DOSSIER/ Faik Konica: Kur vendësit e Shqipërisë e vënë çmimin e tyre më të unjur se një zero, qysh mund të huajt ta vënë më lart?

18 Tetor 2015, 13:28Dossier TEMA

Nga Faik Konica

Pa u mejtuar asnjë minutë, tiranasi e grisi kundratën, duke thënë se nuk dëshiron të fitojë dhe duke i porositur të huajit të habitur të shkojë në Afrikë, se atje ka indigjenë dhe atje mund të bëjë punë. Një shembëll i rrallë dhe i bukur. Po të ishin shumë njerëz si ai tiranasi, të huajt e rritur ligsht do t’kuptonin se kombi i Diokletianit, i filosofit Julian, i Justinianit, një komb i cili kish një qytetëri të tij, kur stërgjyshërit e rëngjve dhe të inglizve visheshin me lëkura bualli dhe rronin të futur në shpellat, mund të jetë rënë i çsojësuar, i varfëruar, po nuk është një turmë afrikane

Ndjenja e thellë dhe e fshehtë e Levantinëve është një besim i fortë se çdo i huaj, i çfarëdo dege a zotësie që në qoftë, makar një çirak bakalli, është më i mirë dhe më i lartë se ata. Shpirti i tyre pëson nga një soj sëmundjeje që Freud-i dhe shkolla e tij e quajnë (një përkthim anglisht të fjalës “an inferiority complex” (kompleks inferioriteti).

Kjo shihet në lehtësinë me të cilën levantinët pranojnë fjalët sharëse që nonjë i huaj pa mend, i vendosur hëpërhë në Shqipëri, u jep shqiptarëve. Për shembëll, le të marrim fjalën inglishte “native” dhe fjalën frëngjishte “indigene”. Këto fjalë inglezët dhe frenqtë i përdorin për popujt e zinj, të verdhë, ose të çdo ngjyre tjatër veç të bardhës. Një afrikani një aziatiku, inglizi nuk i thotë kurr vendës i aksh pjese të Azisë ose të Afrikës, me përbuzjen e një dominatori, një mizori, i thotë vetëm “native”. Gjithashtu, për frengjitë një tunizian një algjerian nuk është tunizian ose algjerian; këta janë të gjithë indigjenë.

Cudia tani me levantinët tanë është se ata jo vetëm e pranojnë dhe e gjejnë të drejtë atë emrin, po ndodh edhe që të përkrahet. Mbeta i ngrirë nga habia, kur dëgjova një ditë në Tiranë një njeri që më thotë inglisht, duke folur për tiranasit, “the natives”, dhe ai vetë duke qenë shqiptar. Gazeta “Shekulli i ri”, që del në Durrës, botonte më 15 shkurtit 1929 një artikull nën titullin: “Shëndetësia e kryeqytetit” ku ndodhen këto fjalë: “Në Tiranë, banuesit indigjenë!”

Ca vjet më parë u themelua me paratë e shqiptarëve një “Tennis Club” në Tiranë dhe u shtrua përpara anëtarëve çështja e të zgjedhurit të një kryetari. Të gjithë levantinët, pa u ndrojtur një minutë, vendosnë që një klub i mirë s’mund kurrë të qeveriset prej indigjenëve, dhe ashtu dhanë zërin e tyre për një kryetar të huaj.

Po për fat të mirë, ka edhe shqiptarë me sedër kombëtare, njerëz me cipë të hollë dhe me kryenaltësi arbërore. Një asish, një djalë prej Tirane, bëri ca vjet më parë një kundratë shumë të fitimshme me të huaj. Kur erdhi koha për të shënuar, shqiptari vuri re se në tekst emri i tij ish përcjellur me përshkrimin “indigjen nga Tirana”. Pa u mejtuar asnjë minutë, tiranasi e grisi kundratën, duke thënë se nuk dëshiron të fitojë dhe duke i porositur të huajit të habitur të shkojë në Afrikë, se atje ka indigjenë dhe atje mund të bëjë punë. Një shembëll i rrallë dhe i bukur. Po të ishin shumë njerëz si ai tiranasi, të huajt e rritur ligsht do t’kuptonin se kombi i Diokletianit, i filosofit Julian, i Justinianit, një komb i cili kish një qytetëri të tij, kur stërgjyshërit e frëngjve dhe të inglizve visheshin me lëkura bualli dhe rronin të futur në shpellat, mund të jetë rënë i çsojësuar, i varfëruar, po nuk është një turmë afrikane.

Eshtë e drejtë dhe e nevojshme të vihet re mirë se e kanë Levantinët tanë dhe të huajt, fajin që nderimi i të ardhurve nga jashtë kundrejt shqiptarëve është unjur aq poshtë. Se i huaji s’mund veçse të pranojë çmimin që një komb i vë vetes së tij; dhe kur vendësit e Shqipërisë, në gojën e Levantinëve (të cilët janë ata që piqen më tepër me të huajt) e vënë çmimin e tyre më të unjur se një zero, qysh mund të huajt ta vënë më lart…? / Nga: “Shqiperia si mu duk”/Bota.al

19 komente në “DOSSIER/ Faik Konica: Kur vendësit e Shqipërisë e vënë çmimin e tyre më të unjur se një zero, qysh mund të huajt ta vënë më lart?”

  1. kali i bardh says:

    e mor e !
    te shet shqiptari ke i huji jo vetem per lek por edhe falas fare.
    per inat te shet.

    1. Emiljano Zapata says:

      Te shesin vetem ata Shqiptare, ke te huajt,qe jane fisqira.

    2. tfgs says:

      pune indigjen-sh sunite,varu kkkkkkkkkkkkkkkk…….

  2. JANU says:

    SUS HAJVAN MUZLLUMAN
    QY S’KE DIN E IMAN

    1. Muslimani says:

      QORRE shko ver SYZAT bashtesh kahpeje.

      1. ! says:

        Faik konica eshte surrati me kurv i shtypit shqiptare ,
        nji mashtrues ordiner i kohes ,
        qe qent e Islamit na e shesin per filozofin alla turka ,i se kaluares ,
        me na bo me qesh sot

        1. Dielli says:

          Po kujt i plase se cfare besonte Faiku. Sidoqofte ai mbete figure ne diplomacine dhe poltiken Shqiptare.

        2. komunalja says:

          Faiku i mbajti Shqiperise pasqyren para fytyres se saj. Tjeter gje se neve nuk na pelqen! Sikur te kishim patur disa Faiker, jo vetem nje!

  3. kusari 5 says:

    pse,a ka ngel nanji fis pa u qi n shqipni?
    se n kosov i kan qi serbt prej shekujsh

  4. Emiljano Zapata says:

    Per te gjithe Kosovaret?! Nuk di cte them dhe nuk e besoj………..

  5. katarakti says:

    Fantastik si shkrim. Sikur e ka fjalen per politikanet e sotem. Me kujtohet ai me thane ish kryeministri, i zbritur nga shpellat e Viçidolit, kur dukej si njeriu me i lumtur ne bote kur dilte ne konferenca shtypi me ndonje ambasador perendimor. I keq sa te duash ka qene Enver Hoxha, por ai te huajve ua vinte kufirin te thana. JO si sot qe Shqiperia eshte bere republike bananiere i ambasadoreve. Si ne kohen e Jakomonit. Sa keq qe Shqiperia nuk ka me njerez si Faik Konica.

    1. miko says:

      enver nuk ben me nena
      me te mira e te keqija i dha emer shqiptarve pavarsisht cfare sistemi ishte
      nuk eshte me i mire ky i sotmi qe edhe ato breke me ushkur qe kishim na i hoqi fare . me falni per gjuhen qe perdora .
      te flasesh per enver hoxhen duhet te keshe jo emocione e te dish te besh krahesime .
      per enverin do tu flase edhe niperve e mbesave se duke e krahesuar me langaraqet politikane sot e banditet politikane tradhetare e kriminele e hajdute mbetet burre shteti qe do te thote me te mirat e te keqiat .
      ishte ai enver qe paska lene nje pasuri kolosale sa u pasuruan kaq shume hajdutet e te huajt sa nuk ka ndodhur ne asnje vend te botes .

  6. Dielli says:

    Edhe Enveri LEPIRES ishte..
    Ja lepiu Serbeve qe te vinte ne pushtet. Pastaj ja lepiu Grekerve duke hequr ligjin e Autoqefalise Shqiptare me Josif Pashkon. Ndersa sot Janullatusi e shtrengon fort ate ligjin e Enverit qe shkateroj Autoqefaline e Kishes se Nolit.

  7. Para Laci says:

    Faik Konica ka te drejte per cmimin. Esht njesoj si fjala: po nuk i besove vetes tane, askush nuk mund te besoje ne ty.

  8. TOMA says:

    Faik konica,ashte kjen largepamse,tyepa se shqiptar jan tradhtart e orifjis se vet te fes dhe te kombit ilir,ater perdori disa menyra,per te qendrua si shqiptar ku thote se feja e shqiptari asht shqiptaria,feja asht fe a kombi asht kombe kombi nuka fe ka gjuhen histori flamurin gjakun e perbashkt,truedhin e perbashkt,kurse cdo fe qe slidhet me origjin e vet,nuk vepron nuk ne gjuhen amtare,vec ne at gjuhen e konvertimit,prej kahe dote vin,otomane sllave greke,ato perciedhin historin e atyre qe i konvertuen gjat okupimit.

  9. TOMA says:

    Faik konica,ashte kjen largepamse,tyepa se shqiptar jan tradhtart e orifjis se vet te fes dhe te kombit ilir,ater perdori disa menyra,per te qendrua si shqiptar ku thote se feja e shqiptari asht shqiptaria,feja asht fe a kombi asht kombe kombi nuka fe ka gjuhen histori flamurin gjakun e perbashkt,truedhin e perbashkt,kurse cdo fe qe slidhet me origjin e vet,nuk vepron ne gjuhen amtare,vec ne at gjuhen e konvertimit,prej kahe dote vin,otomane sllave greke,ato perciedhin historin e atyre qe i konvertuen gjat okupimit.

  10. emigranti says:

    Shkrim brilant I nje patrioti dhe njeriu te madh qe perputhet edhe me aktualitetin.
    Kur thote Levantine e ka fjalen per politikeberesit tane servile ndaj te huajve.
    Rasti konkret qe perputhet me cka shkruate Konica me shume se 80 vjet me pare, eshte servilizmi dhe neneshtrimi ndaj Serbise I qeverise aktuale ne Kosove ne kurriz te interesave kombetare.
    Keta qeveritare lilipute kujtojne se duken ” cool ” para diplomateve te huaj, por duhet ta kuptojne se kane fituar vetem percmimin e tyre dhe urrejtjen popullore.

  11. Mentari says:

    Fjala Englisht Native nuk ka si kuptim Racizem a je me ngjyre apo nuk je me ngjyre ose sic I quajne Amerikanet Indianet e Amerikes.Ajo fjale ka per kuptim se Nativetjane njerezit e hershem ne ate toke,kontinent etj.Ne kohen e Konices shum terma te fjalorit Anglez nuk kishin shpjegime dhe perceptime te kutpuara ne masen e njerezve kurse sot ata fjale e memra jane te shpjeguara shum mire.Per Tiranesit native do te thot Tiranesit dem baba dem,tiranasit e vjeter sepse dihet qe Tiarana mbas 1920 dhe 1939 e 1944 u infektua nga semundja e jugisteve qe sot eshte qesharake kur e quajne vehten Tiranas( nuk po flas pas 1991)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje