“Primi i Ramës”, “Senati i Bashës”, Meta, Berisha…

1 Nëntor 2015, 20:03Politika TEMA

Nga Eduard Zaloshnja

Edhe pse Edi Rama e mohoi publikisht tri ditë më parë synimin për ta ndryshuar sistemin zgjedhor nga ai rajonal proporcional (që është në fuqi aktualisht), në një sistem me prim, një nga zëdhënësit e tij, ministri Bledi Çuçi, ka deklaruar të kundërtën për gazetën “Shqip”.

“Vendi ynë, si model, mund t’i referohet modelit grek apo atij spanjoll. Por duke bërë një përllogaritje të thjeshtë me numrin minimal të deputetëve që fiton automatikisht partia që fiton më shumë vota në zgjedhje, Çuçi sqaroi se mund të jetë jo më shumë se 20 deputetë, ndërsa pjesa tjetër ndahen sipas votave që ka fituar secila parti. Ndërsa sistemi spanjoll, është rajonal, çka nënkupton një rritje të pragut për sistemin elektoral për zona të ndryshme. Kjo mund të sillte eliminim të partive të vogla”, raportonte dje gazeta Shqip.

Në një sistem me prim, partia që fiton edhe një votë më shumë se e dyta ka gjasa të mëdha të krijojë qeverinë, pa patur nevojë të bëjë koalicion me të tretën. Në rastin e Shqipërisë, gara për pushtet do të ishte mes PS-së dhe PD-së, ndërsa parti si LSI-ja PDIU-ja etj, do të dilnin jashtë loje, ose do të merrnin një rol periferik.

Kur u pyet në emisionin “Opinion” rreth sistemit zgjedhor me prim, Basha bëri me Fevziun një cic-mic të tipit “Rama ka pranuar më parë primin vetëm për koalicionet (jo për partitë) dhe anasjelltas”, duke iu shmangur pyetjes së drejtpërdrejtë. Sidoqoftë, ai për herë të parë, dha një skicë-ide të sistemit elektoral që synon ai.

Zgjedhjet duhen bërë për dy dhoma të parlamentit – dhomën e deputetëve me 100 anëtarë dhe senatin me 12, la të kuptohet Basha. Ndërkohë që ai nuk u shpreh për mënyrën e zgjedhjes së deputetëve – me prim apo pa prim – për senatin, ishte shumë i qartë. Sipas tij, çdo qark duhet të ketë senatorin e vet, të zgjedhur drejtpërdrejtë nga banorët e secilit qark, me votë mazhoritare. Dhe senati që propozoi Basha, duhet të luajë rolin e vulosësit të çdo ligji që do të kalojë në dhomën e deputetëve.

Këto dy sinjale publike të partive të mëdha, lënë të kuptohet se, tej syrit të publikut, po diskutohet në distancë mes tyre për një sistem të ri zgjedhor. Dhe ky sistem zgjedhor, nëse materializohet, duket se do të jetë një shartim mes atij grek dhe italian.

Kështu, 80 deputetë do të zgjidhen në mënyrë proporcionale sipas listave emërore që do të paraqesin subjektet elektorale, 20 deputetë do t’i ketë automatikisht subjekti që del i pari në proporcional, ndërsa 12 senatorët do të zgjidhen në gara individuale mazhoritare në secilin qark. Dhe për të krijuar qeverinë, do të duhen të paktën 57 vota nga 112 parlamentarët (1 më shumë se gjysma).

Por a do ta pranojë Meta këtë sistem që duket se po gatuajnë Rama e Basha në distancë? Kuptohet që jo. Kjo, sepse në betejën mazhoritare për senatin, kandidatët e LSI-së nuk kanë gjasa të dalin të parët në garat me ata të PS-së dhe PD-së (përjashtim mund të bëjë qarku i Beratit, ku kandidati i LSI-së mund ta lërë prapa atë të Ps-së dhe të PD-së). Ndërsa në garën proporcionale për deputetë, LSI-ja, si një subjekt më vete, mund të marrë rreth 10% të 80 deputetëve. Një numër i vogël ky për të kushtëzuar krijimin e qeverisë së ardhshme, po të kihet parasysh se subjekti i parë do të marrë 20 mandate plus si prim…

Dhe si mund ta ndalojë Meta një skenar të tillë? Duke luajtur kartën ekstreme – rrëzimin me vota në Kuvend të kryeministrit Rama, në bashkëpunim me opozitën. Pikërisht një sinjal të tillë mund të ketë marrë Berisha, kur deklaroi para disa ditësh se, parimisht, dakord është me sistemin me prim, por jo kur përdoret si mjet për të dëmtuar një parti të veçantë (nënkupto LSI-në).

Thënë të gjitha këto, pyetja është nëse do të kemi vërtet një ndryshim të sistemit zgjedhor? Përgjigjen e kësaj pyetje duket se do ta japë zgjidhja e ekuacionit politik Rama-Basha-Meta-Berisha…

10 komente në ““Primi i Ramës”, “Senati i Bashës”, Meta, Berisha…”

  1. Albann says:

    Qenka ekuacion me 4 te panjohura…zor se ezgjidhin dot mendjet e Shqiptareve…pervec me dhune qe eshte rasti kur tre te panjohura shumezohen me zero e mbetet 1…

    1. adri says:

      Te vendoset SISTEMI MAZHORITAR i zgjedhjeve si sistemi me demokratik ne bote, ne menyre qe populli te beje zgjedhjen dhe seleksionimin e deputeve ne parlament dhe jo krytaret e partive. Sistemi mazhoriatr ben qe te pastrohet dhe te pasurohet parlamenti me deputete qe kane kredibilitet dhe jo me horra e kriminele me recorde kriminale sic dolen ne zgjedhjet e fundit me ligjin zgjedhor te vitit 2008 te propozuar nga edi rama.

    2. edmond says:

      duam sistem te paster maxhoritar, me 100 deputete qe dalin nga nje gare e hapur.

  2. €€€ says:

    Seri kur do votoi ky popull per kriminele hajdute njeres qe shikojne vetem interesin personale per 25 vjete shkaterruan per te mos pase asnje prespektive te rritjes ekonomike te Shqiptareve duke i braktisur tere kohen ne emigrazione edhe sot e kesaj dite – politikane mafioze me ne krye Sali Berishen Fatosin Lul Bashen Ilir Meten e tere kapobanden e ministrave te djathte te majte deri te kryetaret e komunave te fshatit qe jane bere milionier . Zgjohu o popull KAR se do ngeleni vendi me vari karet ne Evrope tere jeten.

  3. jkoreshi says:

    asnje ndryshim ne kodin zgjedhor nuk e permireson gjendjen.
    do na zgjidhni edhe 12 gomere te tjere per senat.
    edhe nje pengese me teper per aprovimin e ligjeve te forta antikorupsion.
    edhe ato shtete qe kane senat duan ta eleminojne si nje hallke parazitare.
    sa me pak krimba te verdhe me koke te zeze ka thene FAN NOLI.

  4. Cfare rendesie ka ndryshimi I kodit zgjedhor,kur cdo pushtetar nuk lufton per popullin e zhvillimin e vendit?
    Leriini keto reforma apo eksperimente,se jemi ngopur e sterngopur.
    Populli kerkon Pune,ulje cmimesh,qetesi,harmoni.
    Me indinjate ai po sheh se si Jane pasuruar e pasurohen nje grup njezish ne kurriz te tij ,duke perfshire ketu edhe qeveritare.Kur do te vendoset drejtesia?
    Ky eshte problemi kyc.
    Cdo gje do te shkoje mbare pastaj.
    Kur te realizohet kjo,athere mund te flisni per ndryshime te kodit zgjedhor,apo per gjera te tjera te rendesishmr
    ne interes te vendit.

  5. Ola stop! says:

    Pse jo nje levizje qytetaret proreferendumit per nje proportionale te master,pa manipulime?

  6. Arber says:

    Teorira te kota. Shqiperia eshte nje pellembe vend me 1 milion e gjysem votues dhe votat duhet te merren ne rang vendi dhe jo zonal. Kandidatet per deputete nuk duhet t’i propozojne Kryetaret e Partive, por te behet nje seleksionim ne baze organizatash dhe komitetesh te partive ne baze e ne qender. Senati eshte nje institucion qe nuk i duhet fshatit me emrin Shqiperi. Te forcohet roli i Presidentit me Kushtetute dhe te zgjidhet nga populli, ate dite qe do te zhvillohen zgjrdhjet per deputete. Mos humbisni kohe dhe para se borxhin e jashtem do ta shlyeni si ceco!

  7. komentues says:

    Asnje nga keto kode nuk eshte I pershtatshem as aktuali ku deputetet emerohen nga kryetari e nuk zgjidhen nga populli. Per Shqiperine nje vend me 2.5 milione banore dhe as 29000 km2 duhet nje kod elektoral I thjeshte. E me mire eshte qe per cdo zone elektorale te kete nga cdo parti nje kandidat sic ka qene me pare ku populli zgjedh njeriun e jo partine.

  8. Vlleh Suma says:

    Kujt po i ruihet per LSI para interesave te vendit per nje qeverisje me te mire.Meta e ka vulen e hajdutit dhe nuk e heq dot me, por shqipot duke qene se vjedhjen se kane dhe aq per turp u pelqen te kene nje shef hajdut.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje