Qeveria: Mihal Delijorgjit nuk ia kemi dhënë ne lejen e ndërtimit, po Basha

1 Nëntor 2015, 16:17Politika TEMA

Qeveria ka reaguar sot për lajmin se kryeministri Rama ka firmosur një leje ndërtimi për Mihal Delijorgjin.

Sipas qeverisë, leja është dhënë nga Basha kur ishte kryebashkiak.

Në medien e shkruar dhe në disa portale online, është publikuar një artikull në të cilin pretendohet se më datë 9 shtator, Këshilli Kombëtar i Territorit (KKT) ka miratuar lejen e ndërtimit për ‘Godinë banimi dhe shërbimesh 9 kate mbi tokë 2 kate parkim nën tokë’, me vendndodhje në Rrugën e Kavajës, me subjekt kërkues “Parc Construction” sh.p.k..

Për dhënien e lejes së ndërtimit nga KKT:

Përkundër pretendimit të disa portaleve se KKT-ja ka dhënë disa leje ndërtimi, mes të cilave edhe për “Parc Construction” sh.p.k., vlen të saktësohet se lejet në fjalë janë vetëm konfirmime të një numri kërkesash për leje zhvillimi, të bëra nga Bashkia e Tiranës nën drejtimin e Lulzim Bashës. Këshilli Kombëtar i Territorit ka shqyrtuar këto kërkesa të Bashkisë së Tiranës dhe ka konfirmuar, sipas ligjit nr. 107/2014, si edhe vendimit nr. 877 datë 03.10.2013 të Këshillit të Ministrave, ato leje ndërtimi që përputhen me instrumentet e planifikimit vendor.

 Miratimi i listës së parashtruar nga Bashkia e Tiranës është bërë duke marrë parasysh vetëm këtë përputhshmëri, pasi çdo kompetencë tjetër mbi këtë proçes është e pushtetit vendor. Ndërsa firma e Kryeministrit në këtë proces miratimi, është thjesht dhe vetëm shprehje e vendimmarrjes formale e KKT-së mbi kërkesat e Bashkisë së Tiranës”, thuhet në reagimin e qeverisë.

21 komente në “Qeveria: Mihal Delijorgjit nuk ia kemi dhënë ne lejen e ndërtimit, po Basha”

  1. Kenetari mavi: says:

    Kush çane trapin per nje firme te Krieministrit Mavri…
    Copy & Paste…!

    1. Erind says:

      Kujt po ja fut keto mashtrime. Bashkia ka derguar 40 leje por Rama ka miratuar vetem Zamirin, burrin e Alketa Vejsiut, Dulakun dhe Delijorgjin. Lejet e tjera nuk kane marre ansje miratim nga QEVERIA. Boll me keto rrena. Behuni me bole dhe dilini per zot veprimeve qe beni. Mos na merrni per bole qe per Sandrin na thoni fajin e ka Saliu ndersa per Delijorgjin fajin e ka Basha.

      1. Arianiti says:

        Pse e ka lënë tregtinë e miellit dhe është bërë ndërtues burri i Alketës.
        Delijorgjit nuk kam çthem I takonte, kanë shoqëri të vjetër që nga koha e bashkisë. E vërtetë që vrau në bashkëpunim 26 veta mes tyre shumë fëmijë në Gërdec por bëri burg ( ca muaj) dhe ka qënë shembullor aty brenda, I burgosur model.
        Zamiri është shok i Sandrit e nuk e prish dot me të se si del dot Sandrit përpara, po u bë me nerva ai vjen e i prish me eskavator lëndinë me ullinj para shtëpisë.
        Dulaku për fat të mirë të tij ka televizion dhe I duhet patjetër krieministri për zgjedhjet e ardhëshme kështu që e mbyll me gjithë qejf një sy për të.

  2. xhevahir says:

    ore ky Rama na quan budallenj neve!

    1. Anonim says:

      Maskara,
      Te drejten pet firmen e ka vetem rama sot.
      Ai eshte kryetar i kkt.
      Bashkite skane asnje kopetence me.
      Turp ti japesh keje ketij, atij te klanit.
      Turp rama.
      Por turp edhe qr cdo keje tani po kalon permed teje. Shume i zhgenyer.

    2. Babai i vertete i Dardanit says:

      Po

      1. Lili says:

        Pyetja e vertet eshte sa ka dhane rames deligjorgji!

  3. toni says:

    po cfar boni PD apo PS apo LSI te gjth mut jeni shifni si keni bo shpiat tuja ashtu do boni dhe venin burdello

  4. Bra,ho,ho says:

    Ne i besojme qeverise.
    Basha ka dhen lejen,vetem leket e Deligjorgjit i ka mare qeveria.

    Lereni qeverin rehat se kemi gjithato plaka pensioniste qe duhet ti presim dritat,jane bere keto plakat e sotme nuk duan as shtet-furmues.

  5. lavdosh says:

    Rama/Meta po vazhdojne rrokullisjen me shpejte se e mendoja
    Cdo dite po dalin me justifikime te tilla si Berisha e kishte ne plan/projekt, dhejen e dha Basha/Berisha etj etj
    Kane arritur piken qe nuk dine si te justifikojne veprimet e tyre.
    Nuk ka ngelur vecse Gerdeci dhe 21 Janari
    Me kete vrull kam frike se keta do jene me te eger se Berisha/Basha

  6. lartegjatesia e tij edvin vet rama says:

    E keqja eshte qe mafiozi rama dhe bedeli veliaj i quajne njerezit budallenj

  7. Sokol says:

    Shqiperia nuk paska pasur e as besoj se do kete ne te aedhmen nje kryeminister kaq te ndyre,kaq te pafytyre,kaq maskara dhe kaq sharlatan sa c’eshte Edi Rama.

  8. po pastaj? says:

    Qeveria me e dhjere,menduam se s’do bente,ta justifikohet me Bashen.
    Turp !

  9. kaqi i zi , 100 % antikamunist says:

    O Edo mos i pirdh fare keta qelbesirat e shqupit.Keta te vrasin naten dhe te qajne diten.Vetem mashtrimi dhe genjeshtra eshte politika e tyre.Humbja e dyte ne zgjedhjet e 21 qershorit i terboi komplet keta qen te terbuar.

  10. Lymi says:

    Dmth, lejen e ka dhene Basha. Rama ka hedhur nje firme per pordhe.
    E c’ta zgjasim o shokeni, keta na quajne budallenj neve.

  11. Amar says:

    Na mushet menjen!!!!

    Kujtoni se jemi budallenj.

  12. ARGITA says:

    AJDE POPULL AJDE LEJEN E JEP NJERI FIRMEN E VE TJETRI PRANDAJ I NDALUAN LEJET KETA DHE NE BURG VETE AI QE REGULLON PIKAT E CATISE SE TIJE BRAVOOOOOO NA I FUTET

  13. andre says:

    Nje firme – kortezi nga Edi Rama ne interes te firmes Delijorgji, por qe pa kete firme nuk mund te mirte jete vendimarrja e Lul Bashes.
    Cfare tallje e priteshme nga aktori i spikatur Edi Rama, dale – dale: do te kete edhe te tjera qe nuk i imagjinonim kurre me pare te bente dhe qe pritet t’i beje ky ish-opozitar, duke lepir peshtymat e veta hedhur ndaj ish pushtetareve me ne krye Berishen-monstren shqipfolese.

  14. vito says:

    Me vjen keq dhe te them pa modesti Edi Rama se sapo humbe 10 vota te familjes time ne zgjedhjet e ardheshme>Vazhdo keshtu……..

  15. B says:

    Ne 2002 Lubonja i ka thenie Rames qe i quan punonjesit e bashkise gjela e pula, merreni ne mend si i
    mendon e i trajton njerzit sot.

  16. Lili says:

    Halla kur gje s’kemi pa,vete na e tha!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje