Leter drejtuar kryeministrit Edi Rama nga një vajzë rome 13- vjeçare për ndryshimet në arsim

12 Nëntor 2015, 16:59Blog TEMA

Me lër të flas.

Me lejo të flas!

Një fjalë që prej muajsh e mbajta në zemrën time, ka ndërtuar shumë mure penguese. Është fjala që ndoshta mund të ishte bërë një urë, për të lidhur “Ne” me “Ju”. Është  fjala që nuk do të ndante më “Ne” qe vishemi me xhinse blu, njerëzit pa pushtet, ose pa forcë për të ndryshuar pushtetin,  nga “Ju” njerëzit që bëjnë pushtetin, që flasin pa pushim dhe veshin kostum të zi.

Një fjalë që prej muajsh ndoshta as nuk u tha e as nuk u dëgjua, por zuri pluhur në sirtarin e zemrës. Aty ku qënja flet me vehten dhe e përsërit fjalën: Të pa thënën fjalë. Sepse nuk kam të drejtë të flas, por edhe në se flas, askush nuk më degjon. E c’kuptim ka e folura kur shkon në vesh të shurdhër?

Më ler të flas, të të them se kjo jetë nuk mund të bëhet ndryshe në se të gjithë ne nuk marrim shkollën e duhur, arsimimin në formen e saktë. Më lër të them se fjala “arsimim” nuk duhet të mbetet fjalë, e nuk duhet përkthyer në para, por duhet bërë praktikë, vepra. Duhet të jetë mundësia e të gjithëve , jo vetëm atyre që vishen me kostum të zi.

E në se më lejon të flas, të lutem dhe me dëgjo. Në se më dëgjon sigurisht që më kupton. Unë jam vetëm 13 vjec, dhe dicka nga brenda më shqetëson. E mbaj në zemër prej muajsh shqetësimin, dëshirën për t’u arsimuar e lirë dhe bazuar në vullnetin dhe aftësitë e mia. Prandaj më lër të flas i dashur shok që kostumin e zi ndryshon (blen) cdo ditë, se unë i ndërroj (blej) xhinset blu një herë në vit.

Më lër të them, e të lutem më dëgjo e më jep një mundësi edhe mua. Sepse unë e dua arsimin dhe kur të rritem, nuk dua të bëhem shtëpijake por një qytetare e denjë për vëndin tim. Më lër të them, se kam dhe unë ëndrra të bëhem doktorreshë, mesuese, avokate, apo cfarë do lloj profesioni ndërton shoqërinë tone në mënyrë perfekte për t’u quajtur “vënd europian”. E në se ti nuk më dëgjon kur flas, atëhere ne nuk ndërtojmë një urë bashkë, por një murë të madh, ku ti rri në një anë dhe vesh kostumet e tua dhe unë, laj xhinset e mia blu sa herë që plurosen, për një jetë të tërë.

Me respekt,

Orjana Hadroj

https://vishkepucetemia.wordpress.com/2015/11/12/leter-drejtuar-kryeministrit-edi-rama-nga-nje-vajze-rome-13-vjecare-per-ndryshimet-ne-arsim/

15 komente në “Leter drejtuar kryeministrit Edi Rama nga një vajzë rome 13- vjeçare për ndryshimet në arsim”

  1. sali berisha says:

    O Gazete Mjerane,jeni bere fiks si 55,po beheni zeri i 2 B,TURP Per ju si gazete,deri dje kishim konsiderate per ju,po thjesht jemi zhgenjyer

    1. Loko-Loko says:

      Kjo vajze rome vetem EMRIN ka vene ne kete leter,se prapa emrit te saj rrine HIENAT E Sali Berishes qe perdorin lloj lloj skenaresh per te larguar sa me shume diten e GJYKIMIT TE TYRE PERFUNDIMTARE SI KRIMINELE!!!
      E cfare them edhe une!
      Po kudh do t’i gjykoje ata,Edi Rama apo keta te KORPORATES SE PROKUROREVE E GJYKATESVE???
      Ne Shqiperi duhet te bjere nje…BOMBE ATOMIKE qe te shfarose cdo gje mbi dhe,si ne Hiroshime e Nagasaki dhe pas disa shekujsh te mbije jeta e re!!!
      Kaq te rende e PA KTHIM e shoh une situaten sot!!!
      DEMOKRACIA KAPITALISTE REZULTOI JO VETEM NJE DESHTIM I PLOTE,por edhe nje…..KTHIM PRAPA NE MESJETE te popullit tone!!

      1. toska says:

        Jam plotesisht me Ju i nderuar Loko-loko. Se luan as topi se letren e ka shkruar dikush tjeter me gjasa se edhe njke nxenese rome eshte e shqetesuar per arsimin kur kjo vajze akoma nuk ka mbaruar shkollen 9-vjeçare. Turp per personin qe qendron mbrapa saj, po keshtu me vjen kea per gazeten Tema qe boton keshi plehra, po ule shume reputacionin e saj. Kujdes Mero, mos bjere ne batakun e tyre, kontrolloj nje here para se ti botoni te tilla shkrime.

  2. niku.tj says:

    zoti ramaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa

    1. Jenifer says:

      Leter kryeministrit Rama nga nje 10 vjecare,bije gjykatesi!
      Xhaxhi Edi!
      Ne te duam shume ty,babi dhe mami te kane cdo nate ne goje!
      Edhe kur hame darke ne tavoline degjojme vetem per ty,xhaxhi Edi!
      Vetem ne Sauna dhe Xhakuzi nuk kuptojme gje se mami dhe babi flasin me ze te ulet!
      Ne aty vetem emrin tend,xhaxhi Edi degjojme e asgje tjeter!
      Ne gezohemi qe xhaxhi Edi e do shume babin tone gjykates!
      Po kaq e donte babin tim edhe xhaxhi Sali Berisha!
      Kur fitoi zgjedhjet xhaxhi Luli,babi yne ishte shume i gezuar se kur erdhi ne darke,na pruri nje lajm shume te gezuar:Pushimet ate vere do t’i benim ne Karaibe meqenese babi kishte punuar aq shume sa xhaxhi Luli me xhaxhi Sali Berishen e kishin shperblyer me shume leke!!!
      Pastaj ne bleme nje vile te bukur ne Spanje dhe pervec viles qe kishim ne Portugali,atje shkojme 2 here ne vit me pushime te shkurtera!
      Une jam shume e merzitur xhaxhi Edi,se dua te luaj me shoqet dhe shoket e mij,por babi cdo fund jave na thote se do ikim me pushime ne Kube,Xhamajke e ku di une se ku tjeter!
      Une dua te shkoj tek Shkembi i Kavajes,atje ku shkojne shoqet e mija,por babi me bertet dhe me thote se atje vene vetem femijet e FUKARENJVE e jo ne!!!
      Sa keq qe NUK JEMI EDHE NE FUKARENJ,xhaxhi Edi!!!

  3. ILIRET says:

    Po kjo 13 vjecarja cfare arsimi do? Mbaro 9-vjecaren nji here. Pastaj vazhdo te mesmen nese nuk je martuar deri atehere.
    Nese je familje pa te ardhura, me ndihme ekonomike, dhe meson shume, shteti te jep burse. Po me radhe. Mos u marto nji here. Pastaj mbaro nentevjecaren.

  4. Zonja Milo says:

    C,te te them, moj vajze ne komentin Tim ; ti ma mbertheve gojen me ato c,ka shkruan! Ti ke shume te drejte te arsimohesh dhe te punosh si gjithe te tjeret.Nuk e di kush te ndalon,nuk e di ku e ke hallin ,po e verteta kjo eshte!

  5. Landi says:

    mire moj moter, po si mund te behesh ti doktoreshe, arkitekte apo avokate, kur ke bere 25 gabime drejtshkrimore ne 10 rreshta shkrim… Pikerisht per kete duhet seleksionimi ne universitete, qe ju qe as shqipen nuk dini ta shkruani, te mos na shisni dengla e te ma beheni Drejtoresha duke na tundur ndonje diplome para syve! Bej aq sa di, qendro me kembe ne toke, e meso te shkruash dhe te aresyetosh, se nuk ke thene asgje te mencur ne shkrim.

  6. ER says:

    Arsim falas vetem Korea e Veriut ka,po te jesh e zonja do marresh burse,ndryshe si e gjithe bota.

    Kurse per studentet qe protestojne 99% e tyre mos te them 100% nuk dine asnje rrjesht nga ligji qe u miratua,ASNJE.

    Po hajd ta bejme pushim sot,dhe o burra ne proteste…pirdhni pirdhni se liroheni…

  7. faro says:

    Si shume po perdoren kalamajt me letra te shkruar nga duar te rriturtish mashtrues!
    As stili as idete nukpertkojne me moshen.
    13 vjecaret jane te drejtperdrejte!
    13 vjecasret me pare shprhin hallin dhe pastaj, nese kane dell, pervijojne kerkesen me figura letrare.

  8. lartegjatesia e tij edvin vet rama says:

    Shikoi moj vajze e re keta shpirtmutet komentues, kamikaze. Sherbetor te te gjithe rregjimeve. Lexoi keta ndyresia se si gezohen kur nje i varfer vuan dhe merr asistence 16$ ne muaj dhe kryeministri i blen kostumet nga 3200$ dhe vetem kollarja i kushton 160$ dhe corapet e kuqe qe i shkojne me kostumin e zi dhe kepucet e zeza 64$.
    Lexoi moj bije lexoi.
    Lexoi popull i varfer qe ushqeheni me supen e kishes greke.

    Edhe pse e di qe letra eshte e stisur shume bukur nga redaksia.
    Bravo mero

    1. Moni says:

      Ne kapitalizem keshtu eshte. Disa hane sa dhjesin, te tjeret nuk kane dhe vdesin. Nuk luftove sa duhet per te mos permbysur komunizmin xhaxha. Tani rri e bej sehir se si pasurohet i shakthti.

  9. Azio says:

    Ksh i impulson kete njerez te bejne letra pa asnje objektivitet?
    Kush e ka ndalur kete vajze te shkollohet?Ajo eshte vetem 13 vjec dhe sigurisht duhet te jete ne shkolle,ne qofte se nuk e ka lene ate.
    Nga Ana tjeter ajo do qe te behet e shkolluar,ne te ardhmen.Natyrisht qe ka te drejte si gjithe te tjeret,por perpara te mbaroje me rezultate shume te mira shkollen e mesme qe te perfitoje nurse nga Ana e shtetit.Ndryshe mun te shkoje ne shkollen e larte me mundesine financjare te veten.Kjo gje eshte normale ne nje shtet demokratik.
    Keshtu veprohet ne te gjithe boten sot.
    Prandaj perpjekjet e elementeve te PD per te perdorur keto femije politikisht,eshte e deshtuar.
    Shqiptaret jane teper optimist per reformen ne arsim,sepse deri dje ne regjimin kriminal te Sali Berishes mbi 60 perqind e popullsise u kthye ne analfabet.

  10. argjiro says:

    Ti moj vajze qe ke shkruar ose ta kane shkruar kete leter plot gabime drejtshkrimore nuk e kuptoj ku e ke hallin.Ti je akoma e vogel per shkolle te larte per tu bere doktoreshe apo avokate .Mbaro te mesmen dil me nota te mira konkuro per nje profesion qe e deshiron d.il me dhjeta se merr burse te plote.Derisa te vije koha jote per shkolle te larte duhen shume vjet dhe ndoshta nuk e di po qeverite nderrohen cdo 4 vjet keshtu qe kot i drejtohe Edi Rames.Keshtu qe mos humb kohen me letra po shtroju mesimit lexo sa me shume dhe mos e quaj fatkeqesi qe te duhet te lash xhinset se se fillimet nuk jane gjithmone te lehta .Ka te tjere qe u eshte dashur te bejne pune shume te veshtira per te arritur suksesin qe nuk mund te arrihet kurrsesi duke u shkruar letra patetike kryeministrave
    .

  11. Bardhi Tolabi says:

    Kjo vajza duhet mbajtur “shenim” prej forcave politike te interesuara per shtimin e rradheve te tyre me elemente me fryme te re.Eshte e “pergatitur”,eshte edhe “vizionare”,shikoka se cfare do i ndodhe mbas 5 vjeteve,kur i duhet te vazhdoje studimet e larta.
    Kjo beka HOPA,pa u hedhur akoma per te kaperxyer kanalin.
    Turp per ata qe shfrytezojne femijet,qe paguajne prinderit per te perdorur emrin e tyre ne nje leter per kryeministrin.Me e drejte do te ishte qe paret e paguara te jepeshin per emrin e babajt apo te nenes te saj po per nje leter te ngjashme.
    Ku eshte Avokati i Popullit,i cili nuk le gje pa “bere” per te “mbrojtur” te drejtat e romeve,per mosplotesimin e kushteve vetem prej qeverive,por asnjehere per te tille raste si ky me kete vajzen?Perse nuk kerkon te hetoje dhe kerkoje ndeshkim per kedo,i cili shfrytezon femijet per qellimet e tij politike?Po shoqeria civile,e cila mbron te drejtat e femijve,a i lexon keto “letra” femijesh dhe kush fshihet ,mbas tyre ne kete shfrytezim te turpshem?
    Une,nuk jam kundra atyre qe kundershtojne Reformen ne Aresimin e Lart,eshte e drejta e tyre,megjithse une jam pro kesaj Reforme,por jam kunder shfrytezimit te femijve.
    Kesaj vajze,ndihma me e madhe do i jepej,ne se do i flitej se per t’u bere dikush ne jete,duhet te mesoje,te studioje,te kaloje me zotesi klasat e jo me paguaje per notat qe merr.Duhet ti shpjegohet se deri ne aresimin e mesem,shkolla eshte pa leke,ndersa shkolla e larte eshte me pagese.Pagesen e cakton sipas kushteve pronari i saj,ne kete rast shteti ose privati.Kush mbaron me rezultate te larta,mbeshtetet nga shteti,ndersa te tjeret,i kane ose jo mundesite,duhet te paguajne per shkollimin e tyre.Ne se nuk i kane mundesite,le te punojne,te sigurojne te ardhura e te vazhdojne dhe shkollen e larte.Keshtu e ka gjithe bota,keshtu duhet t’a kemi edhe ne.Shkolle te larte per meshire e deshire nuk ka.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje