dava legenash hajdutesh dhe kreminela ,nxirni pa pike turpi nji kreminel ordiner qe shiti dhe vodhi shqiperin si desh qefi.turp per gazeta si tema qe meren me kreminel si ky maloku mutit.
Me mire do te ishte publikimi I sasise se arit dhe pasurive te shqiptareve ,qe vodhi zog-morracaku i fatime morracakes. Sa per fotot me siper duket shqeto klasi katunar dhe injorant,nen petka qe nuk u shkojne hic. Perjashtim ben vetem Geraldina.Kam pershtypjen se duhet te kete kaluar nje jete te tere per te vjelle ,ne kete ambient hajvanesh imorale dhe kriminelesh maloke.
Keto foto me japin shkas per te analizuar veprimtarine fetare pas qeverise se Zogut. Ketu nuk shikohen femrat e mbuluaradhe me e çudiçmja jane dhe me menge zhapone. Del e njejta pyetje per dy kohe te ndryshme. 1- Clirimi i vendit ne Nendor te 1944 e gjeti popullin si mos me keq nga gjendja ekonomike por, feja funksionoi paralel me zhvillimin e vendit. Fustanet me krahe zhapone u zhduken nga qarkullimi dhe u zevendesuan me perçe duke mbuluar fytyren. Kjo vazhdoi deri ne vitin 1967. U deshen te nderhynin studentet e shkolles Naim Frashri ne Durres per te shkatterruar semundjen e pasherueshme, sigurisht me ndimen e regjimit. Ne vitin 1967 studente u bashkuan dhe nje dite shkuan per te prishur kishene Shinovlashit. Kjo kishe bente aq shum çudira sa nuk i shikonte njeri. Pse duhet te vazhdonte tu genjente populli? Nga ky grup studentesh pregezoj dhe zotin Kujtim Kabashin,pasi mbaroi studimet e larta u vendos te drejtoje kete shkolle per shum vite. 2- U ndryshu sistemi dhe çfar na solli? Na mbuloi femrat nga koka tek kembet. Na veshi burrat me brekushe. Na shkaterroi arsimin duke mos hyre te fabrikat dhe uzinat, apo hekurudhat.Gjate kesaj kohe 25 vjeçare kush ka perfituar ne kete tranzicion. Ato qe ju bashkuan fese, apo ato qe filluan te merren me politike vravllasje duke bashkpunuar me KGB apo spiunazhin grek. Per mendimin tim qe te dyja ishin dhe jane rruge te gabuara.
Koha e Zogut do te mbahet mend si koha kur Mbreti ,perpos atyre qe beri me mbas si shitja e vendit tek Italia,Vjedhja e Arit apo Tradhetia qe i beri popullit ne diten me kritike ,Ai u mundua te bente shtet per aq sa kohe ndenji ne fuqi . Ne se do ta vendosim vehten tone ne ato kohera ,duhet te jemi realist . Perndryshe keto foto te bera nga i Jashtezakoneshmi Instituti “Luce “,na tregon ne popull te civilizuar ,sidomos femra e atyre koherave edhe pse e pallateve ,dukej e emancipuar ,ku ironikja qwendron ne faktin se ZOGU rridhte nga nje familje patriarkale si shumica e shqiptareve ne ato vite . Vetem ne kete pike ZOGU u tregua brilant ,por dhe ne ate tjetren sepse idha vendit Kushtetuten me te perparuar te Kohes . Ligji dhe zbatimi i tij ishin nder prioritetet e Zogut gjithashtu . ZOGU i ritregoji me se miri ketij populli se “Huri apo Shkopi” i duhet mbajtur mbi koke se perndryshe ky PIS MILET nuk vinte dhe nuk vjen ne ISLLA . Une e respektoj kohen e tij ,pavarsisht se dikush do me sulet duke me etiketuar me lloj -lloj epitetesh ,pavarsisht se kjo nuk perben sens .
Ndonje gje te madhe nuk beri;Krijoi shtetin,administraten,krijoi drejtesin dhe drejtesi qe me plot gojen mund te quhet e tille. Hoqi perxhet,mblodhi armet,vendosi qetesi…ne nje vend e ne nje kohe me malok qe e fusin pushken ne djep dhe me lab qe nuk jepnin nuse dhenderit po mos ishte kusar.
Shum nuk beri,por si mirqenie jetohej me mire se ne Greqi.Rroga e nje nepunesi shqiptar,mesues etj,ishte shume me e larte se e nje nepunesi grek.
Nje politikan bo beri vetem 10 % te Zogut ka bere diçka.
Aq shume na ka prishur ideologjia komuiste ne shqiptareve qe te miren e urrejme dhe te ligen e nderojmë. Shqiperia ka nevoJë per nje Zog qe te na beje te barabarte me popujt e tjere europian!
kur flitet per nje sistem politik duhen thene te gjitha…edhe pse zogu ishte kanibal me katoliket deri sa i piqte ne hell me talebanet e tij
Masakrat e Zogut, nga varjet ne litar tek pjekja në hell e njeriut
– At’ Benardin Palaj në revistën “Hylli i Dritës” Nr. 13. shkruan se “Kur plasi lëvizja e Dukagjinit, atëherë Ahmet Zogolli ua muar jeniçerëve të Stambollës ato armë të ndryshkura me gjak të shqiptarëve për me shue vllaznit e vet të krështenë të Dukagjinit. E atë vjet Muharrem Bajraktari i Lumës, ngrehë shtabin e vet- dibranësh, matjanësh e lumjanësh, hi në Kishë të Shalës, ku si nder dhuni të tjera bani kjo ushtri laperash e zhelanash – toka me pasë randë- vrau edhe rrogëtarin e fratit krejt afër kishe… Burrat ma të mirë të Dukagjinit bashkë me shumë meshtarë u burgosën, vriten, futen në lak e arratisen. Burgjet mbushë me gra e fëmijë, gjaja mbarë plaçkitë… (“Hylli i Dritës, Nr. 13” viti 194125-253). Një dëshmitar tjetër i asaj kohe, Pal Dukagjini shkruan se “Çka ndodhi aty e mbrapa në Dukagjin e dijnë vetëm ata që e provuen. U dogjën shtëpia , u grabitën pasuni, u pushkatuen burra, u burgosën robni, u varën u rrahën deri u dhunuen në nderë e erz, çka për shqiptarin ashtë dekë ma e ranë se deka.
Pas sukseseve të para kryengritësit, të cilëve u mungonin armët dhe fishekët, nuk u rezistuan forcave të rregullta të ushtrisë e xhandarmërisë dhe bandave të shumta të mercenarëve civilë që ishin shumë më superiore në numër e në mjete luftarake, prandaj detyrohen të tërhiqen drejt Gurit të Kuq. Forcat zogiste ndërmorën një aksion të shpejtë, të rreptë dhe të efektshëm reprezaljesh, ku terrori i bandave civile të Matit dhe të Lumës,të cilat i kalonin 10 000 vetët – Pas sukseseve të para kryengritësit, të cilëve u mungonin armët dhe fishekët, nuk u rezistuan forcave të rregullta të ushtrisë e xhandarmërisë dhe bandave të shumta të mercenarëve civilë që ishin shumë më superiore në numër e në mjete luftarake, prandaj detyrohen të tërhiqen drejt Gurit të Kuq. Forcat zogiste ndërmorën një aksion të shpejtë, të rreptë dhe të efektshëm reprezaljesh, ku terrori i bandave civile të Matit dhe të Lumës,të cilat i kalonin 10 000 vetët(Zef Harapi, Kamiljo Libardi), që u mblodhën menjëherë në Qytetin e Shkodrës dhe të prirë nga Fiqiri Dine vazhduan më pas reprezaljet që ishin të papara dhe të padëgjuara në malësitë e Pukës, Shalës, Shoshit, Nikaj-Mërturit, Pultit, Shllakut e Temalit.
Në drejtimin e Komandantit të Përgjithshëm Fiqiri Dines, armata e Nënkolonel Xhemal Arianitit filloi kundërgoditjen ofensive ndaj Dukagjinit sipas këtyre drejtimeve 1- Më 27 nëntor 1926 forcat e Kapiten Preng Previzit u nisën drejt Koplikut për në Theth. 2-Me 28 nëntor Dukagjini mori ikjen masivisht nga Qafa e Pejës -Shtegu i Dhenve drejt Malit të Zi. Në këtë qafë nga forcat mercenare të Kelmendit u zunë 300 shaljanë, ndër të cilët Avdi Kola(Bajraktari i Gimajve), me gjithë nipat e bajraktarit të Shalës. 3- Më 29 nëntor 1926 Kapiten Muharrëm Bajraktari, mësyni Qafën e Agrit nga Nikajt dhe Merturi e hyri në Abat të Shalës, gjatë operacionit vriten Prelë Ndoka, Gjelosh Ndoka(dy djemtë e Ndokë Mirashit të Pepajve, Pep Nika –Pepaj- Shosh dhe Stakë Ndoci Dardhë-Shosh.
4- Po më 29 nëntor nga Guri Kuq dhe Mali i Shoshit Hasan Beg Bushati me një pjesë të forcave të tij, hyri në Shosh dhe me pjesën tjetër hyri në Pult të Dukagjinit u rrethua nga të gjitha anët ndërkohë që kryengritësit kishin marrë arratinë drejt vendeve të padepërtueshme. Komandanti i Operacionit të Shkodrës N/Kolonel Xhemal Arianiti në Shkodër me 11.12.1926 bënte të ditur se “përveç 14 vetave që ishte njoftuar më parë nga kjo komandë ndodhën nën vërejtje 53 komitë prej Shale, Shoshi e Nikaj- Merturi, si dhe 110 vetë të tjerë prej Thethit, të cilët kanë marrë pjesë në kryengritje. Përveç të naltpërmendurve ndodhën këtu nën vërejtje edhe 129 gra e fëmijë prej Shale, Shoshi e Nikaj –Merturi” (Zef Harapi “Dukagjini, historia dhe etnografia”. Studim i viti 1949, fq 219)
U dogjën dhjetëra e dhjetëra shtëpi, katunde të tëra u grabitën, u therën bagëtitë, u plaçkit çdo gjë që nuk mund të merrej me vete.“Sot janë dorëzue prej komandantit Operativ Kapiten Prengë Previzi 67 kokrra dele dhe 23 krenë lopë e qe” (Zef Harapi po aty. Mercenarët ngado që i ranë, shkatërruan vathët e bagëtive, duke i detyruar pleqtë që kishin mbetur pa arratisë dhe plakat t’ua piqnin në hell, t’ua zinin mishin e bagëtisë, me qumësht madje edhe në planc të bagëtisë së therur se kështu u shijonte shumë më tepër.
Hapnin qypat e gjalpit e pjek petulla të cilat i shoqëronin me mjaltë, ndërsa bletëve u fusnin flakën e barutit në derë të zgjojës. Bashibozukët shpërthenin kotecat e drithit e jepnin për të ngrënë kuajve të tyre. Imoraliteti i tyre çnjerëzor arriti deri aty sa në Shalë marrin e lidhin një plak pas hellit të fërlikut dhe fillojnë ta rrotullojnë pranë zjarrit sikur të ishte ferlik.
Nuk kuptoj cfare po tregon: Po jap emra nga zona shkoder te besimit katolik qe ishin perkrah Ahmet Zogut qe ne perplasjet politike te 1923-24. -Shuk Serreqi, Catin Saraci,Daniel Mozali, Engjell Serreqi, Filip Kraja, Gjon Coba, Gjon Gjoni i Grudes,Imzot Gjergj Koleci, Gjon Fusha, Gjon Mirashi, Gjon Deda, Gjelosh Toma,Gjon Nik Luci te gjithe oficere,Jak Koci, Kole Mjeda, Kole Thaci,Kolec Deda, Kol Mati Tukja, Luigj Mikeli, Luigj Shantoja, Luigj Kodheli,Luigj Jakoviqi, Luigj Vasa, Llesh Topallaj,LLesh Marashi, Mirash Ivanaj, Martin Ivanaj, Nikolle Ivanaj,Dom Nikoll Deda, Dom Nikoll Sheldija, Ndoc Coba, Ndre Prenga, Ndrek Deda, Ndrek Kici, Ndue Preng Jaku, Ndue Fusha, Preng Previzi, Patuk Saraci, Pjeter Dedejakupi, Rrok Gera, Sander Saraci, Spiridon Kacarosi, Tef Curani, Terenc Toci, Tef Gera, Vate Marashi, Zef Serreqi, Zef Kraja, Zef Prendushi, Zef Mirdita, dhe minister aresimi Hil Mosi……e dij qe keto emra i njihni sikur njihni historine me siper..tung
Te pakten ne kohen e Zogut,shqiptaret nuk e braktisnin Shqiperine sic e braktisin tani.Megjithese pasapoten e kishin me leviz te lire pa viza ne te gjithe boten. Dhe leku po ashtu konvertohej ne te gjithe vedendet perandimore
“Une Catin Saraci, te akuzoj ty Ahmet Zogu si tradhtar te atdheut tend, si vrases e hajdut. Shqiperia ka pare pushtues edhe me te fuqishem se keta te sotmit. Do te ikin edhe keta, por emri yt s’ka per te figuruar gjekundi.
Ahmet Zogu, i kurorezuar me vone mbret i Shqiperise me lejen e Musolinit, lindi rreth vitit 1893. Asokohe Shqiperia ishte province turke dhe turqit nuk e kishin me detyrim regjistrimin e lindjeve ne asnje vis te perandorise. Nderkohe qe te krishteret shqiptare regjistroheshin ne librin e kishes, krahina e Zogut nuk e njihte kete lloj regjistrimi sepse ishte kthyer en bloc ne fene muhamendane ne vitin 1851. Kur mbushi tete vjec, Zogu u dergua ne Kostandinopoje ku kreu shkollen fillore dhe mesoi turqisht ne mejtep. Gjate gjithe jetes se tij, Zogu ka kryer vetem keto tri klase shkolle: Nga Shqiperia kishte marre me vete nje tutor, Abdurrahman Krosi (Lale Krosi), njeri krejt analfabet, bemat dhe krimet e te cilit nuk lane pa prekur as njerezit e familjes (dihet se cyti vrasesit e te vellait). Saraci sakteson se ngaqe nuk e mesoi kurre gramatiken e shqipes, Zogu nuk ia ka shkruar kurre njeriu asnje leter me doren e vet, por i ka diktuar ato. Ne vitin 1917, kur ndodhej ne Vjene me studime pas nje burse te qeverise austriake, ndodhi dhe takimi i pare i Catinit me Ahmetin. Atehere Austria ndihmonte ne arsimim nje grusht shqiptaresh te spikatur, pasi kishte plane per kete vend te vogel. Ndersa mbi dy te tretat e Shqiperise ndodheshin nen pushtimin austriak, 70 kryetare fisesh u nisen ne Vjene t’i paraqesnin nderimet Kajzerit, mes tyre dhe Zogu. “Me lane pershtypje te thelle fjalet patriotike qe dilnin nga goja e nje muhamedani shqiptar”, thote per Zogun Saraci. Takimi i dyte tre vjet me vone ne Tirane, e bindi Saracin se nje njeri me entuziazem te tille i duhej Shqiperise, ndaj “u betova ta ndihmoj me mish e me shpirt”. Dhe viti 1920 e gjen Shqiperine me kete pasqyre politike: Klasa sunduese ishin bejleret, ndersa Zogu ishte ne opozite, i perkrahur nga rinia. “Ai ishte tipi ideal per udheheqje, po te kemi parasysh se asnje katolik nuk mund ta reformonte vendin pa shkaktuar nje konflikt serioz fetar”. Saraci vuri re se si kryeminister, Zogu mori disa reforma drastike duke tronditur keqaz doket kanceroze aziatike: I ktheu varrezat muhamedane ne parqe, u dha mundesine grave myslimane te merrnin iniciativen ne duar, ndaloi me ligj poligamine, fete nuk duhej te perziheshin ne punet e shtetit. “Atehere vendosa te predikoj per te ne zonen e Shkodres, ku Zogu njihej shume pak”, thote Saraci, duke shtuar se qyteti i tij i lindjes ishte de fakto kryeqytet per Shqiperine e vogel. Por ketu mbarojne pershtypjet e tij te mira per Ahmetin, i cili te vetmen histori qe kishte mesuar edhe ne detajet me te hollesishme, ishte ajo e Napoleon Bonapartit.
8888888888888888888 Ja si e pershkruan Catin Saraci situaten e nxehte te viteve 1922-1924, e paperseritshme ne historine shqiptare qofte dhe per faktin se mes vrasjesh e betejash politike, mori jete foshnja e parlamentarizmit shqiptar: Shefqet bej Verlaci ishte kryetari i shtetit skeletik shqiptar. Cifligari me i madh i vendit me mbi 40 mije ha toke te punueshme ne Shqiperine e jugut pa llogaritur siperfaqet e shitura, ai kishte gjithmone njerez te gatshem per ta ndjekur. Zogut i duhej kjo force, ndaj ne 1923-shin fejohet me vajzen e Verlacit. Pas kesaj, ky i fundit i jep gjithe votat e perkrahesve ne parlament dhe stabilizon situaten e dobet financiare te dhendrrit duke i paguar rreth 18 mije paunde (Saraci flet gjithmone me monedhen britanike). Nje vit me vone, Zogu kryeminister plagoset nga Beqir Valteri dhe si i pamundur per disa jave, ia delegon pushtetin vjehrrit. Nderkaq, thurr planin me ndihmen e perhershme te Lale Krosit dhe kryen shpagimin e gjakut duke vrare Avni Rustemin, pa llogaritur ndoshta se me kete do te ndizte revolucionin. I lutet vjehrrit ta ndihmoje ne konflikt me te holla e njerez, por Shefqet beu qe nuhat rrezikshmerine e situates, rreket per kompromis me kryengritesit nga frika e humbjes se pasurise. “Atehere ne morem rruget dhe u larguam, ndersa kur Zogu hyri pas gjashte muajsh triumfator ne Tirane, e la menjane Verlacin, duke ia kthyer edhe 10 mije paundet e dhena nga ish vjehrri pas fejeses”. Sa per pergatitjet e rikthimit, pervec faktit te njohur se Ahmet Zogu u ndihmua nga kryeministri serb Pashic me te holla (250 mije paunde) e njerez, duke i falur ne kembim Jugosllavise kullotat e pasura te Vermoshit dhe Shen Naumin, Saraci nenvizon se ajka e ushtrise se “Legalitetit” ishin rreth 500 oficere bjelloruse nga mbeturinat e Vrangelit qe u thyen nga Ushtria e Kuqe, eksperte ne luftimet frontale dhe ne armet automatike. Keta udhehiqnin rreth 5 mije shqiptare te Kosoves, te cilet marshuan drejt nje kundershtari po aq te forte, por te pajisur keq. Dinakeria e Zogut inicioi edhe nje levizje mashtruese per qeverine e Fan Nolit. Ai bashke me shpuren e vet, bene nje udhetim corodites nga Beogradi ne Vjene e ne Prage, per te dhene idene e ikjes. Ne Vjene gjeti dhe bukuroshen Francy, e cila per ca kohe me pas, jetoi si mantenute ne Tirane, ku pat ardhur me dy valixhe te vogla dhe u largua me dy kamione plot baule te reja dhe nje dore te mire parash. Hapat e pare te Ahmet Zogut pas fitores? “Shpallja e vetes president e me pas mbret me bekimin e Italise, eliminimi sistematik i armiqve politike dhe marrja e masave per t’u rrethuar gjithmone e me teper nga nje bande njerezish injorante e analfabete qe e levdonin ore e cast, kryenin cdo porosi dhe vidhnin pa pushim shtetin”. Te cilet pershkruhen keshtu nga Zogu ne nje rrefim intim: “Ky eshte cirku im. Ajo cfare ata dine ose ndjejne nuk me intereson hicfare. Per aq kohe sa i nenshtrohen kamxhikut tim dhe nuk hedhin vickla, une jam i kenaqur me ta dhe i mbaj”. Megjithate, me Catin Saracin dhe Jak Kocin, Ahmet Zogu do te ruante nje marredhenie te vecante. E kerkonte mendimin dhe keshillen e tyre, packa se shume here degjonte prej tyre kritika. Por sipas Saracit, dy ishin synimet e tij te fshehta dhe finale: Te pasurohej sa me shpejt dhe sa me shume, dhe te shtypte e poshteronte cdo atdhetar e patriot me mjetet e pushtetit. Nga ana tjeter, Zogu nuk hezitoi aspak ta vinte vendin nen zgjedhen e ekonomike italiane me Traktatin e pare te Tiranes, me dekretin per krijimin e Bankes Kombetare te Shqiperise me kapital italian (duke ia nenshtruar fqinjit te madh gjithe jeten ekonomike e financiare ne vendit), me firmosjen e borxhit prej 50 milione franga ari ne kembim te ndertimit nga italianet te porteve e rrugeve strategjike qe do pergatisnin pushtimin e Shqiperise po prej tyre, me Traktatin e dyte te Tiranes etj.
88888888888888888888888888 Dhe vijojne deshmite tronditese te Catin Saracit: Ahmet Zogu jo vetem qe ka marre mite (rryshfet), por ne cdo rast ishte ai vete qe percaktonte sasine qe i duhej. I pajisur me pasaporte diplomatike dhe dokumente extra, tutori i moshuar i Zogut largohej nga vendi me kamione te ngarkuar me valute, i shoqeruar nga roje te armatosura. Keto udhetime kryheshin rregullisht kurdohere qe Zogu kishte hedhur nenshkrimin mbi ndonje akt te ri, ndersa itinerari i rendomte ishte: Durres-Bari, e prej andej ne Gjeneve te Zvicres. Sapo parate siguroheshin ne nje banke te huaj, percillej urdher me shkrim qe te transferoheshin ne nje vend edhe me te sigurte se i pari. “Per rrjedhoje, pjesa me e madhe e ketyre parave gjendet ne Lloyd’s Bank te Londres. Une vete me doren time, kam shkruar nje sere urdhrash te kesaj natyre si dhe i kam ardhur ne ndihme tutorit analfabet per te mberritur ne kufi ne Zvicren”, shkruan Catin Saraci. I cili shton se si tutori Lale Krosi, edhe Zogu, i kishin thene se ne ato kamiona ndodheshin dokumente shteterore me rendesi jetike, “cka une fillimisht e besoja”. Dhe parate shtese perfitoheshin ne njemije menyra, pervec rroges zyrtare prej 35 mije paundesh ne vit. Nje shembull: Rrogat e 5 mije mercenareve qe e sollen ne pushtet, vileshin rregullisht ne cdo fundmuaji nga Zogu, pavaresisht se ata ishin larguar shume heret nga Shqiperia. Nje tjeter shembull i paskrupulltesise: Zogu-Saracit, “Catin, ne jemi vend bujqesor pa kembe kapitalisti, ndaj e kam fjalen te hapim negociata me sovjetiket dhe t’ua permbushim kerkesat qe nuk arriten te realizojne permes Fan Nolit. Por me nje kusht: Sovjetiket te me paguajne ne dore 300 mije paunde…” Saraci nuk e kreu kurre nje negociate te tille, por Zogu kish nevoje per para. Trilloi nje histori sikur prijesit e Veriut po rebeloheshin se nuk qene paguar per ndihmen qe i dhane dhe kerkoi nga italianet 200 mije paund. Por dhe kur i mori parate, nuk shperndau asnje kacidhe. Shembulli i fundit persa u perket parave, sepse te tilla Saraci ka shume, vjen pas krijimit nga italianet te Bankes sone Kombetare. Myfit bej Lobohova “gjysme cerkez e gjysme shqiptar”, ishte ne ate kohe i falimentuar, dhe dihej nga te gjithe se ky minister Financash kishte lene peng gjithe pasurine per 80 mije luigje ari. “Mbasi statuti i Bankes u miratua, Myfiti jo vetem qe lau gjithe borxhet e veta, por i tepruan para edhe per te blere nje alamet pallati ne Rome dhe nisi te jape para me interes”. Dhe kur Saraci merr vesh ne Rome se Zogu per kete rast special kishte perfituar 5 milione franga ari, niset per Tirane ku pas nje bisede te gjate me Zogun, degjon nga ky i fundit se kishte marre vetem dy milione?! Nje pjese te vecante Catin Saraci i kushton ne doreshkrimet e veta, eliminimit qe Zogu u beri kundershtareve te vet. Vrasja e Luigj Gurakuqit ne vitin 1925 ne Bari te Italise nga djali i tezes (Balto Stambolla, emrin Saraci nuk e permend) i paguar nga Zogu, ndodhi kur vete Catini ishte ne Bari, ku sapo kishte marre detyren e konsullit. Shume zera ia atribuojne organizimin e vrasjes vete Catinit, por ja cfare thote ai: “Ironia eshte se vrasesi, nje dite me pare me takoi ne zyren time duke me thene se kishte ardhur per te kryer nje veper te madhe patriotike. E njihja mire qe nga koha e shkolles, qe nje aventurier e burracak i pashoq, prandaj dhe nuk e mora mundimin ta lajmeroja udheheqesin e opozites, me te cilin vijoja ta mbaja ende marredhenie te mira personale. Nje vit me pare kisha mundur t’i shpetoja jeten viktimes po ne Bari, ndaj ai vete dhe familja me paten shprehur mirenjohjen. Asokohe mendoja se vete Zogu nuk ishte i lidhur direkt me keto gjema”. Pas eliminimit te Gurakuqit, Saraci niset urgjent per ne Tirane, ku gjen Zogun dhe kunatin e tij Ceno Beg Kryeziun (me serb nga vete serbet) shend e vere. Historia vazhdon me vrasjen e Bajram Currit po nga trupat e Ceno Begut, ne fakt ushtare serbe te maskuar. Sa i perket Zogut, Saraci thekson se qe kur Bace Bajrami mori malet me 500 vete, Ahmeti e dinte se nuk kishte c’ti bente sado ushtare te niste, ndaj vendosi ta linte ne fatin e vet. Por misionin do ta permbushte kunati Ceno Beg atehere minister i Brendshem, “ndoshta”, thekson Saraci, “si pjese e marreveshjes qe ishte bere me Pashicin per te vrare luftetaret e Kosoves”. Ironikisht, Ceno Begu e pa me sy shume te keq afrimin e Zogut me Italine, sepse atij po i minohej misioni projugosllav. Nje oficer shqiptar i rrefen Saracit se Ceno ishte shprehur ne rreth te ngushte per “tradhtine e Zogut ndaj miqve qe e ndihmuan”. Catini ia shtie ne vesh Ahmetit dhe pas kesaj Ceno Begu ballafaqohet koke me koke me Zogun. Rezultati: Ftohja perfundimtare, aq sa Ceno filloi te ruhej me roje te armatosur nga frika e kunatit. Me pas largohet nga Shqiperia drejt Prages si ambasador, por me 14 tetor 1927 qellohet per vdekje ne kafe Passage nga studenti shqiptar 23 vjec, i quajtur Alqiviadh Bebi prej Elbasani. Vrasesi nuk tregoi asgje, por Catini vjen nga Vjena ne Prage per te asistuar bash ne deklaraten e vellait te Cenos, Gani beg Kryeziu, qe sapo kishte ardhur nga Beogradi, para kufomes se byrazerit: “Zogu ka per ta paguar kete nje dite”. Catin Saraci flet per shume ceshtje te erreta apo te ditura te jetes se Zogut. Flet dhe per personazhin enigmatik Jak Koci, “nje nga mendjet me te zhdervjelleta te vendit tone, ndonese makiavelist e ndjekes fanatik”. Treshja Zogu-Koci-Saraci kishin rene dakord per punet e tyre te ardhshme t’i ndanin fitimet 20%-Jaku, 10%-Catini dhe pjesa tjeter, Ahmeti. Por Zogu gjithmone i fshihte perfitimet per te mos u lene pjese dy aventuriereve te tjere, cka inicioi edhe nje sherr mes Jakut dhe Zogut. Sa per martesen e famshme te Ahmet Zogut, ajo nisi si deshire per t’u martuar me bijen e mbretit Viktor Emanueli III, kerkese qe i gajasi hierarket e larte fashiste dhe mikun e ngushte te Saracit, nensekretarin fashist per Kolonite Alessandro Lessona, nje mik i ngushte i Musolinit. Ky i fundit i raporton Duces se “maloku analfabet na dashka nuse te larte”, vijon nje refuzim deshperues per Zogun, pastaj kohe me vone nisin tratativat qe bitisen me princeshen hungareze Aponnyi. Libri qe perftohet prej shkrimeve te Catin Saracit, eshte i paperfunduar ndersa shenimet e fundit duhet te jene aty rreth vitit 1940. Ne fakt, disa prej temave qe ai nuk i shtjelloi dot, jane tejet intriguese: Zogu si oficer austriak, Zogu i internuar ne Vjene, Vrasja e Esat pashes, Vrasja e Avni Rustemit, Gjithe Shqiperia kunder Zogut, Zogu merr 250 mije sterlina per grushtin e shtetit, Veprat kriminale te motrave te Zogut, Lessona na dorezon 5 milione lira te mbyllura ne valixhe, Mita e dyte prej 10 milione frangash ari, Revolta e pare kunder Zogut, Vrasja e Hasan Prishtines, Kriza e pare nervore e Zogut etj etj. Per Aurel Plasarin, autorin e parathenies se librit, eshte per te ardhur keq qe keto ceshtje nuk u shtjelluan. Por konkluzioni i ketij libri packa se te pambaruar, eshte i vete Saracit: Mustafa Qemali, ishte shqiptari qe shpetoi kombin turk, ashtu si Ahmet Zogu, nje mendesi anadollake qe shkaterroi Shqiperine.
“Une Catin Saraci, te akuzoj ty Ahmet Zogu si tradhtar te atdheut tend, si vrases e hajdut. Shqiperia ka pare pushtues edhe me te fuqishem se keta te sotmit. Do te ikin edhe keta, por emri yt s’ka per te figuruar gjekundi. Synimi i kesaj letre eshte te te paralajmeroje per here te fundit te mos ngaterrohesh me me Shqiperine, ndryshe do te detyrohem t’u tregoj dicka me shume francezeve dhe anglezeve. Bankenotat false qe me dhe si dhe letrat e tua te fundit, po i ruaj si dokument i pandershmerise sate…Catin Paskal Saraci, London, 21 A.Stratford Rd.”
AHMET ZOGOLLI ose ZOGU i I-re emancipoj femren shqiptare, i hoqi ferexhen dhe hapi shkollen me te emancipuar dhe te kulturuar per femra “INSTITUTIN FEMEROR NENA MBRETERESHE”, ku mesuan, u shkolluan persona te tille qe i nje cdo shqiptar, cdo partizan dhe cdo komunist qe ishin: NEXHMIJE XHUGLINI (HOXHA) gruaja e ENVER HOXHES, FIQRETE SHEHU (SANGJAKTARI) gruaja e MEHMET SHEHUT, VITO KAPO (KONDI) gruaja e HYSNI KAPOS, LIRI BERISHOVA (SPIRO) gruaja e NAKO SPIROS, NERMIN FALAKI (VLORA) e mbesa e ISMAIL QEMEL VLORA, LUME JUKA e bija e MUSA JUKES, SAFO MARKO (CELA) e shoqja e shkrimtarit PETRO MARKO-s e keshtu lista eshte pa fund. Pra, te dashur “femije” beri arsim te sukseshem. Ne lidhje me florin (arin) shqiptar qe mori ne thesarin e Bankes se Shtetit Shqiptar ishin 170 kg flori qe mori ne prani te Drejtorit dhe sekretarit te thesarit duke firmosur ne prani te tyre personalisht. Kurse pas date 29 NETOR 1944, Partia diktatoriale komuniste e ENVER HOXHES i mori me hir dhe pahir, me TATIM te JASHTEZAKONSHEM, edhe me dajak tregtareve dhe pasanikeve shqiptar 355 TON FLORI (AR), ku maksimumi 3 TON jane futur ne THESARIN e SHTETIT SHQIPTAR, sasia tjeter nuk dihen ku kane perfubduar, por thuhet qe nje pjese ju dergua per ndihme “vllazerore” JUGOSLLAVISE te JOSIF BROZ TITOS. Kurse ne kohen e sotme te demokracise, gjate kohes qe ishte Kryeminister ILIR META dhe Governator Banke SHKELQWIM CANI, u vodh dhe u grabit THESARI i SHTETIT per koicidence 170 kg nga tunelet e KRRABES nga “nga nje katundar me gomar”. Kurse tani u vjedh PARAJA e BANKES se SHTETIT SHQIPTAR me MILIARDA nga Governatori i Bankes ARDIAN FULLHAJNI. Pra, flisni ngjarjet sic kane ndodhur. Tung.
Ça thon kta jeni ne terezi ju !! Xhaxhi e mori vendin me nje rruge te vetme kalldremi mes permes Shqiprise dhe asgje me shum . Shqiptaret ne kohen e Zogut kane vuajtur ne nje mjerim ekstrem ku ne vend te rrobave perdoring lesh e lekura kafshesh dhe kepuce te bera vete . Zogu ishte me fat se e gjeti Shqiperine gjysem te formuar si nga Kushtetuta ashtu dhe nga teritori dhe siperfundimisht sishte i zoti dhe i duhuri per vendin e tij . Pse genjeni veten me historite e xhandarve te asaj kohe qe flisnin vetem per te mirat e tyre dhe per skamjen e popullit . Qe ta kuptoni mire ju Zogu perfitoj personalisht nga djersa dhe mundi popullit duke mos i afruar as edhe nje gje Shqiperise pervec faktit qe e ropi dhe e shiti !! kurse Xhaxhi Vekja ropi popullin per te miren e Shqiperise prandaj dhe nje Shqiperi e tere qau kur ai iku e jo si Zogu qe e ndoqen mallkimet deri ne var . Filluan Shqipet te mburen per percet e Zogut duke mosditur faktin qe kafshet dhe njerzit jetonin bashk ne ato kohra e mos te flas per Industrine e Shkollimin dhe Edukaten Shoqerore qe per fat te keq jane zhdukur nga kjo Shqiperi te mjeret ju shkruani si neper peralla
Ahmut Zoogoli nuk asnje lloj dokumenti te shkruar me doren e tij se ishte
ANALFABET
Sa per ato shkollat ose ishin “peshqesh nga italiani ose te trasheguara nga e kaluara..
Por ajo qe bashkon kriminelin zog me kriminelin berishe eshte:
Se berisha pasi futi ne kurth azem hajdarin..i ngriti lapidarin
kurse Zoogjoli pasi vari ne litar don Gazulin…u sigurua me te;efon se dha shpirt…pastaj nxorri urdherin e faljes…..CFARE MONSTRE?!
NUK E BESONI….??
Mbas vrasjes së atdhetarit opozitar, demokratit të madh Luigj Gurakuqi, të idhullit të rinisë shqiptare e liridashësit të zjarrtë Avni Rrustemi, të Plakut të Maleve, Lisit të paepun të Kosovës, Bajram Curri, nga mbeturinat antikombtare osmane, rradha e eleminimit fizik i kishte ardhë deputetit të Opozitës, atdhetarit Dom Gjon Gàzulli, të cilit anadollaku Ahmet Zogolli i zgjodhi, si prift katolik që ishte, mënyrën ma “spaciale” dhe ma çnjerëzore: “varjen”. Kujtuen shqiptarët se mbas Ditës së Madhe të 28 Nandorit 1912 nuk do të provonin ma shëmtime e masakrime si ato të turqëve. Po jo, çibanët që la mbrapa otomani, feudalët e agallarët atavikë, shartue shpirtin me urrejtje aziatike ndaj të krishtenëve, edhe pse bashkatdhetarë të tyne, shikonin po të njejtat andërra të kobshme:
“Me ambasadorin anglez Ahmet Zogu në 1927 u ankue për klerikët katolikë: “Ah sa shumë do të dëshroja t’i varja ashtu siç e meritojnë”…E që të kënaqte kërkesen e mbrendshme për t’i varë, ai çoi në trekambësh një klerik…( Dom Gjon Gàzullin). ” (Bernd Fischer – Re Zog e la lotta per stabilità in Albania, Monographs dell’Europa orientale, Boulder, 1984.)
Ky ishte Ahmet Zoogolli i Matit, që dënonte me tre vjet burg atentatorin e tij Beqir Valteri, ndërsa çonte në litar meshtarin dom Gjon Gàzulli, pa i provue asnjë faj, nëse faj nuk do të konsiderohen: – Të duesh Atdheun deri në flijim për të; – Të flijohesh për liri e drejtësi të popullit tand; – Të shkrihesh për përparimin e tij; – Të kesh miq toskë e gegë, të krishtenë e muslimanë, e me të gjithë tok të luftojsh për një Shqipni Etnike. Ndoshta këto vepra për disa janë faje edhe sot, pse, ndërsa dom Gjoni nëmos tjetër e ka një varr, i vëllaj, gjuhëtari i shquem dom Nikollë Gàzulli, pushkatue pa gjyq me 02 shkurt 1946, nuk dihet as ku i ka eshtnat, ashtu si nuk dihet ku kanë eshtnat shumë e shumë klerikë e atdhetarë të mirëfilltë masakrue prej bandës serbo-komuniste në vitet 1944-1946. Varja e dom Gjon Gàzullit erdhi mbas marrëveshejs famëkeqe Pashiq/Ahmet Zoogolli
Ahmet Zogolli nuk e ndërpreu asnjëherë luftën kundër Klerit Katolik. Jo rastësisht ipeshkvijtë i drejtoheshin më 1933 (kur i patën zanë “dritën” shkollat katolike) se, “Na jemi këtu prej dymijë vjetësh; katolikë atëherë edhe sot, shqiptarë atëherë shqiptarë edhe sot”. Gjoni leu në Dajç të Sapës (Zadrimë) me 26 Mars 1893. Mësimet e para i bani në shkollën e fshatit, që e kishte çelë dom Ndre Mjeda.
Si vijoi të mesmën në Shkodër, studimet e matejshme i ndoq në Itali dhe Austri, ku ishte edhe vëllaj tjetër, Nikolla. Ai u Shugurue Meshtar me 4 Gusht 1919 në vendlindje, në Dajç. Mbas një shërbimi të shkurtë në Gjadër të Lezhës, e çuen në Qelëz të Pukës. Tue pa trazimet e Atdheut, ai u angazhue përkrah Luigj Gurakuqit, Avni Rrustemit, Fan Nolit, Bajram Currit, At Gjergj Fishtës, At Anton Harapit, Hasan Prishtinës, në atë krah që asht quejtë në histori “opozita”, pse i ishte kundërvu “popullores” së Ahmet Zogut, dhe në zgjedhjet politike të vitit 1923 dom Gjoni u zgjodh deputet. Kurse “Popullorja” ishte e përbame prej mbetjeve ma të përçudnueme të Stambollit, ashtu si i ka pikturue At Fishta, “Ky babën gjaks, gjyshin katil, stërgjyshin mizuer … hasëm të kulturës …”; ata nuk përfaqësonin asnjë interes të popullit shqiptar, po një interes të ngushtë bejlerësh që donin me ruejtë ato previlegje që i kishin sigurue tue i shërbue pushtuesit otoman, kryesisht në një rreth nepotik: Ahmet Zogu, nipi i Esat Pashë Toptanit, dhandrri i Shefqet Verlacit, kunati i Ceno bej Kryeziut, një qerthull mehmurësh anadollakë, të shitun te serbi deri në ditën e vdekjes.
Ndërkohë, tue qenë meshtar në Qelëz, meshtari-deputet Dom Gjon Gazulli kreu atë akt që për kohën ishte një veprim revolucionar i pashembullt: Hapi në qelë (shtëpinë ku banonte vetë, ashtu si banë edhe shumë klerikë të tjerë) shkollën e parë mikse në botë. Po po, në botë. Asht diçka e vështirë për brezin e ri me kuptue disa gjana, por edhe në Europën e përparueme shkollat mikse (djelm e vajza bashkë) janë çelë për herë të parë mbas Luftës së Dytë Botnore, në Francë më 1948, kurse në Itali katër vjet ma vonë, më 1952. Kurse ai, prift, hapi në qelë shkollë mikse me djelm e vajza bashkë, të krishtenë e muslimanë bashkë. Jo rastësisht një ndër votuesit e tij kryesorë, pse zgjedhjet në atë kohë baheshin me përfaqësim, ka qenë Myftiu i Hasit. Kur Musa Juka iu drejtue Myftiut: “Po ti, si nuk pate turp e votove për priftin?!”, Myftiu, pa prishë terezinë, iu gjegj i qetë: “Nuk votova për priftin, po për atë që po na mëson përditë çka do me thanë Shqipni, çka do me thanë Atdhe”. Vrasja e Avni Rrustemit çoi në trazimet e qershorit 1924 dhe ramjen e “popullores”. Zogolli u strehue në Beograd. Diçka duhet t’u thotë kjo atyne që kanë vesh me dëgjue e sy me pa: Mjaft të lexoni marrëveshjen ma sipër në mes Pashiçit dhe Zogollit. Dhe prej atje, me paret e Serbisë dhe ruset e bardhë të Wrangelit “rimori” Tiranën”. Vallë as këto fakte historike që i ka në dorë një Europë mbarë mbi tradhëtinë e Zogollit historianët tanë nuk i dinë?! Dom Gjoni nuk u largue kur në Shqipni u rikthye Zogu me hordhitë serbe e bjellogardistët. Nuk iku as atëherë kur Zogu i vrau miqtë e tij ma të mirë, Luigj Gurakuqin e Bajram Currin. Atë, mbasi iu desht të përballej në krye të pukjanëve të Qelzës me boshibozukët e Pëllumb Lleshit, që shkonin tue gjuejtë kudo ndeshnin Kryqat e tue vra edhe pukjanët e pafaj tek ktheheshin me bagëti a prej mullinit, në shkurt 1926 e transferuen dhe e çuen në Koman. E puna e parë që bani sa u vendue atje ishte me hapë edhe aty një shkollë. Ahmet Zogu, para se me i shprehë dëshiren e zjarrë ambasadorit anglez me varë klerin katolik, po zbatonte politikën e tokës së djegun ndër krahinat e krishtena të Mirditës, Pukës, Zadrimës, Dukagjinit, Malësisë së Madhe me andërren e fshehtë që të ishte jo sundimtar i Shqipnisë, po i Arnautistanit anadollak. E për të realizue këte, duheshin zhdukë, ose ma e pakta, të mundoheshin, sa t’i detyronin me lëshue vendin, katolikët e maleve, kurrë të shtruem nga pushtuesit e tiranët, pse si thotë Imzot Noli, “Vetëm Malësorët e Veriut mbetën Katholikë me armë në dorë…”. Kështu, në verën e vitit 1926, Zogu i kishte dhanë letër të bardhë një katili si Ismajl Osmani, që shkretoi fshatrat e Pukës me njerëz e me pasuni. E njejta gja po ndodhte prej Fanit në Dukagjin. Ajo që asht quejtë Kryengritja e Veriut kundër Zogollit, në të vërtetë nuk ka qenë tjetër veçse mbrojtje e lirisë e deri e egzistencës fizike nga masakrat mbi popullin e pambrojtun të barbarit diktator të Matit. Postkomandanti i Pukës Dedë Sadrija kishte marrë urdhnin drejtpërdrejt nga Zogolli: Të digjet Puka, sikur edhe për shtatë vjet atje të mos mbijë ma bar! Kështu kishte ba dikur edhe Turqia! Ahmet Zogolli po u dëshmonte shqiptarëve si ishte nip “i dejë” i Esat Pashë Toptanit! Dom Gjon Gàzulli, në pamundësi me ndejë ma në Koman, pse rrezikohej jeta e tij, u strehue në Kalivare.
I thanë të largohej nga Shqipnia, nëse donte të shpëtonte kryet. Po jo: Ai nuk do ta linte kurrë truellin amtar! Ai, në luftë me Nënprefektin anadollak të Pukës për çashtje të shkollës që mbante në Koman, Ai, që ishte i mbuluem me nder prej Hasit në Zadrimë, tashti ishte rrethue prej çakejsh e nuk mund të kthehej ma as deri në famullì. E Zogolli nxitoi t’i thurte të gjitha kurthet: së pari, një hoxhë fanatik, që rrejti një njeri qyqan e mendjeshterpë tue e nxitë t’i bante një padi; sekreatri i Prefekturës Ismaijl Axhemi (me origjinë turke), nënprefekti Abedin Sakiqi, komandanti i rajonit Rexhep Aliaj – të gjithë të angazhuem me provue “fajsinë” e tij. Dom Gjon Gàzulli, dom Nikollë Gàzulli, dom Lekë Dredha u arrestuen në Kalivare me 28 dhjetor 1926. Gjyqi, një ndër farsat ma të neveritëshme të Zogollit, akuzoi Dom Gjonin dhe shokët e tij se: 1) kishte organizue kryengritjen; 2) kishte shpërnda armë ndër male; 3) kishte pre telin e telefonit. Po po, e akuzuen se kishte pré telin e telefonit! Vendimi i gjyqit: Dom Gjon Gàzulli, dënim me vdekje, varje në litar. Dom Nikollë Gàzulli, me burg të përjetshëm …. (Mbas 4 vjetësh burg në Kala të Gjirokastres, me ndërhymjen e intelektualëve ma të shquem të kohës, e liruen. Sa duel prej burgut, iu dogj qela (shtëpia e banimit) “aksidentalisht” bashkë me dorëshkrimet. A nuk i ishte djegë 15 vjet ma parë biblioteka e pasun edhe të Madhit Imzot Kaçorri?! Haxhi Qamilët, që dogjën shërbëtorin, qelën e bibliotekën e Imzot Kaçorrit, nuk i kanë mungue kurrë Shqipnisë. Arsyeja e vërtetë: të masakroheshin priftënit, ashtu si ishin masakrue për pesë shekuj nga etnit e tij shpirtnorë, osmanët. Por jo si klerikë, pse atëherë do të mbeteshin Martirë të fesë, por si politikanë. Ja pra: “Sa dëshirë do të kisha me i varë… “ Pjesa e pashkrueme e atij vendimi gjyqi kishte ma shumë randësi se dënimi me varje i Dom Gjon Gàzullit. Me atë varje barbare Zogolli u thonte të gjithëve: Ose rrini urtë, ose të gjithë në litar si prifti! Ja një fragmente nga intervista dhanë të revistës gjermane “Korrespondez des Priestergebetsve” nga oficeri i ngarkuem me varjen e Dom Gjonit, Xhemal Dibra: “Ishte ora 11 para mesnate. Udhët e Shkodrës ishin ende të rrahuna prej njerëzish, pse ishte Bajram. Dhash urdhën të thirrej famullitari Gàzulli n’oborr, pse donte me folë me të Ipeshkvi. Gazulli zbriti poshtë. E kuptoj çfarë do të ndodhte. Një françeskan me Sakramend ndej para tij (At Martin Gjoka, shënim im). … Françeskani kishte mbetë pa gojë. Famullitarit Gàzulli nuk i ndrroi aspak ngjyra e fytyrës. …… Ai i kapi dorën Atit e i tha: “Pater Martin, tash ke me më rrëfye”.
Ati iu lut ushtarëve të mbledhun për rreth me u largue. Mbasi na nuk u larguem, Ati i tha: – “Dom Gjon, rrëfeju, pra, latinisht a italisht”. – “Jo, Pater, i përgjigjet Gàzulli, të mbramin rrëfim due me e ba në gjuhë të Nanës”. E kështu ai u rrëfye në sy tanë. Na, Muhamedanët, pak marrim vesht kësi sendesh, por mëkat nuk dëgjuem prej gojës së tij. Mandej i dha Ati një bukë të hollë, të bardhë, e rrumbullakët, që e kapërdini me një përshpirtnì të madhe. Ai u dukte se po shndritte krejt fytyret. Tash u çil dera e burgut, e u nisëm. Ushtarët ishin para, mbrapa e në të dy anët, ma shumë se kurrë. Në mjedis ishte Ai dhe Ati. Gjithë udhën u luten të dy me za të naltë, por unë muejta me vu ore se zani i Atit dridhej, nësa zani i famullitarit tingëllonte i qetë e i qartë. Një trimni kaq të madhe kurrë s’e pash në jetë time. Kishim arrijtë te vendi i vdekjes, në Fushë të Druve. Aty ishte shtylla e vdekjes. Magjypi ishte gati me litar në dorë. Një dritë elektrike e shndritte thektas famullitarin në fytyrë. Ai nuk dridhej aspak. Edhe mue më kishte kapë frika. Mue më ishte dashtë me përcjellë edhe të tjerë te ky vend i mjerë, por tash ishte tjetër. Unë kisha gati si nji frikë para qetësisë së këtij prifti. Ai ishte me të këputme i pafaj. Këte e dijshim të gjithë. Por, urdhni! Unë, sikur asht zakoni, i lash fjalën e lirë. Por ma mirë mos ta kisha ba këte gja!
Ai nisi me folë me një za aq të fortë, e me fjalë të drejta e që të këputshin zemrën, sa që mue përnjimend më kapi frika. E ta kisha lanë me shkue gjatë me fjalë, kishte muejtë të gjithëve me na ba me u kthye prej vetit. Mue më duhej me mendue për përgjegjësinë teme. E i thash shkurt: Zotni, s’duem me ndje predke! Foli fjalët e mbrame. Mjaft! Atëherë ai çoi zanin edhe ma e tha: Vetë po vdes i pafaj. Rroftë Krishti, Mbreti ynë! Rrënoftë Shqipnia dhe Shqiptarët e vërtetë”. Na ishim të gjithë të përmalluem fort. Lexova vendimin e dekës. I qe veshë një këmishë e bardhë. Magjypi ia vuni vjekcën e konopit në fyt e i hoq shkambin nën kambë. Ai ishte i vdekun! – Kështu foli kapiteni. Ishte dita e 5 marsit 1927.” Katër orë mbas varjes, Zogolli, kjo mbeturinë me djallëzi orientale, dërgoi një telegram ku gjoja i falte jetën. Nuk e di nëse ishte Shejt apo jo. Di po, se edhe sot mbas 85 vjetësh Varri i tij në “Rrëmaji” në Shkodër asht qendër pelegrinazhi e Shqiptarëve e se Ai ishte Atdhetar, aq sa në gjyq pat lanë atë thanjen e tij lapidare: “I vetmi faj që i njoh vetes, asht se e kam dashtë Atdheun deri në flijim për të”. Pat shkrue më 1942 At Gjon Shllaku për Bajram Currin, Luigj Gurakuqin dhe Dom Gjon Gàzullin: “Fatosa të vramë dy herë, nji herë kur i mbyten, dhe nji herë kur i lanë në harresë”. Po jo, nuk do të harrojë populli i Shkodrës, i krishten apo musliman qoftë. Do të jetë gjithmonë dikush që do të çojë lule tek ai varr, dikush që do të ndezë një qiri, dikush që do t’i drejtohet në heshtje: Dom Gjon, lutu për ne, se përsëri sot po vazhdojmë me ju vra. Nuk po dijmë çka bajmë, Dom Gjon, po rivrasim të vramët e po vritemi edhe mes të gjallëve
Ore po cuditem ! Kane varr thoni edhe Luigj Gurakuqi,Bajram Curri dhe Dom Gjoni ? A ka varr Pater Anton Harapi ? Po prifterinjte tjere te pushkatuar nga komunizmi? A kane varr politikanet e pushkatuar nga komunizmi? Nuk po them per kundershtaret e komunizmit por per komunistet e pushkatuar nga shoket e tyre. A ka varr Kadri Hazbiu? Po Mehmet Shehu? Cudi nuk e gjej perse !!!
Sa mllef per nje luftetar dhe burre shteti te historise shqiptare . Do zoti e lind nje i tille prap se ju rraca e te shiturve do shkonit prap neper dyert e antishqiptarizmes per te kerkuar pare me jetu per te keqen e kombit shqiptar .Ai jetoi si princ ,u be kryeminister ,gezoi si president dhe vdiq si mbret . Kujtoni fjalet e Faik Konices kur i shkroi Fan Nolit . Imzot, maloku na mundi ne fushen e betejes dhe ne tavolinen e burrave ,me shume respekt per ate hero . E Fan Noli kur vdiq nalmadhnia e tij Ahmet Zogu ,tha me ze te larte : NA FAL NALTMADHERI .
Dallkaukë, me plot gojën…!!!
Dallkaukë me zhapone?!
dava legenash hajdutesh dhe kreminela ,nxirni pa pike turpi nji kreminel ordiner qe shiti dhe vodhi shqiperin si desh qefi.turp per gazeta si tema qe meren me kreminel si ky maloku mutit.
ehh zog kurve maa
http://bit.do/seksi-ne-komunizem
Ato femnat ushtarake nuk jane me uniformen e Mbretit Zog por te Duces.
mbret i skamjes eshte ky mustaqe miu
Resme te pashme te Afmetit t’Fatejmes.
Nje kenge labe e kohes thoshte:
Shqiperise i doli fati,
I erdhi Mbreti nga Mati.
Ndersa Fan Noli thoshte:
Dalkauket, kopuket dhe turmat pa tru.
Me mire do te ishte publikimi I sasise se arit dhe pasurive te shqiptareve ,qe vodhi zog-morracaku i fatime morracakes.
Sa per fotot me siper duket shqeto klasi katunar dhe injorant,nen petka qe nuk u shkojne hic.
Perjashtim ben vetem Geraldina.Kam pershtypjen se duhet te kete kaluar nje jete te tere per te vjelle ,ne kete ambient hajvanesh imorale dhe kriminelesh maloke.
Keto foto me japin shkas per te analizuar veprimtarine fetare pas qeverise se Zogut. Ketu nuk shikohen femrat e mbuluaradhe me e çudiçmja jane dhe me menge zhapone. Del e njejta pyetje per dy kohe te ndryshme.
1- Clirimi i vendit ne Nendor te 1944 e gjeti popullin si mos me keq nga gjendja ekonomike por, feja funksionoi paralel me zhvillimin e vendit. Fustanet me krahe zhapone u zhduken nga qarkullimi dhe u zevendesuan me perçe duke mbuluar fytyren. Kjo vazhdoi deri ne vitin 1967. U deshen te nderhynin studentet e shkolles Naim Frashri ne Durres per te shkatterruar semundjen e pasherueshme, sigurisht me ndimen e regjimit. Ne vitin 1967 studente u bashkuan dhe nje dite shkuan per te prishur kishene Shinovlashit. Kjo kishe bente aq shum çudira sa nuk i shikonte njeri. Pse duhet te vazhdonte tu genjente populli? Nga ky grup studentesh pregezoj dhe zotin Kujtim Kabashin,pasi mbaroi studimet e larta u vendos te drejtoje kete shkolle per shum vite.
2- U ndryshu sistemi dhe çfar na solli? Na mbuloi femrat nga koka tek kembet. Na veshi burrat me brekushe. Na shkaterroi arsimin duke mos hyre te fabrikat dhe uzinat, apo hekurudhat.Gjate kesaj kohe 25 vjeçare kush ka perfituar ne kete tranzicion. Ato qe ju bashkuan fese, apo ato qe filluan te merren me politike vravllasje duke bashkpunuar me KGB apo spiunazhin grek.
Per mendimin tim qe te dyja ishin dhe jane rruge te gabuara.
Nje gje beri mire ky…ndalimin e perçes
KUSH.
I dhjefsha mu ne mustaqe.
Koha e Zogut do te mbahet mend si koha kur Mbreti ,perpos atyre qe beri me mbas si shitja e vendit tek Italia,Vjedhja e Arit apo Tradhetia qe i beri popullit ne diten me kritike ,Ai u mundua te bente shtet per aq sa kohe ndenji ne fuqi .
Ne se do ta vendosim vehten tone ne ato kohera ,duhet te jemi realist .
Perndryshe keto foto te bera nga i Jashtezakoneshmi Instituti “Luce “,na tregon ne popull te civilizuar ,sidomos femra e atyre koherave edhe pse e pallateve ,dukej e emancipuar ,ku ironikja qwendron ne faktin se ZOGU rridhte nga nje familje patriarkale si shumica e shqiptareve ne ato vite .
Vetem ne kete pike ZOGU u tregua brilant ,por dhe ne ate tjetren sepse idha vendit Kushtetuten me te perparuar te Kohes .
Ligji dhe zbatimi i tij ishin nder prioritetet e Zogut gjithashtu .
ZOGU i ritregoji me se miri ketij populli se “Huri apo Shkopi” i duhet mbajtur mbi koke se perndryshe ky PIS MILET nuk vinte dhe nuk vjen ne ISLLA .
Une e respektoj kohen e tij ,pavarsisht se dikush do me sulet duke me etiketuar me lloj -lloj epitetesh ,pavarsisht se kjo nuk perben sens .
Ndonje gje te madhe nuk beri;Krijoi shtetin,administraten,krijoi drejtesin dhe drejtesi qe me plot gojen mund te quhet e tille. Hoqi perxhet,mblodhi armet,vendosi qetesi…ne nje vend e ne nje kohe me malok qe e fusin pushken ne djep dhe me lab qe nuk jepnin nuse dhenderit po mos ishte kusar.
Shum nuk beri,por si mirqenie jetohej me mire se ne Greqi.Rroga e nje nepunesi shqiptar,mesues etj,ishte shume me e larte se e nje nepunesi grek.
Nje politikan bo beri vetem 10 % te Zogut ka bere diçka.
Aq shume na ka prishur ideologjia komuiste ne shqiptareve qe te miren e urrejme dhe te ligen e nderojmë.
Shqiperia ka nevoJë per nje Zog qe te na beje te barabarte me popujt e tjere europian!
kur flitet per nje sistem politik duhen thene te gjitha…edhe pse zogu ishte kanibal me katoliket deri sa i piqte ne hell me talebanet e tij
Masakrat e Zogut, nga varjet ne litar tek pjekja në hell e njeriut
– At’ Benardin Palaj në revistën “Hylli i Dritës” Nr. 13. shkruan se “Kur plasi lëvizja e Dukagjinit, atëherë Ahmet Zogolli ua muar jeniçerëve të Stambollës ato armë të ndryshkura me gjak të shqiptarëve për me shue vllaznit e vet të krështenë të Dukagjinit. E atë vjet Muharrem Bajraktari i Lumës, ngrehë shtabin e vet- dibranësh, matjanësh e lumjanësh, hi në Kishë të Shalës, ku si nder dhuni të tjera bani kjo ushtri laperash e zhelanash – toka me pasë randë- vrau edhe rrogëtarin e fratit krejt afër kishe…
Burrat ma të mirë të Dukagjinit bashkë me shumë meshtarë u burgosën, vriten, futen në lak e arratisen. Burgjet mbushë me gra e fëmijë, gjaja mbarë plaçkitë… (“Hylli i Dritës, Nr. 13” viti 194125-253). Një dëshmitar tjetër i asaj kohe, Pal Dukagjini shkruan se “Çka ndodhi aty e mbrapa në Dukagjin e dijnë vetëm ata që e provuen. U dogjën shtëpia , u grabitën pasuni, u pushkatuen burra, u burgosën robni, u varën u rrahën deri u dhunuen në nderë e erz, çka për shqiptarin ashtë dekë ma e ranë se deka.
Pas sukseseve të para kryengritësit, të cilëve u mungonin armët dhe fishekët, nuk u rezistuan forcave të rregullta të ushtrisë e xhandarmërisë dhe bandave të shumta të mercenarëve civilë që ishin shumë më superiore në numër e në mjete luftarake, prandaj detyrohen të tërhiqen drejt Gurit të Kuq. Forcat zogiste ndërmorën një aksion të shpejtë, të rreptë dhe të efektshëm reprezaljesh, ku terrori i bandave civile të Matit dhe të Lumës,të cilat i kalonin 10 000 vetët –
Pas sukseseve të para kryengritësit, të cilëve u mungonin armët dhe fishekët, nuk u rezistuan forcave të rregullta të ushtrisë e xhandarmërisë dhe bandave të shumta të mercenarëve civilë që ishin shumë më superiore në numër e në mjete luftarake, prandaj detyrohen të tërhiqen drejt Gurit të Kuq. Forcat zogiste ndërmorën një aksion të shpejtë, të rreptë dhe të efektshëm reprezaljesh, ku terrori i bandave civile të Matit dhe të Lumës,të cilat i kalonin 10 000 vetët(Zef Harapi, Kamiljo Libardi), që u mblodhën menjëherë në Qytetin e Shkodrës dhe të prirë nga Fiqiri Dine vazhduan më pas reprezaljet që ishin të papara dhe të padëgjuara në malësitë e Pukës, Shalës, Shoshit, Nikaj-Mërturit, Pultit, Shllakut e Temalit.
Në drejtimin e Komandantit të Përgjithshëm Fiqiri Dines, armata e Nënkolonel Xhemal Arianitit filloi kundërgoditjen ofensive ndaj Dukagjinit sipas këtyre drejtimeve
1- Më 27 nëntor 1926 forcat e Kapiten Preng Previzit u nisën drejt Koplikut për në Theth.
2-Me 28 nëntor Dukagjini mori ikjen masivisht nga Qafa e Pejës -Shtegu i Dhenve drejt Malit të Zi. Në këtë qafë nga forcat mercenare të Kelmendit u zunë 300 shaljanë, ndër të cilët Avdi Kola(Bajraktari i Gimajve), me gjithë nipat e bajraktarit të Shalës.
3- Më 29 nëntor 1926 Kapiten Muharrëm Bajraktari, mësyni Qafën e Agrit nga Nikajt dhe Merturi e hyri në Abat të Shalës, gjatë operacionit vriten Prelë Ndoka, Gjelosh Ndoka(dy djemtë e Ndokë Mirashit të Pepajve, Pep Nika –Pepaj- Shosh dhe Stakë Ndoci Dardhë-Shosh.
4- Po më 29 nëntor nga Guri Kuq dhe Mali i Shoshit Hasan Beg Bushati me një pjesë të forcave të tij, hyri në Shosh dhe me pjesën tjetër hyri në Pult të Dukagjinit u rrethua nga të gjitha anët ndërkohë që kryengritësit kishin marrë arratinë drejt vendeve të padepërtueshme. Komandanti i Operacionit të Shkodrës N/Kolonel Xhemal Arianiti në Shkodër me 11.12.1926 bënte të ditur se “përveç 14 vetave që ishte njoftuar më parë nga kjo komandë ndodhën nën vërejtje 53 komitë prej Shale, Shoshi e Nikaj- Merturi, si dhe 110 vetë të tjerë prej Thethit, të cilët kanë marrë pjesë në kryengritje. Përveç të naltpërmendurve ndodhën këtu nën vërejtje edhe 129 gra e fëmijë prej Shale, Shoshi e Nikaj –Merturi” (Zef Harapi “Dukagjini, historia dhe etnografia”. Studim i viti 1949, fq 219)
U dogjën dhjetëra e dhjetëra shtëpi, katunde të tëra u grabitën, u therën bagëtitë, u plaçkit çdo gjë që nuk mund të merrej me vete.“Sot janë dorëzue prej komandantit Operativ Kapiten Prengë Previzi 67 kokrra dele dhe 23 krenë lopë e qe” (Zef Harapi po aty. Mercenarët ngado që i ranë, shkatërruan vathët e bagëtive, duke i detyruar pleqtë që kishin mbetur pa arratisë dhe plakat t’ua piqnin në hell, t’ua zinin mishin e bagëtisë, me qumësht madje edhe në planc të bagëtisë së therur se kështu u shijonte shumë më tepër.
Hapnin qypat e gjalpit e pjek petulla të cilat i shoqëronin me mjaltë, ndërsa bletëve u fusnin flakën e barutit në derë të zgjojës. Bashibozukët shpërthenin kotecat e drithit e jepnin për të ngrënë kuajve të tyre. Imoraliteti i tyre çnjerëzor arriti deri aty sa në Shalë marrin e lidhin një plak pas hellit të fërlikut dhe fillojnë ta rrotullojnë pranë zjarrit sikur të ishte ferlik.
Nuk kuptoj cfare po tregon: Po jap emra nga zona shkoder te besimit katolik qe ishin perkrah Ahmet Zogut qe ne perplasjet politike te 1923-24.
-Shuk Serreqi, Catin Saraci,Daniel Mozali, Engjell Serreqi, Filip Kraja, Gjon Coba, Gjon Gjoni i Grudes,Imzot Gjergj Koleci, Gjon Fusha, Gjon Mirashi, Gjon Deda, Gjelosh Toma,Gjon Nik Luci te gjithe oficere,Jak Koci, Kole Mjeda, Kole Thaci,Kolec Deda, Kol Mati Tukja, Luigj Mikeli, Luigj Shantoja, Luigj Kodheli,Luigj Jakoviqi, Luigj Vasa, Llesh Topallaj,LLesh Marashi, Mirash Ivanaj, Martin Ivanaj, Nikolle Ivanaj,Dom Nikoll Deda, Dom Nikoll Sheldija, Ndoc Coba, Ndre Prenga, Ndrek Deda, Ndrek Kici, Ndue Preng Jaku, Ndue Fusha, Preng Previzi, Patuk Saraci, Pjeter Dedejakupi, Rrok Gera, Sander Saraci, Spiridon Kacarosi, Tef Curani, Terenc Toci, Tef Gera, Vate Marashi, Zef Serreqi, Zef Kraja, Zef Prendushi, Zef Mirdita, dhe minister aresimi Hil Mosi……e dij qe keto emra i njihni sikur njihni historine me siper..tung
Te pakten ne kohen e Zogut,shqiptaret nuk e braktisnin Shqiperine sic e braktisin tani.Megjithese pasapoten e kishin me leviz te lire pa viza ne te gjithe boten. Dhe leku po ashtu konvertohej ne te gjithe vedendet perandimore
AUTOPSIA E NJE NDYRESIRE NGA MIKU I TIJ PER KOKE:
“Une Catin Saraci, te akuzoj ty Ahmet Zogu si tradhtar te atdheut tend, si vrases e hajdut. Shqiperia ka pare pushtues edhe me te fuqishem se keta te sotmit. Do te ikin edhe keta, por emri yt s’ka per te figuruar gjekundi.
Ahmet Zogu, i kurorezuar me vone mbret i Shqiperise me lejen e Musolinit, lindi rreth vitit 1893. Asokohe Shqiperia ishte province turke dhe turqit nuk e kishin me detyrim regjistrimin e lindjeve ne asnje vis te perandorise. Nderkohe qe te krishteret shqiptare regjistroheshin ne librin e kishes, krahina e Zogut nuk e njihte kete lloj regjistrimi sepse ishte kthyer en bloc ne fene muhamendane ne vitin 1851. Kur mbushi tete vjec, Zogu u dergua ne Kostandinopoje ku kreu shkollen fillore dhe mesoi turqisht ne mejtep. Gjate gjithe jetes se tij, Zogu ka kryer vetem keto tri klase shkolle: Nga Shqiperia kishte marre me vete nje tutor, Abdurrahman Krosi (Lale Krosi), njeri krejt analfabet, bemat dhe krimet e te cilit nuk lane pa prekur as njerezit e familjes (dihet se cyti vrasesit e te vellait). Saraci sakteson se ngaqe nuk e mesoi kurre gramatiken e shqipes, Zogu nuk ia ka shkruar kurre njeriu asnje leter me doren e vet, por i ka diktuar ato.
Ne vitin 1917, kur ndodhej ne Vjene me studime pas nje burse te qeverise austriake, ndodhi dhe takimi i pare i Catinit me Ahmetin. Atehere Austria ndihmonte ne arsimim nje grusht shqiptaresh te spikatur, pasi kishte plane per kete vend te vogel. Ndersa mbi dy te tretat e Shqiperise ndodheshin nen pushtimin austriak, 70 kryetare fisesh u nisen ne Vjene t’i paraqesnin nderimet Kajzerit, mes tyre dhe Zogu. “Me lane pershtypje te thelle fjalet patriotike qe dilnin nga goja e nje muhamedani shqiptar”, thote per Zogun Saraci. Takimi i dyte tre vjet me vone ne Tirane, e bindi Saracin se nje njeri me entuziazem te tille i duhej Shqiperise, ndaj “u betova ta ndihmoj me mish e me shpirt”. Dhe viti 1920 e gjen Shqiperine me kete pasqyre politike: Klasa sunduese ishin bejleret, ndersa Zogu ishte ne opozite, i perkrahur nga rinia. “Ai ishte tipi ideal per udheheqje, po te kemi parasysh se asnje katolik nuk mund ta reformonte vendin pa shkaktuar nje konflikt serioz fetar”. Saraci vuri re se si kryeminister, Zogu mori disa reforma drastike duke tronditur keqaz doket kanceroze aziatike: I ktheu varrezat muhamedane ne parqe, u dha mundesine grave myslimane te merrnin iniciativen ne duar, ndaloi me ligj poligamine, fete nuk duhej te perziheshin ne punet e shtetit. “Atehere vendosa te predikoj per te ne zonen e Shkodres, ku Zogu njihej shume pak”, thote Saraci, duke shtuar se qyteti i tij i lindjes ishte de fakto kryeqytet per Shqiperine e vogel. Por ketu mbarojne pershtypjet e tij te mira per Ahmetin, i cili te vetmen histori qe kishte mesuar edhe ne detajet me te hollesishme, ishte ajo e Napoleon Bonapartit.
8888888888888888888
Ja si e pershkruan Catin Saraci situaten e nxehte te viteve 1922-1924, e paperseritshme ne historine shqiptare qofte dhe per faktin se mes vrasjesh e betejash politike, mori jete foshnja e parlamentarizmit shqiptar: Shefqet bej Verlaci ishte kryetari i shtetit skeletik shqiptar. Cifligari me i madh i vendit me mbi 40 mije ha toke te punueshme ne Shqiperine e jugut pa llogaritur siperfaqet e shitura, ai kishte gjithmone njerez te gatshem per ta ndjekur. Zogut i duhej kjo force, ndaj ne 1923-shin fejohet me vajzen e Verlacit. Pas kesaj, ky i fundit i jep gjithe votat e perkrahesve ne parlament dhe stabilizon situaten e dobet financiare te dhendrrit duke i paguar rreth 18 mije paunde (Saraci flet gjithmone me monedhen britanike). Nje vit me vone, Zogu kryeminister plagoset nga Beqir Valteri dhe si i pamundur per disa jave, ia delegon pushtetin vjehrrit. Nderkaq, thurr planin me ndihmen e perhershme te Lale Krosit dhe kryen shpagimin e gjakut duke vrare Avni Rustemin, pa llogaritur ndoshta se me kete do te ndizte revolucionin. I lutet vjehrrit ta ndihmoje ne konflikt me te holla e njerez, por Shefqet beu qe nuhat rrezikshmerine e situates, rreket per kompromis me kryengritesit nga frika e humbjes se pasurise. “Atehere ne morem rruget dhe u larguam, ndersa kur Zogu hyri pas gjashte muajsh triumfator ne Tirane, e la menjane Verlacin, duke ia kthyer edhe 10 mije paundet e dhena nga ish vjehrri pas fejeses”.
Sa per pergatitjet e rikthimit, pervec faktit te njohur se Ahmet Zogu u ndihmua nga kryeministri serb Pashic me te holla (250 mije paunde) e njerez, duke i falur ne kembim Jugosllavise kullotat e pasura te Vermoshit dhe Shen Naumin, Saraci nenvizon se ajka e ushtrise se “Legalitetit” ishin rreth 500 oficere bjelloruse nga mbeturinat e Vrangelit qe u thyen nga Ushtria e Kuqe, eksperte ne luftimet frontale dhe ne armet automatike. Keta udhehiqnin rreth 5 mije shqiptare te Kosoves, te cilet marshuan drejt nje kundershtari po aq te forte, por te pajisur keq. Dinakeria e Zogut inicioi edhe nje levizje mashtruese per qeverine e Fan Nolit. Ai bashke me shpuren e vet, bene nje udhetim corodites nga Beogradi ne Vjene e ne Prage, per te dhene idene e ikjes. Ne Vjene gjeti dhe bukuroshen Francy, e cila per ca kohe me pas, jetoi si mantenute ne Tirane, ku pat ardhur me dy valixhe te vogla dhe u largua me dy kamione plot baule te reja dhe nje dore te mire parash.
Hapat e pare te Ahmet Zogut pas fitores? “Shpallja e vetes president e me pas mbret me bekimin e Italise, eliminimi sistematik i armiqve politike dhe marrja e masave per t’u rrethuar gjithmone e me teper nga nje bande njerezish injorante e analfabete qe e levdonin ore e cast, kryenin cdo porosi dhe vidhnin pa pushim shtetin”. Te cilet pershkruhen keshtu nga Zogu ne nje rrefim intim: “Ky eshte cirku im. Ajo cfare ata dine ose ndjejne nuk me intereson hicfare. Per aq kohe sa i nenshtrohen kamxhikut tim dhe nuk hedhin vickla, une jam i kenaqur me ta dhe i mbaj”.
Megjithate, me Catin Saracin dhe Jak Kocin, Ahmet Zogu do te ruante nje marredhenie te vecante. E kerkonte mendimin dhe keshillen e tyre, packa se shume here degjonte prej tyre kritika. Por sipas Saracit, dy ishin synimet e tij te fshehta dhe finale: Te pasurohej sa me shpejt dhe sa me shume, dhe te shtypte e poshteronte cdo atdhetar e patriot me mjetet e pushtetit. Nga ana tjeter, Zogu nuk hezitoi aspak ta vinte vendin nen zgjedhen e ekonomike italiane me Traktatin e pare te Tiranes, me dekretin per krijimin e Bankes Kombetare te Shqiperise me kapital italian (duke ia nenshtruar fqinjit te madh gjithe jeten ekonomike e financiare ne vendit), me firmosjen e borxhit prej 50 milione franga ari ne kembim te ndertimit nga italianet te porteve e rrugeve strategjike qe do pergatisnin pushtimin e Shqiperise po prej tyre, me Traktatin e dyte te Tiranes etj.
88888888888888888888888888
Dhe vijojne deshmite tronditese te Catin Saracit: Ahmet Zogu jo vetem qe ka marre mite (rryshfet), por ne cdo rast ishte ai vete qe percaktonte sasine qe i duhej. I pajisur me pasaporte diplomatike dhe dokumente extra, tutori i moshuar i Zogut largohej nga vendi me kamione te ngarkuar me valute, i shoqeruar nga roje te armatosura. Keto udhetime kryheshin rregullisht kurdohere qe Zogu kishte hedhur nenshkrimin mbi ndonje akt te ri, ndersa itinerari i rendomte ishte: Durres-Bari, e prej andej ne Gjeneve te Zvicres. Sapo parate siguroheshin ne nje banke te huaj, percillej urdher me shkrim qe te transferoheshin ne nje vend edhe me te sigurte se i pari. “Per rrjedhoje, pjesa me e madhe e ketyre parave gjendet ne Lloyd’s Bank te Londres. Une vete me doren time, kam shkruar nje sere urdhrash te kesaj natyre si dhe i kam ardhur ne ndihme tutorit analfabet per te mberritur ne kufi ne Zvicren”, shkruan Catin Saraci. I cili shton se si tutori Lale Krosi, edhe Zogu, i kishin thene se ne ato kamiona ndodheshin dokumente shteterore me rendesi jetike, “cka une fillimisht e besoja”. Dhe parate shtese perfitoheshin ne njemije menyra, pervec rroges zyrtare prej 35 mije paundesh ne vit. Nje shembull: Rrogat e 5 mije mercenareve qe e sollen ne pushtet, vileshin rregullisht ne cdo fundmuaji nga Zogu, pavaresisht se ata ishin larguar shume heret nga Shqiperia. Nje tjeter shembull i paskrupulltesise: Zogu-Saracit, “Catin, ne jemi vend bujqesor pa kembe kapitalisti, ndaj e kam fjalen te hapim negociata me sovjetiket dhe t’ua permbushim kerkesat qe nuk arriten te realizojne permes Fan Nolit. Por me nje kusht: Sovjetiket te me paguajne ne dore 300 mije paunde…” Saraci nuk e kreu kurre nje negociate te tille, por Zogu kish nevoje per para. Trilloi nje histori sikur prijesit e Veriut po rebeloheshin se nuk qene paguar per ndihmen qe i dhane dhe kerkoi nga italianet 200 mije paund. Por dhe kur i mori parate, nuk shperndau asnje kacidhe.
Shembulli i fundit persa u perket parave, sepse te tilla Saraci ka shume, vjen pas krijimit nga italianet te Bankes sone Kombetare. Myfit bej Lobohova “gjysme cerkez e gjysme shqiptar”, ishte ne ate kohe i falimentuar, dhe dihej nga te gjithe se ky minister Financash kishte lene peng gjithe pasurine per 80 mije luigje ari. “Mbasi statuti i Bankes u miratua, Myfiti jo vetem qe lau gjithe borxhet e veta, por i tepruan para edhe per te blere nje alamet pallati ne Rome dhe nisi te jape para me interes”. Dhe kur Saraci merr vesh ne Rome se Zogu per kete rast special kishte perfituar 5 milione franga ari, niset per Tirane ku pas nje bisede te gjate me Zogun, degjon nga ky i fundit se kishte marre vetem dy milione?!
Nje pjese te vecante Catin Saraci i kushton ne doreshkrimet e veta, eliminimit qe Zogu u beri kundershtareve te vet. Vrasja e Luigj Gurakuqit ne vitin 1925 ne Bari te Italise nga djali i tezes (Balto Stambolla, emrin Saraci nuk e permend) i paguar nga Zogu, ndodhi kur vete Catini ishte ne Bari, ku sapo kishte marre detyren e konsullit. Shume zera ia atribuojne organizimin e vrasjes vete Catinit, por ja cfare thote ai: “Ironia eshte se vrasesi, nje dite me pare me takoi ne zyren time duke me thene se kishte ardhur per te kryer nje veper te madhe patriotike. E njihja mire qe nga koha e shkolles, qe nje aventurier e burracak i pashoq, prandaj dhe nuk e mora mundimin ta lajmeroja udheheqesin e opozites, me te cilin vijoja ta mbaja ende marredhenie te mira personale. Nje vit me pare kisha mundur t’i shpetoja jeten viktimes po ne Bari, ndaj ai vete dhe familja me paten shprehur mirenjohjen. Asokohe mendoja se vete Zogu nuk ishte i lidhur direkt me keto gjema”. Pas eliminimit te Gurakuqit, Saraci niset urgjent per ne Tirane, ku gjen Zogun dhe kunatin e tij Ceno Beg Kryeziun (me serb nga vete serbet) shend e vere. Historia vazhdon me vrasjen e Bajram Currit po nga trupat e Ceno Begut, ne fakt ushtare serbe te maskuar. Sa i perket Zogut, Saraci thekson se qe kur Bace Bajrami mori malet me 500 vete, Ahmeti e dinte se nuk kishte c’ti bente sado ushtare te niste, ndaj vendosi ta linte ne fatin e vet. Por misionin do ta permbushte kunati Ceno Beg atehere minister i Brendshem, “ndoshta”, thekson Saraci, “si pjese e marreveshjes qe ishte bere me Pashicin per te vrare luftetaret e Kosoves”. Ironikisht, Ceno Begu e pa me sy shume te keq afrimin e Zogut me Italine, sepse atij po i minohej misioni projugosllav. Nje oficer shqiptar i rrefen Saracit se Ceno ishte shprehur ne rreth te ngushte per “tradhtine e Zogut ndaj miqve qe e ndihmuan”. Catini ia shtie ne vesh Ahmetit dhe pas kesaj Ceno Begu ballafaqohet koke me koke me Zogun. Rezultati: Ftohja perfundimtare, aq sa Ceno filloi te ruhej me roje te armatosur nga frika e kunatit. Me pas largohet nga Shqiperia drejt Prages si ambasador, por me 14 tetor 1927 qellohet per vdekje ne kafe Passage nga studenti shqiptar 23 vjec, i quajtur Alqiviadh Bebi prej Elbasani. Vrasesi nuk tregoi asgje, por Catini vjen nga Vjena ne Prage per te asistuar bash ne deklaraten e vellait te Cenos, Gani beg Kryeziu, qe sapo kishte ardhur nga Beogradi, para kufomes se byrazerit: “Zogu ka per ta paguar kete nje dite”.
Catin Saraci flet per shume ceshtje te erreta apo te ditura te jetes se Zogut. Flet dhe per personazhin enigmatik Jak Koci, “nje nga mendjet me te zhdervjelleta te vendit tone, ndonese makiavelist e ndjekes fanatik”. Treshja Zogu-Koci-Saraci kishin rene dakord per punet e tyre te ardhshme t’i ndanin fitimet 20%-Jaku, 10%-Catini dhe pjesa tjeter, Ahmeti. Por Zogu gjithmone i fshihte perfitimet per te mos u lene pjese dy aventuriereve te tjere, cka inicioi edhe nje sherr mes Jakut dhe Zogut. Sa per martesen e famshme te Ahmet Zogut, ajo nisi si deshire per t’u martuar me bijen e mbretit Viktor Emanueli III, kerkese qe i gajasi hierarket e larte fashiste dhe mikun e ngushte te Saracit, nensekretarin fashist per Kolonite Alessandro Lessona, nje mik i ngushte i Musolinit. Ky i fundit i raporton Duces se “maloku analfabet na dashka nuse te larte”, vijon nje refuzim deshperues per Zogun, pastaj kohe me vone nisin tratativat qe bitisen me princeshen hungareze Aponnyi.
Libri qe perftohet prej shkrimeve te Catin Saracit, eshte i paperfunduar ndersa shenimet e fundit duhet te jene aty rreth vitit 1940. Ne fakt, disa prej temave qe ai nuk i shtjelloi dot, jane tejet intriguese: Zogu si oficer austriak, Zogu i internuar ne Vjene, Vrasja e Esat pashes, Vrasja e Avni Rustemit, Gjithe Shqiperia kunder Zogut, Zogu merr 250 mije sterlina per grushtin e shtetit, Veprat kriminale te motrave te Zogut, Lessona na dorezon 5 milione lira te mbyllura ne valixhe, Mita e dyte prej 10 milione frangash ari, Revolta e pare kunder Zogut, Vrasja e Hasan Prishtines, Kriza e pare nervore e Zogut etj etj. Per Aurel Plasarin, autorin e parathenies se librit, eshte per te ardhur keq qe keto ceshtje nuk u shtjelluan. Por konkluzioni i ketij libri packa se te pambaruar, eshte i vete Saracit: Mustafa Qemali, ishte shqiptari qe shpetoi kombin turk, ashtu si Ahmet Zogu, nje mendesi anadollake qe shkaterroi Shqiperine.
“Une Catin Saraci, te akuzoj ty Ahmet Zogu si tradhtar te atdheut tend, si vrases e hajdut. Shqiperia ka pare pushtues edhe me te fuqishem se keta te sotmit. Do te ikin edhe keta, por emri yt s’ka per te figuruar gjekundi. Synimi i kesaj letre eshte te te paralajmeroje per here te fundit te mos ngaterrohesh me me Shqiperine, ndryshe do te detyrohem t’u tregoj dicka me shume francezeve dhe anglezeve. Bankenotat false qe me dhe si dhe letrat e tua te fundit, po i ruaj si dokument i pandershmerise sate…Catin Paskal Saraci, London, 21 A.Stratford Rd.”
zog kurve ishte mes zockave
si zog harrabel fluturoi
si zog korbi jetoi
si zog zgjebs vdiq
po nje gje shoh
pse rrine kaq ngjtur te motrat me zog hajdutin.
sepse i ushqente me kar ahmeti i tyre
AHMET ZOGOLLI ose ZOGU i I-re emancipoj femren shqiptare, i hoqi ferexhen dhe hapi shkollen me te emancipuar dhe te kulturuar per femra “INSTITUTIN FEMEROR NENA MBRETERESHE”, ku mesuan, u shkolluan persona te tille qe i nje cdo shqiptar, cdo partizan dhe cdo komunist qe ishin:
NEXHMIJE XHUGLINI (HOXHA) gruaja e ENVER HOXHES, FIQRETE SHEHU (SANGJAKTARI) gruaja e MEHMET SHEHUT, VITO KAPO (KONDI) gruaja e HYSNI KAPOS, LIRI BERISHOVA (SPIRO) gruaja e NAKO SPIROS, NERMIN FALAKI (VLORA) e mbesa e ISMAIL QEMEL VLORA, LUME JUKA e bija e MUSA JUKES, SAFO MARKO (CELA) e shoqja e shkrimtarit PETRO MARKO-s e keshtu lista eshte pa fund. Pra, te dashur “femije” beri arsim te sukseshem.
Ne lidhje me florin (arin) shqiptar qe mori ne thesarin e Bankes se Shtetit Shqiptar ishin 170 kg flori qe mori ne prani te Drejtorit dhe sekretarit te thesarit duke firmosur ne prani te tyre personalisht.
Kurse pas date 29 NETOR 1944, Partia diktatoriale komuniste e ENVER HOXHES i mori me hir dhe pahir, me TATIM te JASHTEZAKONSHEM, edhe me dajak tregtareve dhe pasanikeve shqiptar 355 TON FLORI (AR), ku maksimumi 3 TON jane futur ne THESARIN e SHTETIT SHQIPTAR, sasia tjeter nuk dihen ku kane perfubduar, por thuhet qe nje pjese ju dergua per ndihme “vllazerore” JUGOSLLAVISE te JOSIF BROZ TITOS.
Kurse ne kohen e sotme te demokracise, gjate kohes qe ishte Kryeminister ILIR META dhe Governator Banke SHKELQWIM CANI, u vodh dhe u grabit THESARI i SHTETIT per koicidence 170 kg nga tunelet e KRRABES nga “nga nje katundar me gomar”. Kurse tani u vjedh PARAJA e BANKES se SHTETIT SHQIPTAR me MILIARDA nga Governatori i Bankes ARDIAN FULLHAJNI. Pra, flisni ngjarjet sic kane ndodhur. Tung.
Ça thon kta jeni ne terezi ju !!
Xhaxhi e mori vendin me nje rruge te vetme kalldremi mes permes Shqiprise dhe asgje me shum . Shqiptaret ne kohen e Zogut kane vuajtur ne nje mjerim ekstrem ku ne vend te rrobave perdoring lesh e lekura kafshesh dhe kepuce te bera vete . Zogu ishte me fat se e gjeti Shqiperine gjysem te formuar si nga Kushtetuta ashtu dhe nga teritori dhe siperfundimisht sishte i zoti dhe i duhuri per vendin e tij .
Pse genjeni veten me historite e xhandarve te asaj kohe qe flisnin vetem per te mirat e tyre dhe per skamjen e popullit .
Qe ta kuptoni mire ju Zogu perfitoj personalisht nga djersa dhe mundi popullit duke mos i afruar as edhe nje gje Shqiperise pervec faktit qe e ropi dhe e shiti !!
kurse Xhaxhi Vekja ropi popullin per te miren e Shqiperise prandaj dhe nje Shqiperi e tere qau kur ai iku e jo si Zogu qe e ndoqen mallkimet deri ne var .
Filluan Shqipet te mburen per percet e Zogut duke mosditur faktin qe kafshet dhe njerzit jetonin bashk ne ato kohra e mos te flas per Industrine e Shkollimin dhe Edukaten Shoqerore qe per fat te keq jane zhdukur nga kjo Shqiperi
te mjeret ju shkruani si neper peralla
dy fjale per komentuesin A
Ahmut Zoogoli nuk asnje lloj dokumenti te shkruar me doren e tij se ishte
ANALFABET
Sa per ato shkollat ose ishin “peshqesh nga italiani ose te trasheguara nga e kaluara..
Por ajo qe bashkon kriminelin zog me kriminelin berishe eshte:
Se berisha pasi futi ne kurth azem hajdarin..i ngriti lapidarin
kurse Zoogjoli pasi vari ne litar don Gazulin…u sigurua me te;efon se dha shpirt…pastaj nxorri urdherin e faljes…..CFARE MONSTRE?!
NUK E BESONI….??
Mbas vrasjes së atdhetarit opozitar, demokratit të madh Luigj Gurakuqi, të idhullit të rinisë shqiptare e liridashësit të zjarrtë Avni Rrustemi, të Plakut të Maleve, Lisit të paepun të Kosovës, Bajram Curri, nga mbeturinat antikombtare osmane, rradha e eleminimit fizik i kishte ardhë deputetit të Opozitës, atdhetarit Dom Gjon Gàzulli, të cilit anadollaku Ahmet Zogolli i zgjodhi, si prift katolik që ishte, mënyrën ma “spaciale” dhe ma çnjerëzore: “varjen”. Kujtuen shqiptarët se mbas Ditës së Madhe të 28 Nandorit 1912 nuk do të provonin ma shëmtime e masakrime si ato të turqëve. Po jo, çibanët që la mbrapa otomani, feudalët e agallarët atavikë, shartue shpirtin me urrejtje aziatike ndaj të krishtenëve, edhe pse bashkatdhetarë të tyne, shikonin po të njejtat andërra të kobshme:
“Me ambasadorin anglez Ahmet Zogu në 1927 u ankue për klerikët katolikë: “Ah sa shumë do të dëshroja t’i varja ashtu siç e meritojnë”…E që të kënaqte kërkesen e mbrendshme për t’i varë, ai çoi në trekambësh një klerik…( Dom Gjon Gàzullin). ” (Bernd Fischer – Re Zog e la lotta per stabilità in Albania, Monographs dell’Europa orientale, Boulder, 1984.)
Ky ishte Ahmet Zoogolli i Matit, që dënonte me tre vjet burg atentatorin e tij Beqir Valteri, ndërsa çonte në litar meshtarin dom Gjon Gàzulli, pa i provue asnjë faj, nëse faj nuk do të konsiderohen: – Të duesh Atdheun deri në flijim për të; – Të flijohesh për liri e drejtësi të popullit tand; – Të shkrihesh për përparimin e tij; – Të kesh miq toskë e gegë, të krishtenë e muslimanë, e me të gjithë tok të luftojsh për një Shqipni Etnike. Ndoshta këto vepra për disa janë faje edhe sot, pse, ndërsa dom Gjoni nëmos tjetër e ka një varr, i vëllaj, gjuhëtari i shquem dom Nikollë Gàzulli, pushkatue pa gjyq me 02 shkurt 1946, nuk dihet as ku i ka eshtnat, ashtu si nuk dihet ku kanë eshtnat shumë e shumë klerikë e atdhetarë të mirëfilltë masakrue prej bandës serbo-komuniste në vitet 1944-1946. Varja e dom Gjon Gàzullit erdhi mbas marrëveshejs famëkeqe Pashiq/Ahmet Zoogolli
Ahmet Zogolli nuk e ndërpreu asnjëherë luftën kundër Klerit Katolik. Jo rastësisht ipeshkvijtë i drejtoheshin më 1933 (kur i patën zanë “dritën” shkollat katolike) se, “Na jemi këtu prej dymijë vjetësh; katolikë atëherë edhe sot, shqiptarë atëherë shqiptarë edhe sot”. Gjoni leu në Dajç të Sapës (Zadrimë) me 26 Mars 1893. Mësimet e para i bani në shkollën e fshatit, që e kishte çelë dom Ndre Mjeda.
Si vijoi të mesmën në Shkodër, studimet e matejshme i ndoq në Itali dhe Austri, ku ishte edhe vëllaj tjetër, Nikolla. Ai u Shugurue Meshtar me 4 Gusht 1919 në vendlindje, në Dajç. Mbas një shërbimi të shkurtë në Gjadër të Lezhës, e çuen në Qelëz të Pukës. Tue pa trazimet e Atdheut, ai u angazhue përkrah Luigj Gurakuqit, Avni Rrustemit, Fan Nolit, Bajram Currit, At Gjergj Fishtës, At Anton Harapit, Hasan Prishtinës, në atë krah që asht quejtë në histori “opozita”, pse i ishte kundërvu “popullores” së Ahmet Zogut, dhe në zgjedhjet politike të vitit 1923 dom Gjoni u zgjodh deputet. Kurse “Popullorja” ishte e përbame prej mbetjeve ma të përçudnueme të Stambollit, ashtu si i ka pikturue At Fishta, “Ky babën gjaks, gjyshin katil, stërgjyshin mizuer … hasëm të kulturës …”; ata nuk përfaqësonin asnjë interes të popullit shqiptar, po një interes të ngushtë bejlerësh që donin me ruejtë ato previlegje që i kishin sigurue tue i shërbue pushtuesit otoman, kryesisht në një rreth nepotik: Ahmet Zogu, nipi i Esat Pashë Toptanit, dhandrri i Shefqet Verlacit, kunati i Ceno bej Kryeziut, një qerthull mehmurësh anadollakë, të shitun te serbi deri në ditën e vdekjes.
Ndërkohë, tue qenë meshtar në Qelëz, meshtari-deputet Dom Gjon Gazulli kreu atë akt që për kohën ishte një veprim revolucionar i pashembullt: Hapi në qelë (shtëpinë ku banonte vetë, ashtu si banë edhe shumë klerikë të tjerë) shkollën e parë mikse në botë. Po po, në botë. Asht diçka e vështirë për brezin e ri me kuptue disa gjana, por edhe në Europën e përparueme shkollat mikse (djelm e vajza bashkë) janë çelë për herë të parë mbas Luftës së Dytë Botnore, në Francë më 1948, kurse në Itali katër vjet ma vonë, më 1952. Kurse ai, prift, hapi në qelë shkollë mikse me djelm e vajza bashkë, të krishtenë e muslimanë bashkë. Jo rastësisht një ndër votuesit e tij kryesorë, pse zgjedhjet në atë kohë baheshin me përfaqësim, ka qenë Myftiu i Hasit. Kur Musa Juka iu drejtue Myftiut: “Po ti, si nuk pate turp e votove për priftin?!”, Myftiu, pa prishë terezinë, iu gjegj i qetë: “Nuk votova për priftin, po për atë që po na mëson përditë çka do me thanë Shqipni, çka do me thanë Atdhe”. Vrasja e Avni Rrustemit çoi në trazimet e qershorit 1924 dhe ramjen e “popullores”. Zogolli u strehue në Beograd. Diçka duhet t’u thotë kjo atyne që kanë vesh me dëgjue e sy me pa: Mjaft të lexoni marrëveshjen ma sipër në mes Pashiçit dhe Zogollit. Dhe prej atje, me paret e Serbisë dhe ruset e bardhë të Wrangelit “rimori” Tiranën”. Vallë as këto fakte historike që i ka në dorë një Europë mbarë mbi tradhëtinë e Zogollit historianët tanë nuk i dinë?! Dom Gjoni nuk u largue kur në Shqipni u rikthye Zogu me hordhitë serbe e bjellogardistët. Nuk iku as atëherë kur Zogu i vrau miqtë e tij ma të mirë, Luigj Gurakuqin e Bajram Currin. Atë, mbasi iu desht të përballej në krye të pukjanëve të Qelzës me boshibozukët e Pëllumb Lleshit, që shkonin tue gjuejtë kudo ndeshnin Kryqat e tue vra edhe pukjanët e pafaj tek ktheheshin me bagëti a prej mullinit, në shkurt 1926 e transferuen dhe e çuen në Koman. E puna e parë që bani sa u vendue atje ishte me hapë edhe aty një shkollë.
Ahmet Zogu, para se me i shprehë dëshiren e zjarrë ambasadorit anglez me varë klerin katolik, po zbatonte politikën e tokës së djegun ndër krahinat e krishtena të Mirditës, Pukës, Zadrimës, Dukagjinit, Malësisë së Madhe me andërren e fshehtë që të ishte jo sundimtar i Shqipnisë, po i Arnautistanit anadollak. E për të realizue këte, duheshin zhdukë, ose ma e pakta, të mundoheshin, sa t’i detyronin me lëshue vendin, katolikët e maleve, kurrë të shtruem nga pushtuesit e tiranët, pse si thotë Imzot Noli, “Vetëm Malësorët e Veriut mbetën Katholikë me armë në dorë…”. Kështu, në verën e vitit 1926, Zogu i kishte dhanë letër të bardhë një katili si Ismajl Osmani, që shkretoi fshatrat e Pukës me njerëz e me pasuni. E njejta gja po ndodhte prej Fanit në Dukagjin.
Ajo që asht quejtë Kryengritja e Veriut kundër Zogollit, në të vërtetë nuk ka qenë tjetër veçse mbrojtje e lirisë e deri e egzistencës fizike nga masakrat mbi popullin e pambrojtun të barbarit diktator të Matit. Postkomandanti i Pukës Dedë Sadrija kishte marrë urdhnin drejtpërdrejt nga Zogolli: Të digjet Puka, sikur edhe për shtatë vjet atje të mos mbijë ma bar! Kështu kishte ba dikur edhe Turqia! Ahmet Zogolli po u dëshmonte shqiptarëve si ishte nip “i dejë” i Esat Pashë Toptanit! Dom Gjon Gàzulli, në pamundësi me ndejë ma në Koman, pse rrezikohej jeta e tij, u strehue në Kalivare.
I thanë të largohej nga Shqipnia, nëse donte të shpëtonte kryet. Po jo: Ai nuk do ta linte kurrë truellin amtar! Ai, në luftë me Nënprefektin anadollak të Pukës për çashtje të shkollës që mbante në Koman, Ai, që ishte i mbuluem me nder prej Hasit në Zadrimë, tashti ishte rrethue prej çakejsh e nuk mund të kthehej ma as deri në famullì. E Zogolli nxitoi t’i thurte të gjitha kurthet: së pari, një hoxhë fanatik, që rrejti një njeri qyqan e mendjeshterpë tue e nxitë t’i bante një padi; sekreatri i Prefekturës Ismaijl Axhemi (me origjinë turke), nënprefekti Abedin Sakiqi, komandanti i rajonit Rexhep Aliaj – të gjithë të angazhuem me provue “fajsinë” e tij. Dom Gjon Gàzulli, dom Nikollë Gàzulli, dom Lekë Dredha u arrestuen në Kalivare me 28 dhjetor 1926. Gjyqi, një ndër farsat ma të neveritëshme të Zogollit, akuzoi Dom Gjonin dhe shokët e tij se: 1) kishte organizue kryengritjen; 2) kishte shpërnda armë ndër male; 3) kishte pre telin e telefonit. Po po, e akuzuen se kishte pré telin e telefonit! Vendimi i gjyqit: Dom Gjon Gàzulli, dënim me vdekje, varje në litar. Dom Nikollë Gàzulli, me burg të përjetshëm …. (Mbas 4 vjetësh burg në Kala të Gjirokastres, me ndërhymjen e intelektualëve ma të shquem të kohës, e liruen. Sa duel prej burgut, iu dogj qela (shtëpia e banimit) “aksidentalisht” bashkë me dorëshkrimet. A nuk i ishte djegë 15 vjet ma parë biblioteka e pasun edhe të Madhit Imzot Kaçorri?! Haxhi Qamilët, që dogjën shërbëtorin, qelën e bibliotekën e Imzot Kaçorrit, nuk i kanë mungue kurrë Shqipnisë. Arsyeja e vërtetë: të masakroheshin priftënit, ashtu si ishin masakrue për pesë shekuj nga etnit e tij shpirtnorë, osmanët. Por jo si klerikë, pse atëherë do të mbeteshin Martirë të fesë, por si politikanë. Ja pra: “Sa dëshirë do të kisha me i varë… “ Pjesa e pashkrueme e atij vendimi gjyqi kishte ma shumë randësi se dënimi me varje i Dom Gjon Gàzullit. Me atë varje barbare Zogolli u thonte të gjithëve: Ose rrini urtë, ose të gjithë në litar si prifti! Ja një fragmente nga intervista dhanë të revistës gjermane “Korrespondez des Priestergebetsve” nga oficeri i ngarkuem me varjen e Dom Gjonit, Xhemal Dibra: “Ishte ora 11 para mesnate. Udhët e Shkodrës ishin ende të rrahuna prej njerëzish, pse ishte Bajram. Dhash urdhën të thirrej famullitari Gàzulli n’oborr, pse donte me folë me të Ipeshkvi. Gazulli zbriti poshtë. E kuptoj çfarë do të ndodhte. Një françeskan me Sakramend ndej para tij (At Martin Gjoka, shënim im). … Françeskani kishte mbetë pa gojë. Famullitarit Gàzulli nuk i ndrroi aspak ngjyra e fytyrës. …… Ai i kapi dorën Atit e i tha: “Pater Martin, tash ke me më rrëfye”.
Ati iu lut ushtarëve të mbledhun për rreth me u largue. Mbasi na nuk u larguem, Ati i tha: – “Dom Gjon, rrëfeju, pra, latinisht a italisht”. – “Jo, Pater, i përgjigjet Gàzulli, të mbramin rrëfim due me e ba në gjuhë të Nanës”. E kështu ai u rrëfye në sy tanë. Na, Muhamedanët, pak marrim vesht kësi sendesh, por mëkat nuk dëgjuem prej gojës së tij. Mandej i dha Ati një bukë të hollë, të bardhë, e rrumbullakët, që e kapërdini me një përshpirtnì të madhe. Ai u dukte se po shndritte krejt fytyret. Tash u çil dera e burgut, e u nisëm. Ushtarët ishin para, mbrapa e në të dy anët, ma shumë se kurrë. Në mjedis ishte Ai dhe Ati. Gjithë udhën u luten të dy me za të naltë, por unë muejta me vu ore se zani i Atit dridhej, nësa zani i famullitarit tingëllonte i qetë e i qartë. Një trimni kaq të madhe kurrë s’e pash në jetë time. Kishim arrijtë te vendi i vdekjes, në Fushë të Druve. Aty ishte shtylla e vdekjes. Magjypi ishte gati me litar në dorë. Një dritë elektrike e shndritte thektas famullitarin në fytyrë. Ai nuk dridhej aspak. Edhe mue më kishte kapë frika. Mue më ishte dashtë me përcjellë edhe të tjerë te ky vend i mjerë, por tash ishte tjetër. Unë kisha gati si nji frikë para qetësisë së këtij prifti. Ai ishte me të këputme i pafaj. Këte e dijshim të gjithë. Por, urdhni! Unë, sikur asht zakoni, i lash fjalën e lirë. Por ma mirë mos ta kisha ba këte gja!
Ai nisi me folë me një za aq të fortë, e me fjalë të drejta e që të këputshin zemrën, sa që mue përnjimend më kapi frika. E ta kisha lanë me shkue gjatë me fjalë, kishte muejtë të gjithëve me na ba me u kthye prej vetit. Mue më duhej me mendue për përgjegjësinë teme. E i thash shkurt: Zotni, s’duem me ndje predke! Foli fjalët e mbrame. Mjaft! Atëherë ai çoi zanin edhe ma e tha: Vetë po vdes i pafaj. Rroftë Krishti, Mbreti ynë! Rrënoftë Shqipnia dhe Shqiptarët e vërtetë”. Na ishim të gjithë të përmalluem fort. Lexova vendimin e dekës. I qe veshë një këmishë e bardhë. Magjypi ia vuni vjekcën e konopit në fyt e i hoq shkambin nën kambë. Ai ishte i vdekun! – Kështu foli kapiteni. Ishte dita e 5 marsit 1927.” Katër orë mbas varjes, Zogolli, kjo mbeturinë me djallëzi orientale, dërgoi një telegram ku gjoja i falte jetën. Nuk e di nëse ishte Shejt apo jo. Di po, se edhe sot mbas 85 vjetësh Varri i tij në “Rrëmaji” në Shkodër asht qendër pelegrinazhi e Shqiptarëve e se Ai ishte Atdhetar, aq sa në gjyq pat lanë atë thanjen e tij lapidare: “I vetmi faj që i njoh vetes, asht se e kam dashtë Atdheun deri në flijim për të”. Pat shkrue më 1942 At Gjon Shllaku për Bajram Currin, Luigj Gurakuqin dhe Dom Gjon Gàzullin: “Fatosa të vramë dy herë, nji herë kur i mbyten, dhe nji herë kur i lanë në harresë”. Po jo, nuk do të harrojë populli i Shkodrës, i krishten apo musliman qoftë. Do të jetë gjithmonë dikush që do të çojë lule tek ai varr, dikush që do të ndezë një qiri, dikush që do t’i drejtohet në heshtje: Dom Gjon, lutu për ne, se përsëri sot po vazhdojmë me ju vra. Nuk po dijmë çka bajmë, Dom Gjon, po rivrasim të vramët e po vritemi edhe mes të gjallëve
a doni me per monstren e burg-ajetit ??