FOTO LAJM/ Ambasada e SHBA feston 24 vjetorin e rihapjes në Tiranë

1 Tetor 2015, 16:27Dossier TEMA
FOTO LAJM/ Ambasada e SHBA feston 24 vjetorin e rihapjes në Tiranë

Ambasada e SHBA feston sot 24 vjetorin e rihapjes  në Tiranë.

Ne nje postim ne Facebook, Ambasada publikon tre foto te nderteses se pare te Ambssades e ndërtuar në vitin 1929.

Ambasada Amerikane në Tiranë mendohet se është një nga të parat legata të ndërtuara sipas ligjit Porter të vitit 1926, i cili i dha Departamentit të Shtetit të drejtën për të ndërtuar ambasada dhe godina konsullate për qeverinë e Shteteve të Bashkuara në vende të huaja.

Në fillimet e saj, ambasadori e përdorte ambasadën edhe si rezidencë, duke punuar kështu në një ambient familjar.

Arkitektët Wyeth dhe Sullivan ishin arkitektë që gëzonin respekt në Washington D.C., ku morën famë për vilat e bulevardit Connecticut, të cilat i kishin ndërtuar për klientët e tyre të pasur.

Nathan Wyeth (1870-1963) ka projektuar edhe Zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë në 1909.

Frymëzimi për ndërtesën erdhi nga shtëpitë e shekullit të 18-të në plantacionet e Virxhinias, si për shembull Mount Vernon. Pas Luftës së Dytë Botërore, Shqipëria u mbyll dhe gjatë Luftës së Ftohtë, shtëpia dhe oborri përreth iu dhanë me qira Ambasadorit Italian.

Marrëdhëniet diplomatike midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë u rivendosën në 15 mars, 1991, pas një ndërprerjeje prej 52 vjetësh.

6 komente në “FOTO LAJM/ Ambasada e SHBA feston 24 vjetorin e rihapjes në Tiranë”

  1. ai says:

    Ambasada ka te drejte te festoje

    kurse shqiptaret e perkujtojne sot vetem si eveniment dhe nuk gezohen deri tani po nuk u fut berisha ne burg qe e pruri hilli me billin ne 1992 nga dyert e kesaj ambasde (kujtojme rajersonin ne fushate elektorale…qe as ne koloni nuk behen keto gafa).

    kur te jete berisha ne pranga dhe ndonje diplomat amerikan te kerkoje falje per saliserbin..atehere dhe une do festoj..me gjithe shpirt..por jo sot me kete monster qe po terrorizon shqiptaret per cerek shekulli…give me a break…

  2. enter''" says:

    ambasada hipokrite, qe beri lemsh nje vend te tere

  3. lugano says:

    o shoku “ai” pse vetem sali serbi po ed rampalla dhe like 7% ku i le vetem pa keta behet shiqiperia

  4. ai says:

    komentuesi Lugati I Luganos

    Edi Rama per mua eshte frikacak dhe tradhetar I 21 janarit

    Ilir Meta eshte hipokrit dhe hajdut….por ndryshimi me berishen eshte se ky I fundit I ka duart me gjak shqiptaresh dhe ka firmosur TRADHETI KOMBETARE…

    .dhe I ZOTI FESTES (dhe I shqipatreve realisht) zoti Donald Lu..edhe pse berisha ka vrare si naziskin shqiptaret dhe shkaterruar shtetin..nuk e fut te lista e krimineleve…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje