Sistemi komunist investoi shuma të mëdha financiare për jetën ushtarake dhe edukimin shpirtëror luftarak të femrave, beqare apo të martuara, nëna me fëmijë apo edhe vjehrra.
Ishin ato, për të cilat u krijua fillimisht parulla e famshme “gruaja, forcë e madhe në ndërtimin e socializmit” dhe më pas, u dërguan në frontet stërvitore ushtarake, duke sfiduar burrat në pikën e tyre më të fortë; armët.
Kështu filluan zboret masive për gratë, apo siç u thoshin shpesh “sypushkat”, të cilat trajnoheshin herë me shumë ditë e herë me javë, rreth situatave të luftës dhe përdorimit të municioneve dhe armëve.
“Nuk ishte qëllim në vetvete që femrat të stërviteshin në zbor për t’u bërë gjenerale, pasi dihej që kjo ishte e pamundur dhe ishte akademia për karrierën afatgjatë në ushtri. Por zbori ishte një mënyrë edukative dhe disiplinore për femrën, që i më sonte asaj të ishte e përgatitur për çdo situatë të papritur lufte. I mësohej si të mbijetonte në terren, si të vepronte në situatë alarmi, si të mbrohej, por edhe të qëllonte me armë. E di që tani duket absurde, por mos të harrojmë se atëherë ishte kohë kur ekzistonte risku i luftës”, thotë Myzejen Xhani, e cila i përket brezit të parë të femrave, të oficereve të diplomuara në Akademinë “Skënderbej”.
Ajo është ndër ishushtaraket e larta me gradën “Kapiten i Parë”, që ka stërvitur femrat në zbor dhe është e mendimit se duke hequr pjesën indoktrinuese të edukimit, pjesa tjetër e njohurive rreth armëve dhe mësimi i përdorimit të tyre në terren, nuk ka asgjë të keqe, edhe nëse do të zhvillohej sot.
“Stërvitja ishte një kalitje fizike. Fundja kishte vajza të llastuara, dembele ose hileqare etj., që vinin si femra të brishta në zbor dhe dilnin si gra të përgatitura për jetën, të disiplinuara dhe të edukuara. Fundja, sot, të më sosh armët duhet të paguash dhe është një luks, ndërsa dikur realizohej falas. Nga ana tjetër, zbori ishte edhe mbajtje e trupit në formë të gruas, rrallë herë ka pasur femra obeze. Po sot, e keni parë si janë femrat? Shumica vijnë si të fryra. Japin para për të shkruar në palestra e nëpër qendra dobësimi dhe sërish nuk bien nga pesha, sepse nuk kanë as motivim, as disiplinë dhe as edukim. Pra, “zbori ishte kombinimi më i lartë edukativ dhe fizik”, thotë ish-drejtuesja e zboreve, Myzejen Xhani, që ka drejtuar stërvitjet në malet e Burrelit, Bulqizës, të Tiranës, etj.
Ajo e mbështet idenë e rikthimit të zboreve për femra, por duke theksuar që mos të jetë e detyrueshme. “T’u lihet në dëshirën e vet femrave për të ndjekur zborin, si dhe të motivohen me njëfarë pagese. Mësimi i armëve nga gruaja është shenjë emancipimi dhe një e drejtë e saj, nuk ka asgjë të keqe, përkundrazi”, shprehet ishoficerja në pension./Panorama
Myzua ka mbetur pa pune….
vini re titullin
OFICERJA KOMUNISTE….nje dite me pare kishte nje artikull me titull OFICERET NAZISTE.
pra vini qe po barazohet komunizmi me nazizsmin
pra po barazohet kjo qe sterviste (vriste femra te llastuara) me krimet e nazizmit qe vrane miljona vete.
pra me nje fjale eshte teoria e nje amerikanizyrtar i larte i mediave shqipfoles qe drejton akoma fushaten kanibaleske kunder sistemit 1945-1990.
Pse nuk merren keto zoterinj me sistemin monster qe ngriti devili berishe.
pra sikur te themi
Ish oficeri shiku qe u dogj i gjalle nga te llastuarit e berishes
e kam fjalen per DREJTORIN E SHIKUT ISA COBEN
PO MBI 500 POLICE QE JANE VRARE NE KRYE TE DETYRES
PO MBI 20 KOMISARE POLICIE QE JANE VRARE NGA MAFIA
PO MBI 2000 TE VRARE ME KANUN…….ETJ
++++++++++++++++++++++++++++++
Tani qe shqiperia eshte kthyer ne nje kolumbi ose sicili te viteve 60 te pakten duhet te mbyllim gojen per ate perudhe qe thuhet
ISHIM MIRE KUSH ISHIM KEQ
50 nga 1000 krimet më të rënda në Shqipëri nga viti 1990
1. 29 Maj 1992
Në Libofshë të Fierit, dy vëllezërit Çuko grabisin një banesë dhe vrasin 5 pjesëtarët e familjes, duke përfshirë edhe foshnjen 6-muajshe.
2. 21 Tetor 1995
Rrëmbehet në Tiranë dhe më pas zhduket, biznesmeni shqiptaro-maqedonas, Remzi Hoxha. Dyshohet se ka vdekur pasi është torturuar nga punonjës të SHIK-ut. Ende nuk është gjetur trupi i tij.
3. Mars 1997
Në Lushnje, vritet dhe më pas i pritet koka një personi. Autori shëtit në qytet me kokën e prerë, në prani të kalimtarëve.
4. 23 Maj 1997
Në aksin rrugor Tiranë-Elbasan, në kilometrin 29, gjendet e masakruar një grua 35 vjeç. Policia arreston për këtë krim, të dashurin e saj. Ndërkohë që shkaku ishte xhelozia.
5. 5 Mars 1998
Në plazhin e Patokut, gjendet i vrarë dhe më pas i djegur, roja i lokalit. Viktimën e kishin lidhur me pranga dhe e kishin vendosur të lidhur në një shtyllë.
6. 15 Mars 1998
Në Qafë-Priskë në Tiranë, gjendet në rrugë kufoma e një pedagogu të Inxhinierisë së Ndërtimit, Mirajn Bubsi. Mendohet se autorët e kanë mbytur me peshqir dhe më pas e kanë djegur kufomën.
7. 9 Janar 1999
Gjendet rrugës drejt malit të Dajtit, në bagazhin e një makine, trupi i djegur i një të riu.
8. 19 Shkurt 1999
Në Qytetin Studenti gjendet e masakruar me një gurë në kokë studentja 21-vjeçare Kozeta Hyseni, e fakultetit Histori-Filologji. Edhe sot, nuk është gjetur autori.
9. 30 Mars 2000
Pranë rrugës nacionale Tiranë-Durrës, gjendet e masakruar kufoma e Erieta Avdylit, punonjëses së UNICEF-it, e cila rezultonte e zhdukur.
10. 7 Shkurt 2001
Në afërsi të pallatit “Asllan Rusi” në Tiranë, një ish-punonjës i SHIK-ut vret me pistoletë nënë e bijë, për shkak se vajza refuzoi të martohej me të.
11. 11 Tetor 2001
Në Durrës masakrohet me 11 thika një prift italian dhe më pas është munduar të fshihet kufoma.
12. 3 Korrik 2003
Në Bërxull të Tiranës, babai vret të bijën 16-vjeçare, pasi u largua një natë nga shtëpia. Në fillim, ngjarja u mbajt si vdekje natyrale, por policia arriti të zbulojë krimin. I ati u dënua me 18 muaj burg.
13. 4 Shkurt 2004
Në zonën e ish-kombinatit “Josif Pashko” në Tiranë, babi vret vajzën 22-vjeçare sepse kishte tre ditë që nuk ishte kthyer në shtëpi.
14. 16 Dhjetor 2004
Zhduket nga trageti që po vinte nga Italia drejt Durrësit, Irena Seli, rreth të 40-ve. Mendohet se e kanë hedhur nga trageti në ujë dhe më pas duhet të ketë vdekur.
15. 9 Shkurt 2006
Në fshatin Kozarë të Kuçovës, gjenden të pajetë në banesën e tyre, tre pjesëtarët e një familje, kryefamiljari, gruaja e tij shtatëzënë dhe djali i tyre 3-vjeçar. Për këtë krim është arrestuar vëllai i viktimës, por ai nuk e ka pranuar krimin.
16. 7 Korrik 2006
Në Has, zhduket dhe më pas gjendet i vdekur, mjeku dhe kryetari i degës së PD-së, Behar Kastrati. Mendohet se më parë ai është vrarë dhe është hedhur në rezervuar.
17. 20 Tetor 2006
Në Zall-Herr të Tiranës gjendet një kufomë e masakruar e një vajze rreth 20 vjeçe. Edhe sot nuk është mësuar identiteti dhe autorët e këtij krimi makabër.
18. 7 Mars 2009
Në lagjen “Allias” në Tiranë, dhëndri ka vrarë me pistoletë vjehrrin, vjehrrën, si dhe ka plagosur djalin e tij 16-vjeçar dhe më pas ka vrarë veten. Sipas policisë, shkak ka qenë grindja në familje.
19. 12 Tetor 2009
Në Bulqizë, gjenden te vdekur në banesën e tyre, një çift i ri bashkëshorësh. Policia hedh dyshimet, se vrasja mund të jetë një krim brenda familjes.
20. 3 Shkurt 2011
Në Tiranë masakrohet me thika dhe digjet në banesë një vajzë e re. Nuk janë zbuluar ende autorët.
21. 15 Shkurt 2010
Kapet nga policia një person nga Librazhdi, që kishte masakruar me sopatë të ëmën 75 vjeç. Ai dyshohet se kishte kryer edhe 4 vrasje të tjera në fshat.
22. 11 Maj 2010
Në Elbasan, në ambientet e shkollës se mesme “Mahir Domi”, ekzekutohet një 19-vjeçare. Sipas policies, autori pasi ka kryer krimin ka vrarë edhe veten. Shkak është bërë refuzimi i vajzës.
23. 18 Mars 2011
Në Elbasan, nënë e bijë janë ekzekutuar me armë, nga djali i shtëpisë. 28-vjeçari pasi ka qëlluar për vdekjen nënën dhe motrën e tij është vetëdorëzuar në polici.
24. 19 Mars 2011
Tre persona të së njëjtës familje janë vrarë dhe një është plagosur, në Elbasan, në lagjen “Syrja Dylgjeri”. Një person i paidentifikuar ka hyrë në banesën e familjes dhe ka vrarë tre burrat e familjes. Policia po heton në pistën e hakmarrjes.
25. 1 Korrik 2011
Në Tiranë, ekzekutohen me automatik në shtëpinë e tyre, burrë e grua. Policia nis hetimin dhe arreston autorin. Shkak për vrasjen, dyshohet martesa e mosaprovuar midis autorit me vajzën e çiftit të vrarë.
26. 26 Shtator 2011
Në Durrës gjendet në makinën e tij, i djegur, trupi i pajetë i një punonjësi të SHISH-it. Mendohet për shkak të detyrës.
27. 15 Tetor 2011
Në një pyll në Shëngjin, gjendet një vajzë 25-vjeçare e masakruar me 20 plagë, nga goditjet e thikës. Mendohet se vajza ishte nga Fieri.
28. 13 Gusht 2011
Në vendin e grumbullimit të plehrave në Korçë, gjendet kufoma e masakruar e një gruaje rreth të 30-ve. Asaj i kishin prerë kokën dhe gjymtyrët. Ende dhe sot, nuk është identifikuar.
29. 3 Shkurt 2012
Ekzekutohet në një pritë, me 3 plumba, një grua në Tiranë, me profesion laborante dentare.
30. 2 Gusht 2012
Në Arrë të Temalit në Shkodër, babai 45-vjeç vret të bijën 14-vjeç sepse nuk donte të kulloste bagëtinë dhe më pas, vret edhe veten.
31. 7 Gusht 2012
Në Poliçan të Skraparit, roja i uzinës vret shefin e tij dhe veten. Më pas vëllai i të vrarit dhunon kufomën e vrasësit.
32. 3 Shtator 2012
Në zonën e plazhit “Iliria” në Durrës, nipi 26-vjeç vret xhaxhain 56-vjeç, me thikë dhe më pas e fsheh kufomën në tualetin e apartamentit ku banonte.
33. 11 Tetor 2012
Në Xhafzotaj të Durrësit, një 80-vjeçar ka masakruar duke i prerë kokën një vajze 18-vjeçare, e cila ishte shtatzënë. Sipas hetimeve, turpi për këtë lidhje ka bërë që vajza t’i kërkonte 80-vjeçarit ta vriste dhe ai ka kryer krimin.
34. 18 Nëntor 2012
Në Berat ekzekutohet për hakmarrje një 65-vjeçar, pasi ishte vrarë i është prerë koka. Shkak, sipas policisë, është bërë aksidenti që kishte bërë djali i tij, nga ku kishte gjetur vdekjen një 52-vjeçare.
35. 11 Dhjetor 2012
Në Orikum të Vlorës, një burrë masakron me sqepar gruan shtatzënë dhe për dy netë fle në shtëpi duke pasur kufomën aty.
36. 31 Janar 2013
Në Elbasan, babai vret djalin dhe nusen e tij italiane, pas një debati.
37. 23 Shkurt 2013
Në Lën të Fierit, një person ka vrarë vjehrrin, vjehrrën, ka plagosur bashkëshorten dhe më pas ka vrarë veten.
38. 25 Shkurt 2013
Në Luzni të Dibrës, dy nuse masakrojnë dhe më pas i hedhin vaj të nxehtë në vesh, vjehrrës. Më pas, kufomën e groposin në kasollen e lopës, por policia zbulon ngjarjen dhe arreston dy nuset.
39. 16 Mars 2013
Kapet në Tiranë pedofili Ardian Përrenjasi, i cili kishte abuzuar me një fëmijë dhe dyshohej se kishte vrarë një fëmijë tjetër.
40. 17 Mars 2013
Në një shpellë në Zagorë të Shkrelit, në Malësinë e Madhe, gjendet një kufomë pa kokë mbuluar me gurë.
41. 28 Korrik 2013
Në plazhin e ujit të Ftohtë në Vlorë, një 18-vjeçar ekzekutonë me breshëri automatiku tre pushues. Sipas policisë, autori i arrestuar do të qëllonte ata që i kishin ngacmuar të motrën, por gabimisht janë vrarë tre pushuesit.
42. 16 Tetor 2013
Në lagjen “18 Shtatori” në Gjirokastër, një 57-vjeçar vret gruan dhe më pas veten, në sy të vajzës 25-vjeçare.
43. 5 Dhjetor 2013
Në Shkozet të Durrësit, në një orë mësimi vritet me çifte një 15-vjeçar nga shoku i tij i klasës.
44. 21 Shkurt 2014
Në Durrës, gjenden të vrarë dhe më pas të djegur në makinë, dy persona.
45. 9 Mars 2014
Në Lecco të Italisë, nëna shqiptare Edlira Dobrushi, vret tri vajzat e saj 3, 10 dhe 13 vjeç pas divorcit me të shoqin shqiptar, i cili ishte kthyer në Shqipëri.
46. 2 Prill 2014
Gjendet një kufomë pa gjymtyrë dhe kokë, në anë të rrugës, në austrosradën Lushnje-Fier.
47. 1 Maj 2014
Në fshatin Kuturman të Librazhdit, nëna mbyt me jastëk foshnjen 2-muajshe sepse bashkëshorti i mohoi atësinë.
48. 9 Maj 2014
Në Domgjon të Mirditës, burri masakron gruan dhe më pas var veten. Mendohet se krimi është kryer për motive xhelozie.
49. 23 Maj 2014
Në Kurbin, nëna 45-vjeçare vret të bijën 15-vjeçare dhe më pas vret veten. Sipas të dhënave të para, e ëma ka patur si motiv për të penguar vajzën që të shkojë në ekskursion me klasën, por edhe për një lidhje dashurie të saj.
50. 29 Maj 2014
Në fshatin Sllatinë të komunës Sllovë në Dibër, babai vret të bijën 21-vjeçare me 8 plumba. E bija ishte shtatzënë në muajin e pestë dhe fakti që ajo nuk ka treguar se kush ishte i ati, ka sjellë reagimin e tij, duke e ekzekutuar.
SHENIM:
DHE PAK DITE DO “FESTOJME” EGZEKUTIMIN MAFJOZ TEPER PRECIZ TE SOKOL OLLDASHIT NGA OFICERET E LASTUAR TE BERISHES QE EGZEKUTUAN DHE REMZI HOXHEN POR DHE KOSTA TREBICKEN….
keto qe rreshtove jane cikerrima.
Po nuk u lodhe o derebardhe, carcaf dopjo e ke bo
Titulli eshte…PROVOKATIV,CINIK dhe shfaq URREJTJE ndaj ish ushtarakeve dhe komunisteve!
Gazetari,ka dale nga kufijte morale tre tre qenit i PAVARUR dhe fillo9n e i sherben POLITIKES DHE IDEOLOGJISE KAPITASLISTE!!!
Propagandohet me te madhe se SISTEMI DEMOKRATIK(kane frike te permendin fjalen famekeqe “KATITALIZEM”) eshte ME I MIRE SE KOMUNIZMNI ne te gjitha drejtimet,por ama nuk harrojne te nxjerrin MLLEFIN kunder cdo gjeje me te mire qe ekzistonte atehere!
Nuk e bejne dot krahasimin midis dy sistemeve ne te gjitha fushat e jetes,por te gjitha cfare ndodhin sot i marrin APRIORI si me te MIRAT E NJEREZIMIT!!!
Por kete pune me mire se sa e di POPULLI qe i ka provuar te dy sistemet ne kurriz NUK I DI KY GAZETARI djalosh rrogtar ne sherbim te ketij sistemi!
Qy gazetari ka kapur nje rast te madh per t’i trembur terroristet e ISIS-it se:
-NE SHQIPTARET NUK NA SULMONI DOT, se kemi LUFTETARE edhe femrat komuniste,packa se jane mbi 50 vjec sot!
Por desha t’i proponoj nje shkrim tjeter ku te zbertheje:
-Ajo oficerja komuniste i zbuste femrat ne zbor,po oficeret jo komuniste A E KISHIN KETE MARIFET?
-Kush ishin keto femrat e EGRA qe i zbuste kjo oficere dhe pse duheshin zbutur?
-Ky zbori behej per te zbutur FEMRAT apo per stervitje ushtarake?
-Kete zbutjen e femrave ne ate kohe e benin vetem oficeret femra dhe komuniste apo edhe oficeret meshkuj?
-Kjo oficerja komuniste,qe paska patur sukses ne zbutjen e femrave,mos ishte gje lesbike?
-A kishte edhe oficere meshkuj qe dinte t’i zbuste femrat ne zbor apo kishin frike se i linte me BARRE???
SE FUNDI:
-E morem vesh se ne SOCIALIZEM FEMRAT I ZBUTNIN NE ZBOR.
-Po sot a mund te na thoni se kush mund t’a ZBUTE,
– LUKUNINE E POLITIKANEVE,DOGANIEREVE,GJYQTAREVE,DROGAXHINJVE,KRIMINELEVE etj,komplet EGERSIRA,qe e kane cuar popullin ne MJERIM TE PLOTE???
Ka kohe qe shtypi shqiptar dhe posacerisht gazeta ben artikuj te tille qe tallin dhe percmojne sistemin ne nje gjuhe provakative dhe deri “deleted”
Nuk them se ne ate peridhe ishim te lumtur apo te kenaqur por di te them kete qe pasaniket e sotem duke perfshire politikanet dhe gazetaret e sotem jane bere nje miljon here me te urryer se jen bere te gjithe “LAGUNA BLU”
te tallesh me “komunizmin” dhe keto “oficeret” kur jo vetem nuk kemi ushtri pr jemi kthyer ne nj evend STATELESS eshte anti-kombetare.
te tallesh me ate periudhe kur ‘ARMIKU I MEROS” saliserbi ka pushtuar ate vend dhe ka bere prona sheikesh nen nje EDI RAMA QARAMANI DHE PORDHACI eshte antikombetare.
Per kete staff anti shqiptar qe boton keto lajme “bombe” KAM PREGATITUR NJE MATERIAL ME TITULL:
SI I VDES PLEQTE REGJIMI MONSTRUOZ I SALISERBIT DHE EDI RAM PORDHES ?
Mu në zemër të Durrësit, një stol i lulishtes përballë bashkisë është shndërruar në “shtëpi” banimi. Aty banojnë dy njerëz, dy varfanjakë, që jetojnë në mjerim afrikan, në një vend të NATO-s, që aspiron për t’u anëtarësuar në BE. Këta dy persona janë pjesë e kontingjentit prej mijëra shqiptarësh, që ra pre e operacionit tip “fshesa”, të ndërmarrë nga ministri Olldashi në muajt e fundit të sundimit të kabinetit Berisha. Këto dy viktima ishin strehuar që nga viti 1948 në shtëpi të konfiskuara nga regjimi komunist ish-pronarëve legjitimë. Në pamje të parë operacioni “fshesa” dukej se synonte të korrigjonte, ndonëse me shumë vonesë një padrejtësi, një krim të komunizmit. Faktikisht në jo pak raste ky operacion prag-zgjedhor ishte një nga veprimet e fundit të Kabinetit Berisha të nxitur nga motoja të vjedhim çfarë të mundemi deri ditën e fundit, që do jemi në kolltukët e pushtetit. Në të mirë të këtij konkluzioni shkon edhe fakti, që ka dhjetëra kontrata parablerjeje të pronave të ish pronarëve nga njerëz pranë ish pushtetit Berisha apo të afërm të ish pushtetarëve. Këto blerje bëhen me çmime më së paku dhjetë herë më të ulëta se mesatarja e tregut. Në këtë rast kemi të bëjmë me një plaçkitje të re të pronave të ish-pronarëve, por tashmë me mjete demokratike. Tipik në Durrës është rasti i plaçkitjes së pronave të patriotit të shquar Idhome Kosturi. Nëse një ditë do të hapen letrat për këtë plaçkitje pasurish të patundshme, me siguri qelitë e burgut të ri të Drenovës nuk do mjaftonin për të strehuar “batalionin” e hajdutëve të pronave. Kjo fshesë duke pretenduar të korrigjonte një padrejtësi thuajse shtatëdhjetëvjeçare, krijoi një padrejtësi të re dhe njëkohësisht u ofroi pushtetarëve një mundësi të re për të blerë për dy grosh prona të patundshme në zemër të qyteteve shqiptare.
ME 100 EURO PENSION
Le t’u kthehemi dy viktimave, që edhe tani në vjeshtë flenë në stolin përballë Bashkisë së Durrësit. Zonja Sofie Qendro është 86 vjeçe. Ajo ka punuar gjithë jetën në ndërmarrje të ndryshme në Durrës dhe sot jeton me 14.000 lekë të reja pension duke fjetur në qiell të hapur në pritje të shirave të vjeshtës dhe ngricave të dimrit. Zonja vuan nga një koleksion sëmundjesh si spondiliatroza, kardiopatia dhe artriti i agravuar. Kuptohet, që 100 Euro pension me zor mbulon shpenzimet për ilaçe dhe për ushqimet më të domosdoshme sa për të mos vdekur nga uria, ndërsa për banesë mbetet stoli i lulishtes. Bashkë me zonjën në stol banon dhe nipi i saj Llazi Qendro, 64 vjeç, i cili që në vitin 1966 është me kartelë mjekësore të përpiluar nga neurologu i famshëm durrsak Miti Vokopola. Llazi është një person i mirënjohur nga durrsakët e para vitit 1990. Sot ai mbijeton me ndihmë ekonomike prej 9.500 lekësh në muaj. Këta të pastrehë nuk janë as kriminelë, as refugjatë lufte nga Siria, as edhe nomadë romë. Janë thjesht qytetarë shqiptarë, që trajtohen si qen jo si qenie njerëzore. Që të dy viktimat e VKM-ve të muajve të fundit të qeverisë Berisha gëzojnë statusin e të pastrehut, dhe duhet të pajisen me banesë shtetërore në përputhje me këtë statut, por faktikisht flenë në lulishte në mjerim të plotë. Llazi është përpjekur me dinjitet të mbijetojë duke larë vitrinat e dyqaneve dhe duke shfrytëzuar iniciativat e ndryshme të shoqatave bamirëse, por dëbimi nga banesa e ka dekurajuar komplet. Këtë goditje ai dhe tezja e tij plakë nuk po dinë si ta përballojnë.
A KA SHPRESË?
A ka shpresë për Llazin dhe tezen e tij 86 vjeçare? Vështirë! Shoqëria shqiptare karakterizohet nga një hipokrizi e skajshme dhe cinizëm i pafund. Nja tre vjet më parë shoqatat për mbrojtjen e kafshëve dhe disa media të njohura sulmuan ashpër Bashkinë e Durrësit dhe të Tiranës për barbarinë e treguar në vrasjen e qenve rrugaçë. Të tilla OJF nxituan të aplikojnë pranë ambasadave të huaja për fonde për ndërtim stela qensh komunalë të paktën në qytetet kryesore të Shqipërisë. Lavdi zotit qentë e rrugëve në Durrës sot janë shëndoshë e mirë dhe shëtisin me tufa edhe në qendër të qytetit, madje në të njëjtën lulishte, ku “banojnë” dy të mjerët personazhe të shkrimit tonë. Qentë në këtë rast gëzojnë të njëjtin standard me dy qenie njerëzore! OJF-të hipokrite ngritën stuhi në gotë uji për persekutimin ndoshta edhe të stisur të Klodit të “Big Brother”, derisa edhe Sekretarja Klinton ngriti zërin në mbrojtje të shqiptarit Klodi. Po shqiptarin, po durrsakun Llazi kush e mbron? Po për tezen e tij plakë, kur do kujtohet shoqëria, kur të ketë vdekur nga të ftohtit duke fjetur në stolat e lulishtes?
TË PASTREHË
Ku janë OJF-të që u rrjepin miliona Euro e dollarë donatorëve të huaj për të sensibilizuar, për të bërë programe anti-varfëri, për të përkrahur më të paprivilegjuarit etj? Kryebashkiaku Dako ka premtuar se odiseja 20-mujore e ndarjes së banesave sociale për të pastrehët do marrë fund në mbledhjen e tetorit të këshillit bashkiak. Kryebashkiaku ka besim se konfiguracioni i ri i këshillit bashkiak do t’u japë fund lojërave politike në kurriz të të pastrehëve. Problemi është se zonja Sofi dhe Llazi nuk kanë miq, kështu që ka shumë mundësi, që shtëpi të marrin njerëz edhe më të pastrehë se Llazi, që fle në stolat e lulishtes. Dimri po vjen dhe nuk është çudi, që njëlloj si në shkrimet e Migjenit, kur durrsakët të zgjohen në mëngjes të mësojnë nga shiritat e lajmeve se një zonjë e nderuar vdiq duke fjetur në stolat e lulishtes. Po, ajo ka jetuar një jetë të tërë me nder, me djersën e ballit dhe indiferenca, cinizmi dhe hajdutëria mund ta çojnë drejt vdekjes me këtë jetë qeni,që po bën në pleqëri të thellë.
I BRAKTISUR, I RRASKAPITUR, I PA SHPRESË
Llazi ndihet i braktisur, i rraskapitur, i pa shpresë. Në një lokal aty pranë ka parë në televizor se ministri Veliaj më në fund e zgjidhi problemin gangrenë të romëve të pallatit me shigjeta të dëbuar nga barakat e tyre nga ish-vrasës aktualisht ndërtues kullash. Llazi bën një apel publik: “Zoti ministër, zoti Erion më ndihmo të mos ngordh rrugëve si qen bashkë me tezen plakë. Amani më ndihmoni !” ..por tezja vdiq dhe llazi i shkrete u shtrua ne spital mendor..
Beni nje artikull zoti Mero
PSE E VRATE JU QEVERITARET DHE MEDIA SHENJTOREN SOFIE QENDRO ??
JU keni te drejt moj zonj por kujt i flet,sot po pate per te then diçka per ashishin kokainen e motelet thuaje,ne te kundert gjerat korrekte qe shpjegoni ju sot nuk i kuptojn njerzit se politika e çoroditjes dhe OJQte i kan hedhur trut e gomarit te terve, ne jemi te knaqur per te kaluaren se ishim dikur njerez me plot kuptimin e fjales me dinjitet personalitet ku punonim hanim djersen ton ashtu ishte koha,koha evolon por ktu tek ne hecen mbrapç, ne gjithmon krahasoemi me te shkuaren nuk shikojm boten çfar ben sot,per at koh ne ishim me hapin e ter europes si nga zhvillimi kultura shkollimi dhe siguria jetes, sot ne jemi te fundit ku krahasoemi me xhibutin dhe ca vende dhe fise qe jetojn me shigjeta akoma, se ata jetojn pa korent sot dhe ne si ata pa korent ata pa uj ne pa uj kjo esht e tera.
Te dishe te mbrohesh dhe te vetmbrohesh eshte aftesi e deri domosdoshmeri edhe ne boten e sotme te shfaqjes se terrorizmit. Shembulli i aktit shume te dhimbshem e te shemtuar terrorist ne France detyron mbare Evropen te RISHIKOJE mire politikat, strategjite e taktikat e saj se çfare perfaqeson realisht terrorizmi dhe si duhet te jemi te gjithe te gatshem te veprojme a kunderveprojme ne kohe per mbrojtje e vetmbrojtje. Veprimi terrorist nuk te jep kohe te marresh detyra e udhezime nga lart. Duhet te jesh i pergatitur dhe i afte. Pershndetje zonjes qe hedh idene e pergatitje me njohuri fillestare te domosdoshme te grave e vajzave.
Perfytyroni dot te shihni ne zbor femrat e sotme, Ciljeten, Luana Vjollcen, Bleona Qerretin, Kallashin, Arminen, Kristi Pinderin, etj??
Duhet rikthyer ajo kohe.
E ke GABIM,zoti Moisi Golemi,se edhe ato….BEJNE ZBOR sot e gjithe diten!
Por nuk e bejne me KALLASHE komuniste,por me …..”KALLASHE” demokratike!
Dhe rezultati i ketij ZBORI jane spektaklet qe keto bejne ne media duke reklamuar….BYTHET,GJOKSET,SHALET me te mira!
Dhe para ketyre ZBORISTEVE TRIME,nuk ka ARMIK qe u del perpara,por vetem nga…PRAPA!!!
Femrat e asaj periudhe jane te paperseritshme, sote nuk ke ku t’i gjesh femra te tilla, edhe ti cosh ne zbor ata prap obeze ngelen, sote edhe si femra ato perdorin veten e tyre shume keq, ato tani shkojne me shume meshkuj,kush ti dali perpara.
Kur femra degjeneron ,gjenerata e re qe ajo krijon sigurisht mbetet te jete e degjeneruar.Kejo do te thote qe vet kombi degjeneron.Nga kejo del se sa e rendedsishme eshte roli i femres ne formimin e njeriut te edukuar e dinjutoz ne cdo vend..
Na hengret ………me ate Kooooo ,kur ishte me mire pse e Permbyset dhe …kthejeni prap me ato nostalgji Manitse qe per te bler 1 liter qumesht coheshim qe me 2 te nates ,dhe per nje fjale hanje 8 vjet burg.Kurrrrrre as bojen mos ja pafshim atije regjimi te Ndyre Kaq mjafton cte them me ,Sa per qeveritaret ne jemi ne kurbet 25 vjet prandaj ju a kemi lene juve ty gjykoni
Ju ngrente djalli ore oficere ish komuniste e diktatures.Ndertuat mbi 700 mije bunker,nderesa populli hante buke me Tomate,nese i kane pasur.E lat vendin si Somalia,lat popullin e traumatizuar,ku edhe sot vuajne nga mizorit e komunizmit monstra te xhaxhit jugor.Bete pushkatime dhe burgje me te trishtueshme te njerezimit.Por ne do i falenderohemi Zotit te madh qe lindi nje trim dhe burre Kombi,dr.Sali Berishen,i cili me mencuri dhe ne bashkepunim me trimat e tjere te dhjetorit,rrezoi monstren e njerezimit.Rrezoi mikun e shovenve serb:Milladinit,Mugoshes,Xoxes,Tempos,Rankoviqit etj.dhe tani jemi ku jemi.Jemi ne NAT0,jemi drejte BE-se dhe jemi drejte bashkimit kombetar,pasi Monstra komuniste e jugut na la ndau pjesen me te mire dhe me te pasur te Dardanise,Kosoven.
Pershendes komentuesin qe shkruan per vuajtiet e te ndjeres Sofi dhe te Llazit.
Bashkine e Durresit ka shume vite qe e drejton e majta. Partia e majte ne formulen e saje ka jeten sociale. Ish bashkiaku para Dakos e ka njoftur mire Llazin si qytetare Durrsak. Ashtu edhe Dako. Keto dy bashkiake dhe pa pasur fonde shteterore kishin mundesi me i ndihuar si te ndjeren Sofi ashtu dhe Llazin, po te kishin shpirtin human. Pasuria e ketyre dy bashkiakeve nuk do tu ndjente ne inventarin e portofolit po te kishin ndihmuar keto qytetare.
Te bejme nje paragon kohen e kaluar me kohen e sotme dhe ti pergjigjet Llazi.
Qytetaret durrsake e kan njohur Llazin ne kohen e regjimit si nje qytetare me nje kulture te persosur. Dhe pse regjimi e denonte 25 vjet semundjen e Llazit, por prap ai e percolli regjimin me gezim dhe sukses. Demokracia per Te ndjeren Sofi dhe per Llazin ju dha e gjitha hapesira e sheshit qe ndodhet para Bashkise, per te jetuar. Kjo eshte diferenca qe ndane mendimin e atyre qe sot jane pasuruar ne korrizin e taksapaguesve dhe duke vjedhur pronat e me te dobteve. Sot vlersimin per ndryshimet ne Shqiperi jane shume poshte medjave te regjimit.
Ne vend kan hyre para me djersen e refugjateve per te ndryshuar per mire shqiperine, por jane vjedhur dhe jane nxjerrur perseri jasht vendit.
Te mos flasim per parat e pista qe kan hyre nga e gjithe bota. Per kete bukuri qe kan bere parat e pista duhet te gezohemi. Per kete bukuri gezohen vetem ato qe kan punuar me keto para te pista.
gazetare palaco
nuk shikoni ku eshte katandisur vendi por mereni me kohen e shkuar
po pse budallenj jane Israelitet qe bejne ushtri te gjithe femra e meshkuj.
po talleni e fyeni kete popull duke e lene te ece mbrapsh.
Keto jane turpe,gazeta Tema ka vendosur te levize djathtas sot.Neise po kete oficeren kush e zbuste,keteo jane turpe,njerzit sot nuk dine te lidhin kepucet edhe breket.
un kam trajnu ne zbor per 12 vjet femrat per lufte zbor si quhej ishte nje mbrekulli kur shikoje aq te bukra me ate veshje sot jan lavire askush ste vjen ne zbor ne ate kohe skishte zog none me kthy fjalen kishte no nje qe zdonte me marre pushke me vete ne marshim ato qe ishin te hedhura qe shkonin me shum cuna po ti thoje ne publik qe partia ka thon qe stervitja te bahet me me arme reale skishte zog none me e ba fjalen dysh skishte askend hante burgun
Fjala “ZBOR” eshte fjale serbe ore te mjere.Edhe fjalet komshi,avion etj etj.jane fjale serbe.Ku eshte Akademia pulitane qe nuk propozon nderhyrje ne korigjimin e fjaleve e vjedhura sllave.Turp per koketulet qe marrin leket pa punuar fare.
Injorant. Fjala zbor vjen nga rusishtja sbor (сборы). Vjen nga Seberatj, me mbledhe, te mbledhesh. Pra, zbor eshte nje term i perdorur per mbledhjen e ushtareve ose sportisteve per arsye trajnimi.
Ndersa per fjalen Komshi, eshte serbe. Ashtu sic edhe Fqinj, eshte italiane. Apo Gjiton, eshte greke. Ke na keshilloke zotrote, o shqyptar puro pellazg? A do na e shpikesh ndonje fjale?
Terrorizmi fillon nga pushteti. Politikanet shqiptare jane te gjithe terrorista, po kujt ti ankohesh, korkodilit Ai te ha .
Zbori nuk ishte falas. Zboristet paguheshin per ditet e zborit. Bile edhe buken e hanin ne repart. Pergjithesisht njerezit shkonin me qejf ne zbor, per te perfituar nga cilesite qe ofronte jeta kolektive. Kishte qyfyre dhe gallate pervec stervitjes dhe qitjeve me arme te ndryshme.
Me vjen keq ta them por duke lexuar komentet me lart me lindi mendimi qe olldashin e paska zene haku i kesaj plake.
Gjynah te dy.
Edhe Izraeli ka sherbim te detyrueshem ushtarak per femrat e madje kane te drejten te mbajne arme ne shtepi. Enveri qe i ndrite shpirti aty ku eshte nuk ishte budalla dhe as nuk u shpiku vete zboret. Edhe zviceranet bejne zbor ushtarak.
Kjo komunistja nga menyra si shorehet
Duket si zbutese kafshesh.
Keto ishin vete kucja prandaj i kishin inat nàzelijet
Sa per zborin ai shoku nga lasvegasi bravo i qofte paska qene me fat.
Ushgrry neper canale tu i msu te shtunen e paska ik ne vendin e imperialisteve
Gjithe Europa flet dhe jep fonde per carmatim kjo zysha oficere na tregon te mirat e armeve. Keshtu ishte dhe eshte kur sjell katunaret ne Tirane. Prandaj duhet reforma ne arsim qe jo cilido dhe jo kushdo te bej shkolle se pastaj na behen si Myzejenat. Besoj dhe sot 70% e ushtarakeve jane te ardhur nga fshatrat.
Ne titrat e TV, diten e 13 nentorit te atentateve ne Paris, lexova …”Presidenti Hollande, qe ndodhej ne stadium per te pare ndeshjen, nen masa te forta sigurie u evakua ne BUNKERIN E VEND STREHIMIT te stadiumit.
Po keta budallenj, edhe ne stadium ndertuakan bunkere e vend strehime?
Mire, vijen MAZHINO, por ajo i perkiste luftes se I boterore, por tani vensd strehime, edhe ku pa, ne stadium. Budallenj francezet, apo mos ka qene shqiptar ai qe ndertuar syadiumin?
@@ Ne Shqipernine tone “Demokratike” mungojne Programet per te papunet,Pleqete dhe plakat,per te Rinje dhe te Reja…qe po na Behen me Shumice Lesbike-dhe Gay…
Me Mire ne Zbor-Vullnetare, se sa Lesbike..Gay…lol
Sipas Lymit zbori na paska qene nje loje argetuese ku njerezit kalonin kohen dhe paguheshin nga shteti.Nuk e di ku e ka bo zborin ky Lymi por nuk besoj qe njerezit te ishin te kenaqur kur mbanin grygen e topit mbi shpatulla,kur nuk kishin ku te mbushnin paguret e ujit,kur duhet te mernin me vehte buke per nje jave apo kur ngarkoheshin si puna e gomarit me arkat e municioneve por qe ne vend te fishekeve kishin gure ose tulla.Ne rast se Lymi ka qene oficer dhe hante buken e repartit apo kenaqej kur i ulerinte zboristeve qe kerkonin te pushonin sado pak nga lodhja apo kur ndonje i kerkonte leje se kishte halle familjare dheky nuk i lejonte eshte gje tjeter por te krenohesh me ate kohe eshte turp.
Izraeli i ka te gjithe ne zbor, siç i kishim ne. Popujt e vegjel dhe te rrethuar nga armiq duhet te jene ne gjendje gadishmerie gjithmone. Ne nje bote ideale perdorimi i armeve nuk do te egzistonte, por jo ne te sotmen. Nje popull i pergatitur eshte nje popull qe mbijeton.
RRAKI KUMBULLE KA QÉNE MO.