DOSSIER/ Letra e Konicës për Princ Vidin: Kujdes nga hajdutët dhe analfabetët

26 Shtator 2015, 15:47Dossier TEMA

Periudha e qeverisjes së Wied-it në Shqipëri (7 mars – 3 shtator 1914)u mbizotërua nga kontradikta të mëdha të brendshme dhe të jashtme.

Konfliktet e brendshme buronin nga heterogjeniteti fetar i popullsisë shqiptare, politikat personale të figurave politike dhe po ashtu edhe nga tentativa e instalimit në Shqipëri të një pushteti ksenokrat. Rivalitetet dhe interesat e ndryshme të Fuqive të Mëdha gjatë Konferencës së Ambasadorëve, para së gjithash të Austro-Hungarisë dhe Italisë, e kishin kthyer Shqipërinë në një «kukull loje».

Këtë gjë e dëshmon edhe përzgjedhja e një figure të panjohur gjermane në krye të shtetit të ri shqiptar, siç ishte Wilhelm zu Wied.

Kushtet dhe situata në të cilën Fuqitë e Mëdha vendosën të krijojnë Shqipërinë ishin shumë më të pafavorshme sesa në vendet e tjera të Ballkanit. Zhvillimi i vonuar social-ekonomik i vendit, niveli i lartë i analfabetizmit, heterogjeniteti fetar, një elitë shqiptare e brumosur me mentalitet turk, mungesa e infrastrukturës dhe prapambetja e shoqërisë shqiptare si edhe konfliktet e armatosura me vendet fqinjë e vështirësonin ngritjen e shtetit shqiptar.

Kandidaturat e paraqitura nga Austria dhe Italia për fronin shqiptar ishin të shumta. Edhe patriotët shqiptarë ishin fillimisht të ndarë mes tyre se cili duhej të ishte mbreti i tyre i ardhshëm.

Një nga mbështetësit e Wied-it ishte edhe Faik Konica. Sipas tij, Wied–i krijonte një përshtypje korrekte, por ajo që për atë dhe shumë të tjerë nuk kuptohej ishte ngadalësia që ai vepronte gjatë përgatitjes për të ardhur në Shqipëri. Ndër të tjera Konica shprehej në një intervistë të dhënë në gazetën “Freie Prese” më 27 janar 1914 se: “[…] Popullit shqiptar i pëlqen Princ Wied-i, si pasojë e cilësive të tij si ushtarak. Le të shpresojmë që, këto cilësi, nuk do të mposhten nga pasiguria dhe hezitimet e një diplomati”.

Konica shkoi në Potsdam [Berlin] në fundvitin 1913 për t’u takuar me Wied-in dhe për ta këshilluar personalisht atë për detyrën e vështirë që ai kishte marrë përsipër. Çfarë e këshillonte ai Wied-in dhe si e vlerësonte Konica Shqipërinë e viteve 1913, del qartë në Kujtesën që ai i dërgoi Wied-it më 9 dhjetor 1913 nga Potsdami, të cilën po e botojmë të plotë:

Kujtesë për Lartësinë e tij, Princin Wilhelm zu Wied, nga Faik Konica, në Potsdam [Berlin] më 9 dhjetor 1913

Lartësia juaj, Princi Wilhelm zu Wied, që prej momentit që u përzgjodhët sovran i Shqipërisë nga gjashtë Fuqitë e Mëdha, të gjithë patriotët shqiptarë janë gati për t’ju shërbyer me besnikëri e për t’ju ndihmuar në realizimin e detyrës së lavdishme të konsolidimit dhe zhvillimit të kombit shqiptar. Së pari, është shumë e nevojshme që, familja mbretërore, të bëhet e njohur në popull dhe sovranit t’i jepet një autoritet moral që nxit respektin dhe bindjen [përuljen] e popullit ndaj tij. Populli shqiptar, si një nga popujt më monarkikë të Ballkanit, ka tashmë besim të plotë te sovrani i tij i ardhshëm dhe e pret ardhjen e tij si Udhëheqës i domosdoshëm e shpëtimtar, i cili do të dijë ta drejtojë atë [popullin] në rrugën e duhur.

Por, suksesi i kësaj dinastie të re do të varet nga realizimi i idealeve që populli ka krijuar për këtë Princ, gjë që mund të përmblidhet me disa fjalë.

Nëse gjatë regjimit turk triumfuan më të shkathtët e më të shpejtët, me regjimin e ri, populli shpreson se do të jetë koha e njerëzve të ndershëm dhe të drejtë. Princi do të bënte mirë të vendoste sinqeritetin në themel të qeverisjes së tij. Pa diskutim, duhet të lihen mënjanë e të largohen gjithë intrigantët që nuk janë të aftë t’i futen punës. Këta njerëz, në vend që të përpiqen për zgjidhjen e problemeve të mëdha të kombit, preferojnë të fshihen në prapaskenat e oborrit mbretëror dhe në momentet e vështira, janë të parët që dezertojnë dhe rendin drejt padronëve të rinj. Favorizimi duhet të zhduket një herë e mirë nga Shqipëria.

Të njohësh njerëzit, ashtu si janë realisht dhe jo si mundohen ta shfaqin veten te miqtë apo armiqtë e tyre, përmbush gjysmën e asaj që anglezët e quajnë “King craft”, ose arti i të mbretëruarit. Dhe gjysma tjetër e këtij arti përkon në zgjedhjen e burrave të zotë e të drejtë dhe që bota i njeh si të tillë.

Analfabetët, hajdutët, vrasësit dhe tradhtarët duhen mënjanuar nga shërbimi publik. Kjo vërejtje duket e padobishme, por për fat të keq është e nevojshme. Në mesin e funksionarëve dhe xhandarëve të qeverisë provizore që vuan sot Shqipëria, pjesa e tyre më e madhe nuk di të shkruajë dhe të lexojë. Pothuajse të gjithë janë hajdutë ose vrasës të njohur dhe madje, disa prej tyre, janë kundërshtarë të ashpër të mëmëdheut shqiptar. Mbajtja e tyre në pushtet, ndërkohë që në Shqipëri ka elementë të arsimuar, të ndershëm dhe patriotë të gatshëm për t’i shërbyer atdheut, do të çonte drejt një katastrofe të madhe. Një studim i detajuar mbi lëvizjen tonë kombëtare gjatë këtyre 18 viteve të fundit, duke përfshirë në të qoftë personat që kanë luajtur një rol të rëndësishëm për atdheun, qoftë spiunët e administratës turke, është më se i nevojshëm për të krijuar një ide të saktë mbi karakteret e shqiptarëve.

Është e rëndësishme të mos harrojmë 2 fakte:

– së pari, vetëm në sajë të nacionalistëve, të cilët arritën të zgjojnë ndërgjegjen kombëtare shqiptare dhe të krijojnë një lëvizje pavarësie duke e paguar këtë me mijëra sakrifica, u bë e mundur që Austria të mbrojë përpara Evropës tezën e ekzistencës së një kombi shqiptar;

– së dyti, zgjedhja e princ Wied-it u bë e mundur nëpërmjet veprimtarisë aktive të përditshme të nacionalistëve, në gazeta, takime si dhe në kongresin e njohur të Triestes të marsit 1913, të cilët mbrojtën dhe forcuan parimin se, princi i zgjedhur, duhej të ishte evropian dhe i krishterë. Pra, populli pret që të jenë nacionalistët ata që gëzojnë vlerësimin dhe besimin e sovranit dhe jo turqit e vjetër apo të rinj.

Tre pika kryesore vihen re në programin e nacionalistëve:

1.Gjuha shqipe si e vetmja gjuhë zyrtare në administratën e vendit.

2.Qeverisja e vendit nga parlamenti.

3.Garantimi i lirisë absolute të shtypit.

Çështja e parë nuk ka nevojë të mbrohet, kuptohet vetvetiu.

Ndërsa për çështjen e dytë, mund t’i trembemi faktit se, Austria dhe Italia, edhe pse nisur nga qëllime të mira, mund të japin këshilla të gabuara, të bazuara në frikën e rremë se në Shqipëri nuk ekziston një opinion publik; dhe për rrjedhojë mund të krijohet një qeverisje despotike. Sigurisht, këto do të ishin këshilla të mjerueshme, por njëkohësisht dhe shumë të rrezikshme. Absolutisht që Shqipëria ka nevojë për drejtësi dhe vendosmëri në qeverisje dhe jo për despotizëm. Është e vërtetë që, gjatë viteve të para të qeverisjes, një senat, ose asamble këshillimore, i emëruar nga Princi, por i përzgjedhur me kujdes, mund të zëvendësojë dhe të krijojë kushtet për ngritjen e një regjimi parlamentar. Me të gjitha defektet e njohura që mbart, kjo është e vetmja mënyrë për të kanalizuar pakënaqësitë dhe për të ofruar një garanci serioze për dinastinë.

Në lidhje me çështjen e tretë, atë të lirisë së shtypit, është për t’u patur parasysh që, çdo përpjekje për ta kufizuar këtë liri do të çonte në krijimin dhe publikimin e gazetave opozitare në kryeqytetet e disa shteteve të vogla fqinje. Kjo opozitë e organizuar tek armiqtë e Shqipërisë, do të ishte shumë herë më e rrezikshme, në krahasim me atë që do të krijohej brenda vendit, pasi kjo e fundit do të ishte më e lehtë për t’u mbajtur brenda kufijve normalë. Kuptohet që ajo [liria e shtypit] duhet të qeveriset nga një ligj serioz mbi shpifjet, siç ndodh edhe në Angli.

Nëse sovrani i merr në konsideratë këto pikëpamje, atëherë dinastia do të jetë e sigurtë dhe me një popullaritet të qëndrueshëm dhe jetëgjatë. Por, për momentin, ka disa probleme të ngutshme. Është shumë e rëndësishme që Princi të mos zbarkojë në Shqipëri pa qenë i ftuar më parë nga vendi dhe të mos vijë vetëm si një zgjedhje e Fuqive të Mëdha, pasi autoriteti i tij moral mund të vuante pasoja.

Ftesa e popullit shqiptar është e sigurtë, por në kushtet aktuale ajo mund të marrë një formë tjetër, në trajtën e një delegacioni të përzierë, me përfaqësues të gjashtë rajoneve administrative autonome, të cilat janë edhe ndarjet e përkohshme [qeveritë lokale] në Shqipëri.

Thirrja e një asambleje kombëtare për të miratuar përzgjedhjen e Fuqive të Mëdha, do të ishte e rrezikshme për shkak të karakterit anti-katolik që fatkeqësisht, shtypi dhe agjentët italianë, misionarët protestante shqiptarë dhe vetë Esat Pasha, i kanë veshur kandidaturës së Princ Wied-it. Pas pritjes që do i bëhet delegacionit gjithëpërfshirës, Princi duhet të udhëtojë për një periudhë të shkurtër në Krujë, kryeqytetin historik të Shqipërisë, për t’u prezantuar si princi mbretërues, ose më saktë mbreti i vendit, pasi populli shqiptar parapëlqen këtë titull që e mbart prej një kohe të gjatë edhe mbreti i Malit të Zi.

Për sa i përket karakterit prestigjioz, zbarkimi i princit duhet të shoqërohet me shumë shkëlqim dhe pompozitet. Eshtë shumë e domosdoshme gjithashtu, që anijet austriake dhe italiane të shoqërohen të paktën nga një luftanije angleze.

Pas një vizite 2-3 ditore në Krujë, Princi mund të zgjedhë lirshëm kryeqytetin e përkohshëm të Shqipërisë. Për këtë, Durrësi është një qytet që i rekomandohet në mënyrë të veçantë Lartësisë Tuaj për shkak të pozicionit gjeografik qendror të tij.

Për çdo rast, nëse Princi nuk dëshiron të bëhet lojë në duart e disa intrigantëve dhe kryehajdutëve, të cilët kanë mbushur me njerëzit e tyre radhët e policisë dhe xhandarmërisë, i duhet kërkuar Fuqive të Mëdha që të vendosin në kryeqytetin e përkohshëm shqiptar një garnizon të trupave ndërkombëtare të Shkodrës. Mendoj që një batalion është i mjaftueshëm.

Pasi të gjitha këto të jenë vënë në vijë, Princi duhet të emërojë personalisht dhe individualisht disa ministra, për secilin departament. Për disa arsye, të cilat pata nderin t’i paraqes gojarisht dhe mendoj se janë të tepërta për t’i përsëritur këtu, për momentin është e pamundur të ngarkosh një njeri të vetëm për formimin e një kabinet homogjen. Emërimi i një kryeministri do të sillte shumë vështirësi. Për momentin do të ishte e preferueshme të zgjidhen ministra pa lidhje direkte me njëri-tjetrin, të kryesuar nga shefi i shtetit, siç është rasti i SHBA-së.

Në rast se kjo ide nuk ju duket praktike, atëherë mund të përzgjidhet si kryeministër pa portofol një njeri i njohur si i paanshëm, siç është pronari i madh, Omer Pashë Vrioni. Për të thuhet se është i ndershëm, por paaftësia e tij është e njohur dhe këshillat e tij në përzgjedhjen e ministrave do të ishin pa vlerë.

Nuk do t’ju kujtoj argumentet e mia në favor të përzgjedhjes së një kryeqyteti tërësisht të ri. Kjo çështje do të diskutohet në thellësi kur të vijë momenti i duhur dhe do të jetë objekt i një kujtese speciale që do të kem nderin t’i parashtroj Lartësisë Tuaj.

 Berlin, 9 dhjetor 1913

Nënshkruar nga Faik Konica

Kush ishte Wilhelm zu Wied?

Wilhelm zu Wied lindi më 26 Mars 1876 në Neu Wied. Më 3 Qershor 1897, në moshën 21 vjeçare, ai nisi karrierën ushtarake si nëntoger në regjimentin e 3-të të kalorësisë së Gardës Prusiane, në Potsdam. Ky regjiment ishte i njohur për numrin e tij të madh të oficerëve me origjinë nga familjet e larta aristokrate gjermane. Madje edhe vetë Perandori Wilhelm II kishte shërbyer në të.

Wied-i u përshtat shumë shpejt në jetën ushtarake. Ai gëzonte respektin e shokëve dhe vartësve të tij. Po ashtu edhe në jetën civile, ai shfaqej i matur, i kujdesshëm dhe shquhej për drejtësinë e tij.

Më 30 nëntor 1906 ai u martua me Princeshën Sophie von Schönburg-Waldenburg (Sofi fon Shënburg-Valdenburg). Martesa dhe detyrat e tij në regjiment, nuk e penguan atë të përgatitej dhe të kalonte me sukses provimin e pranimit në Akademinë e Luftës. Më 19 Dhjetor 1907, Wied-i mori gradën e togerit dhe më 20 Mars 1911 gradën e kapitenit. Në Potsdam lindën edhe dy trashëgimtarët e familjes Marie Eleonore (Mari Eleonore) dhe Carol Viktor (Karl Viktor).

Pas përfundimit me sukses së Akademisë së Luftës në Berlin, e cila zgjati tre vjet, Wied-i u kthye përsëri në regjimentin e tij. Pak kohë më vonë, pasi u gradua kapiten, ai u emërua në Shtabin e Përgjithshëm në Berlin.

Pas disa vitesh shërbimi në Shtabin e Përgjithshëm, ai u kthye përsëri në Potsdam si «Rittmeister» (kapiten i kavalerisë) dhe u emërua komandanti i një skuadroni në po të njëjtin regjiment që kishte qenë dikur. Propozimi për të marrë kurorën e Shqipërisë e gjeti Wied-in në këtë detyrë.

Gjatë ceremonisë së largimit nga regjimenti, Wied-it ju dha grada «Major à la suite». Kjo do të thoshte që Wied-it i lejohej të vishte uniformën ushtarake, por që nuk ishte më pjesë organike e repartit të tij. Më tepër ky ishte një titull nderi që jepej për aristokracinë gjermane, të cilët, në raste të caktuara, pas largimit nga shërbimi aktiv, u lejohej të vishnin uniformën e tyre./Nga Marenglen Kasmi/DITA

14 komente në “DOSSIER/ Letra e Konicës për Princ Vidin: Kujdes nga hajdutët dhe analfabetët”

  1. tfgs says:

    kujdes nga sunitet dhe shiitet……..

    1. Dervish Malluta says:

      Po pra tourkopordhodox, sepse ata ta fusin malluten “überdimensionale”, se pari n´böthe e masandej ne goje, ok? Hahahahahahahahahahahaha,kuuuuuukuuuuuuuuu,kopa t´u keshe, tash ta futa, me vjene keq qe me merthej gazi por s´mund u durova!

    2. deny ignorance says:

      Republika e Mirdites- perpjekje serbe per kantonizimin e Shqiprise

      18 Gusht 2009, 00:15
      Çdo krahine ne perpjestim me popullsine nxorri nje numer deputetesh. Ne planin e jashtem shqipria kishte evituar disi rreziqet dhe tashme karakterizohej nga nje ballafaqim i brendshem i klases politike. Ne lidhje me rrugen qe ajo duhet te ndiqte, reformat dhe qendrimin kembengules te deputeteve Kosovar ndaj popullsise shqiptare qe gjindej nen sundimin sllav. Pikerisht dy muaj mbas zgjedhjeve ngriti krye kapidani i Mirdites Marka Gjoni, i cili pasi nuk kishte mare ndonje post ne qeverine e re apo ndonje titull honorifik, i shtyre dhe nga jugosllavia per te destabilizuar shtetin shqiptare apo per te prishur imazhin e tije ne arenen nderkombetare,shpalli Republiken e Mirdites me 17 korrik 1921. Nderkoh qe kjo levizje kishte vene ne alarm shtetin shqiptare ne kufijt jugor “vorio-epirotet” si reksion ndaj bandave serbe ne veri,shkaktonin trazira dhe vrasje ndaj popullsis shqiptare. Pasi Konferenca e Ambasadoreve me 9 nentor 1921 njohu qeverine shqiptare dhe shqiperine si shtet i pavarur dhe sovran,jugosllavia u keshillua te largonte forcat e saja nga kufiri shqiptare,kjo nga ana e saje e mohonte nje gje te tille duke pretenduar se ne shqiperi ska vetem nje qeveri,por perveç asaj te Tiranes eshte dhe qeveria e Mirdites,dhe me ane te perfaqesuesit te saje Javonoviç kerkonte qe Lidhja e Kombeve te dergonte nje komisjon per ta vertetuar kete.Mbasi qeveria shqiptare arriti te shtype Mirditoret,nga nje ekspedite me ne krye Ahmet Zogun, i cili arriti ti binde ata se Gjon Markagjoni i kish mashtruar duke i bere vegel te jugosllavise, Anglia nga ana tjeter ushtroi presionin e nevojshem ndaj jugosllavise per ti terhequr forcat nga kufiri verior i shqiprise.Edhe komisioni hetimor i Lidhjes se Kombeve arriti ne te njejtin perfundim se levizja e Markagjonit dhe Republika e Mirdites ishin nje krijese e politikes se jugosllaveve.

      Megjithate per ta ilustruar disi kete ngjarje,e cila tashme perben nje çeshtje te shtjelluar historikisht,po vendosim nje shkrim nga revista katolike “Hylli i drites” ku edhe ketu ndonese me tona te zbutura per shkak te perkatesis fetare dhe kohes ne te cilen eshte botuar,del qarte fakti se “dora e huaj” ka qene vendimtare ne te ashtu quajturen “Republik te Mirdites”.]

      “Hylli i Drites”-korrik 1921 viti II,nr.III,f.137-(shikoni ky shkrim eshte i muajt korrik,me 17 korrik 1921 u shpall “Republika e Mirdites”)

      Lajme-Rrokull Shqipnise

      Mirdite, kapidan Markagjoni, tuj qite per shkak se populli i Mirdites ishte tuj hjeke teper keq prej vjet,e mandej tuj pa edhe se prej kujdesit te Qeveris ishte lamun krejt pas dore jo veç populli i Mirdites po te gjitha malet e Gegnise,pushtuell disa shoke e bashke me Zef Ndocin e Spaçit e Tuc Doden e Fandit,shkoi ne Prizrend. Sa kthej prej asi vendi çoi e grishi me emen gadi te gjith krenet e dymbedhjete Bajrakve,ashtu edhe gjith ata qe per influence te veten mujshin me i vlejtun. Gjithsej nja 120 vete.Gati te gjithe i pergjigjen ketij te grishun pas Bajrahut te Veles e te Ranxes,e pase Bardhok Prenget bajraktarit te Thellkes i cili duket se nuk qe thirre aspak ne ate kuvend.Si u mblodhen krenet e ketyne bajrakvet,çili Markagjoni kuvendin tuj u ankue se si qeveria i kishte lene krejt mas dore,si shpin e tij ashtu edhe dymbedhjet bajraket te permendura e se me i dhane fund çdo ngaterreses tha se kishte gjete nje mike te forte qe skishte per ta leshue kurre,e se ky mik ishte Franca.Deftoi se populli i dymbedhjete bajrakeve do te qeverise mes kanunit si e kishin pase tash sa vjet nen kryesi te deres se Markagjonit,tha se do formohej nje komisjon i perbere prej dymbedhjete vetesh qi ka me ndeje gjith her n’Orosh e se do te shkruete zaptitet ne secilin bajrak e se kishte per ti pague ai vete.Qeveria e Tiranes sdo kishte shka me ba ne Mirdite as kta ne qeveri te Tiranes,e i lete rrugen çile gjithkuj qe dote me kalue neper Mirdite.Malsoret e Bregut te Mates,tha Markagjoni skan me mujte me u ule prej bjeshke pa pase lejen e tije.Prej ktyne fjaleve disa te mençem e kuptuen se programi i sundimit te tij perfshinte ma teper dymbedhjete bajraket do te kapej qysh prej Lume deri ne uej te Drinit e m’uej te Mates e deri ne breg te detit,porositi qetsin dhe ndalunin e punes se keqe jo vetem brenda kufinit te Mirdites por dhe nder vise te permenduna,masi u njomi doren me 10 deri ne 30 napolona i la disa me shkue,tuj nale disa me te cilet do fliste ma çiltas,ktyne thone se,masi i vuni perpara me be,u deftoi çiltas se si ishte lidhe me Serbi.Mas nje jave çoi letrat pergjith ane tuj i porosit me shkrue zaptiet,tuj caktue seicilit bajrak edhe numrin e tyne.Do ishin gjithsej 1000 vete me ka tre napolona ne muej.Vetem masi mrrini puna deri ketu i doli gjumi qeveris sa do qe ka qene e informueme edhe ma pare,e dau patjeter me çue nje ekspedite ushtarake ne ato zona per me nalue vazhdimin e programit te Markagjonit (…)

      Mirdita qe ne kohen e Pwrandorise osmane ka qene nje zone e cila ka pasur nje rendesi te veçante per Rusine dhe Austro-H, keto shtete kan investuar shuma te medha qysh prej disa qindra vjetesh duke i manipuluar shpesh here per interesat e tyre politike ne kete rajon te ballkanit.Rasti i mesiperm nuk eshte i veçante,perdorimi i fese si mjet perçarjeje ka çuar shpesh here qe ne popullsine katolike te dalin dhe teza per krijimin e nje kantoni te veçante.

  2. Dhe Princi GJerman ,
    i kthen pergjigjen pordhices ne amerike ;
    Flm, per kshillet tuaj te sinqert.
    Padyshim ju jeni pjes e ksaj rrace shqiptaresh dhe
    jeni mjaft i sinqert ne pershkrimin e asaj se cfar muti jeni .
    Sa te kushton kshilla ,ju lutem me sillni kuponin ,
    sepse pashit turk ne shqiperi ,sdo ti pelqente te paguaja ne te zeze .
    Mos o lodh ktej e tutje t’me shkruani letra ,por punoni aty per te siguruar jeten tuaj ,jo me te Tilla metoda bythlepirje ,sepse jepni shembull negativ nder bashkatdhetaret tuaj aty .
    Me rrespekt .Pronc VIDI . Allbani. 3o-Gusht . ala pa u pjekur rrusht.

  3. edi las vegas says:

    te njejtat mendime dhe verejtje duhet te sihin ne 90 per sali shpellen edhe ne ate qeverri dhe parti keto hyne

    1. deny ignorance says:

      FATET E SHQIPERISE NE DUART E KAPTERR VIDIT

      Pas Korrikut te 1913, kur Fuqite e Medha ne Konferencen e Amabasadoreve ne
      Londer, vendosen qe te krijonin ‘Shqiperine Londineze’, ceshtja kryesore qe ngeli pa
      u sqaruar ne tryezen e zoterinjeve koloniale evropjane ne lidhje me ceshtjen shqiptare
      ishte se kush do ta administronte kete vend. Shqiperia ishte vend me popullsi
      muslimane, me tradita dhe lidhje te forta Islame, por qe u rrethonte nga padronet e saj
      agresive kristjane. Pasiqe osmanet nuk kishin me fuqi qe te nderhynin ne ceshtjet
      shqiptare pas mundjes se tyre ne luften e pare Ballkanike, pazari mbi fatet e
      Shqiperise iu la ne dore dy fuqive katolike perendimore qe edhe mundesuan krijimin e
      Shqiperise Londineze qe te ekzistonte si ‘buffer’ shtet mes perendimit katolik dhe

      TP
      13[13]PT Historia e Popullit Shqiptar per Shkollat e Mesme, Tirane, 1996, fq 144
      TP
      14[14]PT G. Shpuza, Kuvendime per Historine Kombetare, Tirane, 2000, fq. 157
      panortodoksise Ballkanike: Italise dhe Austro-Hungarise. Shqiptaret qe ne kete pazar
      evropjan, qe nga Nentori i 1912 ishin ne meshire te fuqive evropjane, qe ne fillim i
      treguan atyre se ata parashihnin qe Shqiperia si shtet me shumice muslimane qe ishte –
      te udhehiqej nga ndonje princ musliman.
      Perpjekja per te siguruar administrimin e fatit te popullit shqiptar nga shqiptaret
      (musliman qe perbenin shumicen) u pa edhe ne bashkepunimin qe Ismail Qemali dhe
      kampi Esadist i Durresit i ofruan Bekir Gebrenese, per te sjelle ne Shqiperi Izet
      Pashen si princ te vendit. Nga propagandistet me te zjarrte shqiptare qe deshen te
      shihnin ne Shqiperi ardhjen e nje princi musliman me origjine shqiptare, ishin njerez
      si Dervish Bej Bicaku, Kadri Bej Peqini, Faik Konica etj.TPF
      15F
      [15]PT Kerkesa qe Shqiperia
      te udhehiqej nga nje princ musliman ishte nje kerkese jetike e popullit shqiptar, i cili e
      kishte pare tashme sesi ishte fati i kompatrioteve te tyre qe kishin rene nen sundimin e
      mbreterive kristjane te Ballkanit. Por Austro – Hungaria dhe Italia, qe tashme kishin
      marre ne duart e tyre freret e Shqiperise nuk i perfillen kerkesat e shqiptareve. Ne te
      kundert, fuqite ne fjale parapane keta princa te mundshem qe mund te instaloheshin
      ne Shqiperi per te trasheguar vendin: princ Gjika i Rumanise, duka Ferdinand i
      Montespierit, princi Karl von Urach, princi Maurice von Schaumburg-Lippe, konti i
      Torinos, princi Artur i Connaugh-itTPF
      16F
      [16]PT etj.
      Në dhjetor te 1913, pas shumë pazaresh me njeri tjetrin, Italia dhe Austro – Hungaria
      ranë dakord me ne fund për një princ qe do te ‘privatizonte’ Shqiperine. Ky ishte
      Vilhelm fon Vidi (Wilhelm von Wied) (1876-1945), qe vinte nga një shtëpi e vjetër e
      Renanisë, të shpronësuar nga Napoleoni. Vilhelm Vidi nje ish-kapterr ne ushtrinë
      prusiane ishte nip i mbretëreshës së Rumanisë. Duke qene se mjerani ne fjale vinte
      nga nje e kaluar si kapterr, Kajseri i Gjermanise nuk e pelqeu aspak pazarin qe bente
      nje ish-kapterrin e tij mbret te shqiptarëveTPF
      17F
      [17]PT. Ne fakt edhe vete Vidi nuk kishte
      dashur qe ta pranonte kete pune, por pasiqe te mjerin e kishte bindur tezja dhe
      xhaxhai, ai e kishte pranuar postin qe iu afrua. Por sic duket qenia e Princ Vidit
      protestant, me karriere kapterri, etj do tua kete lehtesuar me shume punen fuqive te
      medha ne heqjen dhe terheqjen e Vidit ne rastet qe ato mund ta shihnin te nevojshme.
      Keshtu qe finalisht më 7 mars 1914, ne një luftanije austro-hungareze te shoqëruar
      nga njësi të flotës Italiane, angleze e franceze Princi tragjiko-komik i shqiptareve,
      Vilhelm Vidi do te zbarkonte ne Durres per te qëndruar si princi i pare historik
      kristjan i Shqiperise ne historine e saj moderne. Vidi qendroi ne Shqiperi per rreth
      gjashtë muaj.
      Qe perpara se Vidi te vinte ne Shqiperi, shqiptaret lajmin e ‘privatizimit’ te atdheut te
      tyre nga nje kapterr i tille e priten me urrejtje, tallje dhe jo-seriozitet. Per kete ata edhe
      i kerkuan ‘princit kaurr’ qe t’u bente ‘synet’ e musliman nese do te donte qe tu bente
      Princ i ShqiperiseTPF
      18F
      [18]PT. Ne kete arene pasigurie dhe tragjikomedie te te ardhmes se
      kombit shqiptar, Esat Pashe Toptani; daja i Ahmet Bej Zogollit, do te ishte perfituesi i
      vetem qe do te luante me kapterrin ne fjale per qellimet e tija karrieriste. Qe kur Vidi
      erdhi ne Shqiperi, Esati qe e kishte vizituar Vidin edhe me pare ne Evrope e coi te
      fundit ne xhamine e DurresitTPF
      19F
      [19]PT, per ti treguar shqiptareve se princi ne fjale ishte
      pro-Islamik. Politika me dyfytyre e Esat Pashes, ku ne njeren ane u tregonte si

      TP
      15[15]PT Ibid. 156
      TP
      16[16]PT B. Fischer, Mbreti Zog dhe perpjekja per stabilitet ne Shqiperi, Fq. 18
      TP
      17[17]PT G. Castellan, cit, Fq. 399
      TP
      18[18]PT A. Nikolla, Princi tragjikomik i Shqiptareve, Spekter (online), Qershor 2000
      TP
      19[19]PT Ibid
      5
      http://www.dielli.net
      mbrojtes i interesave shqiptare, e ne anen tjeter iu serviloste Vidit, e cuan te fundit qe
      te caktoje Esat Pashen si minister te brendshem dhe te luftes se qeverise Vidiste.
      Qeveria qe Princ Vidi themeloi ne Shqiperi pas ardhjes se tij u kryesua nga Turhan
      Pashe Permeti, qe me pare pati sherbyer si ambasador i shtetit Osman ne Shen
      Petersburg. Ne kete qeveri, pervec pjesemarrjes se elementit shqiptar, nje vend te
      vecante pati edhe elementi i huaj te cilet e rrethonin Vidin si keshilletare te tij, agjente
      etj. Per keto arsye qeveria e Princ Vidit u bë shpejt fole intrigash ku grupet proItaliane
      u perleshnin me mafien pro-Austriake per influence. Me statusin organik qe
      KNK-ja i pergatiti Shqiperise nen Vidin, ku te fundit e shpalli si princ te Shqiperise
      me te drejte qe fronin e tij ta trashegonte, e la vendin qe te ishte pre e grabitjeve
      kolonialiste perendimore. Ky akt u sanksionua ne nenin 4 te statusit organik te
      Shqiperise, ku nepermjet tij parashihej qe vendi duhej te rrespektonte kapitulacionet
      qe shteti Osman i pati dhene fuqive Perendimore me pare.
      Nje nga aktet me kriminale qe rregjimi i Vidit kreu kunder Shqiperise kishte lidhje me
      problemin e kufijve te vendit. Duke pare fatet tragjike te Shqiperise ne duar te ketij
      kllouni, kryeministri grek Elefterios Venizellos nxiti haptas qe ne Gjirokaster te
      formohej “qeveria e Vorio Epirioteve”, te kryesuar nga Jorgji Zografos i cili shpalli
      jugun e Shqiperise si zone greke. Perballe ketij puci antishqiptar ne Jug te Shqiperise,
      princ Vidi dhe qeveria e tij kuislinge nuk bene asgje me shume pervecse te
      nenshkronin protokollin famekeq te Korfuzit (Maj 1914), sipas te cilit qeveria Vidiste
      iu njihte autonominë “qeverise Vorioepiriote” te Korces dhe Gjirokastres nen
      Zografon. Nen kete autonomi Greqia i morri Shqiperise nga Vidistet edhe Himaren te
      cilen e udhehiqte Spiro Spiromilo.
      Shitja dhe copetimi, qe ish-kapterri gjerman i beri tokave Shqiptare me ‘Protokollin e
      Korfuzit’, shkàktoi indinjatë te thelle ne qarqet patriotike shqiptare ane e mbane
      vendit. Protesta shperthyen kudo ne vend kunder kesaj tradhetie kombetare qe
      Vidistet i bene Shqiperise, dhe hileve qe KNK-ja i beri atdheut te tyre ne favor te
      Greqise. Gazeta “Populli” e Sali Nivices dhe Muco Qullit si dhe gazeta “Taraboshi” e
      Terenc Tocit nga Shkodra i dhane nje jehone te vecante ketyre ngjarjesh maskarado
      qe qeveria kuislinge po i bente Shqiperise. Edhe pse Turhan Pasha nen presionin
      mbare popullor u mundua qe te terhiqej nga “Protokolli i Korfuzit” qeveria Vidiste
      finalisht e rinjohu dhe riperteriu kete protokoll antishqiptar me 23 Qershor 1914.TPF
      20F
      [20]PT
      Ne valen e protestave kunder qeverise kuislinge Vidiste, në Maj te 1914, patriotet
      shqiptare te Shqipërisë së Mesme, të bindur plotesisht ne tradhetine qe “princi kaurr”
      po i sillte atdheut te tyre, të cënuar dhe ofenduar rende si musliman nga karakteri i
      krishterë i “oborrit” të ViditTPF
      21F
      [21]PT, rroken armet per ti treguar Vidisteve dhe padroneve
      te tyre, se Shqiperia ishte atdheu i shqiptareve.

      1. F.K says:

        Sa keq qe nuk ju lane nje princ mysliman,do ishin mbledhur te gjithe mjekrroshet si puna jote me nje bunker se aq toke do ju kishin lene ,per ate ,,rroken armet mos po flet per haxhi qamilin ?baben tat virtual ?

  4. A says:

    Tre persona mendjendritur shqiptare i kane bere analize te vertete rraces shqiptare, duke filluar nga individi, qe jane FAIK KONICA, FAN NOLI dhe GJERGJ FISHTA.
    Qe ja kane nxjerre ne shesh te mejdanit te gjitha anet negative te ketij populli, ku edhe sot qe eshte shekulli 21, vazhdojne me veprime sharlatanesh me prototipa te tille si SALI BERISHA, FATOS NANO, ILIR META, EDI RAMA dhe LULEZIM BASHA.
    Kush ka ane negative, perverse, shperdoruese duke falur deri territore shqiptare si ujrat territorial, duke shitur pasurite kombetare, duke shkaterruar natyren shqiptare, duke shkaterruar ekonomine dhe shoqerine shqiptare, duke vjedhur, grabitur si hajdut ordiner xhepash te taksapaguesit shqiptar dhe me gjere i thuhet bo bo “SA i SHKATHET dhe i ZGJUAR qe eshte”!!
    KY ESHTE NJERIU I RI I FORMUAR KETO 25-se VJETET E FUNDIT NGA POLITIKA DHE QEVERITE E SHQIPERISE, KETO JANE VIRTYTET E REJA DHE MODERNE, QE SI PERFUNDIM NGA E GJITHE KJO SHKATHTESI DHE ZGJUARSI JEMI VENDI I FUNDIT NE EVROPE POR EDHE NE BALLKAN PER INJORANCE, PER TE VARFER, PER TE MJERUAR DHE ZHELAXHI QE QELBIN DYNJANE SI PERVERS, KA ARRITUR PUNA QE NJEREZIT E NDERSHEM, QE DUAN RREGULLIN DHE LIGJIN, QE DUAN EMANCIPIMIN, KULTUREN DHE ZHVILLIMIN TE THONE QE NUK JEMI SHQIPTAR. Tung.

  5. OR TI says:

    Ndryshe prej Nolit+Fishta-s qe ne tiparet e tyre rreflektojn qarte
    rracen Shqiptare ,
    konica , duket qart se nuk ka asgje te ngjashme me genin Shqiptare ,
    por me shume nga tiparet duket si nji rrace tipike myslymani pra Turko-arabi .

    1. Lelegu says:

      Ai u be dikushi, hyri ne histori, po ty more qen janulle, kush te njeh? Askush!

      1. askushi says:

        Lejleko,
        vallahi bilahi ,
        s’do doja kuuuuuuuuuuuuuuuuuuurr t’me njofin plehrat e njerezimit
        kjo eshte moto e jetes time .

  6. ./ says:

    Kaq alergjik je mer shoku ndaj idioteve te isllumit

  7. nji kafe me pak te lutem says:

    kONICA ka qen thjesht nje delenxhi intelektual ne at koh njesoj si kta qe paguan janullatosi per te ber prapaganden e grekut,nje dobiç burr qe nuk ka dashur kurr kombin e vet,por ne at koh njerzit qe kishin pak shkoll ishin me gishtat e dores ne kte vend dhe ju dha muncia dhe kti delenxhiu te behej deputet, megjithate dhe sot ka delenxhinj sa te duash si konica parlamenti SHQIPTAR,saliu luli shiten detin tek greku, disa deputet te tjer qe jan jo te paket punojn per vorio epirin kunder kombit vet, tek e fundit tradhtaret dhe antishqiptaret si kan munguar kurr kti vendi kte e kemi par dhe po e shofim dhe sot pun delenxhish pa atdhe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje