Sadije Berisha: Fotot i postuan fëmijët, Shkëlzenit i uroj lumturi

2 Nëntor 2015, 16:50Lifestyle TEMA

Pak orë pas publikimit në “Instagram” fotove të disa viteve më parë, ku shfaqej në krah të ish-bashkëshortit Shkëlzen Berisha, Sadije Berisha ka sqaruar arsyet e këtij postimi.

Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka shpërndarë linkun e një faqeje, të cilës i ka dhënë intervistën sqaruese.

Në intervistën e shkurtër për portalin “Albaniaplus”, ish-gruaja e djalit të Berishës thotë se postimi është bërë nga fëmijët e saj, të cilët në mungesë të llogarive të veta në rrjetet sociale, nganjëherë përdorin ato të nënës.

Media shqiptare ka pasur gjithmonë interes të veçantë për marrëdhënien me ish-bashkëshortin tuaj Shkëlzen Berisha duke publikuar artikuj të shumtë, cili është mendimi juaj rreth kësaj?

Shumë shpesh janë shkruar gjëra fare të pavërteta dhe jo kurrsesi realiteti.

Ditën e sotme keni publikuar fotografi me Shkëlzenin, media shqiptare po gëlon. Pse i publikuat fotografitë, patët ndonjë arsye?

Fotografitë janë publikuar nga fëmijët e mi, ata janë ende shumë të rinj për të pasur një llogari të tyre në “Facebook” apo “Instagram”. Kështu që shfrytëzojnë profilin tim. Shkëlzeni mbetet gjithmonë babai i tyre.

Cila është marrëdhënia juaj me të, si e keni pritur lidhjen e tij me Armina Mevlanin?

Ai ka qenë dhe ngelet babai i fëmijëve të mi, i uroj gjithmonë vetëm lumturi.

Marrëdhënia juaj me familjen e ish-bashkëshortit ?

Gjithmonë shumë e mirë. Fëmijët e mi ndihen shumë të respektuar dhe të përkëdhelur prej tyre.

Ju jeni komentuar se i keni marrë kalin pa leje Shkëlzenit. A mund të na tregoni diçka më shumë?

Media në Shqipëri dezinformon. Kali ka qenë gjithmonë i imi. Tani është rikthyer në Suedi dhe është i lumtur në gjirin e familjes sonë.

11 komente në “Sadije Berisha: Fotot i postuan fëmijët, Shkëlzenit i uroj lumturi”

  1. tili says:

    dridhe Sadije se e dredh bukur, sipas interesit. Ta paskan mbyll gojen me ndonje shuk parash.

    1. vk says:

      ncncnc….cfare fotoje dasme????? ajo 42, ai 22…………cfare dashurie esht kjo??? ky e ka dash me e ngrejt iher se ajo si MILF……….thjesht ajo kishte interes se ishte bibilushi i Presidentit

  2. Lori says:

    Hahahahahahahaahhaah fotot i postuan femijet hahahahahahaah paska lajthit hahahahahahaha

  3. sarandjoti says:

    Vetem ne vendin tim, me njerez te dyshimt mundet te ndodh nje histori e tille, ku ti kushtohet vemendje nje njeriu krejte te zakonshem.Kjo ndodh ne media.Nga njera ane media ish vjerin dhe ish burin ja kerkone pjesa me e madhe, ne burg, nga ana tjeter i perkedhel orekset sikur te ishte vajza e mbretit,dhe jo gruaja dhe nusja e njerezve me te perfolur nga media per cdo gje te zeze qe mundet te ket nje njeri mbi shpine.

  4. QYTETARI says:

    dhe kujt o tu ju krru cari ,per kto shpellaret ,
    se cbojn kto me ke shkerdhehen dhe nga cila shpell kann dal ?!
    o kthy kjo gazete ne gazetanshpella

    turpi botes te besh lejm me kto funderina malksh te peshtir

  5. Lymi says:

    Joo! Sadija nuk po e dredh fare. Se shpejti pritet qe asaj tyryfyces Mevlani, familja Berisha ti vere menxyret. Sadija do te rikthehet perseri ne gjirin e tyre dhe do te jetojne te lumtur deri ne vdekje te Shkelzenit.

  6. Janullatos ngrenesi says:

    Pse nuk e boton komentin tim o Tema?

    1. Korçari says:

      Se keta te temes jane alabake

  7. 151515 says:

    Mos keta qenkan familje kuajsh e pelash te harlisura?!

    151515

  8. arkimed says:

    kjo la kalin dhe mori rrushin, kurse tani la rrushin dhe mori kalin…
    eh milet cpo behet!

  9. ------- says:

    mbaroi loja me arminen? u mcefen mire parate?

    ka ardhe koha te bashkohesh me xenin pastaj….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje