Aksidenti i djeshëm i linjës ajrore ruse ku humbën jetën 224 pasagjerë ka trembur gjigandët e Lufthansas dhe Air France.
Siç raportojnë mediat e huaja këto dy linja kanë anulluar fluturimet që parashikonin të kalonin mbi malin Sinai.
Frika e tyre vjen nga fakti se ISIS mori përsipër sulmin mbi avionin rus, megjithëse autoritetet e përgënjeshtruan pas kontrollit të avionit.
Por ato nuk mund të rrezikojnë dhe për momentin është pezulluar çdo fluturim mbi malin Sinai.