DEBATET/ Topalli drejton gishtin nga tradhtarët, Berisha: PD nuk është alternativë bindëse

31 Tetor 2015, 11:48Politika TEMA

Në mbledhjen e djeshme të Partisë Demokratike u zhvillua një debat ku Jozefina Topalli akuzoi kryetarët e degëve se shitën zgjedhjet.

Ish-kryetari Sali Berisha tha se Pd nuk ëhstë një alternativë bindëse dhe qytetarët kanë humbur besimin te ta.

Ndërsa deputeti Kastriot Islami foli për matje kontributi të gjithësecilit.

Debati i plotë:

Sali Berisha: Z.Kryetar, dua të ngre një shqetësim se deputetët dhe drejtuesit lokalë nuk janë sa duhet të pranishëm në terren për t’i bindur qytetarët për alternativën demokrate dhe për t’u qëndruar në krah ndaj frikës që po mbjell kjo qeveri. Kjo po ndodh thuajse në të gjithë vendin. Është shumë e rëndësishme që ne të ndërtojmë një alternativë bindëse dhe të besueshme përpara qytetarëve shqiptarë. Pse e them këtë? Sepse PD duhet të jetë e gatshme të vijë në pushtet në çdo kohë…

Jozefina Topalli: Dy vite më parë zhvilluam zgjedhjet në parti dhe vazhdoj të ndaj mendimin që në krye të degëve ka njerëz të cilët nuk e meritojnë vendin. Ka kryetarë degësh të cilët në 2013-ën i kemi akuzuar se kanë shitur zgjedhjet. Duhet të jemi më të vëmendshëm ndaj të shkuarës së drejtuesve lokalë, të rishikohet pozicioni i tyre.

Arben Imami: Jo vetëm në bazë, por produktivë në radhë të parë duhet të jemi në grupin parlamentar. Prej disa javësh nuk mblidhet grupi parlamentar. Mendoj se duhet të koordinojmë aksionet si brenda ashtu edhe jashtë parlamentit.

Jozefina Topalli: Ka 3 javë që grupi parlamentar nuk mblidhet. Partia duhet të funksionojë me rregulla. Pastaj, kam patur rezerva për zgjedhjet e FRPD. Duhet një proces filtrimi për kandidatët për kryetar të Forumit Rinor dhe këtë pjesë s’duhet t’ia lëmë rastësisë.

Lulzim Basha: Deputetët kanë qenë në terren. Ka 3 javë që ka nisur procesi i analizës.

Astrit Veliaj: Mendoj se partia duhet të hyjë në një proces zgjedhjesh të parakohshme, sepse është shkelur statuti thuajse në të gjitha pikat. S’është ndonjë kiamet i madh të bëhen edhe njëherë zgjedhjet. Në mënyrë që edhe shkeljet të mos bëhem më. Ky është mendimi im personal.

Lulzim Basha: Besoj se procesi i analizës ka nxjerrë tashmë në pah se ku kemi çaluar. Dhe gjatë kësaj periudhe si unë ashtu edhe deputetët jemi në komunikime dhe kontakte të vazhdueshme me qytetarët. Unë kërkoj nga të gjithë ju zotërinj deputetë, që të dëgjoni zërin e qytetarëve dhe njiheni nga pranë me shqetësimet e tyre. Jam plotësisht dakord që duhet të rrisim besueshmërinë te qytetarët.

Sali Berisha: Padyshim, se zgjedhjet vërtetë janë pas 2 viteve, por mund të zhvillohen edhe më shpejt…Duhet të jemi të përgatitur për çdo rast.

Astrit Veliaj: Pastaj, të dërguarit nga kryesia si koordinatorë të zgjedhjeve, duhet të rishikohen, dhe të përcaktohet delegimi i tyre sipas njohjes që kanë në zona. Të mos vijnë më nga Tirana, sepse sjellin vetëm intriga dhe mashtrime.

Kastriot Islami: Të nisë një proces matje vlerësimi për gjithsecilin. Një vlerësim kontributesh për secilin.

Mhill Fufi: Shqetësimi im është për degën e PD në Kurbin. Aty zgjedhje nuk pati, tashmë kemi qëndrimin tonë se çfarë ndodhi në 21 qershor, por të paktën të organizohet dega e PD. Se është zonë e djathtë dhe të mos vijnë socialistët të na marrin elektoratin.

13 komente në “DEBATET/ Topalli drejton gishtin nga tradhtarët, Berisha: PD nuk është alternativë bindëse”

  1. petro says:

    Sa keq! Keshtu eshte kur evitohet nje analize e hapur, e sinqerte, nga poshte lart dhe kur nuk vihen pikat mbi “i” tek secili.Nje pjese e mire e ish ministrave, deputeteve apo dhe e te zgjedhurve vendore duhet te largohen, nuk ngjallin asnje shprese ne baze me sjelljet e tyre arrogante, me korrupsionin qe kane demostruar dhe qe kane lejuar tek te tjeret, me shkarjen krejt majtas duke harruar tashme qellimisht te djathten tradicionale, ish te burgosurit politike, ish te persekutuarit dhe ish pronaret, jo me sllogane po me veprime konkrete.Tashme edhe tek pretenduesit per kryetar te Forumit rinor ka penetruar LSI.S ka asnje kontroll kush hyn e kush del, Parti pa porta, madje me porta te shqyera.Kjo e ka shdruar PD parti qullace, te pabesueshme, pa ideal.Ideali i vetem eshte te zere nje vend pune per te vjedhur e per pasurim te shpejt..Keshtu po shtohen me shpejtesi njerezit qe mendojne se shumkush mendon se jane te dyja njelloj.Me duket se po vjen ora e pikes minimale.Tani u kujtua Topalli te beje ato deklarata.Po a nuk ishte nen kryetare e PD? C ka mbjellur edhe ajo vet, do te korre.

  2. Sokoli says:

    Ju flisni tamam si e ema e zeos ne maje te thanes. Si shpresoni ju qe t’u besoi populli. JU po beni 25 vjet qe jeni te njejtit njerez si ne parti e ne pushtet. Cilet jeni ju:
    1 .Sali Berisha: Ardhur ne krye te Pd nga komunizmi. Ish 25 vjet komunist, sekretar i byrose se partise se universitetitMjeksor. Njeriu i bllokut e njeriu me i afrt i femijeve te Enver Hoxhes. Flitet se eshte spiun i UDB. Sali Berisha mori pushtetin e populli pati nje besim se do drejtonte si Europian ,por: Shaterroi gjithe ekonomine , mohoj luften nacionale, Ngriti ne pejdistal Ahmet Zohun e te tjre tradhetar. e plot e plot kusure te tjera . Mashtruesi me i madh sa nuk la edhe pyje pa shkaterruar…. Gojeshthururi e shpifesi me i madhe deri ne shpivjen e radhes per autonomine e Presheves.
    LULZIM Basha . Hajduti i 230 milion eurove,vrases i 4 qytetareve.
    Arben Imami njeriu me i pa fytyre qe ka pd. Bemat ia njeh i gjithe populli.
    Genc Ruli apo hajduti i shume koncesioneve ,kritikuar per drurin e arres nga vet Saliu.
    Jozefina Topolli kaq e kaq vjet drejtuese e pd,deputete e 8 vjet kryetare parlamenti.Njeriu me e zeze se e zeza . Injorantja me e madhe qe nuk di te flasi as shqip .. Pervetsoi prona, pervetsonte 1000000 lek dite duke banuar ne Tirane e thoshte banoi ne Shkoder. Kryeministri dhe presidenti ishin Sylesher e nuk e shikonin. Degradusja me e madhe e parlamentarizmit……..
    Paloka, Halimi, Strazimiri , ishin drejtues ne qeverin berisha e sot deputet ,njerezit me te trash qe ka pd. Me qesharaku Arben Ristani pianeci ,deri dje drehtues sot ne pozita me te larta ne PD, deputet ,pianeci qe ze vendin e pare nder depytete…….
    Pra si do t’u besoj populli ju? Jeni po ju qe ishit ne qeveri dje,jeni po ju deputet e drejtues te Pd sot, jeni po ju qe kerkoni te vini perseri ne pushtet. Te vij perseri Ridvan Bode minister financash, te vij prap guvernator Fyllani… Per c’fare alternative t’u besoj populliju? Po eshte e vertet qe ne krye u duan vetem hajdutet,tritolistat,kriminelet , drogaxhinjte.. vetem keta jam i bindur se u duan. A nuk ishit ju qe per 8 vjet u thoshit fshatareve per akcizen e naftes? A nuk ishit ju qe u thoshit fshatareve se do t’u gjejme treg shitje per prodhimet tuja e patat e kuksit e qepet e korces flkeshin? A nuk folet ju per rruge e asfalte ,po edhe ne rruget e tiranes u hapen gropat sa binin makinat brenda? A nuk jeni ju qe e betonizuat Tiranen shemtuat sheshin me te bukur qe kishte Shqiperia .sheshin ” Skenderbej” e i dhat formen e linesve te grave e skenderbeun e kthyet ne bari ne maj te kalit . E kerkoni ju pushtet? E kerkon spiuni i UDB , qe populli t’i besoj . Per ke t’u besoj ,per cimbilin e lopes qe tregonit ne mbledhjen e qeverise… E shani Ju Enver Hoxhen ! U pika qe su bie! JU s’jeni as se thoi i gishtit te kembes se Enverit me shoke. Ke te besojne Genc Pollon e Partise PDr-se? Apo Arben imamin gjeneralin e Jugut. Aaaaa ,po kini edhe te famshmin lavazhaxhiun e Amerikes Eduart Selamin. Kini dy Eduarte ne nje dere njeri pirdh e njeri mer Ere,po lini pak ere edhe per kastriot Islamin…

  3. NjeQytetarOptimist says:

    Pika qe s’ju bie.. Njeri me I marum se tjetri japin leksjone..

  4. Spartaku says:

    Pd-ke eshte nje stan,qe nuk e mere vesh i pari te i dyti.Te gjithe flasin nga b…a.Asnje nuk e mban fajin,por ja shesin njeri tjeterit,sidomos bazes.Jo more jo!eshte faji i Sali Berishes qe drejtoi keq kete parti.Ta dini mire dhe forte mire,se pd-ke nuk fiton nga urrejtja qe ka populli per udheheqesit e saj,Sali Berisha e Lulezim Basha.Jozefina Topalli me kompani,te cilet flasin si e jema e zeqos ne maj te thanes.Eshte urgjente qe pd-ke te riformatohet sa me pare,per ndryshe ne minorance ka per te ngelur me dekada.

  5. hari boo says:

    Ja paskan dhene lejen Kacit per dy rreshta.

  6. . says:

    Po pse “sot” e mesove

    o kriminel-verior qe

    PD-ja eshte nje Cete-verioresh injorante ?

    ha,ha,ha,ha ……………

  7. Sinqerisht ju them…mbledhja dhe analiza e partise,asnje ndryshim nga tipet e analizave te mbledhjeve te lagjeve te forumeve qe quheshin ne ate kohe..ne komunizem..atehere kur çdo gje kishte kapitulluar….keto lloj faresash beheshin atehere….dhe keto nuk quhen me parti,tashme quhen shoqata e pd….per te ardhur keq ku e katandisen kete parti

  8. petrit zela says:

    Me te qete ju zoterinj komentues,mos I tejkaloni kufijt e arsyes,me
    nervozitet se kurre nuk e bind kundershtarin,ne qoftese ai ose ata nuk
    ndodhen brenda kornizes se arsyes..Mos dilni jasht teme,duke ju kundervene figurave te politikave te se shkuaress,se per mir-a per keq,
    ata do te mbeten vlera te historiss…Prandaj mendimi im personal; Sa here ju do te mundeni te perplaseni me kundershtaret politik,qe kan
    demtuar imazhin e kombit shqiptar,narenen ndekombetare ku dhe sot,keta politikane te “fosilizuar” akoma tentoin te riperterihen dhe nje here si ne kohen e ZeZe te krimit te se keqes universale, por shum here me te fuqishem se I 97-tes,per te shperbere,jo vetem shqipnin;por tere popujt e shqiptarizmit..Goditia e juaja shkatarruese ne drejtim te gardes se vjeter qe akoma dhe sot vazhdoin te jene ne mvartesi te agjenturave te huaja,si te UDB-es Serbe,te Asfalis Greke apo te KGB-es
    Ruse, duhet me cdo kusht,ti shkulen njehere e pergjithmone rrenjet e se
    keqes qe lulzoi si as dhe nje here ne historin e mbijeteses se popujve
    te shqiptarizmit…Prandaj gardes se vieter te
    PD-es,duhet me cdo kusht ti kundervihemi,me super arsenalin e arsyes,duke ja rreshtuar krimet, qe kan bere gjate ketyre 23-vieteve
    jo vetem kunder shqiperise,por ter popujve te shqiptarizmit..Pleqt e sigurimit te ish sistemit komunist,me ne krye aktualisht,Z Berisha dhe
    Znj Topalli,qe mundohen te udheheqin grupin e pleqeve te PD-es,kerkojn ti tregojn Rinis aktuale po te PD-es grushtin e ndotur me gjakun e pafajshem te qytetareve tane….

  9. Noli says:

    Kush do te beje analize dhe strategji per fitore te PD.Nje tufe individesh qe kane shperdoruar pushtetin deri ne krim. E pa mundur qe Sala, Luli,Jozefina, Ritvani, 2 Gence, e tjere karagjoze si Halimi, Paloka,Strazimiri,Spaho,Ristani apo “strategu” Kac Islami. Harrojeni pushtetin me kete grup politikanesh n ekrye te PD.

  10. sulo Permeti says:

    po Gogjani pse nuk foli,apo do kaloje perseri tek PS!!!

  11. bato says:

    Zhelefina kerkon justifikim se gjoja vet pedeistet kane shitur voten, ndersa bytheperdredhuri Kaci i zi, mendon se ka kontribute ne PD!? Pika qe nuk u bie te dy keture fytyrezezeve! Lulushja do e shkaterroje partine sepse ne te gjithe detyrat qe mori nga i ati Sali Ram Vicidoli, ka deshtuar. Ai eshte i afte vetem per dy pune: Te punoje si dylber ne Holande, ose te behet spiun i hapur e me rroge i serbeve, se i kamufluar ishte 6 vjet rradhe!

  12. Dervish Malluta says:

    ‘Schwarze Witwe’ quhet marimanga qe posedon helmin ma te rrezikshem, kjo ne shqipen kosovarce quhet Zhozephina Tapalli!

  13. Tunxh, bir says:

    Hahaha keta jane komplet Teater! Po pse me, kastriotin e ZI, do i mbushin mendjen popullit keta? po pse ta zeme, se as nuk eshte shanci me i vogel, te vije pd ne pushtet, me kacin e ZI do krenohet? u pupupupupu

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje