“Shqipëria, një viktimë që e prostituojnë të korruptuarit që ndërrohen në pushtet”

4 Nëntor 2015, 10:21Politika TEMA

Andrea Stefani shkruan në gazetën Dita, se pandëshkueshmëria e ka bërë të kotë rotacionin politik.

Në rastin e Shqipërisë, mungesa e drejtësisë e shpalosur si pandëshkueshmëri kronike e korrupsionit dhe krimit në majat e shtetit, e ka degraduar gjendjen e demokracisë deri në atë pikë, sa tashmë edhe rotacionet politike nuk mund të sjellin asnjë përmirësim. Në fakt, rotacioni politik e ka humbur kuptimin. Madje, si për paradoks, mund ta përkeqësonte gjendjen e demokracisë edhe më shumë.

Sepse alternativë të pushtetit të sotëm, forcë kryesore opozitare, kemi një parti si PD që, pas 8 vjet qeverisjeje tejet të korruptuar, nuk e ka reformuar as edhe një fije udhëheqësinë e saj. Politikanët që keq-qeverisën 8 vjet Shqipërinë, mbi të cilët rëndojnë skandale si ai i rrugës Durrës-Kukës, Gërdeci apo krime të përbindshme si 21 janari, kanë mbetur të pa ndëshkuar nga drejtësia.

Dhe janë pikërisht këta që sot vetë ekspozohen si alternative kryesore opozitare për pushtet. Por çdo të mund të fitonin shqiptarët dhe demokracia nëse qeveria ekzistuese që sapo mbushi vetëm dy vjet, zëvendësohet duke rikthyer në pushtet përsëri një PD me të njëjtin lidership të korruptuar? Dhe jo vetëm kaq, por edhe me epshe të pa fjetura autokratike? Po a ka më keq për demokracinë se të risjellësh në pushtet autokratë që edhe kanë vrarë, pra kanë derdhur gjak për t’u përjetësuar në pushtet”, shkruan Stefani.

Sipas tij, pandëshkueshmëria është një lajm i keq edhe për këtë qeveri, e cila nuk i ka shpëtuar dot korruptimit.

S’ka asnjë dyshim se pandëshkusheshmëria është një lajm i keq edhe për qeverinë Rama. Sepse korrupsioni është një virus që kërcënon të gjitha qeveritë. Nuk do të qe kështu vetëm nëse qeveritarët do ishin ose engjëj ose shenjtorë. Por rilindasit nuk janë as engjëj as shenjtorë. Si të gjithë njerëzit ata kanë gjakime dhe makutërira që janë të rrënjosura thellë në natyrën e njeriut. Të njeriut që kemi ndeshur deri më sot. Dhe e vetmja gjetje e suksesshme e njerëzimit, në radhë të parë e qytetërimit Perëndimor, për ta bërë një qeveri që t’i përmbajë epshet e veta për të mos grabitur paranë publike, është vënia e saj nën hetimin dhe gjykimin e një pushteti të pavarur drejtësie.

Një pushtet që, sikundër dihet botërisht, nuk ekziston në Shqipëri. Ose ekziston vetëm në letër. Por as si frymë dhe as si materie. Dhe është e sigurt që, në rrethanën e pandëshkueshmërisë së korrupsionit, nuk ka qeveri që të mos korruptohet. Pra edhe kjo e Rilindjes. Sepse ashtu sikundër ndëshkimi e frenon korrupsionin, mosndëshkimi e nxit atë. Pandëshkueshmëria është ftesë për korrupsion”, shkruan Stefani.

Ai thotë se zgjidhja është reforma në drejtësi.

Ndryshe, sipas Stefanit, thjesht do të kemi rotacion të të korruptuarve.

Vetëm një reformë që do të krijonte një pushtet të pavarur drejtësie, me prokurorë dhe gjykatës të lirë dhe të aftë që hetojnë dhe ndëshkojnë, jo vetëm politikanët e korruptuar por të pandëshkuar të këtyre 25 vjetëve, por edhe çdo korrupsion të qeverisjes së sotme, do të mund ta shpëtojë jo vetëm qeverinë por edhe demokracinë shqiptare duke i rikthyer kuptimin edhe rotacionit politik.

Ndryshe, Shqipëria, që rilindësit e kombit e ëndërronin “një zonjë të randë”, do të jetë vetëm një viktimë që e prostituojnë të korruptuarit që ndërrohen në pushtet një herë në 4 apo 8 vjet. Përfshi edhe këta rilindësit e sotëm. Dhe demokracia, asgjë më shumë se një kuplara”, e mbyll analizën e tij Stefani.

15 komente në ““Shqipëria, një viktimë që e prostituojnë të korruptuarit që ndërrohen në pushtet””

  1. Princi (Belgjikë) says:

    Po drejtësinë kush do ta mbrojë nga korrupsioni? Drejtësia në Shqipëri për nga korrupsioni ja kalon edhe qeverive të korruptuara të majta apo të djathta.Pavarësia e saj nuk mund të barazohet domosdoshmërisht edhe me luftën kundër korrupsionit.Me një fjalë, kush do të gjykojë gjyqtarët e pavarur por, pse jo, të korruptuar ndoshta edhe më shumë si të tillë? Në Shqipërinë e tranzicionit çdo qelizë e saj është e korruptuar dhe të gjitha funksionojnë si një mekanizëm gjigand korrupsioni.Nuk mund të kërkosh nga të korruptuarit të luftojnë korrupsionin dhe si me magji, të quajtur reformë, të bëhen një ditë të bardhë si dëbora në mal.

  2. z says:

    Z.Andrea,kete mllef e kam edhe une,por,a ka ndonje akuze zyrtare per ato te cilat ti dhe ne te gjithe besojme se do te vihet drejtesi ne vend,ne menyre qe t’i thuhet ‘stop” abuzivizmit me pushtetin?Ndryshe,quhet tallje bythe.

  3. TJ says:

    Ke te drejte Andrea! Por, ne Shqiperi, ne rruge e ben ligjin i “forti”! Ne tregeti e bejne ata, qe kane para te pista,ne drejtesi e bejne ligjin gjyqtaret dhe prokuroret e “plepave” te zhytur ne korrupsion, politikanet, qe jane krye mafia shqiptare!Dhe mbi te gjitha eshte mentaliteti shqiptar akoma gjysem “osmanlli”! Duhet nje tjeter kulture dhe botkuptim! Nuk arrihet ne 25 vjet! Duhen vite dhe shekuj, qe shqiptari te behet europian! Europa perndimore filloi te behet, qe ne shekullin e trete apo te peste nen romaket! Dhe ne fund qendrojne dy kokat e te keqes shqiptare Berisha dhe Meta! Sa te jene keta ne politike do korresh ate qe kane mbjelle keta mafioze!

  4. papuli says:

    Andra me fal qe te pyes,

    i ke paguar detyrimet ndaj shtetit?

    Ti je thjesht nje pjesetar i kesaj fatkeqesie qe i ka

    rene ketij populli,

    Fajin duhet ta shikojme te vtje ne rradhe te pare.

    Ti e ke kerkuar fajin tek vetja jote?

  5. Hanxhiu says:

    “Puno, që të hash dhe vidh, që të kesh…” thotë një fjalë e urtë popullore…

  6. sherifi says:

    Asgje nuk ka qe nuk arrihet,nese me te vertete,Rilindja qe mori nje milion vota te mbaji vetem ato premtime qe dha ne fushate,asgje me shume.

  7. Treviso says:

    Ne Shqiperi drejtesine nuk e deshiron as njera pale, si e majta ashtu edhe e djathta. Pse? Po te jete nje drejtesi e pamvarur dhe partite do tu matnin mire kur te kerkonin qeverisjen e vendit. Po te kishte drejtesi te pamvarur gjysma e ministrave nuk do te ishte ne qeveri. Dhe parlamenti do kishte me pak se gjysmen
    e deputeteve, dhe jo ate kryetare qe drejton sot. Fjalen dekriminalizim po e perdorin me shume ato qe kan qene dhe jane te korruptuar. A behet dekriminalizimi nga te korruptuarit? Po u be ne Shqiperi, se ne vendet e tjera te botes nuk e analizojne fare nese problemi qendron si ai tek ne.

    1. Kapo says:

      …shto edhe nje gje or mik..po te kishte drejtesi opozita shqiptare do te ishte pa koke e pa trup…do ti mbetej vetem bishti ..sepse gjithe pjesa tjeter do te ishte mbas hekurave te kryqezuar..

  8. oldman says:

    Stefani nuk po thote ndonje gje te re. Dihet me kohe.
    Nuk mund te kete ndeshkime per krimet e panumurta ne Shqiperi,
    sepse nuk ka Drejtesi. Dhe nuk do te kete ne te ardhmen,
    sado reforma te behen nga vete shqiptaret. Drejtesia do te
    vendoset kur ate ta marrin ne dore te huajt nga Europa.
    Bashke me drejtesine edhe Rendin Publik (Policine).
    Nuk duhet lene shqiptari “vete Ali dhe vete Kadi”.
    Po t’ja heqesh shqiptareve keto dy kompetenca, do te shikoni
    sa mire do ti bejne ata te gjitha punet e tjera.

  9. Sh says:

    Ne fillimet e Rilindjes mavi , mbrojtja qe i bente Z. Stefani Qeverise ishte disi e justifikuar ,sepse ai kishte besim ,si shume te tjere, qe kjo eshte partia qe do te sjelli ndryshimin. Shume qytetare ishin skeptik ,per vete arsyen se si Rama u lidh me Meten ,qe per mua perben nje skandal te madh dhe nuk te jep aspak shprese qe ne kete vend do te rilind dicka. Ky koalicion flet hapur per mbrojtje te njeri tjetrit ,sa per Rilindje nuk behet fjale fare .
    Rama e beri vetem te pasurohet vete ,por jo per pooullin .
    SYGJERIMI QE KAM PER STEFANIN DUHET TE INFORMOHET ME MIRE PER FAKTET TE PA KUNDERSHTUESHME ,SE CFARE PO BEN KJO QEVERI DHE TE NDRYSHOJE POZICIONIN E TIJ DHE JO TI DALI NE MBROJTJE HAJDUTEVE .
    Me mire vone se kurre .

  10. Bra,ho,ho says:

    Njerezit, kane 10 vjeçare qe thone keto teza mor Andrea.Je pak me vones.

    Ja dhe nje teze tjeter, qe mbase shpresojm mos e kuptosh po prap mbas 10 vjetesh; Reforma ne drejtesi nuk mund te behet po nga ata qe perfitojne nga kjo drejtesi e sotme. Shkaku eshte i thjeshte,se do vet akuzoheshin e denoheshin.

  11. perla says:

    sot ne politik jan ata qe kan 25 vjet qe e kan kankatandisur kete vend mos me keq ,qe njerzit po largohen nga vendi,se nuk kan asnje dhoj shprese,per femijet e tyre,pervete jo e jo.sot ndollen ne pushtet te gjithe ata qe duhan te mbrojn pasurit e tyre maramendese,prandaj duhet nje rotacion,qe ne palitik mos te perfshihen te gjith ata qe e kan katandisur kete vend,si corpe grisur,

  12. katarakti says:

    E paska qare kete analize. Dhe ka thene diçka lapidare: “pa ndeshkim, rotacioni eshte i kote”. Plotesisht e vertete. Dhe siç thote autori mungesa e ndeshkimit eshte ftese per korrupsion edhe per keta qe erdhen tani ne pushtet. Pra ti vodhe, une nuk te preka. Tani vjedh une dhe ti nuk me prek! Rama duhet te sqarohet dhe te sqarohet mire se perse nuk ka ndeshkueshmeri! Mire se qeveria e tij aguridhe nuk ka aq kapacitet, po ndeshkim ndaj fajtoreve pse nuk ka?! Duhet ta thote nese nuk e le presidenti, Ilir Meta apo sepse vete drejtesia eshte e korruptuara me e madhe?! Por ama duhet te spjegohet. Boll me fodullek.

  13. perla says:

    sot ne politik jan ata qe kan 25 vjet qe e kan kankatandisur kete vend mos me keq ,qe njerzit po largohen nga vendi,se nuk kan asnje dhoj shprese,per femijet e tyre,pervete jo e jo.sot ndollen ne pushtet te gjithe ata qe duhan te mbrojn pasurit e tyre maramendese,prandaj duhet nje rotacion,qe ne palitik mos te perfshihen te gjith ata qe e kan katandisur kete vend,si corpe grisur,qe ske ku e andron.shoqeria civile duhet te ngrihet dhe te kerkojme qe te ndryshjne kushtetuten qe asnje politikan mos qendroj me shume,se 8 vjet ne parlament,se e kan bere monopol dhe duken sikur jan kokot e kombit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje