Laguna Blu dhe langaraqët…

31 Tetor 2015, 13:34Politika TEMA

Nga Lutfi Dervishi*

Ka njerëz që mendojnë se këta që kemi në krye janë banditë! Nuk jam dakord. Këta nuk janë banditë! Do të ishte kompliment t’i quaje banditë! Këta janë langaraqë.

Ka një dallim mes banditit dhe langaraqit! Një qeveri banditësh bëhet e fortë me të ‘fortit’, një qeveri langaraqësh bëhet e fortë me të dobtin. Një qeveri që arreston berberin, që i pret energjinë elektrike një të moshuare të vetmuar 99-vjeçare që i vë tritolin godinave me leje (dhe që thotë se leja nuk ka qenë e ligjshme), një qeveri që arreston muratorin se po rregullon pa leje çatinë e shtëpisë, një qeveri që kërkon burg për një kupon kafeje, një qeveri që terrorizon të dobtin dhe të pamundurin është thjesht langaraqe, langaraqe se përdor disa standarte! Kur i vë tritolin godinës në Vlorë, thotë po bëj shtet se leja e dhënë nga qeveria e kaluar ishte në kundërshtim me ligjin, kur vjen puna te prishja e ambienteve sportive dhe nisjes së ndërtimeve në breg të detit, thotë se e ka dhënë lejen qeveria e dikurshme! (Rasti Laguna Blu) Një qeveri me shumë fytyra është thjesht e pafytyrë!

Një qeveri që do të kujdesej për ligjin do të bënte shembull me ndëshkim shembullor, atë që ka guxuar të shesë tokën publike në bregdet ndaj investitorëve mediatikë, por qeveria aktuale është langaraqe se ligjin kërkon ta zbatojë te i pafuqishmi! Një qeveri që e ka merak shtetin e së drejtës, do të kërkonte shpjegime në Këshillin e Lartë të Drejtësisë, për gjyqtarin që fushat sportive i quan godina. Një qeveri që kërkon të disiplinojë ndërtimet kudo e veçanërisht në bregdet do të ndëshkonte këdo që do guxonte të jepte leje ndërtimi mbi rërë. Një qeveri langaraqe thotë se leja (sipas saj e dhënë nga qeveria e kaluar) është e rregullt!? Nje qeveri langaraqe nuk bën dot dallimin mes një ‘leje’ të skaduar dhe një leje të rregullt, nuk bën dallimin as të një kontrate shitje toke me një letër bakalli! Por në traditën e vet më të zezë i pari qeverisë duket argëtohet sa herë ndërtohen pallate në fusha shkollash e ambiente sportive! Mjaft t’i hedhësh një sy Tiranës kur ishte kryebashkiak! Sa për personat që sot përpiqen të dëshmojnë se janë të fortë, një kujtesë është- një kohë që më shumë se qeveria mund të të hapë punë një një mënyre që nuk ta pret mendja edhe një individ i vetëm, – e jo më 200 familje që përpiqesh t’i poshtërosh dhe dhunosh tek këndet sportive ku kanë luajtur fëmijët!

Është koha që i fortë është ai që ka të drejtën me vete dhe jo domosdoshmërisht ‘Drejtësinë’ dhe gjyqtarin që me ndihmën e ‘ekspertit’ fushën e sportit e quan godinë! Është një thënie që duhet përsëritur deri në mërzi: mund të shembet bota, por Drejtësia një ditë do të bëhet! Sa për langaraqët, dihet, do të kenë fatin e langaraqëve! Dhe Shqipëria në fakt do të ishte po aq e mërzitshme sa Zvicra, nëse nuk do të kishte këta langaraqë e karagjozë që në çdo tri fjalë dy i kanë, reformë & shtet ligjor!! Assholes!

60 komente në “Laguna Blu dhe langaraqët…”

  1. kenataret says:

    LAJMERIM NGA POLICIA

    Kane humbur disa cuna te vegjel “langaraqe”. Kush i gjen ti sjelli neser te Dielen ne ora 10.30 tek Laguna Blu, ku do te protrestojne banoret (bashk-fshataret) kundra te “fortit” Aleksander Frangaj.

    Lista e cunave te vegjel Langaraq qe nuk kane humbur rrugen apo fshihen diku:

    – Artan Lame (i pari i Aluizmit…pas-ardhes i Shab Memise)
    – Arben Ahmetaj (Ministruc i vogel)
    – Blendi Klosi (cun i bukur…garip qyteti)
    – Bashkim Fino (se ca ka qene ky…nuk e mbajme mend..po thone qe ka bo pare te modhe…ah po..eshte edhe deputet)
    – Vladimir Kosta (thone qe eshte deputet…po nuk kemi pare ndonjehere te flasi)

    ——————————————————————–
    Policia njofton se po ashtu kane hubur edhe dica cuna te vegjel te “forte”, qe nuk po gjen dot mami dhe babi, si me poshte:

    – Lulzim Basha (ec Luli vocel..te morrsha te keqen…se me te forte si ty..e ka te sigurte opoziten PD-ja deri ne 2021…dhe atehere do vish ne pushte po I desh trapi Sandrit).
    – Genc Pollo (Po thuaje nje fjale te forte o burre se na mori malli)
    – Arben Imami (u po…ky eshte i “forti” qe I jepte milliona per reklama Frangajve per tu reklame kapanoneve..ku pervecse dhisnin ushtaret…nuk kishin fudksione te tjera).
    – Grida Duma (ore, po kjo sikur nuk eshet cun kjo ?? Mbase e kane ne listen e cunave..se eshte e “forte”).

    Kush i gjen, ti sjelli edhe keta neser tek Laguna ne 10.30

    Kafen tek Demi..e kane nga bashke-fshataret.

    Ju falenderojme per bashkepunimin qytetar
    Policia (Qerret City)

    1. Aida kaziaj says:

      Shume i madh ky kenataret. O sa k qesh me lot po dhe me vjen keq se ku jetoj

    2. read alone says:

      E bukur kjo që shkrove

    3. Ekonomisti says:

      Lutfiu ka te drejte.Lutfiu eshte i yni.Bravo Lutfi.

  2. Eni says:

    Ky paska rrjedhur.Nuk eshte qeveria por shteti qe na late juve ma Saliun me njeqind probleme…perse nuk ke vajtur te shohes at plaken e Saliut…ku kullote ti? Po te verifikohet veprimtaria e tende del si rruar-qethur…

    1. Cubi says:

      Eni shko pastro ate m… poshte kepuceve te Sandrit ta kuptosh te tashmen se kupton vetem te shkuaren.

    2. Cubi says:

      Eni shko pastro ate m… poshte kepuceve te Sandrit ta kuptosh te tashmen se kupton vetem te shkuaren.

  3. futja kot says:

    Sh.mire e ka Dervishi.E forte me te dobetit dhe e dobet me te fortet.
    Gjithe ndertimet pa leje qe nuk prishi neper Tirane jane te te forteve qe i ndertuan dhe legalizuan Maj-Gusht 2013.
    Dhe per tu justifikuar tha se duhen kompesuar.
    Kulmi!Te kompesosh lokalet e dyqanet pa leje, se u legalizuan me korrupsion anes rrugev,anes pallateve neper lulishte lagjesh.

    1. Bureto says:

      D.m.th, tere derrat nje turri kane. Race e ndyre!

  4. Dervish bravo says:

    Pse e shani Lutfiun. Edhe mua me ka krijuar pershtypjen e nje njeriu te vaket por jo ne kete shkrim. Meriton nje bravo te madhe. Thote te verteta te dhimbshme per te gjithe ne. Populli nuk u dha viten per te hedhur te njejten valle. Keta po i lene targen Saliqoftelargut.

  5. Artur says:

    sapo dele dikush e thote nje fjale me mend, dalin 100 te tjere qe duan ta fundosin. Meqe po perdoret fjala “langaraq”, ju langaraqe qe komentoni, a ka ndonje fjale gabim ne ato cfare thote Dervishi, me ate merruni, se shpejt ato qe thote ai do jene edhe ne pragun tuaj, vetem atehere do thoni se kishte te drejte, tani merreni me autorin. Plehra e jo langaraqe jeni.

  6. PM says:

    Bravo Lut!
    Megjithese pas Meros dhe Bushatit ne kohe, je ne lartesine e tyre

  7. hetuesi xix says:

    me t poshter se kta socjalistet s ka
    kta per veten e tyre duan qe te vjedhin,te bejn pare me korrupsjon dhe shkelje ligji,por te tjeret i fusin burgjeve.
    te pakten sala bente pare per vete dhe per ata perreth,por nuk i hiqte fukarait rastin me u bo me lek.
    kta socjalistat per vete duan te jen kapitalista,dhe te tjeret duhet te ngelen proletare…
    yyy komunista te degjeneru!
    se ata komunistat e enverit te pakten ishin te nershem sepse nuk futshin gjo n xhep per veten e tyre,por punonin per shtet.
    kurse kta komunistat e percudnu te ram komunist demokrat pikturist vizatimorit jan edhe kurva,edhe t nershme!!!
    po,a ka kurv te nershme mor burr!! pyet robi.
    ka ! tha nastradini duke qesh m gamor. esht ed rama me te tijte!
    haaaa !! ja dha gazit edhe gamor veshgjati

    1. A says:

      kjo qeveri ka gomere ndersa tjetra ka vrasese ketu eshte ndryshimi dhe eshte si cilesor dhe sasior ky mdryshim qe te con ne vetmohim

  8. vollga says:

    thjeshte po ju bien pronat e atyre qe na vodhen x 25 vjet , bravo sandri bjeru kokes ketyre legenave se keta qe thoni ju more shoke e shkaterruan shqiperine ndertuan ku deshen beton gjithandej vodhen leket e shqiptareve dhe shkuan e krijuan 1 BLLOK TE RI . keshtu mendonin te jetonin te lumtur dhe te gezuar me pasurine qe vodhen shqiptaret , tani ju erdhi radha atyre te vuajne ate qe vuajne shqiptaret , dhe natyrshem pyetja PSE DUHET TE NA RRUHET PALLA NE POPULLIT X VILAT E DISA LANGARAQEVE ?????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????

  9. ENDRI says:

    BRAVO, GJEJA ME E SAKTE QE KAME LEXUAR PAS KESAJ KATRAHURE KU PO EE COJNE ESHQIPERIN KTO QE MERREN ME ORGJI E QIJN GRATE E NJERI-TJETRIT.

    KET JANE LANGARAQ 100%

  10. urbanisti says:

    Shume e sakte dhe e drejte.

  11. ADOLF says:

    Ka te drejte…bandit ishte E.Hoxha….qe vriste kryeminstrin…..qe pushkatonte gjenerale…qe burgoste ministra plus dhe njerez te thjeshte…Gabim ti quash langaraqe..por jane kurva…..

  12. krasta says:

    Ku eshte cadrà pistolete
    Se ka dal nji e vertete
    Ne dere te kaktusit
    Paska mbet
    Cang ceng cung e cung ceng Jan
    Spitallen do e bejne tajvan.

  13. emigranti says:

    ZRama!!!!!O cohu me kembe ne keto dite te veshtira,qe po tronditin vendin,ose largohu brenda javes .Nuk ka me keq se sa keto komente qe te ben populli,kur te shikon si langaraq,si b….lepires e mos me keq.Behu burre sic te njeh ky popull.jepi dum ceshtjes Frangaj ,nje palaco qe duhet t’i neneshtrohet sekuestrimeve …Nuk te durojme dot te katandisur ne kete gjendje .ku lengaraqet,po te quajne lengaraq.jemi renditur ne kete mendje ne 10000000- votuesit tend….

  14. Konispoli says:

    Rspekte Luti. Lengaraqe-pordhe e madhe qe cke me te!!!

  15. haleance says:

    Bravoooo i ke thene te gjitha .Rama ishte ai qe prishi te gjitha ndertimet me leje te qeverise se Berishes ,por ne rastin e Sanderit thote e ka me leje nga Berisha .cfare PARADOKSI !!!!!
    RAMA ME MASHTRIME JA DHA SPITALLEN VELLAIT TE TIJ OLSI .GJATE DY VITEVE KANE BERE KERDINE . KANE FYTYRE KETA NE 2017 TE KERKOJNE VOTAT KETIJ POPULLI TE MASHTRUAR DERI NE PALCE .
    HALEANCA E QELBUR ISHTE QE ATA TE PASUROHEN DHE POPULLI TE VARFEROHET DHE TE FUTET NEPER BURGJE ,OSE TE MARRIN RRUGEN DHE TE LARGOHEN NGA VENDI NGA SHTEPITE E TYRE .
    TURP TE KESH NE KRYE TE VENDIT KETA MAFIOZ QE NUK PO RRJEPIN SHQIPERINE .

  16. england says:

    Ne rastin e Laguna Blu cdo kush mund te flase,dhe te bertase per injorimin qe po i ben Rama kesaj ceshtje,dhe do ishte normale per kedo te kerkonte drejtesi nga kjo qeveri se prandaj dhe u votua!Por qe te flase ky shkurrja kjo ska bythe ku te rrije,ku ishte fshehur ky skuthi per gjate 8 viteve qe ndodhen gjithcka,nga grabitja e parave ne rrugen e kombit,ne vrasjen e 26 personave ne Gerdec,me shitjet e territoreve shqiptare,dhe me vrasjen ne mes te dites se protestuesve nga qeveria qe ky morri i bente fresk,keta lloj analistesh ta shpifin,me te vertete qe cdo parregullesi duhet qortuar,por te krahasosh bemat e Sali plakushit me keto se ndodhin sot,jane thjesht si nata me diten.

  17. ermiri says:

    Shume i drejte shkrimi. Bravo Lutfi.

  18. ARGITA says:

    O POPULL NGELET DUKE SHARE NJERI TJETRIN O POPULL ATA U PASURUAN DUKE MARE PARA SYVE TANE TE GJITHA PRONAT SHTETERORE DUKE MARE TAKSAT TONA PO NE CA MOREM HURIN NE BYTH DHE SHAJME NJERI TJETRIN ATA HURIN NEVE NE SHAHEMI ME NJERI TJETRIN O POPULL KUR DO BEHEMI BASHKE NE O POPULL O POPULL

  19. Anarhisti says:

    Gadi të gjihë komentuesit e këtij shkrimi i marrin gjërat shumë personale,kurse vet shkrimi apo tema nuk lihet plotësisht anash.Eshte shumë e veçantë dhe shumë fëmijore kjo Puna e juaj.Mundohuni të kritikoni temen e jo autorin e saj se dalni shumë qesharakë.

  20. goni says:

    Z.Dervishi,duhet te jesh edhe ti pronar,qe perdor kete fjalor si A.Bushati,kerkon te nxjerish geshtenjat me duar te te tjereve.Hidhe ne gjyq,shkelesin e kontratave dhe mos…….

  21. Aqifi says:

    Po Auron Tarja i Agjensise se Brwgdetit ku gjendet. Pse nuk flet. Tarja merretme punet e Ministrise se Kultures dhe na poston nga Spanja lajmin e pjesemarrjes se tij, pune qe i takon Ministrise se Kultures. Tarja nuk flet po dhe nik di ca pune ben. Po gjithesesi biznesin e tij privat ne Ksamil po e ndihmon gozha si Drejtor iAgjensise se Menaxhimit tw bregdetit

  22. Lagunari says:

    Luto, nuk te njoh, por respekte vella.

    Mos degjo, te punesuarit e Klanit, keta qe ka vene Sandri te shkruajne kundra teje.

    Ka shume bythece te tjere, qe sic thoshte ai djali qe ja plasi i pari, qe kane fuqi, pushteti, parashe, e mediash, qe e shajne Frangajn nga menegjesi ne darke me soj e sorrollop, por si minjte neper kanale, e nuk guzojne te ngrejne zerin publikisht kur shikojne qe ju prishi fushat ku luajne kalamajte e tyre.

    Larngaraqe…dhe ligavece, te depersonalizuar jane.

    Por ca te besh..edhe RAma qe dukej se po na jepte pak shprese per te sjelle drejtesi ne kete vend, eshte zbythur nga Frangaj.

    Po nuk e kupton miopi, qe Berishen me shume njerezit e luftuan me vote se ju kishin ardhur Frangajt (e co) ne maje te hundes…me shume se sa Zeni dhe Argita.

    Nejse, shprejt edhe Rama do te pendohet per kete.

  23. Mentari says:

    Lutfiu e ka thene perfekt fjalen “Langaraq”;Fjala langaroq vjen nga fillesa e sa si fjale Lango; dhe I shtohet prapashtesa “Raq”.Sa per dijeni fjala “Lango” do te thot “Qen” shqiptimi nga Longo-raq ne Langaraq.Nuk eshte vetem qeveri langaraqe por eshte edhe Imorale,prandaj vuajn shqiptaret e sotem.Shqiperine ne te kaluaren asnjehere ne asnje kohe nuk e kan pas qeverisur si sot 100% Llumi Ortodok.Kemi shum ortodokse te mire e shembullor por keto te sotmit ne krye te qeverise shqiptare jane Llumi i Llumit.Sic Duket Edhe Ilir Meta hajduti mund te jet gjysem ortodoks por eshte Llum

  24. Bra,ho,ho says:

    Te lumté. Shkrim per ti hequr kapelen.

  25. Bra,ho,ho says:

    E vertet.Langaraq dylekshash.

  26. noah says:

    Ah, sikur të kishte edhe të tjerë si Luti! A ka të tjerë? Ka, po duhet të marrin guximin t’i thonë të vërtetën në sy KM-së që më shumë bën piktura në dokumenta zyre se sa përpiqet të bëjë shtet. Shteti bëhet me dëshirën e mirë për të dhënë drejtësi, bëhet me ndershmëri dhe së bashku me të gjithë ata që duan të jetojnë mirë në këtë Shqipëri që politika e ka katandisur në një të sëmurë pa shërim. Vend i pasur. Po!!! Por duhet ndërtuar për të gjithë dhe jo vetëm për më të fortët, për ata që të vrasin natën e të qajnë ditën. Nuk bëhet shtet me deputetë pa edukatë, pa kulturë, palavaçë që shajnë pa pikën e turpite edhe koleget.Më vjen turp të them se kam votuar Ballën apo Braçen, më vjen turp të dëgjoj se si tallet KM-ja im me opozitën. Më vjen keq që zera të tillë si Lutfiu janë të pakët. Gazetarë, bëhuni trima, guxoni dhe bëni opozitë siç bëjnë kudo në bote të kolegët tuaj. Mos u bëni skllevër të pronarëve të gazetave ku punoni. Tani është koha juaj! Nesër do të jetë vonë. Mafia dhe langaraqët do të bëhen më diktatorë se sot.

  27. shpresa says:

    PO qe edhe kjo qeveri nuk eshte ashtu si do ta donim, e tregon etja qe kane per te shpenzuar parate tona ashtu si ua do qejfi atyre. E c’do te thote te duash te nderrosh makinat nga Benz ne Jaguare ne nje vend si ky I joni? Ne keto dite qe te rinjte pa asnje perspective po ikin nga syte kembet per te gjetur nje vend per te punuar e jetuar, kur kete te drejte minimale nuk jua afron ky vend I mbushur me pasurira perallore por qe qeveriset keq? Nuk ka si behet ndryshe kur edhe punet I kane zaptuar vete dhe nuk mjaftohen me nje post por duan nga 3, 5 dhe me teper me institute, keshilltare e kryetare , kur nga vlera profesionale qe kane jane nje pese me hic dhe kjo duket nga zhvillimi I madh I ketyre 25 viteve qe ju ka zene syte me miljonat qe kane grumbulluar duke mos pare se si rropaten njerezit per buken e gojes.Shikoni lulezimin e GABIT qe jane future neper dyqane qe te mos bien ne sy pasi sot ka rendesi vetem fasada qe duket jo brendia.

  28. Patriot says:

    Nje shkrim i mire!!!

  29. shtrezi .L.K says:

    Me te gjitha jam dakort per qeverine e langaraqeve por,vetem kuponin e kafes e keni gabim, kuponi duhet kerkuar edhe per kafene.

  30. Ndoc Sukaj says:

    Me ne fund u penduan per dhunen ndaj Berbereve dhe te tjereve dhe pasi i rrahen dhe i burgosen po mundohen ti japin nga 200 euro karrota ne vit per te mund sheruar plaget qe u shkaktuan gjate ,,Aksionit,, te turpit.

  31. pse says:

    Ky Lutiu e mban veten dhe per analist ,eshte njeriu me i pa afte ,medioker dhe frikacak.Tani i erdhi goja ketij se ne kohen e satrapit nuk ndiheh fliste me ndrojtje dhe pa analizuar me objktivitet dhe anshmeri problemin.
    Por shihi surratin dhe jepi vleresimin.
    Ngelen duke kritikuar qeverine per reformat e thella dhe te domoadoshme qe mer.
    Nuk dime dhe ne asnje rast te jete arestuar ndonje berber,fshatar qe rreullon catine e vet e te tjera si keto .Keto jane shashka per te bere zhurme te satrapit te popullit Shqiptar sali ram berisha.
    Kyluti eshte vete nje LANGARAQ I KEQ………!

  32. Lutfiu pre' Kuxi says:

    O Lutfi kantar Kuxi.. qe qytetar sdo behesh kurre.. kur padroni yt Dhia bojqilli vrau 4 vete ne bulevard nuk tu dhimbs jeta e tyre, atehere tirrje pordhe me rigon gjamsmenalize qe te justifikoje krimet e rraces tate te cecenit.. mbylle halen o pseudoanalist dhe ktheu ne kooperativen e patates

    1. Arianiti says:

      Ça po bën gajtoshi që të kapë vrasësit më thuaj…dhia bojqielli jo vetëm që shëtit lëndinave por dhe flet më shumë se çdokush tjetër në parlament. Të vrarët I kanë harruar se ata ishin shkallë që Rama të kapte karrigen e kryeministrit. Tani nuk ka pse kap vrasësit se nuk ishte hyjnë fare në punë….karrigen e ka dhe për nja 2 vjet.

  33. XhimiV says:

    Po . Lutfiu langaraq ka qene, ndoshta dhe eshte por ne kete rast ka shume Te drejte. Cfar pret rilindja qe nuk pergjigjet? Pse nuk vepron? Pse nuk kerkon rishikimin e vendimit Te gjykates? Pse nuk kontrollon shitjen ? Pse nuk e dergon ceshtjen ne prokurori? Pse nuk dergon INUK- un? Dhe shume pse Te tjera. Mos humb me pike o Rama! Dil dhe prano cfar eshte gabim dhe vepro duke I koregjuar dhe vene para pergjegjesive pergjgjesit.

  34. Nje shqiptar says:

    Kane mbetur tashme vetem nje grusht gazetaresh qe proteston ndaj masave teper shternguese per kategorine e fukarejve qe jane vetepunesuar, por qe ngre zerin me shume force kunder poshtrimit qe po i behet popullit shqiptar permes vjedhjes masive, grabitjes te prones e parave publike nga nje grup LANGARAQESH. Rinine e perzune nga vendi, pensionistet i uriten, te tjeret po e humbin edhe ate pak shprese per drejtesi sociale qe buroi nga vendosja e Rilindjes ne pushtet. Duhet me shume mend ne drejtimin e shtetit.

  35. gjeologu says:

    Bukur z. Dervishi. Por kur theksove se langaraqi kur i vuri dinamitin pallatit ne bregte detit ne Vlore. Pse nuk i kundervure sarajet e Kocos qe ndertohet buze detit ne Borsh? Sidoqofte ja bere nje here forra. Bravo.
    N

  36. plaku dhe deti says:

    u bene 20 e ca vjet qe sundon rrumpalla.Nuk folet ju figur(in)at e mediave se ju duheshin honoraret per te bere vila ne fshat(turistik) buze detit.Qenka fat qe Frang maloku po ju prish komoditetin aristokratik dhe ja, hop kercyet dhe ditkeni te shkruani, ne kujtonim se ishit humbamene.Dmth dinit, por benit sikur s’kuptonit. Tani qe erdhi radha juaj ta vuani rrumpalline nuk me vjen keq, se e keni hak.Bile ke quajtur langaraqe shtetaret tane te fuqishem, kujdes se te plasin ne biruce kur flet pa dogane ( e rrjedhimisht pa kupon). E kujt po i plas per hallin tuaj kur hallet tona jane shume me modeste.

  37. ndermema says:

    Mire Berisha,por te beje hyqem edhe maloku i Lezhes?Cohuni katunare te Shqipnise mesme,se u bo muti litar,na dhin maloket,!Rroft e qoft Haxhi Qamili!

  38. Vlleh Suma says:

    Hahaha, uf c’u kenaqem ka pals gallate e madhe, bravo Sandro ketyre bytheceve te lagunes blu ja u ke bere mire, tani zeru dashnore edhe grate qe te ta mbyllin gojen mire.Rrofte Sander Frangaj( se dikush nga keta langaraqet kishte fillu me e qujt Sander Mafishja0hahaha o c’u kenaqem.

  39. Shpetim says:

    O Lutfi! Qe je katunuar dihet dhe qe te behesh qytetar duhet te nderrrosh 7 lekure. Po gjithmone plac thoni, pse jane ne pushtet te majtet? pse kur ishte e djathta i mbroje dhe asnjehere nuk i shaje? Edhe pse punon ne nje OJQ, ja nje i dhjathe ekstremist, sherbetor i S.Berishes, analizat tuaja jane totalisht katunaresk.

  40. kur ngeli ai vend , ti boj politikat ,
    ky RRACE LANGARAQESH , o bu-bu-ja
    pjellat e rraces langaraqe ,quajn qytetaret langaraq !

    o ngrit bytha i ka zen vendin kokes

    o moj shqypni e mjera ti ,
    cili qen i terbum te mbarsi me kto mij

  41. Berti says:

    Njerez, mos u merrni ne eshte apo jo dhe ky vete langaraq. Keto jane te gjitha te verteta o popull langaraq! E po bllokuam kete qeveri e te tjerat e te qenit langaraqe atehere sdo kete as gazetar e as minister e as tatimore langaraq!!
    Rama paska pasur idhull Enver Hoxhen! Arrestime plot e spiuna kuponash plot.
    Po te kishte bythe te mblidhte pasurine kombetare qe edhte ne xhepat e disa langaraqeve qe qeverisin, e disa langaraqeve qe kane media, e atyre qe kane privatizuar vendin per 2 leke.
    Ben te fortin me biznese qe vetem mbushin barkun me buke!
    Harram te qofte vota o psikopat i droguar!!!

  42. armelin says:

    Ju qe nuk pranoni qe ky mut kryeminister po na merr ne qafe per shkak se eshte i paditur. Mendon se do beje shtet me kuponat e atij qe me zor nxjerr 2 leke per te mbushur barkun.
    Merr parate e Metes, Fullanit, Sandrit, Gimit, dhe gjithe atyre qe kane rreth e rrotull.
    Mos bli Jaguaret o kokebosh se jemi te gjithe barkbosh!!!
    Ngriu o popull ngrihu se tu pi gjaku!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje