Alarmi: Ja metropolet që do shkatërrohen nga ngrohja globale

9 Nëntor 2015, 11:45Lifestyle TEMA

Rritja e temperaturave në vitet e ardhshme do të sjellë katastrofa në planetin tonë.

Alarmi vjen nga raporti shkencor i shoqatës amerikane “Climate Central”.

Sipas raportit një rritje temperaturash prej 4 gradë celsius, do rrezikonte shtëpitë e 470-760 milion banorëve nëpër botë, kryesisht të atyre që jetojnë rreth detit, ndërsa rritja prej 2 gradë celsius shtëpitë e 130 milion banorëve.

Kjo pasi shkrihen akullnajat në polin e Veriut dhe të Jugut, duke rritur nivelin e detit.

Këtë e ka bërë të njohur raporti shkencor amerikan i Climate Central, duke shprehur nevojën urgjente për respektimin e ligjeve ndërkombëtare të shteteve në lidhje me ndotjen.

Në rast të mos ndryshimit të gjendjes, qytetet e para që do zhduken janë: Rio De Zhaneiro, Mumbai, New York, Londra, Dhaka, Kalkuta, Sindey, Shangai dhe Hong Kongu.

2 komente në “Alarmi: Ja metropolet që do shkatërrohen nga ngrohja globale”

  1. caldo & cold says:

    Perseri Kaotizem.
    Thuhet ne Vitet e ardheshme…!Ok.
    pas dhjetra mijraVjet,apo Qindra te tille.
    Sepse pasaktesite gjithemone jane 50 me 50
    Kjo ndodh ngaqe ka shume te panjohura
    rreth Planetit.Dhe keshtu po ndodh:
    Njehere na thuhet Stuhi e fuqishme Djellore
    do na Sulmoje,Nje here tjeter,Teknologjia po
    behet rrezik! Akujt qe do shkrijne,do napermytin!
    Dhe ne nuk dime nga teshkojme dhe cfare te bejme:
    Ta jetojme Jeten apo ne meshire te fatit kaq te
    pershpejtuar qe po na afrojne ata te Shkences.
    Nejse,Vete po i ushqejme,ndaj te bejne dhe te thone
    cte duan.O Zot! Mos na lere ne meshire te tyre se na
    bene me Stres!

  2. nick says:

    Aman ore, Golemin do ta gjeje gje?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje