New York Times: Njihuni me Ismail Morinen, njeriun e dronit ne Begrad

7 Tetor 2015, 19:03Dossier TEMA
New York Times: Njihuni me Ismail Morinen, njeriun e dronit ne Begrad

New York Times sjell në vigjilje të ndeshjes futbollistike Shqipëri – Serbi një portret të autorit të dronit aq të përfolur nga ndeshja në Beograd.

Pasi kishte investuar mijëra dollarë dhe qindra orë pune duke planifikuar momentin e tij, Ismail Morina e mori vesh se kishte bërë një gabim fillestar. Ishte ora 9:25 e mbrëmjes më 14 tetor të vitit të kaluar dhe Morina, një 33-vjeçar që operon kranin, po qëndronte në njërën prej kullave të Kishës së Shenjtë të Engjëllit Gabriel në Beograd, kryeqytet i Serbisë.

Prej aty, ai mund të shihte si në shuplakë të dorës Stadiumin e Partizanit, ku ekipet e futbollit të Sebrisë dhe Shqipërisë po luanin një ndeshje kualifikuese plot tensione për Kampionatin Evropian, France 2016. Ende nuk ishin shkundur rrjetat e asnjërës portë kur po përfundonte pjesa e parë.

Morina kishte në duar në komandën kontrolli të një droni me katër fluturake, që atëherë po fluturonte sipër stadiumit, duke bartur me vete një flamur që kishte shqiponjën dykrenore shqiptare. Flamuri do të nxiste trazira, një incident diplomatik ndërmjet dy vendeve të Ballkanit, dhe do të bëhej kryelajm anembanë botës.

Por kishte vetëm një problem: Morina nuk i dallonte skuadra në fushë.

«Serbia ishte veshur me fanella të kuqe dhe Shqipëria më të bardha», ka thënë ai. «Kisha menduar se do të ishte krejtësisht ndryshe!»

Derisa droni po fluturonte sipër kokës së lojtarëve në fushë, zyrtarët dhe shikuesit shikonin të hutuar kah qielli. «Më kujtohet se çfarë qetësie mbretëronte», kujton Morina. «Dhe pastaj ata panë shqiponjën e zezë……»

Problemi i Morinës ishte se e kishte fluturuar shumë ult dronin afër një lojtari të veshur me të kuqe. Mbrojtësi serb, Stefan Mitroviq ishte ai që rrëmbeu flamurin dhe e tërhoqi pajisjen për toke. «Nuk e mora vesh se nuk ishte lojtar shqiptar derisa nuk u bë tepër vonë», ka thënë Morina.

Derisa lojtarët e Shqipërisë dhe Serbisë po luftonin për ta marrë flamurin, ultrasit dhe shikuesit e tjerë serbë vërshuan fushën, dhe një mori gjësendesh të forta erdhën prej tribunave në drejtim të lojtarëve shqiptarë. Shqiptarët u larguan te tuneli, pastaj edhe zyrtarët e ndeshjes dhe ndeshja u ndërpre.

Ishin përfolur teori konspiracioni për identitetin e pilotit. Në fillim në Sebri ishte raportuar se piloti ishte vëllai i kryeministrit shqiptar Edi Rama. Policia serbe kishte kontrolluar dhomat e zhveshjes të ekipit shqiptar, duke kërkuar dëshmi, por dolën duarthatë. Në fakt, në atë kohë piloti i dronit po ecte në rrugicat e errëta të Beogradit. PO fshihej prej policisë derisa po largohej.

Komanda kishte ngelur në dyshemenë e kullës së kishës.

Atmosfera ishte e tensionuar. Qeveria serbe konsideroi provokim dronin dhe flamurin shqiptar. «Nëse dikush nga Serbia do të valonte një flamur të Serbisë së Madhe në Tiranë ose në Prishtinë, do të bëhej menjëherë pjesë e agjendës së Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara», pati deklaruar ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq për të përditshmen serbe, «Blic».

UEFA, qeveria evropiane e futbollit, në fillim vendosi se ishte Shqipëria që kishte braktisur ndeshjen, por Gjykata  Arbitrazhit Sportiv, përmbysi gjendjen me vendimin e korrikut, duke i dhënë Shqipërisë tri pikë në tryezë, e duke ia hequr tri pikë Serbisë për dështim të kontrollimit të turmës.

Sanksionet ia pamundësuan Serbisë edhe ato pak shpresa për kualifikim për turnamentin e vitit të ardhshëm. Por të enjten, Shqipëria dhe Serbia do të takohen edhe njëherë në qytetin qendror të Shqipërisë, Elbasan. Edhe pothuajse një vit më vonë, incidenti i dronit – dhe Morina – vazhdojnë të jenë tema kryesore e ditës.

Rrënjët e kësaj pune ishin hedhur më 2010, ka thënë Morina. Ai kishte mbaruar orarin e punës në një kran në Milano, ku kishte gjashtë vjet që kishte jetuar me gruan italiane dhe dy fëmijët e tyre. Kur erdhi në shtëpi nga puna dhe lëshoi televizorin, ai pa Italinë duke luajtur kundër Serbisë në një ndeshje kualifikuese për Evropianin e vitit 2012. ndeshja ishte ndërprerë pas vetëm shtatë minutash për shkak të dhunës së tifozëve, por në gjithë këtë hallakame, dy tifozë serbë me maska kishin kaluar rrethojën dhe kishin dalë në fushë duke djegur flamurin shqiptar.

«Nuk mund të besoja», thekson Morina. «Nëse do të shkoja të bëja një dush, nuk do ta kisha parë. Por ja që nuk bëra dush».

UEFA zakonisht i ndan ekipet që kanë probleme politike. Armenia dhe Azerbajxhani ndahen gjatë kualifikimeve për turne për shkak të çështjes së pazgjidhur për konfliktin për rajonin Nagorno-Karabakh. Ekipet ruse dhe ato ukrainase janë ndarë gjatë kualifikimeve për LIgën e Evropës dhe Ligën e Kampionëve për shkak të konfliktit në lindje të Ukrainës. Megjithatë, kur ishte tërhequr shorti në shkurtin e vitit të kaluar për kualifikimet e Evropianit, UEFA lejoi Shqipërinë dhe Serbinë të ishin në të njëjtin grup për shkak se, qysh ka thënë një zyrtar i UEFA-s, nuk ishin drejtpërdrejt në luftë.

(Një numër i madh shqiptarësh autoktonë jetojnë anembanë Ballkanit, kryesisht në Kosovë, ku Serbia kishte provuar të shtype një kryengritje më 1999. Kosova shpalli Pavarësinë më 2008, por Serbia ende nuk e ka njohur si shtet.)

Kur Morina pa shortin për kualifikime dhe mori vesh se ndeshja e parë do të luhej në Beograd, ai e dnau mendje se ky ishte rasti «i përsosur» për të. Pasi pa një fluturake në një dyqan në Milano, bleu disa dish derisa u mësua t’i komandonte mirë. Një e kishte shkatërruar gjatë procesit të ushtrimeve.

«U mësova shumë shpejt me të, sepse më është dukur si puna ime e drejtimit të kranit. Isha mësuar me dorëzat komanduese», ka thënë ai.

NJë udhëtim për ta njohur terrenin i kishte shkuar huq në Beograd, për shkak se kishte besuar – gabimisht – se loja do të luhej në stadiumin «Marakana», shtëpi e Yllit të Kuq të Beogradit. Kur e pa se gaboi, Morina përdori “Google Maps” për të lokalizuar gjashtë zona ku do të mund të kishte pamje të qartë. Në fund vendosi të përdorte kullën e kishës që ndodhej matanë rrugës së stadiumit të Partizanit.

«Ishte punë e lehtë», thekson ai. «Qetësi, me një park përreth. Nuk kishte njeri që do të më ndalte».

Pasi ia kishin rrëmbyer dronin në ajër, Morina u largua në këmbë, duke u munduar të mbërrinte te makina që e kishte parkuar rreth një kilometër larg. Kur kishte parë dy policë, ishte shtrirë në një makinë të parkuar dhe priti derisa kaluan. Shumë shpejt kishte dalë me makinë në autostradë dhe pas disa orësh kishte hyrë sigurt në Kosovë.

«Ende mendoja se kisha dështuar në këtë pikë», ka thënë ai. «Pastaj pranova një thirrje telefonike nga një mik në Itali. Ai më tha: Njeri, ‹Je bërë i famshëm›».

Misioni i Morinës, thekson ai, ishte që të dërgonte një mesazh. Banderola kishte shqiponjën dykrenore, një hartë të Shqipërisë së Madhe – një koncept nacionalist që gjithashtu përfshin terrori në Maqedoni, Greqi dhe Serbi 0 dhe datën shpalljes së pavarësisë së shqiptarëve prej osmanëve më 1912. Poshtë ishte fjala «Autochthonous», një fjalë angaleze që ka kuptimin banorë vendas.

«Jam patriot, jo nacionalist dhe desha t’u thosha serbëve se janë shqiptarët autoktonë në Ballkan», ka deklaruar ai javën e kaluar në një kafene në kryeqytetin shqiptar, Tiranë. «Nuk kam dashur t’iu them serbëve se nuk mund të jetoni këtu», ka shtuar ai. «Por duhet ta respektojnë flamurin tonë».

Në Shqipëri, droni e ka bërë hero kombëtar Ismail Morinën. Në një prej ditëve të fundit, nxënës, studentë, qytetarë, madje edhe policë fotografohen me të. Veprimet e tij ende diskutohen nëpër emisionet televizive shqiptare, megjithëse nuk është se të gjithë pajtohen me të. «Një analist ka thënë njëherë në televizor se isha dërguar nga ISIS-i, sepse flamuri ishte i zi, dhe se isha paguar prej shërbimit sekret serb!»

Ndeshja e së enjtes mund të jetë moment historik. Shqipëria tashmë ka siguruar vendin e tretë që dërgon në barazh, por mund të sigurojë një vend në Evropianin e ardhshëm nëse mposhtë Serbinë. Federata Shqiptare e Futbollit i ka bërë thirrje Morinës që të mos futet në stadium, meqë UEFA e konsideron ndeshje me shkallë të lartë rreziku. Aty do të marrin pjesë vetëm rreth 70 studentë serbë.

Por edhe pas ndeshjes, jeta nuk do të jetë e njëjtë për Morinën. Ai tani është kthyer në Shqipëri për të qëndruar përherë, duke u larguar nga Italia vetëm tri ditë pas incidentit, «sepse njerëzit e dinin se ku jetoja unë dhe familja ime».

Ai ka dëgjuar për shumë kërcënime në internet dhe ka dëgjuar rrëfime se do jepet shpërblim për kapjen e tij. «Nuk shqetësohem prej shtetit serb, por prej grupeve ekstremiste», ka thënë ai.

Ka treguar një armë që e ka blerë së fundi. Thotë se e mban vazhdimisht me vete, të mbushur përherë. Është «Zastava». Prodhuar në Serbi.

(«New York Times»)

17 komente në “New York Times: Njihuni me Ismail Morinen, njeriun e dronit ne Begrad”

  1. Bashkirs says:

    Ky eshte nje Basdart, nje zagar provokator I futur nga serbet . Shihni pak se cfar lloji arme mban me vete “Zaztava” ,prodhim Serb , hee nuk eshte pak e cuditeshme ???

    1. tfgs says:

      Ballisti eshte misherimi 100% i nje suniti apo shiiti shqipfoles,nisur qe nga surrati e der ne extremin islamik.
      Ftoj gjithe muslims te shikojne ne figuren e korrakut ballist,shembelltyren e tyre turkoshake………..

      1. ASUS says:

        PO TI JE NJE PENDERAS

        1. komuna says:

          Pike se pari: Akti i dronit ne bgrrd ishte nje gjetje gjigande.
          Se dyti: Nese e ka kryer Ballisti, atehere hajt i lumte dora!
          Se treti: grrkt & srrbt na rrufshin jarin!

  2. arben says:

    Shkrimi i mesiperm pa autor eshte thjesht nje provokimim i turpshem qe vjen para ndeshjes dhe qe asnje gje te mire nuk ka per ne.Por nuk po kuptoj gazeten Tema qe me kaq zell propagandon kete provokator ne sherbim te Beogradit.Mos valle dhe vete kjo gazete me punen qe ben po con uje ne mullirin e serbeve se ne ate te shqiptareve nuk po e shikoj te coje.Turp dhe lar qofte te mos jete e qellimshme.

    1. zhaku i pamposhtur says:

      ik mor robqir futu ne forumet e janulles,nuk te ngeli ty dhe atij siper teje te na tregoni se ca eshte e kush eshte morina..

      1. tfgs says:

        reee ouuuusstttt,vrromo tourk’alvane……….

  3. Jugu says:

    Vleresojeni ate njeri per ate cka eshte dhe mos I ngjisni epitete si spiun Serbi apo cfate tjeter.

    Nese ngritja e dronit eshte akt I denueshem, shteti Shqiptar ka patur me se nje vit ta denonte, por duket se dhe shtetit I pelqeu akti.

    Qe ai nuk eshte shume is sofistikuar si njeri nuk do mend, por qe jeta e tij rrezikohet realisht kjo nuk do mend po ashtu.

    Posedimin e pistoletes ai e paska bere te ditur edhe te New York Times, dhe me sa duket policia shqiptare e arrestoj pas ketij artikulli.

    Me shume se nje njeri kriminel ai eshte e pa ditur/arsimuar dhe nuk mund ta menaxhoj veten sic duhet dhe sidomos pas asaj qe ndodhi ne Beograd, ku disa a bejne hero dhe disa spiun.

    Me arrestimin e tij shteti shqiptar dhe ministry rendit po mundohet te fitoj pike me te huajt dhe te qetesoj ne nje fare menyre mediat flake hedhese serbe.

    Kjo tregon edhe perulesin e shtetit tone karshi atij serbe.

  4. Katoliku says:

    Ky Maloku Morrina duhet vra me buke ne goje, nje ore e me pare. Mercenar i Serbise, kriminel, terrorist, surrat mut.

  5. Vlonjati4 says:

    Bravo te qofte z.Ballist.Edhe emrin e ke shume te mire.Zoti te ndihmofte dhe gjithehere qofsh i lumtur ti dhe familja jote.Kete c’ka ke bere ti nuk mund ta bejne keta pederat qe komentojne si psikopat dhe spiuj serb.Tani ke gabuar qe ke ardhe ne vendin me te pasigurte europian.Keta sigurimsa per qejfe te serbit ua lepine edhe bythet,andaj ke gabu qe ke pase edhe arme me veti.Keta qyqare te sigurimit jane mafioz dhe te lidhur ngushte me udben e Milosheviqit.Zoti te ndihmofte dhe Shqiperia fitofte me 2:0.

    1. Klimax says:

      Ti vlonjat??!! Te tradheton jo vetem gjuha e shkruajtur more koqevar ngga Kacaniku, por edhe llogika se si shkruan!

      1. Arber says:

        Me mire vlonjat nga Kaçaniku se sa grekqir minorikar qe flet shqip dhe vjell vrer. Yyyytttt aziatike muti..

  6. eno says:

    Si gjithmone perfaqesohemi me modelin me te dobet qe kemi. Niveli me i ulet i nje shqiptari per te cilin shkruan NYT. Edhe kete here gafen e beme vete, duke glorifikuar nje hero bosh dhe te panevojshem ne asnje rast. Mediokriteti edhe nje here triumfoi ne vendin tone. Gjynah.

  7. arber says:

    sido qe te jete puna ,akti i ketij njeriu ,i ka qit serbet ne syte e botes se civilizuar “ridicoli” duke ua ulur hunden ne mut me gjithe arsenalin e tyre ushtarak e njerezor,politik e dipllomatik, nje veprim qe pati efektin e nje bombe atomike vetem me nje dron ,dhe eshte kjo gje qe zagareve serb nuk ju vete poshte.ate qe se ben politika ..e ben edhe vetem nje njeri i thjeshte

  8. enter''" says:

    NY times ka rene shume shume shume poshte.

  9. me le per te deshiruar says:

    ky per mua ka mare per siper na ana e serbeve apo shqiptareve qe ta pranoj hedhien e dronit se me dronin ky ska lidhje

  10. Sali Antiplumi says:

    vetem spurdhjaket shajne trimat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje