Gjykata Kushtetuese ka pranuar paraditen e së mërkurës të shqyrtojë kërkesën e një grupi deputetësh të opozitës të cilët pretendojnë papajtueshmëri dhe mbarim të mandatit të deputetit socialist Koço Kokëdhima.
Gjatë seancës së të mërkurës Gjykata Kushtetuese pranoi edhe kërkesën e Kokëdhimës që të jetë edhe ai i pranishëm në seancë.
Shqyrtimi i kërkesës së deputetëve të opozitës do të bëhet në datën 23 nëntor, kur është caktuar seanca e rradhës.
Konstatimin e papajtueshmërisë dhe mbarimin e mandatit të deputetit Kokëdhima në interpretim të nenit 70 të Kushtetutës, opozita e kërkoi edhe në Parlament më 16 prill të këtij viti, por Parlamenti e rrëzoi kërkesën.
Në këto kushte deputetët e opozitës i janë drejtuar Gjykatës Kushtetuese.
Sipas kërkesës së deputetëve opozitarë, deputeti socialist Koço Kokëdhima, ka përfituar fonde publike nëpërmjet kompanisë Abissnet edhe pasi ishte zgjedhur deputet.
Edhe pse këto akzua janë kundërshtuar nga deputeti Kokëdhima, tanimë pritet interpretimi dhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese.
E hengre me duket .Ike per qime.
Kemi Besim ne Gjikimin e Gjykates Kushtetuese. Kemi besim se deputetin do ta kemi aty dhe me lart per shume koh. Eshte personalitet i cili ka investuar jeten e tij per kete vend, qe femijet tane te kene nje te ardhme sa me te mire. Respekte
O ta ben kurthin dhe ty mer. koqe. E po keshtu e ka kjo pun.
Lejeni rehat te punoj Kocon.. keshtu e ka kjo pune vertet.. Disa punojne disa merren me fjale, akuza, pretendime,, po kete te PD shushunjat e popullit, nuk leje asgje dhe asnjeri te bej zhvillim ne kete vend. UFFFF na lodhen
Eshte Super deputet shteti dhe i lumte, se ka punuar dhe ka dhen shume per vendi. Sipermarres i suksesshem dhe politikan me fryme zhvillimi drejt Evropes
Deputeti Kokedhima eshte njeri me personalitet te larte dhe perfaqesohet denjesishte ne Kuvend si dhe pran popullit te tij ne Jug te vendit. Sipermarres i suksesshem
Opozita pretendon pretendon vetem pretendon. Koco Respekte
Super Deputet, Super njeri me zemer te madhe , qe ska lene njeri pa ndihmuar pa kurrefare kushti
Kokedhima je i pazvendesueshem. Biznesmen qe perpara se te futej ne politike, kurse keta te PD akoma me fjale e fjale fjale .. si nuk e nderrojne njeher ate dreq kasete
Kryqezoni Sali Berishen, i cili e shkatrroi vendin. Solli ne pushtet Horrat e Horrave… Kokedhimen lejeni te bej detyrat e tij, se me bindje them eshte nje nga politikanet, deputetet me mendime Evropiane me qellim zhvillimin e ketij vendi, nga ana ekonomike, kulturore dhe sociale