Jaguar-ët e Ramës, Majlinda Bregu: Nuk është makinë e shtrenjtë

31 Tetor 2015, 19:57Politika TEMA

Deputetja e Partisë Demokratike, Majlinda Bregu ka qenë e ftuar mbrëmjen e së premtes në emisionin “Oktapod”.

Ajo ka thënë se “Jaguar”-ët janë automjete relativisht të lira dhe mjaft të mira, duke shtuar se binte dakord në këtë pjesë me qeverinë, edhe pse aksioni opozitar e ka cilësuar si skandal blerjen e këtyre automjeteve për zyrtarët.

Bregu e nisi me humor qëndrimin e saj, kur tha se qeverinë “Rama” e ka “zënë haku i “Jaguar-it” të saj, i cili gjithashtu u përfol gjatë nga opozita e atëhershme si automjet mjaft i shtrenjtë.

“Qeverinë “Rama” e ka zënë haku u “Jaguar-it” tim.

Se u morën shumë në atë kohë me atë. Gjithsesi bashkohem në një pikë me qeverinë se ato janë automjete jo të shtrenjta”, ka thënë ajo, raporton Lapsi.

“A janë komode si makina?” e pyeti aktori Julian Deda, që nuk e la me aq, “A shtrihesh kollaj aty?” Përgjigjen e kësaj pyetjeje të fundit deputetja e PD e shmangu.

10 komente në “Jaguar-ët e Ramës, Majlinda Bregu: Nuk është makinë e shtrenjtë”

  1. lexues says:

    Jo mo hiç fare, sidomos kur e ke peshqesh

  2. Dorian says:

    Ky Jul Deda humorist i sforcuar, si palluqe!

    1. Opinonisti says:

      Si i jati. Edhe ai karagjoz i lodh. Aspak inteligjent.

  3. Dervish Malluta says:

    Prej gomari ne Jaguar, une mendoj qe keta politikaret, si andej si kendej, me perjashntim te veteranve te uck-s nuk meritojne as ma pak e as ma shume se nji Trabant Made in GDR apo nji Gazike ruse !

  4. Jak-Boston says:

    Rama palloshi makinat amerikane jane me te lira dhe po aq cilesore. Mos kujto se mund te na mashtrosh edhe neve qe jemi ketu.
    Nese ste hecin llogarite dorehiqu dhe mos devijo se demi jone eshte me i madh se fitimi juaj personal. Deri tani nuk kemi pare rilindje dhe koha po punon kunder tani pasi ju e harxhuat kohen me te vlefshme me ekspozita pikturash ashtu si monstra Enver qe shkruante veprat e tij te fashme qe ti e di mire per cfare i perdoren shqipetaret ato letrat e atyre veprave.

  5. Ben says:

    Une mendoj se qeveritareve tane,politikaneve etj qe me ligj i takon makine nga shteti,duhet me i dhene kuaj qe ti perdorin.Jo per gje, edhe kursehet,por edhe i shkon,edhe dine ti japin kalit,se 98 %,e ketyre jane katunare dhe jane kofident me kete lloj transporti,nuk do kene me sforcime,do jene origjinal.

    1. Dervish Malluta says:

      Ben, kali ka nji status te vecante ne mes te kafsheve , andaj te lutem mos e ofendo !

  6. resh. says:

    Po Majlinda e gjeti me fund alibine …ndaj opozita nuk po ngre ne opinion.
    Sa te krenohet me Majlindat ne rruge te dhjere do te jete dhe do bier ere…

  7. soni says:

    Qeveria mashtron ja sa kushton nje JAGUAR
    http://bit.do/jaguaret-e-Qeverise

  8. beth says:

    ta provoje majlinda te rroj me rrogen e nje intelektuali te pa korruptuar dhe pastaj te na thote ne se blen dot keto lloj makinash

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje