Propozimi për sistemin e ri elektoral, Manjani: Do na kthente te "Dushku" i 2001

1 Nëntor 2015, 09:57Politika TEMA

Klasa politike ka nisur të diskutojë për ndryshime të tjera të Kodit Zgjedhor. Një prej propozimeve i përfshirë në tavolinën e diskutimeve edhe në vitin 2008, është sistemi “Prim”, sistem i cili i jep partisë së parë 20 deputetë plus.

Sistemi në fjalë është i përdorur në disa vende si në Spanjë apo Greqi. Një sistem i tillë dobëson tejet shumë partitë e vogla, çka i lë jashtë Parlamentit.

Por, çfarë mendon Lëvizja Socialiste për Integrim për sistemin “Prim”? Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ylli Manjani, në një prononcim, si ekspert teknik, është shprehur kundër implementimit të sistemit “Prim elektoral”, propozim i ardhur nga Partia Demokratike.

Manjani, sistemin “Prim” e ka krahasuar me atë të “Dushkut”. Nënkryetari Manjani tha se ky sistem do të na kthente në vitin 2001.

“Qëndrimi zyrtar i LSI është bërë publik nga zv/kryetari Petrit Vasili. Jemi për të plotësuar rekomandimet e OSBE/ODIHR. Sistemi zgjedhor nuk është rekomanduar nga ODIHR për t’u prekur. Sidoqoftë nuk ka ende një propozim politik, për të ndryshuar sistemin zgjedhor, ndaj dhe ne nuk kemi asnjë qëndrim për këtë çështje. Teknikisht si ekspert, mund t’u them se “Primi elektoral” na kthen në sistemin e Dushkut”, u shpreh Manjani.

10 komente në “Propozimi për sistemin e ri elektoral, Manjani: Do na kthente te “Dushku” i 2001”

  1. Arianiti says:

    Bravo Rama dhe Basha e gjetën më në fund si të heqin qafe LSI me anë të prim-it…..tani të dy partitë e mëdha do mund të vijnë në pushtet njëra pas tjetrës pa paturpshme nevojë për koalicione. Ska shanse të futet parti tjetër në mes. Do duhet tërë jetën të zgjedhim mes mutit dhe ka këshilli. …thuaji lamtumirë demokracisë e shpresës për të vërë shtet.

    1. adri says:

      E vetmja menyre per te cmontuar krimin qe eshte i lidhur me partite politike.E para LSI ja kthehet tek pozita e saj me 4 deputete sic i ka patur gjithmone se behet gare e vertete dhe normalisht LSI ja vjen e treta dhe fundit pas Ps se e PD se nuk ka nevoje per koment tjeter. E vetmja menyre per te crrenjosur ket zullumnaje qe ka ardhur ne politiken e shqipetare eshte ndryshimi i sistemit zgjedhor te vendoset sistemi mazhoritar i zgjedhjeve dhe eshte e sigurte qe ne shqiperi kthehet demokracia e neperkembur nga ata qe bene ligjin zgjedhor ne vitin 2008 qofte me abuzimet ne emerimin e deputeteve qofte ne mosberjene e zgjedhjeve ne partine e tyre. me sistemin mazhoritar zgjedhjet i ben populli dhe jo partia. me kete sistem zgjedhjesh qe eshte ne Shqiperi qe eshte nje sistem qe vetem coroditje dhe kriminele ka sjelle ne kunvendin e shqiperise, nuk mund te kete shprese per nje jete me te mire per shqipetaret pasi ligjet do ti bejne te inkriminuarit.

  2. KLAJDI says:

    Kush perfiton me sistemin e ri elektoral http://bit.do/sistemi-elektoral

  3. Diu says:

    Ju jeni dhe parti e madhe pse keni frike,dilni parti e pare dhe fitoni dhe deputet plus,sa te bridhni lart e posht per ti blere fitojini neper mjet ligjit elektorial.mos kini frike Ylli.

    KREU
    AKTUALITET
    Politika
    Sociale
    Kronika
    Ekonomia
    Suplement
    EDITORIAL
    KRYESORE
    ANTENA
    BLOGU TEMA
    RAJONI
    DOSSIER
    KULTURE
    LIFESTYLE
    SPORT
    ZGJEDHJET 2015

  4. Niku says:

    Hajdutet e votave, ose PD, po perfeksionon vjedhjet. Me nje vote me shume, merr 20 deputete me shume. Présidenti qe zgjidhet me 70 deputete, tani do te zgjidhet me 50 deputete. Kesaj i thone “Demokraci” ku populli vetem sa voton kot, se rezultatet i vendos SHQUPI dhe Saliu.

  5. XXX says:

    Duhet sistem maxhoritar se ndryshe na thithen gjakun LSI-stat dhe stani i tyre, cdo, 4 vjet ata nuk ikin nga qeveria, se shfrytezojne favorin qe u jep gllaberitja e posteve ne administrate dhe ne pozicionet kyce te ekonomise, se kane 8 vjet qe po vjedhin psurite e kombit ne miniera, nafte, rruge,bujqesi, shendetesi, me nje fjale kane gllabruar gjithe ekonomine e vendit duke shfrytezur deshiren e PD dhe PS per te patur kryeministin, keta jane me te zgjuar nuk duan k/ministrin por duan ekonomine qe e mjelin pa patur frike dhe pa u hyre gjemb ne kembe.

  6. E hengshi says:

    Te kapen ethet more Yll?! Epo nuk u ngopet duke vjeďhur e duke shantazhuar me sa duket! Nje menyre do gjendet, se boll ju duroi ky popull! Hajdute!

  7. 007 says:

    Ashtu e, sa i cgjut je ty mor qen i lig, duhet urgjentisht nje system ku Partia e pare te marre 20-30-40-50 deputete nqs del e para, do kete nje qeevei me te ndershme dhe nje opozite me te forte, ndryshe do ngelemi peng e Likes, Ministrite e LSI jane kthyer ne Qendra Korrupsioni, LSI duhet zhdukur nje ore e me pare nga ky vend!!!!

  8. NjeQytetarOptimist says:

    Manjani, konvertohuni ne PS po deshet se 4-5 deputet jeni dhe po luani me ndjenjat e shqiptareve.. Jam pro per sistemin “PRIM”.. Nje grusht njerezish ndajn fatin e shqiptareve.. Kjo eshte e padegjuar… Boll e vodhet popullin duke u hedhur sa para mbrapa… Rama te ulet me Bashen dhe te zgjidhin kete problem kanceror te sistemit te prezantimit politik… Na eshte bere Xha Braho si burri I nenes.. Nji plak matuf…

  9. goni says:

    EDI RAMA po te doje te kete sukses ne krye te qeverise duhet te hiqen nje ore me pare keto vemjet e LSI se vetem me sistemin prim shpeton ky vend njeher e mire nga hajdut e pa skrupull te LSI se.Keta fitojne vetem duke mashtruar njerzit se do tu fusim ne pune dhe duke blere votat ne zonat e varfra.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje