Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta ka vijuar takimet me zyrtarë të lartë në kuadër të vizitës që po zhvillon këto ditë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Meta është takuar me kryetarin e Kongresit Amerikan, John Boehner para largimit nga detyra.
Gjatë takimit, ku është diskutuar për marrëdhëniet mes dy vendeve dhe sfidave që ato kanë, kryetari i Kuvendit ka vlerësuar mbështetjen që Kongresi Amerikan jep për vendin tonë.
Nga ana e tij, Boehner e ka cilësuar Shqipërinë si një aleate të vendosur të SHBA-ve.
Gjithashtu, Meta dhe kryetarja e Komisionit për Politikën e Jashtme, Arta Dade u takuan me Nancy Pelosi, lidere e demokratëve në Kongres Amerikan dhe ish-kryetare e Kongresit.
Meta u prit në një takim edhe nga kryetari i task-forcës kundër terrorizmit në Kongresin Amerikan, z. Robert Pittenger.
Gjatë takimit, Pittenger e vlerësoi Shqipërinë si një aleat të shkëlqyer të SHBA-ve dhe pranoi ftesën e Kryetarin e Kuvendit për organizimin në Tiranë të konferencës së ardhshme.
E vendosur, e vensodur por kur SHBA donte qe Shqiperia te merrte pergjegjesi si aleate, Shqiperia i ktheu krahet, ajo eshte nje njolle e erret ne marredheniet mdis nje aleati te patjetersueshem dhe nje vendi te vogel.Tani qe gjithnje e me shume po merr forme ndarja ne dy kampe te medha, politikes shqiptare nuki lejohet me nje sjellje a asaj natyre, ndryshe kemi per tu gjendur si ne 1914.
ta duam atdheun si Shqiperia Ameriken
Amerikanet nuk duan fjale boshe. Kur ata ju kerkuan bashkepunimin ishit ju Meta qe e kundershtuat. Nuk te vlereson kush si aleat te shjelqyer kur ti nuk merr persiper pergjegjesi.
Boehner?
Ai del ne pencion me date 30 Tetor 2015.
Paul Ryan eshte zevendesuesi i tij. Ate po duhet te kishte takuar.
?
Miza i behet aleat krokodilit
hahahahahahahahahahhahah. late nam
Mbaeni aty ate qelbesire