“Na e keni bërë djalin kriminel, sikur kushedi sa krime ka bërë. Vetëm një vrasje bëri”

13 Nëntor 2015, 10:44Politika TEMA

Enton Nikaj, që mbeti i vrarë pardje, banonte në katin e tretë të një pallati në rrugën “Aleksandër Moisiu” përballë “Oxhakut”, në Tiranë.

Babai i tij, Iliri, kishte humbur jetën para pak kokësh nga një helmim, i cili ende ka mbetur i paqartë se në ç’rrethana kishte ndodhur, teksa dje familja kishte hapur dyert e mortit dhe priste ngushëllime.

Varrimi u bë në orën 15:00 në varrezat e Tufinës, ku familjarë dhe miq të Nikajt e përcollën për në banesën e fundit. Ndërkaq, në banesën e tij, pjesa tjetër e familjes priste ngushëllimet e rastit dhe dhembja kishte pllakosur në të gjithë të pranishmit atje, por edhe fqinjët u shprehën se kishin respekt për djalin e lagjes, që sillej mirë me ta.

Të gjithë u shprehën se Entoni ishte vrarë kot, pasi nuk ishte objektivi i të shtënave dhe se autorët duheshin ndëshkuar.

Ndërkaq, vajza e dajës së Nikajt tha për gazetën “Shqip” se “na e keni bërë djalin kriminel, sikur kushedi sa krime ka bërë.

Ai ka qenë i dënuar vetëm për një vrasje dhe nuk ka bërë gjë tjetër”.

Sipas saj, akuzat e tjera për grabitje dhe pjesëmarrje në bandën e Gaxhait ishin vetëm sajesa dhe të pavërteta.

Më tej, të afërmit kërkuan nga policia që t’i arrestonte vrasësit dhe se Entoni ishte vrarë rastësisht, në përpjekje për të shuar sherrin mes shokut të tij dhe atyre që kërkonin paratë.

Ndërkaq, në lidhje me udhëtimet e shpeshta të Nikajt në Turqi, makinat e shtrenjta dhe fotot me objekte luksoze, fqinjët thanë se nuk e dinin se me ç’merrej ai konkretisht dhe se nuk kishin dëgjuar ndonjëherë që ai të punonte. Për problemet e tij me drejtësinë, fqinjët përgjigjen me frazën standarde “Po sikur s’dihet si janë këto punë”.

Në ceremoninë mortore në Tufinë, vihej re pjesëmarrja e shumë të rinjve me makina të shtrenjta.

Nga burimet policore mësohet se ata ishin pjesë e shoqërisë së ngushtë të 30-vjeçarit dhe se dyshoheshin për disa vepra penale.

46 komente në ““Na e keni bërë djalin kriminel, sikur kushedi sa krime ka bërë. Vetëm një vrasje bëri””

  1. Taqua says:

    Ne fakt Juve gazetarve. JU duhet ai ligji i shpifjes se ketij 30 vjecarit per te qene pjestar i bandes se gaxhait ne 1997-98 i bie te kete qene 12 vjecari i Eger ne bote.

    1. Taqua,lexo me shume informacione rreth ksaj ngjarje nqs te intereson,ne burg thuhet se ka qene pjese e grupit te Gaxhait

      1. vk says:

        e mo mire…..nje vrasje ka bere!!! e mo mire, nje toke ka xan, e mo mire…dritat vjedh, e mo mire pyjet pret, e mo mire…….te na rroje mentaliteti i 25 vjeteve te Birishes…….. (normal qe ketij populli i duket cudi kuponi tatimor)………

        1. Gregor says:

          Populli thote ne te tills raste se: “Mut i jati, mut i biri, mut ai qe beri te jatin”.
          Por kesaj mund ti shtosh edhe “mut ai qe beri gocen e dajes”.
          Ne 1997-en doli me burre nja nga Lushnja a nga Fieri, nuk me kujtohet mire. Atij ju vra djali ne rrethana te ngjashme dhe me karakter pak a shume si ky Entoni. Kur i vajten njerezit per ngushellim, i pyeti se pse kishin ardhur. Ata i thane te habitur se kishin ardhurvper vdekjen e djalit. Babai i djalit u pergjigj: :Mua djali ka vite qe me ka vdekur, qe atehere qe doli nga rruga e zotit, por ju vetem sot e moret vesh.”
          Por, vetem nje gje nuk marr vesh. Qe nga 1997-ta e deri tani jane vrare shume nga keta qe e mbajne veten per “te forte”. Mire qe nuk mbushin shume per gjera te tjera, por kaq gje nuk e marrin vesh qe keta “te fortet” vriten te rinj dhe nuk e kapin moshen e pleqerise? Ata jane vetem zara qe perdoren si mashe ose mish per top nga deputete, biznesmene, “doktore”, “profesore”, dekane, rektore, ministra dhe kryetare parlamenti apo bashkie te korruptuar qe vete nuk dalin fare ne skene dhe nuk i gjen gje.
          Ata se nga bredhin me kuaj.
          Se mos me keqkuptuat per kryetarin e parlamentit. Nuk e kisha per Ilir Floririn. Se mos ka bere gje ai? Ja ka vjedhur nje here flori? Po pastaj? Quhesh hajdut per disa tone flori? Berberi we nuk te pret kuponin tatimor po. Ai mo ai, ai quhet hajdut kriminel dhe duhet denuar me vdekje.

    2. WTF! says:

      emo mire e ka kjo vajzka e dajkos, nje vrasje te vockel fare ka bere. pse hidheni perpjete a thua se paska bere dicka tragjike. Si ore mund te quhet kriminel djali me nje vrasje te vetme??!! Duhet te besh nja dy-tre qe, jalla te quhesh I pacipe. Per kriminel kualifikohesh pas vrasjes se 10-te!
      P.S; Ah moj katunare e m… me logjiken e kopeve te lopeve, kur te ra dhe ty fati te shohesh driten e diellit! ptuu rrace qensh!

      1. Iliria says:

        Fjale te sakta WTF, po kujt t’i thuash, kafsheve albanistaneze? Perfytyro ça mendesie primitive shpellare.. Dhe keshtu rritet rinia e dhjere shqiptare, me mendesi varasesi dhe vjedhesi..

    3. Kac islami says:

      Po me tre quhesh

  2. Qelepirxhiu says:

    E po, s’ka bërë ndonjë gjë të madhe djali…një njeri ka vrarë…(???!!!)

  3. katarakti says:

    Nje plehre me pak. Do Zoti dhe merr edhe shoket me vehte.

  4. Turp i modh ,vetem per 1 vrasje,1 plagosje dhe shkaterrim prone ta quash nje engjell kriminel,turpppppp

    1. Tironci says:

      PO PRA VETEM NJE VRASJE BERI, C’BERI TJETER? ASGJE.

  5. i penduari says:

    llumeria e m*tit te shenjte!!!

  6. VFLP says:

    hahahaha ca familje ca robsh jane shqipet..tamam rrace e paster ariane….twats

  7. Malo mulosmani says:

    E po kjo eshte te vesh kujen te thuash qe nuk eshte vrases se vetem nje vrasje ka bere eshte si te thuash per nje femer eshte e mire per zotin po paaaaak e q…..re!!!

  8. Pashai says:

    Hajde motrën në pidh hajde vetëm një vrasje thotë

  9. VetShkosh says:

    Anetar i bandes se Gaxhait? Tjeter perle e gazetareve idiote te kronikes, qe e kane ngaterruar me ndonje emer tjeter ne arkiven e tyre. Nese ky tipi ishte 30 vjec, ne 1997 ka qene 12 vjec. Pak i vogel per te qene bandit karriere.

  10. valbona says:

    te mbrohen me ligj ata qe vrasin nje person dhe meren me pak krime te vogla,ata qe vrasin dy deri ne kater te denohen deri pese vjet e gjysem dhe ata qe vrasin kater deri ne gjashte si rasti i xhuvanit te denohen e shumta dhjete vjet

  11. Drejt says:

    Kjo eshte plage e shoqerise.Brezi i ri duhet edukuar dhe edukimi fillon duke dhene shembuj pozitive ne familje , shoqeri parlamenti kur i degjon ne Tv .Luksi i madh me makina te shtrejta i moshes se re qofte edhe i nje qeveritari jane drita te kuqe per nje aktivitet shume fitimprures qe nuk justifikohet me rroga. Asnjehere paraja nuk e bleu jeten sidomos kur je i ri

  12. malo fusha says:

    shoqeri e kalbur kjo jona bir selman i nenes ke te qaj me pare????

  13. wow says:

    I duket si angjell pavarsisht disa gabime te vogla qe kush do i ka bere ne jeten e tij kurse ky vetem per 1 e moren ne qafe shoket e keqij qe kishte . Na tregoni varrin ti shpiem nje tufe me lule se do te na mbetet merak qe nuk morem pjese ne cermononine e ketij

  14. Barbono says:

    Vetem nje Vrasje ka bere po pse nuk u denua per kete Vrasje moj zonje

    1. NjeQytetarOptimist says:

      Realiteti I shqiptareve qe te besh nje vrasje Barbono, eshte sikur ke bere dicka si gabim.. Sikur ke vjedhur.. Ke thyer ligjin.. Marrja e jetes eshte kthyer sikur s’ke bere ndonje gje te madhe por si nje c’eshtje ordinere.. Kush e ka bere ?!?! Drejtesia.. Ishte e mahnitshme te shohesh Xhuvanin te ecte rruges duke dale ne televizor PARA PARLAMENTIT fill pas nje vrasjeje.. Skishin kaluar as 1vit e gjysem nga vrasja.. Sikur edhe pa dashje ta kishte bere, burgimi I tij nga c’thote kodi penal e superkalon aq kohe.. Drejtesia na ka mesuar me gjera anormale.. Drejtesia e sheh jeten si nje cope mishi.. Te sheh si klient.. Dhe sa thyhet ajo linje e ndjeshme midis drejtesi dhe klientelizem-biznes, mentaliteti shoqeror nderron tek anormalja..

  15. Realiteti says:

    Fajet per keto krime bie ne Qverine shqiptare,e cila s’bene asgje qe te punesoje te rinjet,por lejon ata qe te mirren me trafikime dhe krime te ndryshme,te cilat me vone sjellin ngaterresa dhe vrasje te perditshme.Shume te rinje ne shenje mospunesimi iken jashte dhe mesiguri mirren me trafikime dhe krime te ndryshme.Qvereria shqiptare eshte zotuar qe te punesoj me qindera miera te rinje,ku jane premtimet?

  16. Cen says:

    Iku per lesh.Keta te sapo dale nga korrektimi hapen me shume sec duhet.Nje plehre kriminel me pak.

  17. He se nje mize vrau... says:

    Nji vrasje si me thene qe “nje mize ka vrare”…bota eshte portokalle…aq me shume per njerez qe i hyjn kesaj rruge…pse ne te tjerve sna pelqen leku “i lehte” por robi ka ca parime qe i merr qe ne edukaten familjare…edhe ketu ne Shqiperi ka shume familje qe nuk dine ti edukojne si duhet femijet…edhe ja pasojat! Edhe nje here po e perserise, te gjitheve i perlqejne parate makinat luksoze femrat etj…por ka nji limit moral qe duhet ta kete cdo kush nga ne! Hajd shendet!

  18. KASTRIOTI says:

    Hic, po ….Abili

  19. Realist says:

    Hahahaha vetem nje vrasje is bere I biri I kurves. Vrasje me paramendim, trupin e viktimes e hodhen ne kanal dhe beri vetem 8 vjet burg. Ropte ku ti kete drejtesia shqiptare

  20. Moni says:

    Ue, ue, ue, ue! Kushedi sa vrasje ka bere! Nje ka bere. Pse sa vrasje do qe te kishte bere, ti moj kucke, vajza e dajes?
    Dhe ata te tjeret, nje vrane, kushedi se sa vrane. Pastaj kushedi se cfare i bene. Ata vetem sa i dhane nje plumb kokes.

  21. kollodoku says:

    Po pse sa vrasje duhet te bent ky qe ta quash vrases ti moj. 5-7-10 veta?? Duket nga c’familje e ka prejardhjen. Te ardhshin edhe shoket nga pas (keta te pafajshmit qe le ketu).

  22. islami says:

    policia nuk i sheh keto makina te shtrenjta,pse nuk shikon me cfare meren keta se te blesh nje makine te shtrenjte duhet te merresh me dicka.

  23. paulo says:

    do zoti i mer te gjithe me vete edhe ata te 5 se vrasje nga pa kujdesdia do quhet

  24. Realisti says:

    Vajza e dajes duket I mate gjerat me ku tin e vete. Nje vajze,p.sh,nuk quhet kurve n.q.s.eshte mare me 2-3 meshkuj.Ajo quhet e tille kur perdore 5-10 meshkuj.Prandaj ajo thote se nuk je kriminel kur ke bere nje vrasje.Mjere Shqiperia per brezin qe po rritet.

  25. Lipe Gremi says:

    Mirë ky vrau ,udënua,doli dhe i mbyllihesapet.Po atij që vrau dhe u largua në drejtim të paditur si t’ja vëmë emrin mo?Trim,kriminel,biznesmen ap deputet?

  26. SIM says:

    E po mor nje vrasje ka bere.
    E po mire mos u merzit se edhe ai qe e ka vrare nje vrasje mund te kete bere

  27. trapi says:

    SI MER E PASKAN VRARE MUTIN..ALAMET TRAPI QE SHKOI PER LESH..A KA TE TJERE SI PUNA E KETIJ…PER NENEN ESHTE KOT KJO VRASJE…PO PSE EMBAKA AUTOMATIKU PER T JA FUT SE EMES…SIC JA FUTI…ORE NGA CILA ANE ISHTE KY NGA TROPOJA AAPO TIRANA…BRAVO GJYGJTARET QE SE DENUAN SE KA VETEGJYGJESI…

  28. lam says:

    Atij vetem nje plumb ne koke i dhane. C’pati qe vdiq?

  29. Gogo says:

    e mo mire se nje vrau, Zeni vrau 26 dhe hic.

  30. hasan says:

    Vetem nje vrasje beri, jo ndonje gje e madhe. Kur ta pyesin kete vajzen per djalin e dajes do thote, “Ja e vrane djalin e dajes, jo ndonje gje e madhe”.

  31. enter''" says:

    Ne shqiperi nje vrasje konsiderohet gje kshu, koti fare, si e parendesishme…ja realiteti shqiptar…ja pasojat e turqizimit

  32. heretiku says:

    Ky plehra iku, por shume plehra te tjere kane mbetur. Shife me çfare logjike arsyeton kjo plehra tjeter, kusherira e vet. Keta duhen zhdukur te gjithe familjarisht, nga qenefi nuk vjen asgje e mire, vetem ere e keqe vjen.

  33. lani says:

    OOOOOOOOO
    gazetar dhe ju o komentues pse nuk thoni se kush GJYQTAR dhe PROKUROR e nxori djalin nga burgu per nje vit Sikur akuzohej per vrasje……….
    Me kete meruni jo me vajzen qe thot “hemo se nje vrasje ka bere”
    Keta po e kalbin kete vend sistemi gjygjesor me i koruptuari dhe me gjakpiresi

  34. Samiu says:

    Si tha ajo e shkreta?:..e mo nje çike fare eshte me barre….ha haha

  35. tan says:

    ku jetojme ne nje vend ku nje vrasje quhet normale duhen shume vrasje q te quhesh anormal cfare kafshes kemi perrreth ,kjo nuk i duket majf nje vrasje per dajlin e haxhes ,kriminel te lindur kafsh

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje