Si një beretë gjelbër, Majk Hend fitoi medaljen “Purple Heart”, ndërsa shërbeu për një kohë të gjatë në Vietnam, përfshirë edhe pjesëmarrjen tek programin e CIA-s “Feniks”, që kryente vrasje të caktuara. (CIA e mohon me forcë se ato ishin “vrasje”). Ai gjithashtu është marrë gjatë me trajnimin e mercenarëve në popullatën Meo, që ishin edhe kultivues në shkallë të gjerë të opiumit.
Pas luftës, Hend u zhvendos në Australi ku iu bashkua me biznesmenit vendas Frenk Nugan, për të themeluar Bankën “Nugan Hand”. Pavarësisht se e nisi me një kapital fillestar prej vetëm 1000 dollarësh, “Nugan Hand” u shndërrua shpejt në një nga bankat më të mëdha në Australi, me më shumë se 1 miliardë dollarë të investuara çdo vit. Banka ishte e njohur për lidhjet e saj të ngushta me komunitetin e ushtarakëve dhe të inteligjencës amerikane.
Admirali në pension Erl Jeits shërbeu si president, ndërsa të paktën 3 ish-gjeneralë mbanin poste të larta. Ish-drejtori i CIA-s, Uilliam Kolby shërbeu si këshilltar ligjor, ndërsa kreu i degës së bankës në Tajlandë, kishte qenë dikur shefi i zyrës së CIA-s në atë vend. Por në realitet, “Nugan Hand” ishte një ndërmarrje gjigande kriminale, e ngritur për të pastruar paratë që vinin nga tregtia e heroinës aziatike.
Banka e shtriu aktivitetin në rajone të tjera, me shitje armësh për rebelët në Afrikë dhe Irani, duke zhvendosur paratë e vjedhura për diktatorin fillipinas Ferdinand Markos, por pjesa më e madhe e operacioneve të saj përfshinte trafikun e drogës. Në mënyrë të habitshme, banka nuk pati kurrë probleme me autoritetet amerikane, edhe pse aktivitetet e saj duhet të kenë qenë të qarta.
Dega e lartpërmendur e Tajlandës, kishte një zyrë në Chiang Mai, në zemër të “Trekëndëshit të Artë” të tregtisë së heroinës, dhe ndante të njëjtën ndërtesë me zyrat lokale të DEA(agjensisë amerikane kundër trafikut të drogës). DEA nuk hetoi kurrë mbi “Nugan Hand”. Së bashku me numrin e madh të personelit ushtarak që punonte për të, mungesa e interesit amerikan ndaj bankës, ka çuar në spekulime të arsyeshme dhe të mirë-arsyetuara se “Nugan Hand” ishte një bazë e CIA-s.
Zyrtarisht agjensia e mohon këtë, por sikurse një zyrtar australian i ka thënë shkrimtarit Xhonatan Kuitni:”Ajo që mbetet të thuhet është se të gjitha ata patriotë që i shërbyen vendit e tyre me besnikëri për vite me rradhë, papritmas thanë:”Le të bëhemi të gjithë kriminelë. Të harrojmë shërbimin gjatë luftës, heroizmin tonë, dhe kryejmë krime kundër vendit për të cilin kemi punuar aq shumë”.
Gjiçka filloi të marrë tatapjetën kur Feank Nugan mesa duket qëlloi veten me një pushkë, ndërsa ndodhej në makinën e tij. Pasi mbërriti në vendngjarje, policia gjeti një listë me emrat e politikanëve australianë, me shuma të mëdha parash të renditura pranë çdo emri. Ndërkohë, admirali Jeist u largua me shpejtësi nga Australia, pasi një “ekip të ish-operativësh ushtarakë amerikanë”, u panë “të bastisnin” shtëpinë dhe zyrën e Nuganit.
Hend urdhëroi punonjësit e tij që të kopjonin çdo dosje kompromentuese, duke kërcënuar të gjithë ata që protestuan se “gjëra të tmerrshme do t’u ndodhin; gratë tuaja do të vriten dhe do t’ju kthehen pas në copa”.
Banka falimentoi pak më vonë, duke bërë që shumë depozitues të humbisnin kursimet e tyre të jetës. Erl Jeits dhe oficerët e tjerë amerikanë të bankës, nuk pranuan të kthehen në Australi për të dëshmuar.
Çfarë u bë me Majkëll Hendin? Herët e fundit ai u pa të hipte në një avion që udhëtonte për në ishujt Fixhi, i maskuar me një mjekër të rreme dhe duke përdorur një pasaportë false. Ishte viti 1980. Në 1991, një gazetë australiane njoftoi se ai jetonte në Uashington, por qeveria australiane nuk pranoi të ndërmarrë veprime të mëtejshme. Ai nuk është parë më prej asaj kohe.
Bota.al
keshtu ka per te ndodhur edhe me shqiperine !!!! kur te shkojme me pushime ne shtepite tona,do na kerkohet te paguajme 1000 euro per te kaluar kufirin.sepse SHqiperine e ka blere CIA amerikane !!!! dhe eshte e vertet qysh ne kohen e xhaxhit e kane shitur,a ju kujtohet kur mbillej hashash neper ferma e kooperativa?çvete ore çvete.
kush mre paska mjell hashash neper kooperativa!
Boboooo
pse e botuat mo
prite kur ta kopjoje Rama-berisha dhe Meta kete handin direkt
te gjitha kursimet ne nje Banke te perbashket
po ishalla heqin qafe njeri-tjetrin pastaj dhe te shpetoje populli
Banka Cre….s me aksionere shqiptare si ju duket?????
Sec me kujton kjo histori….!
1997-a? …. Vefa? …. Gjallica?
Nuk e di se c’me kujton….!
Thesarin e shtetit ne krrabe? Apo fllhanin e bankes se shqiperise?
Hmmm keto tonat nuk ja vlejne per filma holliwoodi….
Në çdo gropë haleje që të hapësh nëpër botë, do të gjesh Amerikën “demokratike” brënda…(?!) Por tek amerikanët sundon mentaliteti “i të fortit”, që “unë mund të bëj ç’të dua, ligjet dhe rregullat nuk janë për mua, ndërsa të tjerët do të më binden mua”…!!!
Vertte ; ishte CIA americane Ajo qe ka luajtur rolin kryesor ne izolimin e shqiperise sepse donin ta kthenin Shqiperine baze amerikane e sidomos ishullin e Sazanit,me qellim qe te kishin gjithe Europen ne dore.Sa qe xhaxhi ne kembe nuk ja arriten dot qellimit.CIA amerikane ka bere shume sabotime ne Shqiperi,bile thuhet se dhe djegjae pusit te naftes ne Ballesh ,Ishte dora e CIAS.Ai pus thuhej atehere kishte aq shume nafte sa shqiptaret te mos te punonin fare per 25 vjet.Amerikanet i vune kusht Enver Hoxhes duke i thene qe ata ishin te gatshem ta shuanin por pastaj ta shfrytezonin ata.Enveri nuk pranoj dhe tha: Me mire le te digjet se sa ta mar Amerika.Dhe ashtu u be !
Ti zonja Milo fale demokracis amerikane ke zbuluar vibratorin,ndaj harroje komunizmin qe 3 pale breke gjithsej kishe ne shtepi,dukeshit bashke me burrin si shoke ushtrie tani je ber zonje…