Ngjarja e rrallë, "macja-bishë" bën kërdinë në Tropojë

4 Nëntor 2015, 16:58Lifestyle TEMA

Një ngjarje e rrallë vjen nga zona Lekbibaj e Tropojës. Një mace e egër në përmasat e një qeni ka ngrënë një gic dhe 2-3 pula të një banori të zonës.

Lajmi mësohet nga NOA sipas së cilës, edhe pse fillimisht ka menduar të “hakmerret” me macen e rrallë duke e mbyllur në kafaz, banori me inicialet A.G., është kthyer tashmë në “hero” pasi ka dëgjuar apelin e ambientalistëve dhe e ka lënë sërish të lirë macen duke lënë kështu mënjanë “inatet” personale me macen gjigante.

“E falënderoj shumë banorin e fshatit ku macja e egër, kafshë e rrallë e këtij rajoni u shfaq dhe dëmtoi ekonomikisht atë. Falënderim të veçantë ai mori edhe nga përfaqësuesit e shoqatave, të cilat u njoftuan menjëherë për lirimin e saj”, – tha Ndoc Mulaj, një nga eksploruesit e florës e faunës në këtë zonë të lakmueshme për turistët vendas dhe të huaj.

22 komente në “Ngjarja e rrallë, “macja-bishë” bën kërdinë në Tropojë”

  1. Lulushi says:

    Po ai gici qe hengri kjo, mos ishte torrofagusi?

    1. MAJAKOVSKI says:

      Eshte Saliu me lekuren e maces

      1. zyhdiu says:

        E sakte! Edhe Kafshet Shtepiake jane
        Egersira ne Vicidol e Tropoje.
        Po Njerezit perse do jene ndryshe?

        1. I Hoti says:

          Njerezimi ka vlera nder te tjera si krijesa me e lartee krijuar nga Zotit a Natyra a se bashku ,me te vetmen arsye se ka :ndergjegjen – arsyen (jo vetem trurin(biologjik), e ka edhe gomari), Nuk ka rendesi per krijesen se ku jeton; ne mal a mocal! Ku ben pjese ti o krijese?????

          1. Prec Ulaj says:

            Mos ka shkuar shpirti Azem Hajdarit tek ajo macja?
            Te shkoje ta vizitoje e shoqja, ajo e njeh…

      2. Berja Durresit says:

        Kujdes nga vezet zoti Rama se nje studente ishte nga Tropoja.

  2. enter''" says:

    Lini natyren te beje punen e saj.
    Njeriu eshte kafsha me e ndyre

  3. Azio says:

    Shko ne Tirane moj mace e eger nga Tropoja,tako pak bashkefshatarin tend Sali berisha.perqafoje me ato putrat e tua me thonj te gjate e te mprehte.Mbase Shqiperia mund te shpetoji nga ky monster.

    1. emigrant says:

      Lereni o katundare politiken. Personi qe e liroi beri me te vertete nje xhest te bukur. Kjo mace e eger e mrekullueshme ndoshta do te shtohet sepse kemi nevoje te zhvillojme faunen ne pyjet e veriut. Po kujt i thua , shqiptareve ja u ka marre mendjen politika ,jane bere me keq se tifozet e futbollit. Prandaj nuk bejme ne prokopi. Ne vend qe te merremi me pune dhe te cojme perpara shtepine tone dhe pastaj Shqiperine e tere, meremi vetem me thashetheme politke dhe tifozerira politike, cfare tha Berisha,cfare tha Rama ,me ke u zu Rama, cfare vodhi Berisha ,etj etj etj.

      1. LORA says:

        Emigranto,cfare do te thoshe nese Azio do t’a adresonte macen e Lekbibajt drejt e tek Edi Rama?????
        Apo e ke gati opsionin ,”dallandyshe ,ktheje ndryshe” ???

  4. Ermal says:

    Rreqebulli (lynx) eshte nje kafshe ne zhdukje, ndaj realisht zoteria ka bere gjene e duhur kur e ka liruar dhe nuk ka reaguar me instikt ne raste te tilla.

    Ambientalistet shqiptare dhe te huaj kane kaluar nete te tera ne malet shqiptare sidomos ato ne kufi me Maqedonine dhe ekzaltoheshin kur kamerat e tyre kapnin shkarazi ne foto ndonje rreqebull, merre me mend te kishin rastin ta kishin kaq afer.

    1. totila direktan prenos says:

      “Ermal ” !
      I sakte dhe shume profesional komenti yt .
      Grabitqaret e Familjes FELINE ku ben pjese pos ,maces ,llojet e tigrave ,luanet dhe Rreqebulli njihen sa per egersine po aq dhe per inteligjencen e larte ,por ne krahasim me Grabitqaret e Familjes CANUS ,jane MOSMIRENJOHES .
      Por cka eshte e cuditeshme FELINET ta imponojne se kur duan qe ti ti perkedhelesh ,ne kundershtim me familjen CANUS te cileve ti ua jep perkedheljen me embelsi .
      FELINET nuk e duan shoqerine e te tjereve ,jane me indipedente dhe me te lidhur me ambientet e shtepise ku banojne .
      Rasti ne fjale eshte per tu pergezuar sepse ndikon ne mbijetimin e nje specie e cila ishte banore e habitateve tona ,me sa kam lexuar ,por mbas Revolucionit Kulturalo-Proletar ne Kine dhe posacerisht mbas Kongresit te V te PPSH ne 1966 kur filloi te aplikohet ne vendin tone LEJ FENIZMI ,dhe te hapeshin toka te reja ne MAL qe rezultuan FATALE sepse beheshin qe te na shikonin “vellezerit Kineze “,u zhduken me qindra Mijera HA PYJE qe sherbenin si Rezervat per shume SPECIE MAMIFERSH ,ZVARRANIKESH ,AMFIBESH dhe SHPENDESH .te eger te cilet mbanin ekilibrat ekollogjik ne ballance .
      Provoni sot qe te peshkoni ne LUMENJ ,LIQENE ,pa lere ne per perrenj Malore qe dikur populloheshin nga Trofta e jashtezakoneshme ,apo nga Melyshet ,Barbuni ,ngjala ,qefujt e ku di une sa te tjere emra ,sepse nuk jam specialist i kesaj fushe ,dhe do te kapni kur i thone fjales “LESHT’e CURRES”.
      Sot ne perendim ne cdo basen ,DET ,OQEAN ,LUM ,LIQEN ,UJEMBLEDHES ARTIFICIAL ,apo dhe Perrenj malore nuk ta mban menderja qe te kapesh nje gjallese UJORE qe nuk ka madhesine e duhur ,por duhet ta hedhesh prape ne Uje qe ajo gjallese te arrije parametrat e caktuar ,perndryshe gjabitesh dhe mer nje REKORD NEGATIV ,qe nuk te hiqet me kollaj .

  5. Klimax says:

    Ngjarje e ralle nuk eshte qe nje kafshe e eger veproj me instiktin e saj, por qe nje tropojan la menjane instiktin e tij, ate te hakmarrjes!
    Per kete “falje gjaku” cudi si nuk u organizua dhe ndonje ceremoni vellazerimi midis maces dhe tropojanit sipas tradites!!!!!

    1. MAJAKOVSKI says:

      I drejte komenti yt,por ketu behet fjale midis kafshes dhe njeriut dhe jo mdidis dy njerezve, ketu nuk te falim ne shqipot e malcise.

  6. Thanasi qe ta plasi says:

    E la te lire se ishte mace shqiptare se po te ishte greke …

  7. hasan says:

    Cfare eshte kjo macja e eger se nuk kam degjuar ndonjehere? Mos eshte rreqebulli (lynx)? Pastaj ky banori te cilit i jepni incialet nuk ka bere as krim dhe nuk eshte viktime, pra tregoni emrin. Kerkoni informacionin dhe jepeni te plote se ju lexojne mijera njerez.

    Ngriheni nivelin e gazetarise se eshte katandisur ne nivelet e kafeneve ku harxhoni tere diten.

  8. LIKJA says:

    Eshte Sala qe eshte shnderruar ne macok.

  9. Damiani says:

    Macja e eger quhet aktualisht “Ligas”

  10. Fane Mirdite says:

    Bravo bravo bravo keto jane kafshe te rralla

  11. latif says:

    Kjo eshte mace e eger>Nuk eshte kaq e rralle.Nen/stacioni i Ulzes kishte shume para 20 vjeteve,per shkak te minjve te arave,qe rrinin ne kanalet e kabllove.Jane tmerresisht te medhenj.Macoku mund te arrije 20kg.Kane nje bisht te gjate e te trashe vija-vija,ndrysha nga rreqebulli.

  12. kuq e zi says:

    Se mos e ngaterroni me rreqebullin??

  13. dane brinja says:

    == Ka shume te ngjare qe Macja e eger te jete nga fisi i Maceve te buta, pra mace shtepijake.Por cfar ka ndodhur do te thoni ju….
    == Ne pranveren e viti 1992 , LEKE BIBASI, si shume bashke krahinas u nis per ne BATHORE…… Kohen e kish te kufizuar. Nadia heret, makina e bashke-fshatarit e priste jo shum afer shtepis. Nje pjes te sendeve e paisjeve qe do mernin me vehte i ben gati ne mbremje. E zonja e shtepis , ca prej merakut se cfar do merte e cfar do te linte, ca prej merakut e mallit per ndearjen me prinderit e te afermit qe do linte pas, ate nat nuk fjeti. Me gjith se u ngriten te gjith me nje ore nate, koha ishte e kufizuar , veprimet u kryen me shum ngut.
    — Bashke me ta ish ngritur dhe macja e madhe, ndersa 2 kotelet e vogla akoma flinin gjum. Ajo ferkohej neper kembet e te zoteve te shtepis, her tek njeri e here tek tjetri. E zonja e shtepis pyet L.B, burr si do bejm me macet. Mer vetem macen e madhe i thot ai. Vajza e vogel filloi te qante, dua macet e vogla thosh ajo. Athere L.B vendosi, te merni vetem nje nga macet e vogla, macen e madhe nuk do e lem vetem u tha femijve. Ndarja me macet nuk qe e lehte, jo vetem per femijet, por edhe per te zote e shtepis. Macet e vogla u zgjuan dhe rrini prane njera tjetres . E zonja e shtepis u kujtu tu jepte per te ngren .Madje, tek nje vrime ku hynin e dilnin zakonisht nga shtepija u la ushqim me bollek, ndofta per 2-3 dit. Vajza e vogel duke qar zgjodhi nje nga macet e vogla. Ec dhe shiko pas. Me nje dore mbante e ushqente macen, me tjetren fshinte lotet. Macja e madhe, se bashku me te voglen, qendronin mbi nje kercu te madh, dhe po ndiqnin me sy . TE gjith iken te perlotur duke pare sa shtepin aq edhe macet qe i ndoqen me sy deri larg……. LB U PREMTOJ FEMIJVE, SE DO TE VINTE TI MERTE PASI TE RREGULLOHESHIN MIR ME SHTEPI NE BATHORE …….,POR ATO MBETEN ATJE……, NE LEKBIBAJ, PERGJITHMON…..se bashku me varret dhe shpirtrat e te aferme, ku shum prej tyre mbas 25 vjetesh u rendojne barerat, ferrat e shkurret persiper…

    == SOT, macet e L.B jane egersuar, kryqezuar e shumuar, jo vetem macet , por edhe qent, jo vetem ne LEK-BIBAJ, JO VETEM NE VERI, POR DHE NE JUG TE SHQIPERIS …. E KUDO.

    ==

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje