Skandali i FIFA-s është shkaktuar fillimisht nga një “sulm personal” i presidentit të UEFA-s, Michel Platini, i cili “donte të bëhej president” në vend të Joseph Blatter, “por nuk guxonte të dilte hapur”. Këto kanë qenë deklaratat e Blatter në një intervistë për Tass (agjenci lajmesh ruse), në të cilën ka theksuar se pagesa që i ka bërë Platinisë prej 2 milionë frangash zvicerane për punën e tij te FIFA ka qenë e rregullt.
“Në fillim ka qenë vetëm një sulm personal, ka qenë Platini kundër meje”, ka shpjeguar Blatter, që më pas ka folur në lidhje me mënyrën se si janë përcaktuar vendet organizatore për dy botërorët e ardhshme. “Në 2010-ën kemi pasur një diskutim në lidhje me vendin organizator të Kupës së Botës dhe kemi marrë dy vendime. Për Botërorin e 2018-ës ishim dakord për Rusinë sepse aty nuk është zhvilluar asnjëherë; për 2022-in ideja ishte që të ktheheshim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.
“Në këtë mënyrë Botërori do të zhvillohej në dy vendet më të fuqishme të planetit. Dhe gjithçka ka shkuar sipas planeve, deri në momentin kur Sarkozy është takuar me princin që do të mbretëronte në Katar. Pas një dreke me Platini, situata është përmbysur”, ka shpjeguar presidenti i pezulluar i FIFA-s.
“Më pas është bërë votimi: katër vota të Europës që duhej t’i shkonin Amerikës janë dhënë për Katarin, rezultati final ka qenë 14-8. Nëse nuk do të kishte ndodhur ky ndryshim planesh Amerika do të kishte fituar 12-10 dhe Botërori i 2022-it do të zhvillohej në SHBA dhe në këtë moment do të flitej vetëm për Rusi 2018-të, jo për probleme brenda FIFA-s”.
“Ju, – ka shtuar Blatter për Tass, – i njihni problemet që ka vendi juaj me Amerikën. Botërori apo presidenti i FIFA-s janë një top në këmbët e lojës së politike”. Blatter shpreson të drejtojë kongresin ku do të shpallet pasardhësi i tij, mes së cilëve, në listë, është edhe Platini: “Fatkeqësisht është në të njëjtën situatë si unë”. Si Blatter ashtu edhe Platini janë pezulluar për 90 ditë nga komisioni i etikës i FIFA-s për shkak se janë nën hetim për korrupsion./Telesport
aleatet dhe miqte tane
Jo ,jo BALTA-BLATER ,qe me kete epitet kam filluar qe te etiketoj qe ne vitin 2012 ne Nentor ,nuk i lan dot duart si PILATI .
Te zhvillosh Kampionat Futbolli Boteror ne Katar ,qe perpos se eshte nje vend i vogel dhe i vjen radha pas 5 shekujsh per te organizuar nje eveniment te tille ,por ti more qelbesire C’AKORDON te gjithe Kampionatet Kombetare ne vendet e tyre ,te pakten per 32 skuadra kur njehere thua qe do ta organizosh ne KORRIK kur ne hije temometri shenon mbi 50 celsius ,nje here tjeter thua do ta zhvilloje ne Nentor -Dhjetor .
Nuk e kuptoj pse Play-stupid role .
Te pame o Blater ne finalen e Kupes se Botes ne ate finale turpe-madhe qe duhej denuar kategorikisht SS-ja NOJER me Karton te kuq dhe me penallti per nderhyrjen qe i beri Higuainit .
Ju shkaut deri aty sa ne unison me Wagabondin PEREZ “semuret ” DI-MARIAN qe ai te mos luante ne finale .
Ti gjithashtu njihesh njiherit dhe si realizatori i dhenjes se TOPIT te ARTE te Ronaldes ,pa asnje lloj merite ne 2013 ,derisa e ktheve Votimin e perfunduar ne 16 nentor 2013 dhe i falsifikove votat ,ndersa gojet e keqia thone se Ky trofe i marre nga Ronaldo ,kaloi nga shalet e IRINA SHAIKUT te cilat u jargosen nga organi i atrofizuar i Blaterit .
Le te presim deri ne dhjetor 2015 se cfare befasie do t’na dhurosh !
Ti me siper, me vertet je I semure psiqik.