Prishtinë- Shkup, zbulohen gjurmë të vendbanimit të periudhës romake

31 Tetor 2015, 15:20Kulturë TEMA

Ndërtimi i autostradës Prishtinë- Shkup, ka nxjerrë në pah gjurmët e një vendbanimi të periudhës romake dhe një kishe mesjetare, në fshatin Rahovicë të Ferizajt. Këto zbulime janë rezultat i punës së grupit të arkeologëve të cilët janë angazhuar për mbikqyrjen e punimeve të autostradës.

Arkeologu Premtim Alaj tregoi për Top Channel se janë në fazën përfundimtare të gërmimeve dhe se në të dy lokalitetet ka gjetje interesate për periudhat të cilave u përkatsin.

“Ky objekt këtu që po shihet, mendojmë se i takon periudhës romake, kjo bazuar në gjetjet që i kemi hasur gjatë gërmimit. Kemi gjetur fragmente enësh të qeramikës, po ashtu që është me rëndësi, kemi gjetur 3 monedha të cilat janë në proces të shërimit, por mendojmë që mund t’i takojnë periudhës së vonë romake. Bazuar në gjetjet për rreth, kemi të bëjmë shumë me zgjyrë, mendojmë që mund të ketë qenë objekt që u ka shërbyer atyre që janë marrë me mineralogji”, thotë Premtim Alaj, arkeolog.

Rreth 500 metra larg këtij lokaliteti romak, është kisha mesjetare, brenda së cilës sapo është gjetur edhe një varr që tani është në proces gërmimi.

“Bazuar në materialin përcjellës që e kemi gjetur, do të thotë qeramikën, po ashtu edhe formës së saj, mendojmë që kjo i përket periudhës mesjetare. Sic e shihni ka orientim lindje perëndim me dimensione 15.5m me 6m, është ndërtuar me gurë të përbërë edhe nga llaqi gëlqeror, Është kishë një nefshe, në përbërje të saj ka edhe apsidën, po ashtu kemi gjetur edhe gurin e altarit që ka shërbyer në atë kohë. Kemi hasur edhe në një varr sot, i cili po gërmohet.”, vijon Alaj.

Kisha është ndërtuar direkt mbi një shkëmb natyror, pjesë të së cilit janë përdorur edhe për ndërtimin e saj. Pas përfundimit të gërmimeve që janë në fazën përfundimtare, grupi i arkeologëve do të dorëzojë raportin në Institutin Arkeologjik të Kosovës. Nëse për shkak të këtyre gjetjeve arkeologjike, duhet devijuar autostrada, një gjë e tillë pritet të vendoset nga ana e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Shafi Gashi, i cili kryeson grupin e arkeologëve që bën mbikqyrjen e punimeve të autostradës, tashmë ka dorëzuar rekomandimin për ngritjen e një grupi në nivel ministror, për të vendosur lidhur me veprimet e mëtutejshme. Në këto gërmime janë angazhuar edhe studentë të arkeologjisë

“Kjo është vecanërisht një ndihmesë shumë e madhe sepse përvec anës teorike, ne duhet ta praktikojmë atë, ta prekim atë që kanë bërë paraardhësit tanë në këtë rast dhe është një përvojë shumë e mirë. Vetëm idea se ne do të gjejmë dicka të re, ose që na sjellë risi është një ndjenjë e pa përshkrueshme.”, tha Berat Ademi, student i nivelit master për Arkeologji .

Gjatë punimeve të autostradës, janë gjetur edhe dy lokalitete të tjera parahistorike, në fshatrat Dobratin dhe Konjuh.

5 komente në “Prishtinë- Shkup, zbulohen gjurmë të vendbanimit të periudhës romake”

  1. Opinonisti says:

    Nuk eshte kishe. Eshte xhami e ndertuar nga mbreti Hasan i Albanise.
    Pysni Begjet Pacollin se ai i ka gjetur rrenjet e tija osmane.

    1. tfgs1 says:

      hahaha,shiko se si thote korraku arkeolog Adem: ”……..ne do te prekim ate qe na lane te paret tane romake….!!!!!! pra ,nga njera ane Byxhyti thote jena nga Azerbaijan ndersa ki paloarkeolog thote : jena pasardhes romak………..!!!!!

  2. Bra,ho,ho says:

    Po nje fotografi edhe koti nuk kishit ?

  3. vang says:

    ORE Tfg ,merr ndonjecike vesh ti nga historia apo jo???.Edhe sikur te vertetohet se kane ardhur fise te ndryshme nga azerbaxhani etj,nuk kane ardhur ne nje toke djerre por jane shkrire me vendasit.Ata kane ardhur me shume se 1000 vjet(nje mije),para se te vijne sllavet ne ballkan. A E MORE VESH?????.

  4. shqiptar says:

    trgs harroi korraku i bythes qe gjyshi i tij erdhi nga anadolli ne 1922 nga lufta turko greke ne fakt ishin kurd te persekutuar po erdhen ne greqi duke u hequr si grek

    sot ky evgjit muti qe ska as 100 vjet ne europe i bie gjoksit per grek te lashte hic mendja qe erdhen 1.5 milione korrofillak grek nga azia ne 1922 sot perbejne gjysmen e greqise dmth gjysma aziatik

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje