FOTO/ Banka e Shqipërisë hap "Muzeun e Parave"

31 Tetor 2015, 15:25Politika TEMA
FOTO/ Banka e Shqipërisë hap "Muzeun e Parave"

Banka e Shqipërisë çeli “Muzeun e Parave”, një muze që ka në thelb valutën shqiptare ndër shekuj, por edhe objekte të tjera historike që lidhen me të shkuarën e Bankës dhe me antikitetin.

Përurimi i ndërtesës ishte rasti më i mirë për të përuruar edhe një tjetër jubile modest të punës tonë në këto vite. Ashtu siç është traditë kudo në botë, më në fund edhe Banka e Shqipërisë do të ketë muzeun e saj, të cilin zyrtarisht po e çelim sonte. Në thelb të muzeut qëndron paraja, në të gjitha dimensionet e saj. Aty janë pasqyruar jo vetëm transaksionet fizike dhe roli i saj në periudha të ndryshme të zhvillimit ekonomik të vendit, por edhe forma se si ky aset i çmuar ka evoluar fizikisht, nga forma e çuditshme që ajo kishte në lashtësi, tek sofistikimi i saj përgjatë shekujve, deri në formën e sotme të dukshme dhe atë të padukshme përmes transaksioneve dixhitale”, tha Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Sejko. /BIRN

3 komente në “FOTO/ Banka e Shqipërisë hap “Muzeun e Parave””

  1. rajub says:

    Populli te pakten ti shikoi ne muze se ka harruar se si jane….Vetem qeveritaret ua kane pare hajrin pareve…..

  2. Bertoja Shkodër says:

    Muzeu i parave mungonte dhe atë e hapën,një pyetje të thjeshtë kam,po paratë e zhdukura a i gjetën?!

    P.S.
    Më vjen shumë keq që Gjykata dënoi Fullanin,njeri i mirë i shkreti,gjynah të kalbet në burg…
    Nga ana tjetër më vjen mirë që vendimin e Gjykatës për të dënuar Fullanin e përshëndeti dhe Kryeministri ynë…
    Ndërsa atij berberit të pabindur e që ushtronte aktivitetin e tij pa u rregjistruar më parë në Tatime mirë ia bënë..Shteti po funksionon…Medet për ne.

  3. injoranti says:

    Tani po i marrim vesh gjerat. Po ky Fullani paska nxjerre ne drite gjithe kete thesar te vendit qe kalbej neper magazina e nuk e shikonte njeri po me siguri Rama do ja kishte vene syrin per vete dhe ky i paska prish planin. O Bazorr po pse i nxjerr keto foto apo te tregosh se ja fut pordhes gjithmone ashtu edhe ne rastin e ketij fullanit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje