Familjarët: Raporti mjeko ligjor tregon se u ushtrua dhunë, prokuroria mbylli hetimin
Një 18 vjecar nga lagjia Halil e Fushë krujës prej gjashtë muajsh me fotografitë që tregojnë shenja dhune në trupin e tij kërkon që punonjësit e policisë që I shkaktuan plagët të mbajnë përgjegjësi ligjore
Mamaja dhe daja e tij kërkojnë me këmbëngulje në të gjitha institucionet vënien përballë ligjit të dy punonjësve të komisariatit të policisë së Fushë krujës
Mospasja e një dokumenti indentifikimi me vete , është bërë shkak për dhunimin e 18 vjeccarit Maringlen Allaj dhe shoqërimin e tij në ambiente e komisariatit.
Për dhunën që pretendons e kanë ushtruar ndaj tij dy efektivët e policisë kriminale të Fushë Krujës, ai bashkë me familjarët e tij kanë bërë në prokurori dhe në SHKB-në e policisë së Durrësit.
Ndërkohë prokuria e Krujës ka mbyllur hetimet, ndërkohë që familjarët dhe i riu shprehen të idinjuar dhe këmbngulin se 18 vjeccari është dhunuar nga ana e polcisë. Këtë fakt e konfirmon ekspertiza e mjeksisë ligjore, ku theksohet se ” i riu ka shënja në kokë dhe fytyrë, që tregon se është goditur me mjete të forta”.
Liljana Allaj, ka denoncuar në Fiks Fare, dhunën që ka ushtruar policia e Fushë Krujës, ndaj djalit të saj 18 vjeccar. Sipas Allajt djali i saj, nxënës në vitin e tretë në Tiranë, ka qenë duke u kthyer për në shtëpi rreth orës 21.00 të mbrëmjes në fshatin Halil të Fushë Krujës. I riu është ndaluar pranë stacionit të autobuzit nga dy policë civil, të cilët kanë tentuar ta fusin në një makinë civile. Në këto momente i riu 18 vjeccar është trembur dhe nuk ka pranuar të hipë në makinë. Ai ka shfaqur rezistencë, duke menduar se policët civilë mund të ishin grabitës. Pas kësaj, sipas nënës së djalit, 18 vjeccari ka hasur në dhunën e punonjësve të polcisë, të cilët në momentin e shoqërimit të 18 vjeccarit, kanë ushtruar dhunë duke e përplasur atë në asfalt .
Mamaja e të dhunuarit shprehet se në momentin që familjarët janë lajmërtuar dhe kanë mbërritur në rajonin e policisë në Fushë Krujë, punonjësit e policisë janë shprehur se motivi i shoqërimit të të riut është bërë për arsye, se nuk kishte kartë indetiteti. Pas daljes së djalit nga komisariati i Fushë Krujës , Liljana Allaj shprehet se ka tentuar të bëjë kallzim për dhunën e ushtruar ndaj djalit të saj nga punonjës të policisë, por në Krujë askush nuk I mori kallëzimin me pretendimin se ishte ditë e dielë.
“Kam vajtur më pas në Durrës” shprehet ajo “duke takuar edhe specialistët e SHKB -së të cilët më adresuan tek një mjek ekspert, për të bërë ekspertizën e dëmtimit të djalit, që ishte i gjakosur e më pas, për të bërë edhe ndenoncimin në prokurori”. Por prokuria e Fushë Krujës e ka mbyllur denocimin është shprehur Allaj dhe për këtë i janë drejtuar gjykatës për fillimin e proccedimit penal.
Pasi iu drejtuan emisionit Fiks fare, nëna e 18 vjeccarit dhe daja I tij realizuan një takim me dy punonjesit e komisaritit të policisë së Fushë Krujës, Elton Zemanin, shef i seksionit dhe specialist për krimet e hapura në Fushë Krujë dhe Vladimir Ymerin, specialsit për krimet e hapura po në Fushë Krujë
Gjatë bisedës dy specialistët e policisë këmbëngulin se nuk e kanë dhunuar të riun. Kurt ë afërmit e tij e pyesin se kush ia shkaktoi plagët që ka konstatuar mjeku ligjor, policët tregojnë se mund të jenë shkaktuar kur ata e kanë mbështetur te makina në momentin e ndalimit, ose më pas kur e kanë shtrirë në asfalt. Të afërmit këmbëngulin në këtë bisedë duke thënë se punonëjsit e policisë kanë qenë civil në momentin e ndalimit në atë mbrëmje, nuk kanë patur uniform, por dy efektivët e policisë thonë se janë prezantuar si policë dhe kanë treguar dokumentin e policisë.Madje shtojnë se personi që ata kanë ndaluar ka goditur njërin nga punonjësit e policisë më bërryl dhe tjetrin e ka kafshuar në krah.
Por ajo që të bie në sy gjatë kësaj bisede është fakti se një nga punonëjsit e policisë këmbëngul në faktin se ai do të reagojë ndaj kujto personi që ushtron dhunë ndaj tij, edhe pse është në krye të detyrës dhe duke kryer një funksion public
Vladimir Ymeri shprehet se ” nëse më qëllon, me pas 12 pashë brirët, do të qëlloj” duke nënkuptuar se gjatë ndalimit të 18 jeccarit ai është goditur prej efektivit të Policisë së Shtetit
Pas këtij debate, të dy punonëjsit e policisë, të cilët kanë kryer verifikime për personin që kanë shoqëruar në komisarit dhe janë bindur që ka qenë një student pa precedent penalë e mbyllin bisedën duke tënë se I vetmi gabim I atij të riu ishte se ndodhej në vendin e gabuar dhe në momentin e gabuar
Nëna e të riut I kujton se I biri ndodhej në mbrëmje në rrugën nacionale, në stacionin e autobuzit, duke pritur autobuzin që do ta kthente në shtëpi
Të gjithë këtë histori dhe një kopje të dokumentave familjarët I sollën në Fiks fare me shpresën se dikush do të verifikojë provat që ata kanë mbledhur për ngjarjen e mbrëmjes së 9 majit 2015 në stacionin e autobuzit për në lagjen Halil. Prokuroria ka marrë vendim për mosfillim të procedimit penal, ndërkohë që familjarët e 18 vjeccarit I janë drejtuar gjykatës ku kërkojnë që dy punonjësit e policisë të mbajnë përgjegjësi përpara ligjit.
Bravo cuna.
pune korrakesh,varu kkkkkkkkkk………..
E ndoqa emisionin dhe s’mu duk se policet kane vepruar kunder ligjit. Kane pare nje veprim te dyshimte, ora ka qene e vone, dhe e kane ndaluar per verifikim. Ne momentin qe policia thote: Ndal policia, s’ka me justifikime, jo ku ta dija une qe jeni polic, jo te gjej une 10 distiktova, jo do qellonte ai se do mbrohej, etj! Demtimet dukeshin qe ishin bere ne ndalim e siper, nuk ishin goditje rrahjeje. Pastaj, pse duhet qe ky person te vrapoje apo te kafshoje ne sup policin?? Nje emision abuzues ne kete rast.
Qeveria duhet te largoje cubat nga policia . Policia perdor dhune Barbara ne rajonet e tyre per personat e ndaluar ,qofshin me faj apo pa faj . Per kete jam informacion teper te sakte nga nje
I njohur te cilit policia i kishte thyer brinjet nje fshatari ,sepse dyshonte qe ai kishte vjedhur nje motorr.
Ne europe nqs nje polic performance dhune shkarkohet nga detyra . Ketu vazhdojne akoma metodat e kohes se diktatures .