Rama-Meta, tjetër takim në Vilën 31

13 Nëntor 2015, 10:40Politika TEMA

Krerët e koalicionit qeverisës, Edi Rama dhe Ilir Meta zhvilluan këtë të premte një tjetër takim në “Vilën 31” të kryeqytetit.

Në takim ishin të pranishëm edhe krerët e grupeve parlamentare përkatëse, Gramoz Ruçi e Petrit Vasili, Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, të cilët janë pjesë e tryezës së përhershme ngritur mes 2 partive, por edhe ministra të të dyja partive.

Mes tyre spikasin emrat Ilir Beqjas dhe Damian Gjiknurit.

Burime pranë takimit bëjnë me dije se në fokus të tij është projekt-buxheti dhe progres-raporti.

Ndërkohë, të pranishëm mësohet se janë edhe krerët e komisioneve të sigurisë dhe ekonomisë, Spartak Braho e Erjon Braçe.

Ky është takimi i radhës mes krerëve të koalicionit, Rama dhe Meta, që zhvillohet brenda pak ditësh.

2 komente në “Rama-Meta, tjetër takim në Vilën 31”

  1. Goni says:

    Ne nuk mbajme mend qe per buxhetin e vjetshem te ishin takuar kaq shpesh. Edhe te jete takim per buxhetin perseri eshte e dyshimte menyra sesi politika kerkin te ndaje leket e buxhetit. Duket sikur keta jane mbledhur per te ndare fitimet e kompanise dhe aty percaktojne sa do marri secili.

  2. 13112015 says:

    kaq poshte ka rene gazeta tema, sa nuk tregon asgje per protesten e sotme ndaj gjobave idiote te qeverise ndaj subjekteve. shume poshte ke rene o mero. llogarit qe kur lepin , lepin cdo gje dhe sheqerin dhe dherin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje