HISTORIA/ Dy vëllezërit nga Shijaku nga emigrantë, në kapo të trafikut të heroinës në Itali

28 Tetor 2015, 15:46Politika TEMA

Hetimi i përbashkët mes autoriteteve italiane dhe shqiptare zbuloi se organizata kriminale e cila hidhte në tregun Italian 1 ton heroinë çdo vit drejtohet nga Altin dhe Emiljan Hajri, dy vëllezër nga lagjja “Çobejve” në Shijak të Durrësit.

Ata janë dy nga 5 personat e shpallur në kërkim ndërsa 16 të tjerë tashmë janë të arrestuar.

Falë bashkëpunimit me autoritetet shqiptare, po punohet për sekuestrimin e pasurive të paluajtshme që janë në pronësi të dy vëllezërve.

Mes tyre një vilë 3 katëshe, dy autovetura të cilidrave të mëdhenj, një kompleks imobilar 10 mijë metra katror, ku ndodhet një hotel, një restorant, sallë pritjeje dhe parkim.

Në videon e publikuar nga Guardia di Financia e Venecias, duken edhe mjetet e sekuestruara në laboratorin ku përpunoj droga, por edhe pasuritë që kishin vënë në Shqipëri nga paratë e trafikur të Heroinës.

Emigrantet qe u bene kapo te droges

Organizata kriminale shqiptare fituan terren edhe mbi ato turke apo të kombësive të tjera, për shkak të vendosmërisë dhe besimit që i karakterizon

Altin Hajri mbërriti në Padova në fillim të 2000, pas tij në Padova kishte shkuar edhe Emiljan.

Në Padova dy vëllezërit hyjnë në kontakt me trafikantët. Falë zotësisë së tyre nuk kishin arritur të binin asnjëherë në gjurmët e policisë italiane. Vëllezërit Hajri zhduken dhe shfaqen shumë radhë në Itali. Gjatë kësaj kohe arrijnë të krijojnë me kujdes një organizatë shumë komplekse.

Një organizatë e mirëstudiuar dhe organizatat e tjera konkurente ku kapot qëndronin në hije dhe kishin kontakte të pakta me celulat më poshtë.

Në krye të organizatës është Altin Hajri i datëlindjes 1984.   “Drejton organizatën nga Shqipëria dhe nuk kishte nevojë të vinte në Itali. Asnjëherë nuk flet në telefon. Raportet me blerësit e drogës i ka përmes një zëdhënësi ose takimet i zhvillon në Shqipëri.

Si kapo respektohej. Për shkak të pasurisë që kishte krijuar ishte gjeneroz me trafikantët apo ato që blenin drogën. I priste kur ata ishin në vështirësi dhe nëse ata nuk kishin lekë iu reduktonte dhe borxhin. Në këtë mënyrë kishte siguruar respek në Padova dhe në Verona.

Në tetor 2012 policia zbulon në një vend të fshehtë 15 kg heroinë. E largojnë prej aty dhe nisin hetimet për të studiuar si funksionon organizata, dhe dinamikën.

Droga i ishte besuar Armando Sherkos i cili kur zbulon se ishte zhdukur i lutet atyre më lart tij për ta falur. Më pas i drejtohet Altinit për të zgjidhur çështjen. Zhdukja e heroinës shkakon akuza dhe kundërakuza ndërmjet anëtarëve të organizatës.

Në këtë moment hetuesit arrijnë të kuptojnë si vepron organizata dhe të zbulojnë identitetin e dy kapove Altin dhe Emiljanë, të cilëve Sherko iu drejtua për ndimë përmes kushërit të tyre Fortuz Hajri, “ambasadori” përfaqësuesi i organizatës në Padova.

Edhe Emiljano i datëlindjes 88  është kapoja e organizatës.

Trafiku I drogës prodhon miliona euro për çdo ngarkesë. Të gjithë pagesat bëheshin në dorë, për të humbur çdo gjurmë dhe paratë dërgoheshin në Shqipëri përmes korrierëve.

Për të identifikuar dy kapot e padukshëm të organizatës në Shqipëri dhe për të arritur identifikimin e celulës në Shqipëri si dhe për të arritur të identifikohet të gjitha celulat e organizatës janë dashur 5 vjet hetim, përgjime ndjekje konfirmime dhe arrestime

Hetimet nisen ne 2010

Hetimet e antidrogës në Venecia nisin në tetor 2010 kur sekuestrohet ngarkesa e parë me 20 kg heroinë në Brescia. Më pas sekuestrohen 10 kg heroinë me destinacion Padovan

Në gusht 2011 zbulohet laboratorn në Roverchiara (VR) ku trafikantët po përpunonin  një ngarkesë prej 300 kg heroinë e pastër.

Operacioni ndodh në një moment kur kishin arritur të përgatisnin 130 kg drogë. Ndërkohë u sekuestruan dhe 450 kg substancë për përpunimin e drogës gati për tu përpunuar me ngarkesën e re që do të vinte.

Policia e Venezias kërkon ndihmën e policisë shqiptare të cilën e vlerëson shumë.

Prej 2011 vijon bashkëpunimi mes autoriteteve shqiptare dhe atyre italiane

Hetimet mbyllen me sekuestrimin e 200 kg heroinë dhe 325 kg marijuanë, si dhe me arrestimin e 16 personave, firmosjen e 21 urdhëarresteve, si dhe me bllokimin e dy laboratorëve të prerjes dhe përpunimit të drogës./Ora News

11 komente në “HISTORIA/ Dy vëllezërit nga Shijaku nga emigrantë, në kapo të trafikut të heroinës në Itali”

  1. elona says:

    Paskan zbulu leshte e curres policia per 5 vjet…kapot s’ka shanse te jene keto 26 dhe 29 vjecare.Kapot do jene ca “ish” kapo super te komentuar per lidhje me politikanet si Olldashi rahmetliu etj…keto kane rene dakord te bejne ca vjet burg me dajat apo xhajat ca mund ti kene kapot e vertete.

    1. Eri says:

      Ehe, ca vjet burg … 18 deri 25 vjet e kane ne bythe keta dy vellezerit.
      Tafma e madhe te le pa gje.

  2. Idriz Gjembi says:

    Shkelzeni i Saliut eshte kapo i kapove

  3. tfgs1 says:

    sunite sunite,mega problem………..

    1. Hitler says:

      mega problem dhe rrace muti….

  4. valbona says:

    keto iken pa brek ne itali dhe kerkuan parajsen e droges duke e ditur se nga kto subtanca vrasin me qindra mijra vet,shteti italian apo grek duhet te vendos ligjin me vdekje pasi akuza duhet te jete per genocid ndaj ktyre shteteve

  5. Bond says:

    ‘Tfgs’ (jevgjit grek) eshte nje idiot i lindur dhe nuk ja vlen te merresh gjate me te!
    Te kthehemi tani tek tema: Dihet qe Shijaku eshte nje zone me perzierje banoresh te ardhur nga krahina te ndryshme te Shqiperise (boshnjake, çame, kosovare, etj.) dhe ka qene ‘historikisht’ bastion i klaneve mafioze te PD.
    Bizneset e tyre te mirenjohura jane droga, prostitucioni, makinat e vjedhura…

  6. montuesi says:

    kto jan tullumbaca policore.
    “po puno shteti”!
    dhe do denohen ca cunake.
    kan 1 shekull qe kshtu e shtyjn. kap nji beje shemnbull dhe te tjeret bejn namin nen hijen e policis.
    drogen nuk e ndalon vet demokracija. esht si lubrifikanti qe vajis pajisjes xhenjerike te makines qe motorri te punoj si sahat. pa vaj digjet motorri.
    edhe droga efektin e vajit lubrifikant bej ne shoqerin demokratike.
    po s pat drog njerzit merziten,monotoni,pun e shtepi si ne koh te dull komunizmit dhe si pasoj gjindja shperthe ne revolt kunder sistemit.
    por tash,duke i len te pijn drog,njerzit nuk mendojn se hallet e tyre i shkakto sistemi i ptones private kur njeri ka dhe 1mij punojn per ate.
    he!
    dhe mos harroni.
    vendin e shijaksve e ze shpejt e shpejt nji apo dy tre durrsak,apo shkodran apo kosovar apo tirans vlonjat fjerak…

  7. enter''" says:

    Ja edhe dy tipa te tjere te rraces Ariane, apo autoktoneve hahahaha

  8. shvejk says:

    Midis dy vllezerve Shqiptare qe arrestohen per droge ne Itali dhe dy vllezerve Kosovare qe vriten per ISIS ne Siri, une voten time e jap per dy te paret.

  9. Lipe Gremi says:

    Ndoshta hapet ndonjë vend në parlament edhe për këta.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje