INTERVISTA/ Andi Bushati: Aleksandër Frangaj, ushtari bandit i Berishës, ai që i vinte gjoba jo vetëm bizneseve, por edhe ministrave

31 Tetor 2015, 23:37Politika TEMA

Ju po reagoni për një ndërtim në kompleksin Laguna Blu. Sipas ndërtuesit Aleksandër Frangaj ndërtimi është në tokë private dhe me leje të rregullt. Përse nuk i ndiqni ligjërisht pretendimet tuaja?

Kjo është një pyetje e bërë si nga një gjysëm Sandër. Pse? Sepse problemi këtu nuk është thjeshtë ligjor. Unë e di që ushtari bandit i Berishës, ai që i vinte gjoba jo vetëm bizneseve, por edhe ministrave, duke shpikur reklamë shtetërore me miliona euro, mund  të kopsiste ligjërisht cdo letër. Me letra në këtë vend edhe Meta me Dritan Priftin janë të pafajshëm, edhe në Gërderc nuk ka vrarë njeri, sepse u konsiderua një aksident teknologjik, edhe në 21 janar nuk ka vrarë njeri, se nuk ka më filmime nga serverat  prandaj edhe gjykatat që ka korruptuar Sandri mund të nënshkruajnë cdo vendim. E megjithatë, një pjesë të asaj toke edhe Aluizni i kohës së Berishës (mendoni po flas për një kërkesë në kohë të Berishës) nuk pranoi ta legalizojë aq shumë shkelje kishte. Prandaj po them se kjo nuk është pyetja e saktë dhe Frangaj nuk mund ta përdorë OPINION-in për të servirur gjysëm të vërteta.

Këtu një vrejtje e kam edhe për ju. Nuk ka mendia në botë, që i jep fjalën të akuzuarit (në këtë rast Sandrit), pa përmendur më parë akuzën. Kjo nuk është gazetari. Ashtu sikurse nuk është gazetari që kur një koleg quhet gjobëvënës, të mos këtë kundërpyetje, se ku i ka faktet akuzuesi. Ky është shërbim i turpshëm ndaj një padroni që mediat i trajton si malok dhe vartësit si plebej.

Kjo pjesë është blerë nga Frangaj 10 vjet më parë. Përse kjo pjesë nuk u ble nga komuniteti. Sipas ligjit pjesa që nuk blihet nga banorët jepet për kompensim. Po ta blinin pronarët ata do ishin bashkëpronarë?

Blend, të thashë edhe njëherë që nuk i hyj detajeve. Një pjesë e komunitetit po i mbedh ato. Ata do të ndjekin rrugën ligjore. Por unë jam kundër ankimimit në gjykatë. Vetë s’do të bëhem pjesë e këtij procesi. E di që banditët në sallat e gjyqësorit fitojnë gjithnjë. Unë e di që Frangaj do ta ndërtojë pallatin e tij. E di që ai ka shtetin, gjykatat, kryeministrin aktual që trajton njësoj si në kohën kur e nxori cullak në ekranin e tij, pra e di që në këtë regjim hajdutësh, ai do të fitojë njësoj si në kohën e Berishës. Prandaj nuk të përgjigjem për këtë. Është një teatër i panevojshëm. Por, dua që të përgjigjem për atë që Frangaj thotë në intervistën e tij.

Ai thotë se ne jemi xhelozë ndaj tij. I pyeta Blend shumë nga banorët të cilëvë Sandri u drejtohej me fjalët “të dashur xhelozë”. E di c’më thanë? Si mund të jemi ne xhelozë për një njeriu të diplomuar si zyrtar vatre kulture në komunizëm? Si mund të jemi ne xhelozë për një njeri që për të dalë nga burgu i Berishës, shiti shokun e tij të bashkakuzuar? Si mund të jemi ne xhelozë për një njeri që i rrëmbeu 40% të pronës së falur Nikollë Lesit, aq sa ky i fundit e krahasoi me hajdutin brazilian Zhoze, që i vodhi paratë në Rio Dezhanero? Si mund të jemi ne xhelozë për një njeri që vjedh troje natën, duke spostuar sëbashku me Palin, portën e fushës së futbollit, ku më pas ndërtoi pallat? Si mund të jemi ne xhelozë për një njeri që që bëhet pronar i TV Klan, sikur investitorët kryesorw mos kishin ekzistuar kurrë (pas ardhjes së Berishës në pushtet)? Si mund të jemi ne xhelozë për një njeri që në 21 janar prodhoi atë videon, sikur protestuesit ishin vrarë nga turma. Jo Blendi jo. Shumica e njerëzve normalë e përcmojnë këtë njeri. U ngjall krupën. Dhe në ditët e tyre më të këqia urojnë jo vetëm që mos e kenë pranë, por që fëmijët që po rrisin ta kenë si kundërshembull.

Ju jeni kundër ndërtimit apo kundër prishjes së fushave? Frangaj është shprehur që do ndërtojë dy fusha të reja.

Në tokën e Edi Ramës është ky që do bëjë si të dojë? A ka kuptim kjo? Ku do i ndërtojë? Ku e ka lejen? Pse i shkallmoi ekzistueset pa filluar të rejat? Pse e shembi derën me fadroma. Pse angazhoi badigardët e 21 janarit për të hyrë me dhunë. Një pyetje e tillë ngjan me dilemat e Zhvejkut. Ajo as meriton përgjigje.

Ju jeni kundër një ndërtimi me leje ndërkohë qe Frangaj ka thënë sot që shumica e shtepive atje kane bere shtesa ose ndertime pa leje. Madje shumica e atyre qe protestojne
.

Ju mos vini dorën në zjarr për atë leje. Sa për vazhdimin e pyetjes: po mund të ketë shtesa pa leje. Por nuk duhet të ngatërrojmë dy gjëra: qytetarët që bëjnë faj dhe të tilla tek Laguna Blu mund të ketë, dhe një bandit që përdor pushtetin e Berishës dhe të Ramës, gjykatat dhe komunën, të fortët dhe fadromat, paratë e grabitura publike dhe ndonjë ministër që e trajton si zar. Midis tyre ka një hendek gjigant: është hendeku midis një mafiozi që kap shtetin dhe një kundravajtësi të thjeshtë. Besoj e kuptoni diferencën. Është thelbësore Blendi.

Por meqë ti nuk ma bëre këtë pyetje doja ti përgjigjem edhe një akuze që më bënte Frangaj. Ai thoshte duke mu adresuar edhe mua: “Këta mjerane që kurrë nuk kanë mundur të ndërtojnë diçka të mirë as për shoqërinë e as për veten e tyre, funksionojnë mbi modelin e gjobëvënies ndaj politikanëve, biznesmenëve apo figurave publike”.  Dua ta sqaroj se unë nuk jam akuzuar ndonjëherë për zhdukjen e gjyqtarit Konomi. Se nuk jam akuzuar ndonjëheri që ndonjë kryeministër të mi ketë sjellë paratë me qese në zyrë. Se nuk jam akuzuar ndonjëherë se i kam zbuar nga puna gazetarët e plagosur në demonstrata, vetëm se dëmtohej Berisha. Se nuk i kam rrëmbyer askujt pronën dhe të mburrem pas kësaj se të zotin e lë të vjellë ullijtë e ish tokës së tij. Se nuk e kam shantazhuar ndonjëherë kreun e opozitës se po fole për pronën time në plazh, unë do të nxjerr pronat e tua dhe të kunatit tënd. Se nuk e kam trajtuar Ramën në opozitë si “B..q” dhe Lulin e tanishëm si një “B..q” më të madh akoma. Këta janë pra gjobëvënësit Fevzi që unë dhe ti i njohim mirë.

Përse ju i kërkoni Ramës të ndërhyjë kur ligjërisht nuk e ka një tagër të tillë?

Prapë një pyetje pa vend. Jo jo unë Ramës nuk i kërkoj më të ndërhyjë. Nuk mund ti kërkosh një pengu të dënojë pengmarrësin e vet. Rama e ka bërë dillin. Ai do të fusë në thundër një media që është e gatshme të shërbejë dhe këtë e ka arritur. Nuk e godet kot TV Klan, Metën dhe Bashën. Pakti është bërë, i keni parë kronikat e Klan. Dhe ata po shërbejnë si monedhë shkëmbimi për dicka më shumë se një kopërsht buzë detit.

Unë tek Rama kam ndërhyrë atëhere kur kisha ende një shpresë minimale se do ruante bregdetin, dhe do priste lidhjet me banditët e kohës së Saliut. Atëherë ai më tha personalisht, në sy të mikut tonë Baton Haxhiu,  se ishte skandal të ndërtohej në atë vend. Se do të burgoste cdo njeri që guxonte të jepte leje në një vend të tillë. Tani kur ai ka filluar shllafarinë e vet, as ja kërkojë më. Tani ai është i kapur. I është ngjitur Sandrit si M…pas këpuce

55 komente në “INTERVISTA/ Andi Bushati: Aleksandër Frangaj, ushtari bandit i Berishës, ai që i vinte gjoba jo vetëm bizneseve, por edhe ministrave”

  1. sot says:

    Rama eshte ngjitur si m.. pas kepuce edhe ne partine socialiste. Rama nuk i shef do socialistet me sy dhe po i flak ne rruge. Kurse PS e ka mbushur me Hajdute, kriminele dhe barkderra si Ndocaj. Pastaj kur ndonje nga barkderrat nuk i bindet, i turret me lloj lloj akuzash sic beri me Tom Doshin. Rama doli shume i pafytyre dhe duhet te largohet sa me shpejt.

    1. Arber says:

      Une dyshoj se Frangaj ka dokumente per korrupsion te Rames ne shlyerjen e borxhit te Kompanise Ceke (?!)

      1. DIELLI mbi KORAB says:

        Andi me duhet se te paskam akuzu padrejtsisht si vegel e Frangajt,vetem se te shikoja shpesh ne Tv Klan.
        Por si ka munsi qe Fevzija qerose te paska ftu ne emison dhe ti po ja shan eprorin, bukdhansin tutorin ??!!

  2. Mirenjohesi says:

    Të lumtë Andi!
    Bjerini qelbësirave të të gjitha ngjyrave!
    Në memedheun tonë të dashur është vrarë shpresa.
    Respekte!

  3. SH says:

    Bravo Bushati pergjigje te merituara .POOOR DHE SANDRI BRAVO QE PO SHKUND THEMELET E RAMES . FUNDJA KUSH KA FORCE TA HEQI RAMEN NDRYSHE????? NESE RAMA ESHTE NJERI I NDERSHEM DHE I FORTE, NUK DON TE DIJE SE KUSH ESHTE KY FRANGAJ ,POR NUK ESHTE DHE SI I TILLE KA FILLUAR BUTHELEPIRJEN , TE MPOSHTET. SANDRI KETO PIKA TE DOBTA I SHFRYTEZON .
    ME DUKET SE NE KETE RAST SANDRI PO I BEN NDER GJITHE POPULLIT ,SE PO TREGON FYTYREN E VERTETE TE RAMES .
    RAMA ESHTE AI QE SHEMB URA DHE PALLATE ,POR RAMA ESHTE DHE AI QE NUK I SHEMB ATO KUR JANE NE INTERES TE TIJ .

    I DASHUR BUSHAT SHQIPERIA NUK KA NEVOJE PER RAMEN .KUPA ESHTE MBUSHUR ,MASKA ESHTE CJERRUR .KESHTU NUK BEHET SHTETI .CA TE NENES DHE CA TE NJERKES . NE I KISHIM KETA KOPJE TE NDYRA DHE MEZI PRITEM QE TI SHKULIM SE KISHIN ZENE RRENJE TE FORTA .
    SHANC TE DYTE PER RAMEN NUK KA .

  4. Sokoli says:

    Komenti per kete eshte: E humbe besimin ,o Edi Rama! Te vuri perpara Saliu,te cilin jo vetem nuk e burgose,por po i degjon edhe fjalet! Turp per ty! Pac harram votat qe te dham ! Paske qen me frikacaku! Tamam ai tigri prej letre qe thoshte dikur udheheqesi yne i dashur , miku i Sali Berishes dhe i babajit tend ,Enver Hoxha.

  5. em says:

    Komunitet? Detaje?
    Banoret e nje lagjeje private (e jo fshati turistik) qe jane, qe te gjithe, fajtore per zaptim toke publike ne bashkepunim: nuk quhen komunitet…! Nje koder e gjere, e ngritur me cimento, e rrethuar me roje private, fiks ne breg te detit dhe ne mes te pyllit: nuk quhet detaj…!

  6. miri says:

    hera pare qe po me pelqen andi bushati. bravo

    1. Spartaku says:

      Miri! Edhe per mua eshte hera e pare qe Bushati po flete mire.Edhe Bushati e ka patur idhullin e tij Sali Berishen.Kur te gjithe i thoshin Saliut kriminel,Bushati heshte.Por sote po e shikoje se ka ndryshuar mendim.Bravo.

    2. Bureto says:

      Ashtu bejne te gjithe keta gazetaret tane kur u preket direkt sedra e tyre, pa folur per interesa. Edhe pse ne kete rast une jam me Bushatin, gazetaret duhet duhet te jene kaq kemengules edhe ne raste te tjera më flagrante. Vete kane deklaruar disa here se gazetaret jane peng i pronareve te TV e gazetave ku ata paguhen. Se jo pak here dhe ky Bushati, i ka thene gjerat jo sipas se vertetes por sipas konjuktures. Gazetaret tane bejne me shume politike sesa gazetari, qe dmth te jene ne sherbim te publikut.

  7. alba says:

    nuk e rrun karin sandri per ju se ka miliona euro e roje e prona , i hengshi trapin sandrit

    1. Tani says:

      trapin haja ti sic ja lepin cdo dite, sa per te tjeret nje dite do t’ja kepusin dhe do’tja fusin nga prapa…

  8. altin says:

    E pse spaska besim te gjyqesori ky? Provojeni njehere me gjyq.Tani fillon loja.

  9. lartegjatesia e tij edvin vet rama says:

    Bravo bushati. Ke thene cdo gje.
    Ruhu nga keta. Mos shko per gjah apo te bredhesh me makine. Ke thene shume dhe mafia frangaj, rama, berisha do marin hak.
    Kujdes

  10. Luna says:

    Ok, besimin te Rama e kemi humbur. Dua vetem ti kujtoj Bushatit qe, ky Sandri aty ka qene, keto shkelje dhe kete sjellje arroganti dhe b..lepiresi e ka pasur dhe atehere kur i paguante honoraret Bushatit me shoke. Ku ka qene Andi atehere? Apo ka vrapuar te thyente ceqet! Nje m.. Jeni te gjithe ju!!

  11. Komunistet pasi vrane te gjithe kundershtaret politike filluan te vrisnin njeri tjetrin dhe kjo filloj rreth 20-25 vjet pas marjes se pushtetit…..
    Historia perseritet kane filluar te hane njeri tjetrin………

  12. ndermema says:

    Gropa e Sandrit do behet gropa qe mbuloi Ramen.

  13. Vlleh Suma says:

    Per here te pare qe ka fol tamom ky Bushati, tani kam nje pyetje a eshte edhe ky me vile tel laguna blu, po qe keshtu o burra filloni tu zini pronat ketyre legeneve qe ta ndjejne ne kurrizin e vet mafian.

    1. Arianiti says:

      Nuk ka vilë more…ka blerë një garsonierë 38m2 e tha vetë në një intervistë më përpara, Sandri ka vilë dhe ka bllokuar dhe rrugën për te vila e tij që mos e shqetësojë njeri.

  14. Rroku says:

    Rrofsh o mero per te gjitha komentet lart, te ka kapur fiksimi tani kunder edi rames

  15. antienveri says:

    BANDITI ME PUSHTET ALEKSANDER FRANGAJ ESHTE SHEMBELLTYRA E POLITIKES SONE KOMBETARE.

    Nje here me Fatos Nanon, me pas me Sali Berishen dhe tani me Edi Ramen dhe:

    HOP!

    nga muzikant ordiner u be miliarder albanez si Rokfeler pa punuar asnje dite dhe pa bere kurfare muzike sic jane bere te gjithe politikanet tane enveriste pasi Partia e Punes u la Kauzen per ta mbajtur Vatanin si nje CIFLIG te mafies me pushtet.

    Kujtoni Enver Pederastin pa shkolle dhe pa dipllome dhe mbani vesh.
    Shikoni Edvin Piktorin e deshtuar pa dipllome dhe pa arsim qe te vini kujen.

  16. gjethi says:

    Po qe flitet se rama bashkpunon me disa nga bodigardet qe kane vrare me 21 Janar!mos qofte e vertete!!

    1. Kapo says:

      Mund te jete e vertet o gjeth…perderisa nuk u denua kerkush..as Basha…si udherdhenes..as Berisha e asnje tjeter..ka diçka qe nuk shkon…per mua..kemi te bejme me pakte kriminelesh..

  17. ivani i madh says:

    Nje njeri pa ideale e personalitet si R ama nuk mund te presesh asgje veten shkatrimin e te majtes dhe majmen e kameleonve dhe veten e tij. Ate se lidh asgje me te majten vetem interesat duke qene nje prej armiqve me te medhenj te se majtes nuk ka per tu bere mik ose eshte nje kameleon i rendomet indjekur nga nje bande e pa skrupull intelektualesh idiote e hajdute.

  18. read alone says:

    Bjeruni maskarenjve të të gjitha ngjyrave. Maskarenjtë nuk kanë ngjyre. Aleksandër Frangaj, ky malok që erdhi në Tiranë me valixhe druri, ka të theksuar ndjenjën e inferioritetit të origjinës. Ky edhe nënën e vet ka turp ta prezantojë, se është e veshur sipas krahinës. Njeri që ka turp për origjinën e vet dhe për nënën e vet nuk mund të bëjë veç maslarallëqe në jetë.

  19. bardhyl tosku says:

    ndjehem i suprizuar dhe njekohsishte krenar per ju bushati per te luftuar te keqen ne kete vende ku per as edhe nje arsye nuk ka shpresa per te jetuar e jo me te perkushtohesh nkerzit e mire po ngelen ti numuroshe me gishtat e dores jam ne mbeshtetjen tuaj kontakti nr tel0674133111 ju falenderoj

  20. tema says:

    Asnjë s’është perfekt.

  21. goni says:

    Andi,faktet jane fakte,nuk mund t’i kundershtojme,keto i di cdo shqiptar,problemi qendron se je i vonuar,tani ,qe t’u preken interesat po hidhesh perpjet.Fara e mbjelle ka zene rrenje,dhe ti ke jo pak pergjegjesi.

  22. Lagunari pordhac says:

    LAJMERIM NGA FEDERATA SHQIPTARE E FUTBOLLIT

    Sot ne mengjes ne oren 10.30 zhvillohet ndeshja e futbollit ndermejt ekipeve LAGUNARET BLU dhe LAGUNARET MAVI e vlefshme per trofeun special “LANGARAQET E PERHERSHEM TE LAGUNES” te sponsorizuar nga vet Aleksander Frangaj dhe TV Klan. Ndeshja zhvillohet ne ish-terrenet sportive te Laguna Blu (tashme germadha).

    Formacionet e te dyja skuadrave do te jene:

    LAGUNARET BLU (ata qe kane tjetersuar pronesine dhe destinacioin e terreneve sportive)

    – Lulzim Basha (sulmues – godina 3) – ish presidenti i Klubit Tirona…hajde cuna.. kur boni 40 vjec e mori vesh qe futbolli eshte ajo loja qe 22 veta gjemojn nje top..!!!)
    – Genc Pollo (sulmues – godina nr 3)
    – Arben Imami (sulmues – godina 7)
    – Fatbardh Kadilli (sulmues – godina 6)
    – Grida Duma (sumuese – por kap edhe topat mbrapa portes)
    – Genc Ruli (sulmues – por si Gjirokastrit i zgjuar e kuptoi ca kohe perpara dhe e shiti app – eshte lojtar nderi)

    Trajneri BLU: Sali Berisha (..cohuni ne kembe..se ketij i ngel hatri shpejt..se gjithe jeten ka qene njeri parimor…i drejte dhe i pakorruptueshem (me perjashtim vetem kur behej fjale per Sandrin) !!!

    LAGUNARET MAVI (ata qe kane dhene dy leje ndertimi mbi terrenet sportive)
    – Artan Lame (portier – Godina 8)
    – Blendi Klosi (portier – godina 3)
    – Arben Ahmetaj (portier..dhe cash-ier)
    – Bashkim Fino (portier)
    – Vladimir Kosta (portier – godina 2)
    – Kreshnik Spahiu (kete e ka kerkuar Barcelona…por do te vij sa per kete ndeshje..ky eshte si Mesi, luan kudo…por shumicen leviz pa top)

    Trajneri Mavi: Edi RAMA (uluni ne b…se nuk i ngel hatri ketij..se osht cun qyteti…respekton vendimin e gjykatave..dhe te para-ardhesit…e nuk ben kompromis me drejtesine…as kur behet fjale per Sandrin…ka shtet ketu o vlla…ca kujtoni ju…bile quhet edhe “shtet ligjor”….s`ka mo..me shit fara te cepi rruges e mos me pagu tatimet…ca kujtoni juve…ka shtet ketu!!!)

    – Gjyqtari kryesor – Aleksander Frangaj – i pa-anshem – i federuar nga “HAJDUTET PA KUFI”..disa vjet rresht fitues i cmimit te vitit si hajduti (ndjese gjyqtari) me i mire.
    – Blendi Fevziu (anesor) – godina Aleksander Frangaj
    – Henri Cili (anesor) – Godina Aleksander Frangaj
    – Filip Cakulli (anesor) – Godina Fix Fare
    – Babaramo (i derguar I FSHF)
    – Renzi Lani (i derguar i Departamentit te Shtetit)
    – Nikolle Lesi (i derguar nga Nikolle Lesi)

    Si spektator special pritet te jete edhe Gianni De Biasi i cili ja ka vene syrin Artan Lames dhe Auron Tares per ti marre ne France.

    1. bato says:

      lol, jemi sy e vesh per rezultatin… Bravo Bushat, e paske bo rezil dhe Blend Fantomasin.

  23. xhemali says:

    Bushat, RESPEKT.

  24. klodiana says:

    Mashtrimet e tyre nuk kan fund
    Kush fshihet pas Aleksander Frangajt
    http://bit.do/te-fshehtat-e-Aleksander-Frangajt

  25. Franck says:

    BRAVO PER KETE SHKRIM TE QARTE DHE TE SINQERTE !

  26. Zigur Qarri says:

    “E di që banditët në sallat e gjyqësorit fitojnë gjithnjë”!!!A.Bushati.

    E dhimbeshme,por e vertete.Te lumte Z.Bushtati.25 vjet”Demokraci”,vetem hapa mbrapa.Intelektualet e diktatures jan intelektuale kallp,jo me shume nga padija se sa nga ndergjegja intelektuale qytetare,qe nuk ekziston.
    Sistemi zgjedhor katastrofal,qe i siguron mafies elitare nje mandatat tjeter,si edhe i jep mundesine kryemafiozit te zgjedhi zagaret e tij si ti doje palla,si figura shahu.Statusi i punonjesit publik,qe mundeson ta hedhesh ne rruge kur te duash nje punonjes publik,per ta zevendesuar me nje militant.Ky esht zgjerim elektorati me fonde shtetrore.Korrupsioni gjygjesorit eshte veper e politikes,per te ruajtur interesat e veta.
    Keto jan konstatime qe i dijm te gjith,por si dilet nga kjo situate?
    Pa kultivimin e ndergjegjes qytetare,nuk do te kemi qytetare te denje si Z.Bushati,por vetem zagare militante te ndersyer,qe terbohen po ti kritikosh idhullin e tyre politik,edhe kur eshte i dhjere kembe e krye.

  27. damiani says:

    jo bandit por edhe ai ka pjesen e vet per vrasjet e 21 janarit bashke me fevziun -faqeziun jane vrases ordiner monstra

  28. Dajti says:

    Mua me duket nje lufte brenda llojit. Nje lufte midis Dyshes Baze-Bushati dhe Frangajt.
    Nuk ka dyshim se Frangaj eshte nje pleher -eshte tamam ashtu sic e pershkruan Bushat, po rama, edhe nga ana tjeter Bushati eshte po si Frangaj.njeri pa princip, moral jo se jo
    Sulmi qe i behet Frangajt eshte vetem sulm moral-nga ana ligjore Frangaj duhet vene ne dore te prokurorise dhe gjykatave nqs ka fakte per leje te paligjshme

  29. kurkushi says:

    Minjet kane dale nga gjirizet kane filluar te hane njeri tjetrin.Por keta perseri nuk kane per tu zhdukur prandaj pergatisni Bar miu qe te shuhet kjo fare e degjenruarne ne cdo qelize jetes se tyre duke filluar qe nga familjet etyre e deri te ifundit te fisit te tyre.Edi Rama ,Koco Kokedhima e etje,e kane kthyer ne ciflig shqiperine.

  30. 007 says:

    Si u kthye ky ne bishe, tani qu ju prek interesi vetjak, po ty me Sandrin ke qene breke e bythe, mund te na thuash ty Zoteri ku i gjete ato para te besh ate Vile Luksoze, ne kete vend te varfer, Politikanet, Gjyqtaret, Gazetaret jetojne ne Lluks, keta jane te gjithe te korruptuar, shikoni Gazetaren e Zerit te Amerikes si e vuri Ilir Meten me shpatulla pas murit me pyetje te drejta, a kini bythe ju Gazetaret e Korruptuar te Shqiperise te flisni hapur ato qe mendoni,jo nuk kini, ty je nje Bythlepires i Saliut, Edit, etj, mos na be heroin se na hape barkun!!!!

  31. bekim says:

    Tani u kjutove ti mo Andi tani qe pallatet do te zene pamjen interesi personal nejse nje analiste me pak ne Opinion ,te tere byth lepirsa jeni ,mashtruse ,hajdute ishalla hangshi koken me njeri-tjetrin se populli fle gjume

  32. lartegjatesia e tij edvin vet rama says:

    Nderova fa.iljen andi.
    Gjyshi yt eshte krenar sot per ty. Ashtu sic jemi ne krenar per gjyshin tend. Ai burre qe meriton bust ne mes te vlores. Burri me i madh qe ka nxjerre vlora.
    Bravo

  33. Centauri.alb says:

    Zoti Mero, deri sa arrin të gjesh faksimilet e vendimeve të drejtësisë dhe të komisioneve të pronave, besoj nuk e ke të vështirë të gjesh edhe listën e plotë të “fashatarëve” që përbëjnë “komunitetin” e këtij “fshatit” me emrin Lugina Blu.

    Gjeje dhe botoje këtë listë të këtyre fshatarëve të kamur, këtyre “kulakëve” të demokracisë, këtyre protestuesve trima që, duke sfiduar ligjin dhe policin, kanë guximin të hidhen mbi barrikadat që ka ngritur Franfaj, njëri prej sojit të tyre, veçse njëri prej tyre, më i pasur, më i fuqishëm, më me lidhje më pushtetet dhe ku e ku më i zgjuar dhe më inteligjent se ata, megjithë etiketat “malok, fshatar i Lezhës, i ardhur me këpucë të grisura në Tiranë etj, etj” që turma e të kompleksuarve dhe e të prekurve nga Frangaj i rrotullojnë nëpër gojë dhe i pështyjnë nëpër kafe dhe nëpër mediahanet shqiptare, të prirë nga gazeta jote TemA.

    Botoje këtë listë, zoti Mero, që shqiptarët të munden të lexojnë pas emrit të autorove të shkrimeve të tërbuara kundër Frangajt, jo vetëm konfliktin e interesit të këtyre pushtave të medias, por edhe të njihen me bllokmenët e rinj të Shqipërisë, të kolaboratorëve të rinj, të uzurpuesve të rinj te demokracisë dhe të pushtetit të popullit në këtë tranzicion, të këtyre kolaboratorëve që kanë privatizur bregun e detit, kanë ndërtuar në tokën publike të dhënë me qira dhe, pastaj, kanë blerë në mënyrë korruptive pushtetin për të bërë ligje që u lejon atyre privatizimin për një copë bukë, të kësaj toke publike.

    Deri tani dimë se, Andi Bushati është një prej këtyre pushtave, të cilit duket se Aleksandër Frangaj i ka shkelur në kallo, më falni, në pronë dhe, siç thuhet, prona është njësh me shpirtin, madje edhe mbi fëmijët.

    Të gjithë e dinë dhe e njohin Andi Bushatin, si pusht të medias dhe pushtetarëve, si bythëlëpirës finok dhe të ndyrë të atyre segmenteve të politikës dhe pushtetit, që ja blejnë penën për axhendat e tyre të ndyra, këtu përfshirë edhe Frangajn që sot i ka dalë në krahun e kundër të barrikadës.

    Por e reja dhe komikja e Bushatlliut tonë të palavdishëm është se tani që i kanë shkelur tek prona, i janë errur sytë, jargëzon i tëri dhe shkërmitet edhe me zërin e tij i shpifur, që rreshton njëra pas tjetrës fakte dhe akuza publike nga arkiva e politikës shqiptare, por që kurrë nuk i ka bërë kauza të shkrimeve dhe qëndrimeve të tij publike, përkundrazi, për të cilat ka heshtur dhe ka tjerrur teza neute dhe hermafrodite për publikun shqiptar.

    Asnjërës prej pyetjeve të bëra nga intervistuesi, mbi aktet ligjore që zotëron Frangaj në aksionin e tij të fundit, Bushati nuk i përgjigjet. Asnjërës!

    Në vënd të përgjigjes Bushati jargëzon akuza, si një adoleshent apo një nga ata mitingashët që përgjigjen roma për toma me akuza politike edhe kur tema është ligji.

    Në asnjë shkrim, në asnjë debat televiziv apo intervistë, nuk e kam parë Andi Bushatin kaq idiot, kaq pa sens dhe llogjikë, kaq pa argument, kaq të tërbuar dhe të verbuar, kaq të mjerë dhe pa shpresë.

    Dhe kam ndjerë një kënaqësi të madhe, shumë të madhe, për mjerimin dhe pafuqinë e tij, ndjesi që ma ka shkatuar vetëm Migjeni i pavdekshëm: Ah, si nuk kam një grusht të fuqishëm, Ramës që zban za, mu në zemër me ja ngjesh…..

    Shikoni të dashur bashkëqytetarët e mi, shikoni se çfarë bën shkelja e pronës, sido që të jetë akaparuar ajo, me rrugë të ligjëshme apo kriminale, me djersën e ballit apo zvarritje para pushtetit dhe shitje të publikut, me prostitucin semaforesh apo me prostitucion intelektual, me trafiqe drogash apo trafiqe interesash.

    Nëse surrati i Bushatit nuk ju mjafton, po ju tregoj surratin e Lutfi Deevishit qe akoma e ka shkrim-poemën e tij të protestës, marshin e maskarait, si një artikull, në dritaren e sotme të gazetës TemA.

    Lutfi Dervishi, i mbiquajturi Uria Hip-i i gazetarëve shqiptarë, i përdredhuri urtësisht e jargavisht nëpër shkrime, po aq sa nëpër studiot televizive, përfshirë TV-Klan, i thirrur dhe i paguar për të vrarë të vërtetat dhe anonçuar poshtërsitë e pushtetit, ky lëngaraqi klasik i figurës burrërore po aq sa i intetlektualit pa integritet moral dhe profesional, papritur skuqet, fryhet, trimërohet, skërmitet, kërcënon dhe…., e besoni, e quan Sandrin lëngaraq.

    Sandër Frangaj, po zgjohu mor burrë!

    Të të quaj Mero Baze lëngaraq edhe kapërdihet, se Meroja është i mbijetuari i Berishës në fushën e betejës.

    Por të të quajë Lutfi Dervishi lëngaraq, është pak si tepër, edhe sikur të gjitha akuzat që po të vënë në shpinë, të jenë një më një, të drejta.

    Sfidoje Sandër, thirre në tapet, dhe mos ja kurse një grusht miqësor që do t’i bëjë mirë Dervishit tonë pa mjekër, qoses së zëmëruar, qoftë edhe pse, ky grusht ka gjasa, që t’ja drejtojë paksa surratin e shtrëmbëruar dhe portretin e qesharak të Uria Hipi-it zgjebanjos.

    Me shumë gjasa, ky Uria Hip-i ynë është një nga fshatarët me kollaro të Lagunës Blu dhe është tërbuar se nuk do që t’i ulet statusi i Lagunanjosit dhe t’i ngrihet edhe më lart statusi i lapangjozit.

    Dhe së fundi, zoti Mero, mos e tepro me personalizimin që po i bën faqeve dhe tematikës së gazetës TemA.

    Eshtë konflikt interesash dhe sjell degjenerim mediatik për fytyrën e gazetës.

    Trajtoje gazetën tënde si vlerë të publikut dhe jo si pronë personale ku hidhen dhe sfumohen axhenda personale, shpesh të stisura dhe të pështira.

    Dhe, ju lutem, mos më detyroni me censurën tuaj enigmatike, të ndërroj emra dhe adresa e-mali, të paktën jo për aq kohë sa nick-u i grekqirit tfgs, kanakarit të Janullës dhe sivëllezërve të tij, vazhdon që nga prehistoria e gazetës Tema të pështyjë në fytyrat e shqiptarëve.

    1. Dajti says:

      Bravo centauri.alb. U ke dhene ate qe meritojne si hajduter, palco, servile te peshtirosur te qeverive majtas dhe djathtas.Vecse se edhe Frangaj nje pleher eshte. Eshte lufte brenda llojit dhe hangshin kokat e veta.

    2. Avokatia says:

      Komenti jot nje perle e vertete. Inshallah marrin mesime apo te vjedhin ide nga ty gazetaret shpirtspurdhjak se do i benin nder vetes.

  34. ARGITA says:

    BRAVO CUNA BAZE & BUSHAT KATUNDARI TE VERI SHQIPERINE NEN KEMBE KY ESHTE NJE TURP

  35. Ulliri says:

    Jam plotesisht dakort me komentin e pare qe bene SOT E kam thene edhe me pare se i gjati e ka privatizuar P .S . dhe qeverine ,prandaj dhe i ka hyre vedi ne qejf . Duke i hyre vedi ne qejf ben cfar i do qejfime P . S . dhe qeverine .Po mos te mendoi i gjati se partin dhe qeverine mund ta rrembeje nji Rrugac dhe mund te beje cfar te doje . Une mendoi se pergjigjen do e mari ne Janar ne kongresin e partise . Pa lere ne 2017 ne zgjedhjet ku vendi do te shpetoi nji here e mire nga ky .

  36. Amar says:

    Bravo Bushat! Katnari rigon Frangaj nuk behet dot lis!

    Me flori te lahet prape era mut do bjere! Dhe me katnar nuk e kam fjalen per origjinen fshatare, se te gjithe aty e kemi origjinen, po e kam te babezija e pamate dhe paturpersia uluritese.

    Edhe njehere bravo Bushat, bravo Mero!

  37. Gjoni says:

    Mrekullisht e saktë, Andi – mu si natyra e të vërtetës!

  38. delete says:

    Duhet t’i prekej interesi personal i prones Bushatit qe te konvertohej edhe pse momentalisht ne demokrat. Hajde hipokrit hajde.

  39. vvv says:

    mashtrues i pa pre ka aftesi te jashtezakonshme per te korruptuar,Edo kujdes prej kti in.mashtruesi se pas 4 vitesh ta fut gishtin,Andit bravo per shkrim ulliri doka prap kriminel Berishen se Luli eshte i vockel per pushtet.

  40. askushi says:

    Bravo Bushati!

  41. Aqif says:

    Socialistet e kane treguar veten qe nuk mund te qeverisin edhe smund te bejne asnje gje per popullin.Nuk i mbaj mend se sa kryeministra ka nxjerr ps por qe te gjithe kane qene te deshtuar, gjithmon e lozin pjesen sikur jane me te dashur me popullin sikur do ndjekin nje program ekonomik me te bute per masen e plote te tjera edhe gjithmon kur marrin pushtetin sillen me te djathte nga te djathtet.

  42. tani says:

    BRAVO ANDI bjeri ballit bandes te edit,metes dhe saliut…..

  43. Ramadan says:

    Hallall qumeshti i nenes,o Andi, me kete analize. Vazhdo e bjeru maskarenjeve sa te mundesh, ashtu sikurse po bejne djemte e nenave tek Laguna Blu.Te shpresojme tek reforma ne drejtesi, qe do te ishte me mire me referendum, ndryshe ne parlament kane per ta deformuar e sakatuar si mos me keq apo njelloj sikur te mos behesh fare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje