"Brigadat e Kuqe" kërcënuan edhe për Ismail Morinën

15 Nëntor 2015, 16:13Kronika TEMA

Sulmet në Paris dhe kërcënimi për Shqipërinë që mbërriti në adresën e e-mailit të Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, nga të ashtuquajturat “Brigadat e Kuqe”, vunë në alarm Policinë e Shtetit.

Masat e sigurisë janë rritur prej ditës së djeshme.

Në objektet e rëndësisë së veçantë shihet një rritje e pranisë së forcave të ndërhyrjes së shpejtë.

Shqipëria është vend aleat në luftën kundër terrorizmit dhe pjesëtarë të ISIS, xhihadistë nga Shqipëria e Kosova, kanë lëshuar disa herë kërcënime.

Një grup i ashtuquajtur, “Brigadat e Kuqe” paralajmëroi një ditë më parë akte terroriste edhe në Shqipëri.

Autoritete shqiptare duket se kanë pak të dhëna mbi këtë grup, që deri pak ditë më parë njihej si një njësi nacionalistësh e tifozësh futbolli.

“Brigadat e Kuqe” për herë të parë u bënë të njohura në datën 7 tetor, kur lëshuan një mesazh në të cilin paralajmëronin se Tiranës dhe Elbasanit do t’u vihej flaka, nëse Balist Morina, që u arretua një ditë para ndeshjes me Serbinë, nuk do të lirohej.

Morina vazhdon të jetë në burg dhe nga “Brigadat e Kuqe” nuk ka patur asnjë reagim as kur gjykata dha vendimin për ta lënë në qeli.

E –maili i dërguar në adresën e ministrit Tahiri është kërcënimi i dytë i këtij grupi, por ai përbën provën e parë të ndryshimit të ideologjisë së tij, nga ajo nacionaliste në atë fetare.

3 komente në ““Brigadat e Kuqe” kërcënuan edhe për Ismail Morinën”

  1. polisi says:

    Bobo po na mbysin terroristet aman ere se jemi te varfer ne po vritemi vet mos na luni se 20 vjet akoma na duhen dhe u shfarosemi mos u merzisni per ne shqiptaret e kemi merak vet at punen e vrasjeve

  2. polisi says:

    Aa me falni se harrova po patet mundesi futjani ni bomb andej nga parlamenti nga ato selit e partive a ku di un nga ata qe vjedhin

  3. adri says:

    Exemplare. Nje Koment historik i nje mendje te ndritur qe e njeh shqoerine shqipetare ne thelb. Bravo Avokat Ngjela. E sakte krimineli Meta dhe krimineli berisha duan te pengojne reformen ne drejtesi. duan qe te pengojne dekriminalizimin e shoqerise shqipetare.
    Jane ne lufte ose ne beteje dy Bote, ajo e krimit qe perfaqesohet nga gjyqtaret e Korruptuar nga zytaret e korruptuar dhe nga pjesa kriminale e shqiperise nga njera ane dhe Populli i ndershem qe kerkon jete normale dhe zhvillim nga ana tjeter. Dhe nuk ka sesi te kete zhvillim dhe perparim ku i jepet vlere krimit dhe kriminelit. Nuk ka zhvillim ku favorizohet krimi e korruspioni e vjedhja dhe zhvleftesohet ndershmeria zgjuarsia dhe dituria.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje