INTERVISTA/ Ylli Bufi: Mehmet Shehu më helmoi babain kur ishte vetëm 37 vjeç

13 Nëntor 2015, 09:26Politika TEMA

Ish-kryeministri Ylli Bufi ka dhënë një deklaratë tronditëse me emisionin “Debati” të Roland Qafokut.

Ai ka thënë se babai i tij është helmuar nga Mehmet Shehu.

Ndërsa duke folur për aktualitetin politik, Bufi është shprehur se koalicioni PS-LSI nuk është duke funksionuar.

Zoti Bufi çfarë do të thotë për ju që jeni kryeministri i 26 i shtetit shqiptar?

E mora vesh që jam i 26-i kur pashë librin tuaj.

A ka ndonjë domethënie fakti që për herë të parë bëhet një punim në historinë e kryeministave të Shqipërisë?

Kënaqësia që ndjeva është që në një libër keni takuar të gjithë drejtuesit e qeverive për herë të parë sëbashku.

A ka ndonjë punë që ju ndjeheni krenar që e keni bërë gjatë kohës qe ishit kryeminstër?

Kur merret një përgjegjësi e tillë duhen marrë parasysh rrethanat. Unë mora përsipër drejtimin e një koalicioni të madh, jo vetëm të një qeverie. Drejtimi I një koalicioni të tillë më parë ishte I paimagjinueshëm.

Çfarë mund të bëjë më mirë nëse i kthehesh kohës që ishit kryeministër?

Ndërrimi i sistemeve nuk është vetëm një reformë, por një përmbysje në planin politik dhe ekonomik. Ne arritëm që në 6 muaj të miratonim 82 ligje. Në çdo periudhë ka ndryshime të mëdha dhe është e vështirë të zgjedhësh njerëz me përvoja profesionale dhe politike. Shumë gjëra mund të bëheshin ndryshe, por tashmë i shoh nga një distancë, ndryshe nga ajo kohë kur më duhej të zgjidhja shumë situatea me shumë shpejtësi, Për shembull ligji i tokës për të mos e shpërndarë, por ta jepnim në përdorim. Mjaft nga elementët e kësaj reforme ishin të përgatitur që nga koha e Fatos Nanos.

Keni qëndruar afro 6 muaj në qeveri, 6 ditë qëndruat në Amerikë, më datën 6 dhjetor dorëzuat detyrën. Dhe në fund bëtë një deklaratë që edhe sot mbahet mend po me numrin 6. Çfarë rëndësie ka pasur numri 6?

Nuk kam qenë ndonjëherë supersticioz. Kjo shifër nu kka asnjë domethënie për anën përmbajtësore të punës sime.

Keni përmendur live në mbledhjen e qeverisë se kemi 6 ditë rezerva për ushqime. Na e sqaroni edhe njëherë.

Kemi qenë në parlament dhe po përpiqeshim të bindnim pse nuk duhej rrëzuar qeveria. Nëse nuk do ta kisha thënë në mbledhjen e qeverisë do të isha kritikuar. Por fakti që e thahsë dhe isha live, u përdor më vonë nga “opozita”.

Si jeni ndjerë në momentin kur keni hapur derën e zyrës së kryeministrit për herë të parë?

Në atë zyrë kisha hyrë edhe më parë, por kur hyra si kryeministër mendja më shkoi tek Mehmet Shehu. Ai ka eleminuar tim atë dhe ky element më erdhi menjëherë në mendje. Im atë i kishte bërë një letër Enver Hoxhës në vitin 1952 për dyshime për Mehmet Shehun. Im atë Sokrat Bufi ndodhej në atë kohë në Moskë me studime. Ai i shkruante Enver Hoxhës se kishte të dhëna që Mehmet Shehu ishte agjent i disa shërbimeve sekrete të huaja. Mehmeti insistoi që im atë duhej futej në burg, por në fakt e lanë në një detyrë të dorës së dytë. Më vonë im atë vdiq dhe pas afro 30 vjetësh, në eshtra i janë gjetur në trup element helmues. Autori padyshim që ishte Mehmet Shehu.

Në çfarë rrethanash vdiq babai juaj?

Në rrugë, duke ardhur në shtëpi. Vdiq papritur. Ishte 37 vjeç dhe na thanë se kishte vdekur nga infarkti. Unë isha vetëm 9 vjeç. Pas vdekjes së Mehmet Shehut, u hap çështja e letrës së tim eti. Ndosha kishte patur dyshime për vdekjen e tij por ne të familjes nuk e kishin fare idenë. Kjo solli edhe zhvarrimin e eshtrave të babait tim të cilat iu nënshtruar ekzaminimeve të hollësishme. Pas analizave që iu bënë eshtrave rezultoi se im atë ishte helmuar dhe autor kishte qenë Mehmet Shehu. Konkluzionet na kanë ardhur në rrugë zyrtare në shtëpi dhe ne u befasuam.

A e keni takuar ndonjëherë Mehmet Shehun?

Në zyrën e kryeministrit unë kisha patur rastin të hyja disa herë dhe kurrë nuk e kisha menduar babanë. E mendova sapo hyrë në atë zyrë si kryeministër dhe mendja më shki te Mehmet Shehu i cili ma kishte vrarë babanë tim. Në fakt Mehmetin e kam takuar njëherë kur kam qenë student, por s’ka pasur asnjë reagim nga ana e tij. Ishim në një aksion në hekurudhë dhe më pyeti se i kujt isha. Pasi i thashë se isha i biri i Sokrat Bufit, ai nuk foli më.

A keni bërë ndonjë krahasim me kryeministrat përpara dhe pas vitit 90?

Nga përvoja ime fillova ti shikoj gjërat ndryshe, jo vetëm të lidhura me partinë. Më ka interesuar më shumë funksionimi shtetëror, sesa ai partiak. Duke i parë gjërat kështu, për mua të gjithë drejtuesit e shtetit, jo vetëm kryeministrat, pavarsiht regjimit ku kanë drejtuar duhen respektuar si figura institucionale. Pastaj ka vlerësim tjetër sesi i kanë kryer këto funksione.

A ka ndonjë kryeministër qe ju e veçoni për të cilin ju keni vleresime?

Unë ruaj respekt për të gjithë, por disa figura kanë rol të veçantë, ata që zgjidhen drejtpërdrejtë nëpërmjet zgjedhjeve me një program të përcaktuar politik katërvjeçar. Do të veçoja Meksin, Nanon, Berisha dhe së fundmi Ramën. Figura që të ngjall më shumë respekt është ajo e Islail Qemalit. Ai finalizoi një ndërmarrje shumë të rëndësishme si ngritja e flamurit.

A ka burra shteti mes kryeministrave?

Unë i quaj të gjithë shtetarë. Por kriteri tjetër është përvoja politike. Në periudhën e parë pas pavarsisë ka figura të shquara që kanë shumë eksperiencë politike si drejtues dhe e kishin të lehtë të kryenin funksione si ministra etj. Ndërsa kur ndryshon sistemi, klasa e re nuk e ka përvojën e duhur poltike. Ndihet një ndryshim I madh mes brezave.

6 kryeministra e kanë varrin jashtë, të tjerë nuk kanë një varr në një vend të denjë. A jeni dakord qe shteti duhet të rikthejë eshtrat e tyre dhe ti vendosë në panteon?

Besoj se është e domosdoshme që me inisiativën e qeverisë e në bashkëpunim me familjet të kthehen eshtrat e kryeministrave. Problemi nuk është krijimi i panetonit. Unë mendoj që njerëzit duhen vlerësuar për së gjalli e për punën që bëjnë.

Ju ndiheni i vlerësuar?

Padyshim që po. Sidomos nga njerëzit me të cilët takohem e bisedoj. Unë nuk e kuptoj sesi në një sistem demokratik mund të ketë kaq shumë urrejtje.

A ka arritur të bëjë Shqipëria ato që duhet të kishte bërë në këto 25 vjet?

Asnjëherë nuk mund të themi që janë bërë ato që duheshin të bëheshin. Por, në këto 25 vjet ka një ndryshim të madh. Nga 2005 deri më sot janë 2-fishuar të ardhurat e buxhetit, të ardhurat për frymë.

Po shqiptarët përse largohen?

Shqiptarët kërkojnë jetë më të mirë dhe kanë më pak besim tek kalsa politike. Shqiptarët kërkojnë arsim dhe jetë më të mirë për fëmijët e tyre. Nuk ka dallim të madh mes qeverisjes së krahut të majtë dhe qeverisjes së krahut të djathtë, qeverisja është lineare. Ndërsa në qeverinë Rama shoh që ka një tendencë për ndryshim, por është ende herët për të parë rezultat.

Ka më shumë se dy vjet nga qeverisja e të majtës në Shqipëri. Si ka qenë kjo qeverisje?

Vlerësoj vullnetin e Ramës për të ndryshuar qeverisjen lineare. Psh lufta kundër informalitetit, pagesa e energjisë janë masa shumë rigoroze si përpjekje për formimin e një shteti të vërtëtë. Por alfa e shtetit është administrata. Nga një mandat në tjetrin administrata është mbushur me militantë. Sot kemi një administratë të paaftë dhe nuk është në gjendje të kryejë ndërhyrje kundër informalitetit. Sfida më e madhe ëhstë rregullimi i administratës e jo të kemi një administratë me militant të cilët ndihen të pasigurt për vendin e punës e të mos jenë në gjendje të kryejnë detyrat.

A jetojmë më mirë se gjatë kohës kur ishin ne pushtet të djathtët?

Ne nuk mund ta masim cilësinë e jetesës se në cilën qeveri jetojmë. Padyshim që në kuptimin ekonomik jetojmë më mirë.

A ka nevojë të bëjë ndryshime në kabinet kryeministri Rama?

Këtë e vendos kryeminsitri, por problemi është që koalicioni nuk po funksionon mirë. Filloi me shumë bashkëpunim, por tani nuk po funskionon siç duhet. Koalicioni duhej bërë pas zgjedhjeve dhe të ndërtohej në bazë të programeve. Koalicioni I gjerë është më gjithëpërfshirës dhe një qeveri e tilël ka mundësi të bëjë reforma më të gjera me më shumë ndikim.

Mendoni se koalicioni do të ndërpritet?

Koalicioni mund edhe të vazhdojë por nuk do të ketë asnjë efekt.

Çfarë lloj kryeministri është Zoti Rama?

Siçe përmenda vlerësoj vullnetin e tij për disa ndryshime të nevojshme, por mendoj që ka dy probleme. E para ka lidhje me administratën dhe së dyti nuk mjafton vetëm vuillneti I kryeministrit por edhe aftësitë e secilit ministër. Duhet përfshirje më e gjerë, qoftë edhe kur votohet kundër.

Tashmë ju jeni në pension, por a mbeteni ju socialist, a votoni për të majtën?

Padyshim që po, unë mbështes programet socialiste.

Si i komentoni largimet masive të shqiptarëve?

Mendoj që ndikon edhe qeverisja, por ka një mosbesim të madh për klasën politike në përgjithësi. Sepse nëse do të kishte besim tek opozita, njerëzit do të prsinin edhe dy vjet. Por ata janë të zhgenjyer nga klasa politike në tërësi. Ekonomia është një faktor kryesor, por fenomeni ëhstë më shumë se kaq, lidhet me humbjen e shpresës se a do të bëhet më ky vend.

Si po funksionon opozita?

Opozita ka një problem kryesor, ndryshimin e liderit historik dhe qeverisja e mbraphstë ka akoma efetet e saj në opozitë. Opozita nuk ka më besueshmëri nga njerëzit. Këtë po e shfrytëzon shumë mirë mazhoranca e sotme.

Po me LSI-në dhe liderin e saj ç’po ndodh?

LSI-ja është forca balancuese e forcave politike në vend.

A i fiton PS zgjedhjet pa LSI?

Absolutisht që po, PS mund t’i fitojë zgjedhjet, por ky nuk ëhstë një rekomandim pa zgjedhje.

Dje qeveria ka miratuar një projektligj për kriminalizimin e shpifjes. Cili është komenti juaj për këtë?

Ishte çështje shumë e shkurtër në kohë. Mendoj që është çështje e zgjidhur tashmë. Unë dua të theksoj dekriminalizimin, mendoj që nuk është çështje ligji, por e vullnetit politik.

Si është ky parlament krahasuar me atë të viteve 90?

Cilësia e parlamentit të parë që me ironi thuhej se ishte i mbushur me kryetarë kooperativash ishte shumë më cilësor se ky i sotmi. Sot votohet për vendimet që thuhet se merr grupi, porn ë fakt i merr një forcë politike.

Çfarë duhet të bëjë Edi Rama tashmë që ka kaluar më shumë se gjysmën e mandatit?

Të gjithë të zgjedhurit duhet t’i kthehen bazës e të sjellin lart zërin e tyre.

Cili është komenti juaj për faktin që për Shqipërinë nuk u hapën negociatat për anëtarësimnë BE?

Unë mendoj që edhe vetë Europa nuk është gati. Nuk duhet ta shohim këtë çështje si mollë sherri për të nxitur luftën mes forcave politike në vend.

55 komente në “INTERVISTA/ Ylli Bufi: Mehmet Shehu më helmoi babain kur ishte vetëm 37 vjeç”

  1. mir says:

    do dhe ti lek persekutimi, qija ropt o ballgjon.

    1. Ilir says:

      @ mir…Ti dukesh qe nuk flet dot shqip, bile nuk di as te shash, shkurt Idiot!

  2. murizi says:

    Ti Yll me 12 cepa je.Turp per ty qe sheh endrra me magjistrica e thua se Mehmeti te helmoj babajn tuaj.Mehmeti ishte ashtu sic ishte,por ishte nje burre shteti dhe skishte pse te merrej me bufat si ti,qe ne kohe te veshtira bere namin duke deklaruar se kemi vetem tre dite buke.Turp per ty por dhe per Cafokun qe interviston vemje si ti.

    1. Oketo says:

      Eshte e vertete ! Kjo nuk eshte fantazi e te birit,Ne ate flitej nen ze se M.Shehu kishte gisht ne vdekjen e Sokrat Bufit.

      1. anticensurë4654 says:

        ashtu moj zemër ashtu!!
        kur duhej të bëhej armik mehmeti doli që na kishte bërë këtë e atë!!
        vetë nexhi tha se e tëra që u bë kundër mehmetit ishte nga tërbimi i enverit!!e tha në intervistën e fundit!apo jo!!
        gjëja tjetër që ta mbush mëndje është dhe tërë ajo që flitet sot për të “tmerrshmit e sigurimit”që prap nexhi e i shoqi i saj kur dënuan kokat e ministrisë së brëndëshme i akuzuan si bashkpuntor me armikun e kllasës!!se sigurimi nuk kishte zbuluar asgjë dhe se kishte qënë partia ajo që zbulonte veprimtarinë armiqësore!!
        kështu moj oketo!!
        dhe unë kam dëgju llafe se ti ke bisht!!nuk as kjo fantazi,njerzit flasin nën zë!!
        shkoni mor debila se ai kombinacion që u përdor për të poshtëruar mehmetin dhe shkatërrruar familjen e tij,kreun e sigurimit në MPB dhe gjithë të tjerët, ishte kombinacioni më i trashë që mund të ketë bërë politika shqiptare!!

    2. demokrat says:

      Mehmet Shehu ishte ushtarak i Modenes qe vrau roberit,ushtaret italiane per tu marre uniformen dhe mikun e vet italian qe i kishte ngrene buk ne shtepi. Kaq per “burrin e shtetit” qe ngeli bari dhish, i biri i Shehur te Corrushit qe vrau Kloset sepse ishte ne krah te Haxhi Qamilit, o muriz i shoqates mallakastra qe per kryetar nderi ka nje sadist si Fecorr Shehu.

  3. demo says:

    Burimi i mire duket ne thatesire-thote populli.Tani te gjithe jane antikomuniste,Me te terbuarit jane komunistet e luftes se klasave si Sali Berisha.Kur me duhej nje karakteristike nga ndermarrja per te vazhduar studimet e larta me korespondence ne vitin 1985,sekretarja e organizates baze nuk pranonte ta leshonte per arsye biografike.Ishte Arben Bufi,nje inxhinjer mjaft i pergatitur,qe mori nje monedhe 5 lekeshe,e leu shqiponjen me boje,e vulosi,e firmosi,e dyllosi karakteristiken,pa pyetur per pasojat,ne emer te organizates baze dhe une mbarova shkollen.Ej zot shyqyr,qe nuk kishim sekretar organizate malokun intransigjent Sali Berisha!

  4. Marlon Brando nga parajsa says:

    Ylli ti je STAR i gjithe kryeministrave, po mos thuaj se babai u helmua. Ketu ku eshte dhe po bisedon me mua po tregon se si vdiq nga frika e Mehmetit. Ta paska lene trashegim dhe ty kete ndjenje…

  5. Lexonjes says:

    Tema, ca domethene babait iu gjet helmi pas 300 vjetesh? Se na cuditet ju megjithe buf e kukumjacke.

    1. Ilir says:

      @ Lexonjes… Nga e gjete 300, kur teksti thote 30. Me mire mos shkruaj, dhe vazhdo te lexosh ashtu sic e quan vehten: Lexonjes

  6. i dashur Mero says:

    Pse, 300 vjet ka Sokrat Bufi qe ka vdekur, çfare shkruan o gazetar se na terbuat fare.Po kete deshte hera e pare qe e degjoj…Dhe hajde besoi gazetaret!

  7. Spartaku says:

    Ylli Bufi eshte vertet buf,por nga ato te kenetes.Buf kenete.

    1. Ilir says:

      @ Spartaku…Ashtu si emri juaj e ka origjinen ne Romen e Lashte, ashtu edhe ne filzofine e lashte, para lindjes se Krishtit, Bufi ishte simbol i mençureise.

  8. Dani says:

    Ky eshte ai qe refuzoi ti jape doren Nene Terezes Kur erdhi ne Tirane.

  9. murizi says:

    Mendoni ke kishim kryeminister.Nje brigadier blektorije qe u thoshte stallierve se vetem tre dite silazh ka,!

    1. o ferraxhi ,
      Ylli Bufi eshte nji InG.Kimie i Diplomuar dhe i vleresuar ,
      ndryshe nga ju idiotet e asaj bote qensh rrugesh ,me dilpome lehje !

      S.Bufi ishte nji intelektual ,qe per kohen si afrohej asnji plehr komuniste e tipit mahmut shehu .
      Eshte e vertet e helmoj shehu ,qeni islamik dhe kte e di gjithe qyteti Fierit .
      Ju maloke shpellash ,skeni cfar komentoni per inteligjencen
      jeni plehra brrishjane

  10. Lili says:

    Po baba i tij ma zi se spiun paskan qen,pra vdekje e merituar sepse e shpirtkeqesia te mbyt!

  11. Drino says:

    Ato qe thote Bufi per Mehmet Shehun I sherbyen vetem Enverit per ta quajtur Mehmetin “Poliagjent”, ndersa I shkreti “Buf” I quan arsye dhe merita qe I jati “vigjilent” ne 1952 e dinte para Enverit. Por nje medioker I tille si Y. Bufi nuk ka faj se per meriten e babait u transferua ne Tirane pas rezimit te “poliagjentit” dhe per “merita” te tjera u zgjodh Kryeministri me I paafte I histories se shtetit shqiptar.

  12. Ilir Kaduku says:

    Per dite e me teper bindem qe komunizmi eshte nje fare e keqe e qe eshte dashur te zhduket qe ne rrenje. Imagjinojeni se cfare thote ky komunisti 24 karatesh. Mehmet Shehu i paska helmuar te atin ( nje nga protektoret e komunizmit ne Fier ). Ky fakt nuk perben ndonje cudi te madhe sepse dihet qe komunistet pasi mbaronin hesapet me vrasjet, burgosjet, internimet e mbare popullit shqiptar, ne kohe pushimi vrisnin njeri tjetrin. Po me ngrihet shume respekti per kete Ylli Bufin ( pavaresisht nga mbiemri qe ka dhe per kete mendoj se nuk e ka fajin as partia dhe as Mehmeti ). Rritja e figures se Ylli Bufit ka te beje me faktin se pavaresisht Mehmet dhe partia i helmuan babin, ky si gen komunisti ishte nje nga figurat kryesore te Partise Komuniste deri e ditet e fundit, deri ne grahmat e vdekjes ( na genjen mendja se ai ekziston me i forte se kurre, sepse pinjollat e ketyre perbejne pushtetin ekonomik dhe politik te vendit. Ky ” alkimist komunist ” paska ecur me parimin : ne t’semes babi, vec bitha ime dhe Partia te na rroje. Dhe aq i indoktrinuar ka qene , eshte dhe do te mbetet sa ne rastin e vizites se famshme te Nene Terezes, ky qe ne ate kohe per fatkeqesine e shqiptarve ishte kryeminister, nuk pranoi t’i jape as doren. Per kete arsye, per ” edhe 6 dite buke kemi “, per privatizimet e medha qe ka realizur ne favor te familjes se tij, ky Bufi do te mbetet ne histori. Prandaj ai gazetari Qafoku eshte ngutur shume ne pershkrimin e shume prej kryeministrave qe kane pasur fatin e ” keq ” te drejtojne Shqiperine. Nga qe kemi pasur keto kryeministra, kemi arritur ne kete gjendje katastrofike ku ndodhemi sot. I mbetem postulatit ” cdo popull meriton qeverine qe ka “.

  13. hajdari says:

    Ti ishe ai bir kurve qe e shite shqiperine copa-copa ! Ti qe ju shite per 5 lek AMC-ne “Norvegjezeve” te Telenor-it qe pastaj na dolen Greke.

    Nuk ke turp o tradhetar i kombit, 1 ore interviste dhe nuk ishe ne gjendje te thuash NJE pune te mire qe ke bere per Shqiperine ?
    Po as NJE te vetme mor buf i poshter i kenetes ?

    Ne paste qene edhe yt ate si ty – qe gjenetikisht ka shume mundesi – shume mire ja paska bere Mehmet Shehu. Gjynaf qe te paska lene gjalle edhe ty !

    Po hajde se me ty i takon brezit tone te merret ca, Mehmet Shehu eshte aty ku e kerkoi, bashke me ca Buf-era kenetash !

    Tradhetar, spiun, shites i interesave kombetare !
    BUF KENETE !

    1. Martini says:

      Hajdar, qetesohu, ulu dhe futu ne pantallona.

    2. Ilir says:

      Hajdar, kur paske dale nga çmendina?

  14. Fillori says:

    Si ka mundesi qe babaj jot,ish student ne Moske ne vitin 1952, kishte informacion qe Mehmet shehu ishte “poliagjent”dhe akoma sot mbas 64 vjeteve nuk egzistojne te dhena qe M. Shehu ka qene I tille?

    1. Kellira says:

      Sigurisht qe ka qene. Shtyrja e tij ne vetvrasje ishte pjese e luftrave brenda llojit.
      Nuk ka politikane nga kombe te vogla te pavarur.
      Edhe Enveri ka patur lidhjet e tija qe funksiononin ne kanale jodiplomatike.
      Shih letren e Katovices qe i dergoi Gorbacovi Ramizit etj.

  15. kurkushi says:

    Po ti besosh ketij karagjozi per vrasjen e te jatit atehere del se keta si familje duhet te marrin shperblim si familje e persekutuar.Pse nuk tregone se sa te priviligjuar ka qene familja e tij si per shkollimin e tyre dhe vendosjen ne pune.Ky vazhdone lojen Enver Hoxhes duke ecilesuar M.Shehun poliagjent por harron se ka edhe te tjere qe e njohin mire ata periudhe.Sipas ketij sharlatin del se E.Hoxha ka pergjegjesi per vrasjen e te jatit te tij sepse duhet te ishte treguar vigjilent per denocimin e bere nga babaj i tij.Me keto qe thote ky paska ikur per lesh.

  16. totila direktan prenos says:

    Ik ore Ylli byt….q…. sepse yt ate SOKRATI ishte nje SPIUN ,nje Mut-Muti dhe asgje me shume .
    Nuk e ndynte doren MEHEMET SHEHU me lepuj si puna e tyt eti .
    Edhe ti nje mut je sepse kemi biseduar bashke dhe ta kam matur kapacitetin e trurit tend ,prandaj rri mutit lart dhe mos e zbulo sepse mban ere pastaj .

  17. Mallakastrioti-poliagjent says:

    @@ o Ylli Bufi, qe vetem “Ylle” nuk je…
    1-babai i Juaj sokrati ishte student ne ish Bashkimin Sovjetik me 1952-shin..po..dhe ky Studenti i famshem na i dergone nje Leter Enverit po nga BS-ja dhe i thote se Mehmet Shehu ishte Agjent??Apo Poliagjent??
    2-po mbi c´fare faktesh e bere kete gje Babai _juaj “Hero”???
    3-Mehmet Shehu ne ate Kohe ne mos Gabohem Studjonte ne Akademin “Woroshillov”..Akademi Ushtarake…
    4-Pra Mehmet Shehu, paska qene kaqe “Budalla” sa te Zbulohej nga nje Ylli Bufi??C´udi??
    5-Letra e Ylli Bufit eshte Diskutuar ne ate Kohen ne Komitetin Qendrore..Byron Politike ect…dhe nuk doli se Mehmet Shehu, na qenka “Armik” i zbuluar nga Ylli bufi…
    6-Tani nese @ Ylli Bufi pas vdekjes na dele se qenka Helmuara, (Pranojme)..por pse te mos themi se eshte vet-helmuar???me ndonje Gote rakie te Prishur…kur ju vete thoni se Ai vdiq gjate rruges per ne Shtepi..pra nuk kemi te bejme me nje Helmim tradicjonal….qe ka edhe Shenja dhe symbtoma..si te vjella apo Shkume nga Goja..
    pra shkurt ti Ylli Bufi, qe Mbete Buf..mos ja Vishni te tera mehmet Shehut..sepse po qe se Mehmet Shehu do te rrezikonte nga Ylli Bufi , munde ta eleminonte ne Ish-BS- thjeshte me aksident apo edhe me nje te Shtyre ne Lume…shkurt iko o Ylli Pirdhu, se jeni bere te rendomte..lol

  18. sabriu says:

    uaaa, sa hithtare superkomuniste paska akoma per qenin kriminel Mehmet Shehun, qe ja di mire Shqiperia e mesme dhe nga anet e ttjera se sa ka shkuar ne plumb! Nje kriminel si ai nuk e kishte per gje te helmonte dhe nje kundershtar plus si i jati i Ylli Bufit!
    Ky eshte fakt qe vertetohet neper arkivat. Shehu la jetim gfemijet e kundershtarit te tij politik. Me sa duket kjo histori u djeg shume spiuneve te ish sigurimit dhe po duket ketu!
    Epo hani m,,,,,se ju ben mire, sepse njelloj si ne ate kohe, pranoni me mire genjeshtrat se te vertetat!
    Ylli Bufi mbetet i vetmi kryeminister qe tha te verteten me “6 dite buke”: tha te verteten! kemi 70 vjet qe po na ngopin me mashtrime nga te gjitha anet dhe mire na e bekan, se ky milet me mire pranon mashtrimet, se te vertetat, ndaj ja ku jemi!

  19. LORA says:

    Perhere ky ylli bufi me eshte dukur vanitoz,,,,tash po del edhe dhjaks.
    Mendoj se deri sa te ngordhi,ky lapangjoz i taborrit te nano-kurvave,do te mbahet mend per deklarimin nga poltroni i kryeministrit,-
    “Shqiperia ka edhe gjshte dite buke”,,,,
    pas te ciles ndodhi djegja e tmerrshme e qytetareve pukjane ,ne nje magazine ushqimesh,ku ishin sulur nga paniku i urise.Vdekjen e tyre e quaj veper te drejtperdrejte te qelbesires ylli bufi.

    1. Ilir says:

      Lora, Lora… Duket qe nuk e paske mbushur akoma barkun me buke, se truri nuk te funksionoka fare. Kjo vjen edhe nga sindroma qe ti nuk ke by… te dish te verteten. Thjesht nuk i do te vertetat. Me vjen keq per ty.

  20. Ilir says:

    Po me naften c’pate, o Ylli Bufi ?
    Pse e shperbeve ne tre copash, duke e cuar ne nje degjenerim total te Saj? Je nje nga fajtoret kryesor per kete shkaterrim te njeres prej pasurive strategjike per Shqiperine dhe shqiptaret e saj.
    Po te ishte gjalle yt Ate, do te vinte prangat me duart e tij.
    Ndersa per aludimet e tua ndaj ish-Kryeministrit M.Shehu, nuk mundet te jap nje Po apo Jo, por me plot bindje them se Mehmet Shehu ka qene Kryeministri me jetegjate, me i suksesshem i Shqiperise. Ju e shkaterruat gjithcka qe Ai- ne krye te Qeverise, zbatoi – beri realitet, planet dhe programet e PPSH-se. Kurre Mehmet Shehu nuk do te lejonte shkaterrimin e asaj qe ishte ndertuar me aq mund e sakrifica nga Populli shqiptar nen qeverimin e Qeverise me Kryetar, Mehmet Shehun. Kurre nuk do te lejonte te perdhoseshin gjaku i rene per Clirimin e Shqiperise, sakrificat e medha te bera per te triumfuar mbi pushtuesit dhe bashkepuntoret e tyre.

    1. Ilir says:

      Ti paske edhe emrin tim… Po ç’lidhje ka intervista me naften. Eshte nje shprehje per te neglizhuar injorantet: Te befsha naften.

  21. Leka says:

    Vrasja e Sokrat Bufit eshte vertetuar pa asnje medyshje.kjo eshte vertetuar me letren qe dergoi Sokrati per Enverin nga Moska ku shkruan per Mehmetin pasi ishin te dy studenta dhe kishin patur perplasje midis tyre te perseritur. Per kete leter Sokrati eshte thirrua nga Enveri dhe ja ka spjeguar me hollesi dhe kete e thote Enveri pas vrasjes se Mehmetit, megjithate per Sokratin nuk u morr asnje mase por Mehmet shehu ka kerkuar me insistim per denimin e Sokratit por Enveri nuk e realizoi kete kerkese kembngulse te Mehmetit. Analizat laboratorike tregojne se ka qene i helmuar qe rezulton tani pasi kete te dhene atehere nuk e kishte asnjeri as Enveri.Kush ishte i interesuar ta helmonte?. Shqetesimet e femijeve vetem nena i ndjen dhe kupton dhe askush tjeter.Para vdekjes se Sokratit Nena e tij u thoshte te afermeve se “Djali me ka nje halle, djali me ka nje halle” dhe s’vonoi e Sokrati vdiq.Kjo ceshtje eshte vertetuar katerciperishte,ne menyre shkresore, institucionale, analitike, sjelljet e ujkut dhe tkurrja e deles dhe reflektimin qe jepnin dy individet dhe ndjenjat shqetesuese qe pasqyroheshin tek te afermit e viktimes qe pritesh.

  22. gent ny says:

    me ka mbetur ne mendje nje shprehje e Leninit : Armiqte tane nuk jane nazistet , por socialdemokratet

    kur del dhe ky robqire si Ylli Bufi , nje pederast tirane, pa burreri , qe gjithe keta qurrecer i terhoqi pre hunde Sali Ceceni, dhe u katandis Shqiperia tribu afrikane, ku je o Mehmet Shehu !!!!

    Mehmet Shehu te fuste plumbin ballit o buce !!! intrigat ia linte gjenerates se qurreceve..

    yt ate ka qene nje rrot kari dhe shpifes kenete !!! Te prifte fati i Gramoz Pashkos!!!

    1. Partizani says:

      Bravo “gent ny”!
      A mund tre na e tregosh se ku e gjete kete thenie te Leninit?
      Se une e kam lexuar me pare kete,por si e thene e CURCILLIT!!!
      Ju zorraxhinjte e kapitalit,keni fillusar te na gerricni bythen me lloj lloj mufkash duke sajuar yjenie fallco te gjoja njerezve te medhenj!!!
      VERTETOJE ME DOKUMENTE,kelysh fashisti e jo me llogje kurvash!!

    2. Ilir says:

      Te njoh une o gent ny. Ti je roje tek klubi i nates ku mbidhen ballistet e zogistet per t’u argetuar dhe shfryre. Prandaj pirdh te shfryhesh…Bastard.

  23. ku jane 4 pucistat e 21 janarit ?! says:

    DEKLARATA TRONDITESE………………………….

    MEHMET SHEHU KA HELMUAR RRUGES DUKE U KTHYER NGA MOSKA NE TIRANE SOKRAT BUFIN…

    ME KUJTOHET NJE DEKLARATE TJETER TRONDITESE QE NJE ANTAR I KPPSH QANI KALENJA THA QE

    ENVERI I DOGJI ME NAPALM ESHTRAT E MEHMET SHEHUT ME URDHER TE TIJ…

    LIND PYETJA:

    PSE KY KANIBALIZEM EKSTREME ME PERIUDHEN 1945-1990 ??

    PSE KETO QAFOKE DHE KALOCE NUK SHOHIN KANIBALIN SALI ELEZBIBEROVIC QE E SHPERFYTEROI ATE VEND.???

    DIKUR KAM PATUR RESPEKT POR ISH INTEKLEKTUALE SI

    KAQI ISLAMI
    REXHEP MEJDANI
    DHE KY YLLI BUFI QENKAN KTHYER NE DEBILE & DEVILE

    MERRUNI ME MONSTREN BERISHE O BUFE QAFOKE & DASH KALOQE…SE PO NA DUKET ENVERI PROFET..

  24. Jugu says:

    Ylli dhe njerezit e afert jane te arsimuar dhe privilegjuar nga sistemi komunist. Kane ne gjake spiunimin dhe kete e dine te gjithe ne Fier.
    Permendja e Mehmet Shehut eshte sa per te bere ndonje liber me vone Ylli se nuk denjonte Mehmeti te merrej me Sokratat dhe Bufat.
    Jane te urte dhe te bute si muti.

    1. Ilir Kaduku says:

      Ky Bufi e ka nuhatjen politike shume te forte. Ka pare shokun e armeve, ish ministrin e qeverise Bufi e fundit qeveri komuniste ne Europe, Shokun Kac Islami ne kupolen e PD tani dhe ka menduar thelle: kur ky komunist mallakastriot klasi, ish ministri i qeverise time, me baba spiun sigurim shteti,eshte ne avangarden e levizjes demokratike po une qe me kane ” vrare ” komunistet babin, i persekutuar deri ne palce pse te mos futem edhe une ne PD dhe te jem avangarda dhe pjese ne kupolen e saj. Me kete rast rregulloj dhe biografine dhe te afermijt e mij mund t’a marrin PD – ne dore. Si takon fisit te ” famshem Bufi qe te jene ne bisht te shqoqerise shqiptare qe po evolon per poshte nga dita ne dite. Dhe me kete rast marr dhe kestet e te perndjekurit se shume pak kam vjedhur nga pronat e Vrioneve, Dishnicave dhe nga kjo kasollja qe quhet Superfosfat. T’a flas njehere me Kacin se si ka vepruar ai deri qe ka arritur ne majat e pastaj te hidhem ne sulm ( mendon Bufi me vete ).Mua si person me vjen keq qe paskam qene kaq i prapambetur ne kete lloj shkence dhe nuk e kam vleresuar bufin.

      1. Ilir says:

        @ Kaduku (fatkeqesisht paske edhe emrin tim)…Duket qarte qe qenke mendje-shkurter. Kete e pohon edhe vete ne fjaline e fundit: “…Mua me vjen keq qe paskam qene kaq i prapambetur ne kete lloj shkence…” Meqenese je treguar i sinqerte per driteshkurtesine tende, po te sugjeroj tre keshilla:
        (1) Mos fut hundet ne punet qe nuk ke haber fare;
        (2) Bej kujdes qe kur te vine zgjedhjet e ardhshme voto per berishen ose xhozin dhe hiqe merakun nje here pergjithmone per qeverine e ardhshme.
        (3) Nqse nuk do kenaqesh me qeverisjen e tyre, atehere te keshilloj te shkosh per vizite tek psikologu. Kam merak se ne studimet me te fundit kjo sindrome nuk ka sherim. Keshtu qe mire u takofshim ne parajse!

  25. mireli n says:

    Semundje e bute ky Ylli Bufi,disa legjistatura deputet,minister,k/minister etj.Tani mbas shume e shume vitesh eshte kujtuar per babain e vet.Shume i sigurte deklaron pa pike turpi se e ka helmuar ish-kryeministri M.SHEHU.O idjot po cjne keto budollalleqe.Ku i ke faktet ,provat.Po qenke trap fare ,miop dhe nje ndyresire i pashembullt.O buf yt ate ne 1952 paska zbuluar se M.SH ishte agjent.Tani ti na dele i persekutuar,shko merre kestin e radhes.Pirdhte M.SHehu per nji S.bufi.Sa naiv je o qyqar.Turp qe ke qene k/m,ti as brigadier arash nuk meriton o debil.Futi ndonji xhiro nga liqeni e kthjellohu ,derdimen.

    1. Ilir says:

      Ti mirel ke kohe qe je i ftohur, se pordhet te vijne ere te keqe. Te paskan rrahur kaq shume e te kane lene ne shi per kohe te gjate, sa te paskan lene nostalgjik per m.shehun. Historia tregon qe idhulli yt ishte aq i friksuar nga e.hoxha se vrau vehten. Perfundimisht meriton te klasifikohesh si anetar i partise se gjirizit.

  26. na ishte njiher Planeti ,ku egersirat ishin ne shumice dhe i shikonin njerzit si ushqim

  27. Barbono says:

    Keta jane si familje te poshter dhe spiune

  28. shvejk says:

    Mehmet Shehu nuk te helmonte, te fuste plumbin ballit.

    1. Ilir says:

      Shvejk ke te drejte vetem ne rastin kur ja futi plumbin ballit te tij. S’ke faj, ashtu je krijuar – te ben per te qeshur kur thua budallallëqe.

  29. metamorfoza says:

    “Shum’u hodhe e prapa mbete ooo buf kenete”.Nje laluc qe te lepin deri ne koske thoshin qemoti,prandaj vlonjatet kishin shprehjen “therre lalen”,ndersa F.Noli ju dedikoi kete “epitaf”-“do budallenj qe vec hane,me dy kembe do hajvane,pasuri qe s’dine te vene,merr shetit gjith myzeqene”.
    Debil ky,po me debila ata qe e vune ne krye te shtetit,e merrnin urdhra nga ky laluc.

    1. Ilir says:

      Ata qe e vune ne ate kohe nuk e dinin qe ishte “metamorfoza” me i zgjuari. Ik o KOLAQ dhe shiko cfare thote Noli per krahinen tende.

      I lexova me nge te gjitha komentet per kete interviste dhe perfundimi eshte qe te gjithe te ashtuquajturit komentues negative kane dale nga haleja e spiuneve te kohes se Shehut, Berishes, injorante, analfabetë, qe nuk dine te shkruajne as gjuhen e tyre, me orjentim islamik dhe duket qarte qe subkoshienca e tyre vjen nga rrethi i shtate i Dantes. Kjo eshte edhe pergjigja e pyetjes pse nuk behet Shqiperia? Sepse ka nje njerez (komentuesa te tille) qe s’bejne gje tjeter, veçse vjellin vrere. Bravo gazeta TEMA, qe i paske bere parate per sot.

      QEVERIA E STABILITETIT ka qene vertet afatshkurter, por ishte qeveria me cilesore qe e transformoi shtetin nga komunist ne demokratik.

  30. lume e det says:

    O “yll”… Ti je i pari per ne burg o ish “kryeminister “!!!fallcifikimet qe ke bere per te rembyer tokat ne jug, nje dite do ti paguash…. Ora ecen njesoj per te gjithe…

    1. Ilir says:

      Ora ecen edhe per ty o pleh, qe nuk te lan as lumi, bile as deti.

  31. mehmut shehu dhe gjithe kriminelet komuniste ,
    i dha zoti ate qe meritonin ne kte bote ,
    ashtu si edhe cdo kerme dhe egersire ka me e marre ne jete .
    sepse keni qen rrace qenesh e zagaresh beu ju islamista te ndyt ,
    sepse jeni injorante dhe nuk njihni abc-ne e njeriut ,cdo me thon njeri ,e keni cuar shqiperine ne fund te halese ku eshte sot .
    ju jeni kriminele te pabese idiot te perjetshem qe te hani karin balle per balle ,pranej lerini shkerdhatlliqet qe shkruni ktu

    ju dukeni para ktij muzeqarit si njerez primitive ,si njerez te eger te kthyer ne kte epoke nga nji bote tjeter
    sjeni as me te pashem ,as me te civilizuar ,as me inteligjente e te diplomuar, vetem jeni me kaafshe se njeriu Ylli ,me te pafytyre e te pabese qe jetoni vetem ne ligjin e xhungles ,
    pranej edhe jashte kudo keni dale ju kane shkerdhyer robt ju kane perbuzur .
    per ata qe fajesojn me shpifjet e tyre kur ishte kryeminister yllin per shperdorike e shitje copa copa gjasme !
    o plehrat e shpifjes , po pse ylli komandonte ateher shtetin shqiptare o degjenartat e njerezimit ?
    kur paska komanduar nji shqiptar shtetin shqiptare?
    Y KERMAT E ISLAMIT ,ju qifte ylli grate

    1. k says:

      ma ngadale bre “plasi gabeleria”

      ky ylli bufi per te cilin kam patur respect na ka zhgenjyer 100%

      le te themi te verteten..ai nuk ka qene k/minister por thjesh nje kryekujdestar per pagesa dhe firma.

      kurse per ate shprehjen ” ju kifte ylli grate” duhet te informoj se ky heroi juaj nuk ka te qarte cfare orientimi seksual ka se per tju cuar besoj qe nga 1991 e ka ne gjume.

      po deshe ti ofendosh oponentet thuaj ja u befte enveri grate se ai e kishte hallatin sa ti ne kembe…

      tung !

  32. demo says:

    Prishja e qeverise koalicionit e kryesuar nga Ylli Bufi eshte akti me armiqesor i Sali Berishes ndaj popullit shqiptar.Pas saj fillon antishteti Berishjan.. .Mos ja kerkoni naften,Lacin,Azotikun,detin,arsidin,fasllicin,Ylli Bufit?Apo s`jua mban se e ka doren te rende!

  33. demi says:

    Kjo ngjarje ,domethene helmimi i babait te Yllit eshte thene per here te pare nga Enver Hoxha pas vetvrasjes se Mehmet Shehut ne te famshmen Tabllo sinoptike

  34. Rajub says:

    Po e lexoja intervisten me kureshtje deri tek pika e vleresimit te kryeministrave ku vlereson Meksin,Nanon Berishen keta spurdhjaket me te ndyre qe e cuan vendin ne kete derexhe..nuk mund te lexoja me …qeke buf o bufi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje