriten te merrnin as leket pasi permbarimi me urdherat qe nxori berisha nuk mund te ekzekutonte vendimet e gjykatave. te jeni te sigurt qe nr i atyre qe iken ne kohen e PD eshte mijra fish me i madh se keta legena qe mund te jene shkarkuar sot.
Lakun ua ka shternguar per t’u treguar se ka qeverisje dhe s’ka me rrumpallhane.
Biznes qe te vjedhi shtetin per te mbajtur nje shitese ne te zeze nuk i duhet ketij vendi. Biznes qe mos paguaj as 70 Lek/dite takse per shtetin nuk i duhet ketij vendi. Binzes qe vjedh uje e drita nuk i duhet ketij vendi.
Askund reformat nuk priten me duartrokitje nga nje mase njerezish qe u prishet status quo e deritanishme, por frutet e saj do shijohen pas pak vitesh.
Filloni vrisni mendjen me se te merreni, te krijoni punet tuaja, kthejuni bujqesise dhe prodhimit ne vend, sepse shteti nuk mund te punesoje gjithe Shqiperine ne administrate, ndersa abuzuesit nuk mund te kene vizionin te bejne biznes per nje kohe te gjate.